Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 09. 2019. 17:14   >>  17:18

Ditari 02.09.2019

02.09.2019

M.Gjukanoviq; Mali i Zi ka nevojë të jetë ku lartësohet fitorja ndaj nazizmit

Mali i Zi, ka nevojë të jet i pranishëm në vendet ku ruhet kujtimi dhe lavdia e fitores ndaj nazizmit si dhe në ato vende ku lartësohet lufta antifashiste si vertikale afatgjatë morale e politiko-shtetërore e Malit të Zi, ka deklaruar presidenti Millo Gjukanoviq, në Varshavë, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 80 vjetorit nga fillimi i luftës së dytë botërore.

Ai, vlerësoi se kjo ngjarje është edhe më e rëndësishme në kontekstin aktual në Evropë dhe në rrafshin më të gjerë global.

“Prania e Malit të Zi, në një ngjarje të këtillë është historikisht e bazuar por edhe aktualisht e rëndësishme, theksoi Gjukanoviq, duke shtuar se kryengritja madhështore  e 13 korrikut në, atëherë Evropën e robëruar nga fashizmi, paraqet letër njoftimin më të rëndësishëm të Malit të Zi para Evropës dhe para botës dhe mendoj, se Mali i Zi ka nevojë të jetë e pranishme në të gjitha ato vende ku ruhet kujtesa dhe lartësohet fitorja ndaj nazizmit”, ka thënë mes tjerash Gjukanoviq.

 

Sot filloi viti i ri shkollor 2019-20

Sot në Mal të Zi, filloi viti i ri shkollor ku mësimin do ta ndjekin më se 100 mijë fëmijë parashkollor, nxënës të shkollës fillore dhe të mesme.

Rreth 7 mijë e gjysmë nxënës, për herë të parë do të ulën në bankat e shkollës. Ministri i arsimit, Damir Shehoviq, deklaroi për Televizionin e Malit të Zi se gjithçka është e gatshme për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Ai, tha se në vitin 2020, do të investohen mbi 50 milionë euro në 38 projekte kapitale të infrastrukturës në arsim.

Ndërkaq, nga institucionet edukativo-arsimore, kanë paralajmëruar se gjithçka është e gatshme për fillimin e viti të ri shkollor, kurse nxënësit ka pasur mundësinë të blejnë tekstet shkollore nga e fillimi i javës së kaluar. Kuptohet se fillimi viti të ri shkollor bartë me vete edhe vështirësi të shumta, sidomos për prindërit të cilët duhet të përgatisin fëmijët  e vet me mjete të nevojshme mësimore, sidomos ata me buxhetin më modest familjar, por ne urojmë të gjithë nxënësve një fillim të mbarë të obligimeve shkollore dhe të arrijnë suksesin e dëshiruar në mësime.

 

Ftesë publike për zgjedhjen e ombudsmanit  në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, shpalli thirrjen publike për propozimin e kandidatit për mbrojtësin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Për ombudsman, siç thuhet, mund të propozohet personi që i plotëson kushtet të parashikuara me ligjin mbi mbrojtësin e të drejtave dhe lirive të njeriut ,në Mal të Zi. Afati për propozimin e kandidatit është 14 ditë, nga shpallja e thirrjes publike.

 

U shënua 1 shtatori Dita e komunës së Tuzit

Dje në Tuz u shënua 1 shtatori, Dita e komunës. Në praninë qytetarëve të shumtë, pastaj autoriteteve të shumta publike, kulturore dhe politike, u mbajt solemniteti i rastit, me ç'rast të pranishmit, përveç kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, folën edhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i komunës, Ivan Ivanaj. Duke përshëndetur të pranishmit, kryetari Gjeloshaj, theksoi se kjo është festa e parë në vetëqeverisjen lokale të Tuzit si komunë e plotë  andaj, theksoi ai, i jemi përkushtuar themelimit të segmenteve të nevojshme të pushtetit vendor që Komuna të jetë servis i vërtet për qytetarët. Në këtë kontekst, ai, veçoi themelimin e Organizatës turistike, zyrës për bashkëpunim me diasporën, të shërbimeve komunale si dhe të policisë komunale e cila, prej dje, edhe zyrtarisht filloi punën. “Kemi arritur shumë tepër gjatë këtyre pesë muajve në pushtet, sidomos në konstituimin e organeve dhe sektoreve të nevojshëm për funskionimine  plotë të komunës”, pohoi Gjeloshaj.  Sa u përket planeve në të ardhmen, ai veçoi realizimin e disa projekteve kapitale  e të cilat do të ndërtohen në partneritet me Qeverinë.

Më pas Gjeloshaj, falënderoi institucionet e shumta brenda dhe jashtë vendit si dhe përfaqësues të shumtë diplomatik  të cilët kanë treguar interesim të veçantë për komunën e Tuzit. Në mbledhjen e djeshme solemne, mes tjerësh, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Kuvendit të Malit të Zi, pastaj përfaqësues të Qeverisë si dhe përfaqësues  diplomatik në Mal të Zi. Po ashtu u lexuan edhe urimet e dërguara nga presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, pastaj presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi etj.  Ndërkaq në vazhdim të solemnitetit të djeshëm, mbrëmë në qendër të Tuzit u mbajt koncerti madhështor nga njëri ndër grupet muzikore më të mira shqiptare, Elita 5,  të cilët në pranin e qytetarëve të shumtë realizuan një spektakël  të pa harruar në qendrën e Tuzit.

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

S'ka kuptim pjesëmarrja në zgjedhje nëse nuk formohet Qeveria e unitetit

Nuk ka kuptim pjesëmarrja në zgjedhje nëse nuk do të ketë reforma rrënjësore në kushtet e zgjedhjeve dhe nëse deri më 1 dhjetor nuk do të formohet Qeveria e Unitetit qytetar, vlerësuan kryetari i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq dhe njëri nga liderët e Lëvizjes “Rezisto”, Xhemal Peroviq.

Nga URA, njoftohet se Peroviq dhe Abazoviq, biseduan mbi situatën aktuale politike dhe mbi pozitën në të cilën gjendet opozita lidhur me formimin e Këshillit për reforma në legjislacionin zgjedhor. Ata vlerësuan se atmosfera ekzistuese dhe ndasitë brenda opozitës i shkojnë në favor  Partisë Demokratike të Socialistëve dhe është momenti i fundit që  një gjëje të tillë t’i jepet fund, sepse qytetarët duan bashkim të opozitës, pohuan ata.

 

Nurkoviq, në konferencën për sigurinë në rrugë

Ministri i komunikacionit dhe Detarisë Osman Nurkoviq qëndron për vizitë zyrtare në Britaninë e madhe, ku merr pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi sigurinë në rrugë.                     

Siç njoftohet në kumtesën e ministrisë, në konferencë do të nënshkruhen marrëveshje mbi komunikacionin rrugor ndërkombëtar.

Po ashtu, do të nënshkruhet edhe marrëveshja mbi komunikacionin ajror ndërmjet Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe.

 

Vazhdohet kontrata e PN, me kriporen e Ulqinit 

Parqeve Nacionale të Malit të Zi, iu vazhdua kontrata për qiranë në Kriporen e Ulqinit, edhe për një vit.

Nga Parqet e Malit të Zi, u paralajmërua se do të përgatisin propozim-programin për administrimin edhe për një vit të Kripores së Ulqinit, me qëllim të mbrojtjes së bio- diversitetit në këtë park natyror. 

Duke u bazuar në kapacitetet e veta dhe përvojën në pajtim me praktikën e mirë Evropiane, kjo ndërmarrje do të vazhdojë në realizimin e aktiviteteve të bio- diversitetit në këtë rajon unik dhe ekosistem artificial, thuhet në kumtesë.

 

Përfunodi festivali “Sea dence”

Mbrëmë përfundoi festivali “Si Dens” në Bularicë i cili zgjati tri ditë.

Organizatorët e këtij festivali me angazhimin e yjeve botërore, në Bularicë, absolutisht i kanë arsyetuar pritjet e publikut.

Gjatë tri ditëve të festivalit ka qenë i vendosur i tërë produksioni  i Exzitit, me kërkesën e interpretuesit më të kërkuar në botë, Dejvid Gueta. Pajisje këto që kanë qenë të vendosur në 11 maune. Gueta, mbrëmë në Bularicë, argëtoi një numër të madh të publikut.

 

Reagime nga Beogradi dhe Prishtina për incidentin në Mitrovicë

Në Mitrovicë mbrëmë një i ri serb është plagosur me thikë pas përleshjes me të rinj shqiptarë. Prishtina e quan incidentin mbi lumin Ibër të izoluar, ndërsa, Beogradi zyrtar thotë se ura mbi Ibër nuk duhet të hapet.

Një 17-vjeçar me përkatësi etnike serbe mori plagë me thikë në mbrëmjen e shkuar gjatë një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë në Urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Megjithëse deri tani ngjarja është cilësuar si një incident i izoluar, kanë ardhur menjëherë reagimet e Beogradit zyrtar si edhe autoriteteve të Prishtinës.

Policia vazhdon hetimet

Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti thotë, se policia po punon intensivisht për të zbardhur rastin, ndërkohë që ende nuk dihen motivet.

I riu serb është jashtë rrezikut për jetën.

 

Më se 70 fëmijë të kthyer nga Siria, fillojnë mësimin në Kosovë

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, Abelard Tahiri, shprehu kënaqësinë që, siç tha, në bankat shkollore në Kosovë sot ulen edhe fëmijët e kthyer nga konflikti në Siri.

"Shtatëdhjetekatër fëmijë shqiptarë i kemi nxjerrë nga tmerri i luftës, për t’iu dhënë një mundësi të re si çdo moshatar i tyre", tha Tahiri, citon një komunikatë e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë.

"Me kthimin e tyre, jo vetëm që kemi shfaqur një anë njerëzore të vlerave tona si shoqëri, por edhe kemi vendosur një standard të ri në rrafshin global, që sot është referencë edhe për vendet më të zhvilluara demokratike", shtoi Tahiri.

Në prill të këtij viti,  110 qytetar të Kosovës,  përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë janë kthyer nga Siria në Kosovë.

 

A.Vuçiq: Palmer, do të ndjek politikën e SHBA në misionin e tij në rajon 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas emërimit të Matthew Palmer për emisar special të SHBA-së për Ballkanin.

Ai pret që Palmer të ndjekë politikën e SHBA-së fuqishëm, ndonjëherë edhe brutalisht, dhe se rrëfimet ‘se do të jetë miqësor ndaj Serbisë, pasi është “dhëndër serb”, janë qesharake, transmeton lajmi.net.

“Palmer është një njeri i përgjegjshëm, serioz dhe i zellshëm. Më duket qesharake dhe marrëzi kur thonë se ai është dhëndër serb, andaj do të ketë prirje ndaj nesh. Ai do të kryejë politikën amerikane fuqishëm, ndonjëherë edhe me brutalitet dhe neve nuk na presin kurrfarë detyra të lehta”, tha Vuçiq.

 

Evakuim i detyrueshëm për disa pjesë në Karolinën Veriore

Guvernatorët e Floridas dhe Karolinës Veriore kanë dhënë urdhra për evakuim të detyrueshëm në disa pjesë të këtyre vendeve teksa, uragani “Dorian”, një stuhi e kategorisë së pestë me erëra deri në 295 kilometra në orë, u afrohet brigjeve të kësaj zone. Miliona banorë janë përgatitur për këtë stuhi. Qendra Kombëtare për Uragane ka thënë se stuhia pritet të përfshijë brigjet e Floridës në orët e vona të ditës së sotme. Kjo stuhi ka përfshirë Ishujt Bahamas, duke përmbysur vetura e shkatërruar linjat elektrike. Dorian konsiderohet uragani i dytë më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik nga viti 1950.

 

7 persona të vdekur nga sulmi në Odesa të Teksas

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se shtatë personat e vdekur nga sulmi në Odesa të Teksasit më 31 gusht, kanë çuar në 53 numrin e vdekjeve gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara. Incidenti në perëndim të Teksasit, ka shënuar sulmin e 38-të masiv me armë zjarri në SHBA gjatë këtij viti.

Si pasojë e tyre, 205 persona kanë vdekur është thënë në faqen që vëzhgon sulmet masive me armë zjarri.

Guvernatori i Teksasit, pas sulmit të fundit, ka bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve.

 

KKSH, uron nxënësit në fillim të viti shkollor 2019/20

KKSH të gjithë nxënësve u uron vitin e ri shkollorë 2019/2020, me shpresë për suksese dhe rezultate të shkëlqyera në përvetësimin e edukatës dhe njohurive që ofrojnë institucionet shkollore. Ata në veçanti urojnë vogëlushët të cilët këtë fillim vit shkollorë janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës. Nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi njoftojnë se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, edhe për këtë vit shkollor ka siguruar Abetaren Mbarëkombëtare dhe Abetare Pune për nxënësit që fillojnë të mësojnë alfabetin e gjuhës shqipe. Këshilli Kombëtar vazhdimisht ka prioritet arsimimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi, andaj, siç thonë ata, u kërkojnë të gjithë mësimdhënësve, drejtuesve të shkollave dhe prindërve që ti informojnë për problematikat që hasin, në mënyrë që ato t’i adresojnë në organet përgjegjëse dhe institucionet e tjera relevante, thuhet mes tjerash në kumtesën e KKSH.

 

Nesër mot i kthjellët, pasdite i ndryshueshëm

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Frynë erë e lehtë deri e mesme, kryesisht nga drejtimi i jugut dhe lindjes.

Temperaturat në orën 13: Podgoricë 33 gradë, Plevlë 30, Tivar, Ulqin, Herceg Novi, Cetinë, Nikshiq e Kollashin 29 dhe në Zhablak 23 gradë.

Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira mesatare, në orët e pasditës  dhje gjatë natës, vende-vende, edhe me shi e bubullima, sidomos në pjesët veriore.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të veriut dhe verilindjes.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 31 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се