Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 09. 2019. 17:41 >> 17:46

Ditari 13.09.2019

13.09.2019

Propozimi për ngritjen e aktakuzës për shkak të dhënies së dëshmive të rrejshme

Prokuroria themelore e shtetit në Podgoricë ka iniciuar propozimin e ngritjes së aktakuzës kundër 6 personave për shkak të dëshmisë së rrejshme në rastin Ramada. Të akuzuarit ngarkohen për shkak se në muajt shtator dhe dhjetor të vitit 2016 në rolin e dëshmitarëve kanë dëshmuar rrejshëm në prokurorinë shtetërore speciale dhe në gjyqin e lartë në Podgoricë, në procesin kryesor.

Gjykatat dëshmitë e të akuzuarve në rolin e dëshmitarëve, i kanë vlerësuar të pa vërteta dhe të njëanshme dhe kanë llogaritur të ndihmojnë në shmangien nga fajsija të drejtorit të organit shtetëror N.O. Të dënuar më parë . Poashtu prokurorinë themelore e shtetit në Podgoricë , ka refuzuar fletë paraqitjen penale të M. B kundër I. B për vepër penale dhënien e dëshmisë së rrejshme , sepse është vërtetuar se i paraqituri para gjykatës , në procedurën penale, nuk ka dhënë dëshmi të rrejshme kur ka pohuar se organi shtetëror , nuk ka paguar tubimin e partisë, kryetar i të cilës është , por  ka theksuar se nuk është në dijeni se ndonjë organ shtetëror ka paguar tubimin e kësaj parti, thuhet në kumtesë nga prokuroria themelore e shtetit.

 

Pazhin - Shoqëria malazeze ua kanë borxh  mediumeve lirinë e gazetarëve

Shoqëria malazeze dhe të tjerat të Ballkanit Perëndimor ua kanë borxh mediumeve të veta më shumë se sa lirinë e gazetarëve për të raportuar për cilën do temë, ka rekomanduar nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin në konferencën “Ditët e mediumeve të UE -Ballkanit Perëndimor”. Pazhin ka vlerësuar se për afirmimin e plotë të lirive të mediave së pari duhet të ekzistojë ambienti i tolerancës zero i dhunës ndaj gazetarëve e pastaj edhe pozita adekuate social-ekonomike e gazetarëve si dhe tregu i ndershëm në industrinë mediatike. Ai ka potencuar me këtë rast se Mali i Zi është duke bërë hapa konkret dhe përpjekje të mëdha që të sigurojë shkallën më të lartë të sigurisë për gazetarët. Pazhin theksoi po ashtu se është arritur përparim i dukshëm në këtë drejtim nga fakti se sot institucionet  janë shumë më të gatshme dhe të përgatitura që të pengojnë, hulumtojnë dhe të dënojnë çfarë do dhune ndaj gazetarëve. E gjithë kjo mund të vërehet nga hetuesitë e paradokohshme pastaj akuzat dhe dënimet kundër personave përgjegjës për dhunën ndaj gazetarëve, ka theksuar Pazhin.

 

Unall – Tika investon në sistemin shëndetësor të Malit të Zi

Investimi në sistemi shëndetësor të Malit të Zi , përmes edukimit të kuadrove furnizimit me mjete medicinale si dhe rikonstruimi i ndërtesave do të jetë njera ndër prioritet e agjencisë turke për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtare Tika  për vitin e ardhshëm, ka deklaruar koordinatori i sapo emëruar i TIK-ës per Malin e Zi Muhamed Unall. Ai është takuar me ministrin e shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe me bashkëpunëtorët e tij. Me këtë Rast Unall ka veçua pos tjerash se do të intensifikojë bashkëpunimin me ministrinë e shëndetësisë dhe se projektet në lëmin e shëndetësisë në periudhën e ardhshme do të jenë prioritete për agjencinë TIKA. Nga TIKA njoftojnë se për vitin që vjen planifikojnë disa projekte në shëndetësi por që kryesore do të jenë ata që kanë të bëjnë me edukimin dhe përsosmërinë profesionale të mjekëve malazezë në objektet shëndetësore turke, ka deklaruar Unall. Ai theksoi se edhe në vazhdim do të investojë në adaptimin e objekteve shëndetësore në Mal të Zi. Nga ana tjetër Hrapoviq  i uroi detyrën e re Unall duke pohuar se është i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm të agjencisë TIKA me sistemin shëndetësor të Malit të Zi.

 

Vendimi për  T. Millosheviqin ditën e hënë

Këshilli për marrëdhënie ndërkombëtare do të jap ditën e hënë vendimin lidhur me kandidatin Tarzan Millosheviq për  vendin  e ambasadorit të malit të Zi në Serbi , në baza rezidencial me seli në Beograd. Millosheviq është deputeti i PDS në Kuvendin e Malit të Zi. Të përkujtojmë se sipas kushtetutës presidenti i Malit të Zi emëron ambasadorët në bazë të propozimit të qeverisë dhe mendimit të Këshillit kuvendor.

 

Kanë vazhduar bisedimet e sindikatës së arsimit dhe qeverisë për rritjen e të ardhurave

Bisedimet e sindikatës së arsimit dhe qeverisë për rritjen e të ardhurave kanë vazhduar , derisa kryetari i kësaj organizate të punëtorëve Zvonko Paviqeviq ka deklaruar se nuk do të heq dorë nga kërkesa për rritjen e të ardhurave 10%. Kërkojmë rritjen e të ardhurave 10%për afro 13 mijë njerëz , çka do të thotë se për këto të ardhura duhet të ndahen 5.5 milion euro nga buxheti, ka theksuar Paviqeviq. Ai gjithashtu ka potencuar se ky është edhe minimumi nën të cilin nuk mund të shkojnë,ka thënë Paviqeviq, transmeton gazeta “Pobjeda”.

 

Ambasada britanike në Podgoricë u ka dorëzuar sot certifikatën 9 fituesëve të bursës

Ambasada britanike në Podgoricë u ka dorëzuar sot certifikatën 9 fituesëve të bursës në kuadër të programit Çiving.Këto  Çiving bursa janë program global të bursistëve nga ana e qeverisë britanike e të cilat i financon Ministria e punëve të jashtme të mbretërisë së bashkuar. Ky program u ndahet profesionistëve tërinjë dhe liderëve potencial nga e mbarë bota për studimet pos diplomike në universitetit e Britanisë së Madhe. Të përkujtojmë se fituesit e bursës janë kuadrot e reja nga më shumë se 150 vende të botës.

 

Fakulteti i ndërtimtarisë i Universitetit të Malit të Zi planifikon që në këtë vit studimor të regjistrojë 120 studentë

Fakulteti i ndërtimtarisë i Universitetit të Malit të Zi planifikon që në këtë vit studimor të regjistrojë 120 studentë në Akademin e studimeve speciale të programit studiues të ndërtimtarisë  dhe 50 studentë për  zbatimin  e studimeve speciale në menanxhmentin e ndërtimtarisë, është kumtuar nga Universiteti i Malit të Zi. Prodekanja Bilana Shqepanoviq ka kumtuar se 4 nga 5 drejtimet e ndërtimtarisë është planifikuar nga 10 studentë që do të financohen nga pushteti dhe 10 të tjerë me vetë financim në lëmi siç janë drejtimi i hidroteknik, i komunikacionit pastaj drejtimi për gjeoteknikë dhe menanxhment  si dhe ai teknologjik. Drejtimin konstruktiv do të mund ta regjistrojnë 20 studentë që do të financohen nga buxheti dhe 20 me vetë financim ka deklaruar Shqepanoviq.

 

 

VIDEO-KRYEMINISTRI I JAPONISË: JAPONIA DO TA MBËSHTESË KOSOVËN

       Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Japoni është takuar me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe. Në një konferencë për media kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se Japonia do të mbështes Kosovën.

“Ne kemi ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen”, tha ai, raporton RTKlive. Sipas tij Japonia do të investojë në Kosovë. “Si hap i parë do të mbajmë në seminar ekonomik në Vjenë, ku i kushtohet Kosovës”, tha ai. Abe gjithashtu ka inkurajuar të ketë paqe. “Ne jemi të kënaqur me përpjekjet e presidentit Thaçi për të mbështetur dialogun”, tha ai. Kurse presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi se takimi me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, ishte me rëndësi për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Senatori Johnson: Nuk imponojmë, por mbështesim arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Senatori amerikan, Ron Johnson, ka thënë se u takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi të përcaktojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Johnson ka thënë se “në të dyja vendet ka udhëheqës që e kuptojnë se është në interesin e të dyja vendeve që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje”. Senatori republikan, ka thënë se gjatë udhëtimit të fundit që ka pasur në rajon, ka konkluduar se të dyja vendet dëshirojnë përfshirje më të madhe të SHBA-së në këtë proces. Mirëpo ai ka theksuar se SHBA-ja do të jetë në mbështetje të procesit, por nuk do të imponojë asgjë. “Le ta themi hapur: Amerika është fuqi e madhe dhe ata kërkojnë një rol më të madh udhëheqës amerikan. Unë mendoj se ne do t’ua ofrojmë këtë, por jo në kuptimin e imponimit të diçkaje, jo në kuptimin e presionit për të bërë diçka, por thjesht duke qenë mbështetës të përpjekjeve të tyre dhe duke u përpjekur për krijimin e kushteve që udhëheqjet e të dyja vendeve të mbështeten te përkrahja e Amerikës dhe e Evropës pasi të kenë arritur një marrëveshje”, ka thënë Johnson.

 

VESELI: PLANI IM ANTIKORRUPSION SHTON DHJETËRA MIJËRA VENDE TË REJA PUNE

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli ka diskutuar sot me profesorë e studentë të fushës së arkitekturës për planin e qeverisë së tij për legalizimin e ndërtimeve pa leje me vetëm 1 euro kosto për metër katror. Lideri i PDK-së ka thënë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se procesi i legalizimit të rreth 350 mijë ndërtimeve pa leje do të ndihmojë të gjithë qytetarët pasi do të zhbllokohen miliarda euro dhe do të hapen dhjetëra mijëra vende pune, duke i dhënë kështu hov të madh zhvillimor ekonomisë. Si ekspertë të planifikimit urban dhe ndërtimit, ata e dinë mirë se duke mos i legalizuar po e mbajmë të varrosur një kapital prej 8-9 miliardë euro. Ato prona nuk janë likuide dhe nuk mund të blihen, shiten apo të përdoren si hipotekë për investime të reja. Ne, brenda dy vjetësh, do t’i çlirojmë qytetarët nga ky ankth me legalizim të përshpejtuar të ndërtimeve që nuk cenojnë pronën apo interesin publik, tha pos tjerash Veseli.

 

LIMAJ FTON SUBJEKTET POLITIKE TË ZOTOHEN SE DO TË KONTRIBUOJNË NË DIALOG

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, Fatmir Limaj ka ftuar të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita, meqenëse interesi jetik i Kosovës është mbyllja e këtij kapitulli. Sipas Limajt, Nisma Socialdemokrate zotohet publikisht se pas zgjedhjeve të 6 tetorit do të vazhdojë të jetë pjesë konstruktive e politikës shtetërore të Kosovës dhe në legjislaturën e VII-të do të kontribuon, së bashku me miqtë ndërkombëtar të Kosovës, të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe të hapet një faqe të re e historisë së kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor. “Edhe pse në këtë garë elektorale hyjmë me besim se koalicioni ynë do të dalë fitues, zotimin publik se do të jemi pjesë konstruktive e politikës shtetërore të Kosovës do të përmbushet nga ana e jonë pa marrë parasysh nëse do të jemi pjesë e qeverisjes apo si forcë politike opozitare: Interesi i Kosovës është mbi të gjitha! Meqenëse interesi jetik i Kosovës është mbyllja e këtij kapitulli, ftoj të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit që të zotohen publikisht se do të kontribuojnë në përfundimin e procesit të dialogut me Serbinë, qoftë nga pozita, qoftë nga opozita. Vetëm duke u zotuar se interesat e Kosovës do t’i vëmë para interesave partiake dhe duke respektuar zotimet tona do të kthejmë besimin e qytetarëve tanë dhe të aleatëve të Kosovës në institucionet e shtetit tonë të pavarur, ka theksuar Fatmir Limaj.

 

SHALA:KOSOVA OFRON SHUMË MUNDËSI PËR INVESTIMET GJERMANE

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka deklaruar se kompanitë gjermane në fushën e teknologjisë, janë të interesuar për investime në Kosovë. “Kosova ka shumë të rinj, kompanitë gjermane kanë shprehur dëshirën për investime, është kërkesë dhe nevojë e tyre. Kosova ka mbi 330 mijë nxënës. Rinia e Kosovës ka shumë potenciale", tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij gjysma e popullit të Kosovës është e re. “Tani kemi 100 mijë persona në universitetet publike dhe private”, deklaroi ai. Shala vlerësoi se Kosova ka shumë mundësi për zhvillim. “Kosova është vend i mundësive, ka të rinj që lëvizin, unë vet kam studiuar e punuar në Angli”, tha ai. Për të pasur më shumë investime sipas tij duhet të ketë njerëz të profilizuar dhe të dijshëm. “Jemi duke punuar që të ngritët dija tek të rinjtë në Kosovë dhe t'i sjellim kompanitë e huaja në Kosovë dhe t’i mbajmë të rinjtë në këtë vend”, theksoi Shala.

 

A i privon nga e drejta e votimit pjesëtarët e pakicave, udhëzimi i KQZ-së?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet të shqyrtojë ankesën e Listës Serbe në lidhje me një udhëzim të lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit, votim i vlefshëm në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit, konsiderohet vetëm ai që realizohet përmes dokumenteve identifikuese të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicënë Kosovë, sidomos ata të Listës Serbe, jo vetëm që nuk e kanë mirëpritur, por edhe e kanë kundërshtuar këtë udhëzim, pasi që në zgjedhjet e kaluara është dëshmuar që një numër i konsiderueshëm i serbëve të Kosovës, sidomos ata që jetojnë në katër komunat veriore, posedojnë dokumente identifikuese, letërnjoftime, të Serbisë. Lista Serbe, subjekt ky politik që në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale ka fituar bindshëm në raport me partitë rivale nga komuniteti serb, e konsideron udhëzimin e KQZ-së si të paligjshëm. Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i ka thënë agjencisë serbe Tanjug se “KQZ vazhdon ta fuqizojë zbatimin e këtij udhëzimi të paligjshëm, edhe pse paneli zgjedhor nuk ka marrë një vendim përfundimtar”.

 

Greva në Paris kundër reformave në pensione

Kryeqyteti i Francës, Parisi, u bllokua pothuajse tërësisht pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën kundër reformave të planifikuara në pensione. Dhjetë nga 16 linjat e metrosë u mbyllën, ashtu si edhe disa shërbime të trenave.Greva - më e madhja nga viti 2007 - është veprimi i parë i madh kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për pensione universale.Ky plan parasheh të hiqen pensionet më të favorshme, që i marrin detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë.Ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç, me këtë plan, po ashtu do të marrin pension më të ulët.Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për këto reforma në fillim të vitit të ardhshëm.Të enjten, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se reformat do të jenë të drejta për të gjithë.Por, anëtarë të profesioneve të tjera, përfshirë avokatë, punonjës të linjave ajrore dhe të mjekësisë bënë thirrje për më shumë greva, duke filluar nga e hëna.

 

Numri i të zhdukurve në Bahamas bie në 1,300

Shërbimet e emergjencës në Bahamas kanë thënë se numri i të zhdukurve si pasojë e Uraganit Dorian ka rënë në 1,300, pasi më herët gjatë javës ishte raportuar për një listë prej 2,500 personave. Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave ka thënë se ulja e numrit ka ndodhur pasi janë identifikuar shumë persona nëpër strehimore. Uragani Dorian ka goditur Ishujt Bahamas më herët gjatë këtij muaji duke vrarë të paktën 50 persona.

Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi janë duke vazhduar operacionet e kërkimit. Kryeministri i Bahamasit, Hubert Minnis ka thënë në një adresim televiziv të mërkurën se qeveria është duke u treguar transparente dhe do të ofrojë “informacione për humbje të jetës së dikujt, kur ato të jenë të qasshme”. Dorian ka prekur rajonin e Bahamasit me erëra deri në 295 kilometra në orë, në fillim të muajit shtator. Erërat e kësaj stuhie janë konsideruar më të fuqishmet që janë regjistruar ndonjëherë gjatë zbarkimit. Komisionari policor, Anthony Ferguson ka thënë se kërkimi i viktimave është proces i ngadalshëm.“Neve na duhet të kalojmë nëpër rrënoja dhe të kërkojmë. Do të kaloj shumë kohë”, ka shtuar ai. Shtetet e Bashkura kanë njoftuar të enjten se do të ofrojnë ndihmë humanitare në vlerë të 4 milionë dollarëve për Bahamasin. Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar ka thënë se të hollat do të ndahen për ofrim të strehimit, ushqimit, ilaçeve dhe ujit për rajonet, Grand Bahama dhe Abako.

 

SHBA: Irani shkeli premtimin për të mos shitur naftë në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për shkelje të “premtimeve” pasi anija transportuese Adrian Darya 1 supozohet se ka dërguar naftë në Siri, pavarësisht deklaratave se do të ndodhë e kundërta, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit. E emëruar më parë, Grace 1, kjo anije është mbajtur për gjashtë muaj në ujërat e territorit britanik në Ngushticën e Gjibraltarit, derisa autoritetet kanë pranuar garanci me shkrim nga Irani se nuk do të dërgojë anijen në Siri sepse përbën shkelje të sanksioneve të Bashkimit Evropian. “Kjo hyn në listën e gënjeshtrave të bëra nga regjimi iranian për 40 vjet”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus para gazetarëve në Uashington. “Mashtrimet dhe shkeljet e premtimeve nuk janë bërë vetëm ndaj komunitetit ndërkombëtar, mirëpo edhe ndaj popullit iranian gjithashtu. Pavarësisht premtimeve revolucionare për një shoqëri më të mirë, banditët në Teheran kanë shtypur vazhdimisht gratë, minoritetet dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.I dërguari i Iranit në Britani, Hamid Baeidinejad, është thirrur për intervistim nga Ministria e Jashtme britanike. Ai ka mohuar se Teherani ka shkelur premtimet që ka dhënë duke thënë se një kompani private ka blerë këtë anije.

 

Një komitet i Kongresit kërkon intervistimin e të dërguarit të SHBA-së në Afganistan

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë i ka nisur kërkesë për intervistim të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për Afganistan, Zalmay Khalilzad, pasi bisedimet me talibanët janë anuluar papritur. Përfaqësuesi, Eliot Engel, që drejton këtë Komitet, ka thënë se ai është “mërzitur” me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilën e ka fajësuar për mbajtje të Khalilzadit larg ligjvënësve dhe publikut amerikan, andaj ka konsideruar se ata duhet të informohen për procesin e paqes, që synon t’i japë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan. Departamenti amerikan i Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar këtë thirrje, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters. “Ambasadori Khalilzad është këtu në Uashington, andaj mendoj se kjo është përgjigjja për pyetjen se ku është ai”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortaguas. Seanca në Kongres e caktuar për 19 shtator vjen pasi presidenti Trump ka konsideruar “të vdekura” bisedimet për paqe në Afganistan, si dhe ka anuluar një takim të fshehtë me liderët e talibanëve në Kampin presidencial David në Merilland.

 

Hapet kopshti i sapondërtuar i fëmijëve, në Tuz

Voglushët nga territori i komunës së Tuzit prej sot do të qëndrojnë në ambientet bashkëkohore në kopshtin e sapondërtuar të fëmijëve në këtë komunë. Kjo njësi edukativo-arsimore e kopshtit të fëmijëve “Gjina Vrbica”, është ndërtuar me standardet më të reja, në siperfaqen 1 mijë e 400 metër katror dhe në të do të mund të qëndrojnë  mbi 250 voglush. Drejtori i këtij institucioni, Vuk Stanishiq, duke folur për rëndësinë e këtij institucioni, vlerësoi se  ndërtimi i kopshtit të fëmijëve, është ngjarje historike për komunën e Tuzit.

Ndërkaq, ministri i arsimit në Qeverinë e Malit të Z, Damir Shehoviq, theksoi se ndërtimi i këtij objekti ka kushtuar mbi 1 milion e 700 mijë euro dhe paralajmëroi se prej projekteve  të parapara në territoin e komunës së Tuzit, së shpejti do të fillohet edhe me ndërtimin e shkollës fillore në Dheun e Zi. Ministri Shehoviq, njëkohësisht rikujtoi në projektet e realizuar në të kaluarëne  afërt, siç janë; rikonstruimi i sallës në shkolln e mesme “25 Maji”, pastaj rikonstruimi i shkollë në Dinoshë, e kështu me radhë dhe pohoi se projekte të ngjashme do të vazhdohen edhe në të ardhmen. Ai, po ashtu theksoi se ministria përkatëse, përmes angazhimeve serioze në fushën e edukimit dhe arsimimit parashkollor, ka ndërtuar infrastrukturën e duhur pothuaj se në të gjitha komunat e Malit të Zi dhe paralajmëroi hapa të ngjashëm edhe në të ardhmen, sidomos në komunat në veri të vendit. Në solemnitetin e sotëm, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, mes tjerash rikujtoi se njësia e kopshtit të fëmijëve, ishte hapur para 37 viteve dhe vepronte në  kuadër të shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. Andaj , siç tha Gjeloshaj, ndërtimi i kopshtit të ri është njëri ndër projektet jetike në territorin e Komunës, si rezultat i bashkëpunimit konstruktiv me Qeverinë  e Malit të Zi e që, siç tha ai, me qëllim të realizimit të projekteve kapitale, do të vazdhohet edhe në të ardhmen. Pas hapjes solemne të kopshtit të sapo ndërtuar, të pranishmit i vizituan ambientet e brendshme të tij të cilat do ti shfrytëzojnë voglushët nga këto mjedise.

Përgatiti Gj.Dukaj

 

Nesër mot me diell

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell , në viset veriore me vranësira mesatare. Fryn erë mesatare vende vende deri e fortë e drejtimeve veriore .

      Temperaturat në ornë 14: H. Novi e Budvë 32 g, Podgoricë e Ulqin 30, Tivar e Petrovac 29, B Pole 26, Cetinë, Nikshiq, Beranë e Andrievicë 25, Shavnikë e Rozhaj 24, Plevl, Plluzhinë e Plavë 23, Kollashin 22, dhe në Zhablak 17 g.

        Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë veriore dhe veri lindore . Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 19 deri në 31 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се