Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 09. 2019. 18:16 >> 18:18

Ditari 16.09.2019

16.09.2019

Stankoviq, mohon pohimet nga video-inçizimi i ri nga i akuzuari Knezheviq

Biznesmeni në arrati, Dushko Knezheviq, ka publikuar një video inçizim të ri në të cilin shihet se si, gjoja, sekretari i prokurorisë supreme të shtetit, Nenad Vujosheviq, ka pohuar  se përmes tij të hollat shkojnë drejtë prokurorit suprem të shtetit, Ivica Stankoviq. Stankoviq, të gjithë këtë e ka mohuar, duke u bërë ftesë organeve kompetente të shtetit që ti ndërmarrin të gjithë hapat e domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën e plotë lidhur me këtë rast.

“Në një regji të tillë do të kishin zili të gjithë regjisorët botëror”, ka deklaruar mbrëmë Stankoviq. Të përkujtojmë se nga lëvizja e Knezheviqit, kanë theksuar se ky inçizim është i pari i radhës i cili zbulon zhvillimin e korrupsionit në prokurorin e Malit të Zi. Theksohet se në video inçizim, shihet, Nenad Vujovsheviq, sekretar i prokurorisë supreme të shtetit, përmes të cilit, gjoja, qarkullojnë të hollat drejtë prokurorit suprem, Ivica Stankoviq.

M.Katniq; “Stankoviq, nuk do të jap dorëheqje”

Prokurori kryesor special, Milivoje Katniq, ka deklaruar se kryeprokurori i shtetit, Ivica Stankoviq, nuk do të japë dorëheqje, sepse kjo, siç ka theksuar ai, “do të ishte  gjunjëzim në fazën e dytë të komprometimeve”. “Unë nuk kam dhënë dorëheqje, edhe pse ishte kërkuar nga disa adresa. Konferenca është organizuar që të tregohet presioni që bëhet ndaj prokurorëve dhe çfarë regjie bëhen vetëm për ta komprometuar prokurorinë”, ka theksuar Katniq, në konferencën për gazetarët. Katniq, duke u përgjigjur në pyetjen gazetarëve ka theksuar se Vujosheviqin askush nuk e ka ndihmuar të largohet nga Mali i Zi sepse ai , siç ka theksuar, nuk ka qenë nën masat të cilat ia pengojnë udhëtimet e lira. Për ndryshe, Vujosheviq, në prokurori është karakterizuar si anëtarë i organizatës kriminale. Ai, po ashtu, ka theksuar se disa nëpunës në institucionet shtetërore kanë qenë në grupet e organizuara kriminale, disa nga ato janë arrestuar kurse disa të tjerë pritet të arrestohen. Shefi i ekipit të policisë speciale, Dragan Radonjiq, ka kumtuar se, Vujosheviq, në orët e mëngjesit me 13 të këtij muaji është larguar nga Mali i Zi, dhe prej atëherë nuk është kthyer. Ai, nuk ka precizuar se në cilin vendkalim kufitarë është larguar, Vujosheviq. Në pyetjen e gazetarëve për procesuimin eventual të Sllavolub Stjepoviq, Katniq, ka theksuar se nuk është ngritur aktakuzë për këtë lëndë sepse prokurorisë për një hapë të tillë i duhen akoma më tepër të dhëna lidhur me burimin dhe prejardhjen e të hollave.

Ka filluar ndërtimi i shtëpisë së pleqve në Nikshiq

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, shefi i delegacionit të BE, Aivo Orav, dhe kryetari i Komunës Nikshiq, Veselin Grboviq, kanë shënuar sot fillimin e ndërtimit të shtëpisë së pleqve me një sipërfaqe prej 9 mijë e 425 metra katror. Shtëpia, do të këtë 104 njësi strehimi për 208 individ, kurse vlera e përgjithshme e projektit është 7.4 milion euro, prej të cilave 3.3 milion janë donacione. Markoviq, ka theksuar se projekti në fazën e parë të ndërtimit financohet nga mjetet e donatorëve, kurse fazën e dytë e financon në tërësi qeveria e Malit të Zi. Markoviq, me këtë rast ka përkujtuar se në vitin 2018 janë mbyllur qendrat kolektive në Beranë, “Rudesh 1” dhe “Rudesh 2”, pas ndërtimit të 5 njësive banesore.

“Njëkohësisht, e kemi mbyllur edhe qendrën më të madhe kolektive për refugjatët në Konikë, ku janë ndërtuar 171 njësi banesore”, ka theksuar Markoviq.

Kjo, siç ka theksuar ai, është dëshmi se shteti, së bashku me partnerët dhe donatorët e vetë, ka raport shumë përgjegjës ndaj personave me gjendje të rëndë sociale dhe personave me nevojë banesore.

 

Marrëdhëniet e mira politike i përcjell bashkëpunimi ekonomik

Marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë, i përcjell bashkëpunimi i mirë ekonomik dhe, për vendin tonë, janë me rëndësi të madhe edhe investimet në zonat më pak të zhvilluara, është vlerësuar nga Kabineti i kryetarit të Parlamentit, Ivan Brajoviq. Siç është kumtuar nga Kuvendi i Malit të Zi, Brajoviq, ka pritur delegacionin e grupit të miqësisë të Kuvendit të madh popullor të Republikës së Turqisë me Malin e Zi, të kryesuar nga kryetari, Erol Kuvanxhu.

Kryetari i grupit të miqësisë, Kuvanxhu, është shprehur i kënaqur me mbajtjen e dialogut të rregullt si dhe me gatishmërinë e dy parlamenteve për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me përmbajtje të reja. Ai, ka theksuar se Mali i Zi, është vend i tolerancës, bashkëjetesës dhe paqes dhe se Kuvendi i tij në të cilin janë prezent përfaqësuesit e qytetarëve, është pasqyrë e vërtet e multietnicitetit dhe paraqet shembull në botë.

Është kompletuar Këshilli administrativ

Kryetari i Këshillit administrativ të Kuvendit të Malit të Zi, Luigj Shkreli, e ka caktuar mbledhjen e re të këtij Këshilli për të mërkurën por në rend të ditës nuk gjendet kërkesa e klubit të veçantë për një vend në komisionin për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër. Shkreli për gazetën “Dnevne Novine”, ka theksuar se sa i përket Këshillit administrativ, çdo gjë është e qartë dhe nuk mund të flitet për anëtarë të rijnë në Këshillin për legjislacionin zgjedhor. “Këshilli është plotësuar dhe ka 14 anëtarë sa parasheh vendimi i Kuvendit për formimin e këtij këshilli, kështu që, Këshilli administrativ nuk mund të delegojë anëtarë të ri derisa ky vendim të mos ndryshohet, ka theksuar Shkreli.

Të përkujtojmë se deputeti e anëtarë i Këshillit për reformën zgjedhore dhe ligjet tjera, Negjelko Rudoviq, ka theksuar para dy ditësh se sikur PDS, të ishte e sinqertë kur flet për dialogut, atëherë nuk do të qëndronte prej me 23 gusht në raftin e kryetarit të Këshillit administrativ, Shkreli, kërkesa e Klubit të veçantë  të deputetëve që të kenë një vend në Këshillë.

 

Drejtë zgjedhjeve të ndershme vetëm me përkrahjen ndërkombëtare

Pres prani akoma më energjike të përfaqësuesve të Bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të ekspertëve për legjislacionin zgjedhor në këtë proces për Malin e Zi, mjaftë të rëndësishëm, ka theksuar Danillo Sharanoviq, deputet i Malit të Zi Demokratikë e anëtarë i Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse të sistemit zgjedhor.

Ai, për gazetën “Dan“, ka theksuar se pa përkrahjen ndërkombëtare nuk mund të ketë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 “I jemi mirënjohës ambasadorit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav dhe komisarit Evropianë, Johanez Han, për përkrahjen  e dhënë planit të Brukselit. Ata, janë përpjekur shumë që plani i Brukselit të jetësohet me kapacitetin e vetë të plotë. Ne, do të bëjmë ç'është e mundur dhe brenda afatit sa më të shkurtër do të propozojmë zgjidhjen sipas të gjitha pikave të planit të Brukselit dhe për këtë do ta njoftojmë opinionin“, ka theksuar Sharanoviq.

Ai ka shtuar se demokratët do të vazhdojnë pjesëmarrjen në punën e Këshillit.

 

Mali i Zi,  mikpritës i manovrës “Sfida e përbashkët 2019”

Mali i Zi, është mikpritës i manovrës së tretë multinacionale “Sfida e përbashkët 2019 “ e cila prej sot deri me 27 të këtij muaji zhvillohet në rajonin e gjëra të Kollashinit dhe në poligonin ushtarak për stërvitjet alpiniste të njësisë së këmbësorisë “Lipovo”.

Nga Ministria e mbrojtjes, kanë kumtuar se në këtë manovër marrin pjesë mbi 300 pjesëtarë të armatave të Maqedonisë Veriore, të forcave të armatosura të Italisë, të NATO qendrës për luftën malore të stacionuara në Republikën e Sllovenisë, me përkrahjen e ekspertëve nga fusha e luftës guerile të forcave të armatosura të Republikës së Austrisë.

Në rolin e vëzhguesit, marrin pjesë edhe pjesëtarët e gardës nacionale të shtetit, Mejn, të SHBA. Manovra “Sfida e përbashkët 2019 “, është stërvitje multinacionale në rangun e çetës në të cilën marrin pjesë anëtare të NATO-s si dhe anëtarë të partneritetit për paqe, thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes.

 

Zyra e BE, në Prishtinë: Koha për heqjen e vizave për kosovarët

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka rikonfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat. Ata gjithashtu vlerësojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për ta forcuar sistemin e drejtësisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, 28 shtetet anëtare të BE-së ende s’e kanë dhënë fjalën e fundit për këtë proces. Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë “Zërit” se pavarësisht që u takon shteteve anëtare të marrin një vendim final, është koha e duhur që kosovarëve t’u liberalizohen vizat.

Siç tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Mogherini, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Helsinki, Komisioni Evropian i ka sugjeruar Këshillit që ka ardhur koha për të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo me këtë rast shtoi se tani i takon Këshillit ta marrë atë vendim, duke shprehur besimin se është koha e duhur që populli i Kosovës të marrë liberalizmin e vizave”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve të integrimit shprehen skeptikë se deklaratat e fundit të zyrtarëve të BE-së mund ta përshpejtojnë heqjen e vizave. Sipas tyre, një gjë e tillë varet direkt nga përmirësimet që Kosova i bën në fushën e sundimit të ligjit, si dhe indirekt nga rrjedhshmëria e bisedimeve me shtetin serb.

 

A. Brnabiq; Pa kompromis, s'ka zgjidhje zgjidhje të qendrueshme  

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se një zgjidhje kompromisi është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës.

Sipas saj, kjo zgjidhje do t’iu jepte të dy palëve një të ardhme më të qëndrueshme, më të lumtur, paqe dhe prosperitet afatgjatë.

Bërnabiq tha për Blicin serb se zgjidhja për problemin e Kosovës duhet të jetë pikërisht ajo që siç tha kryeministrja serbe thekson gjithmonë presidenti Aleksandar Vuçiq, që është se të dyja palët humbasin diçka, por edhe fitojnë diçka.

 

Nesër, renditja në fletëvotim për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje 

25 subjektet politike do të mësojnë të martën për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

25 subjektet politike do të mësojnë të martën për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se për orën e saktë dhe për detajet tjera mediat do të njoftohen gjatë ditës së sotme.

Ai ka bërë të ditur se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

 

Një muaj para vendimit të BE për negociatat me Shqipërinë

Ditën e nesërme Tiranën e viziton Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Mësohet se në orën 15:00 Tusk do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa deri tani nuk konfirmohet në axhendë një takim me Presidentin Meta.

Takimi me Tusk vjen një muaj para vendimit për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Dy ditë më parë, në kuadër të këtij procesi, kryeministri Edi Rama u takua në Gjermani edhe me kancelaren Angela Merkel.

Pas takimit me Merkel, Rama foli për një atmosferë pozitive, por shton se  duhet që të përpiqemi deri në fund që të mos marrim mësysh veten, duke u gëzuar, apo folur para kohe.

 

N.Dimitrov: Nëse nuk marrim datën, skeptikët dhe populistët do të forcohen

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa paralajmëron për rreziqet që i kanosen Maqedonisë së Veriut, nëse BE nuk ndan datë për fillim të negociatave në tetor.

Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa skeptikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”, ka deklaruar Dimitrov në intervistën për Agjencinë Evropa gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistë, Dimitrov ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit më 15 tetor dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse”, para së gjithash “progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane” si dhe arritje e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Sa i takon anulimit të vendimit për datë në qershor të këtij viti, Dimitrov konsideron se ministrat nuk kanë pasur mjaft kohë të rishikojnë progresin në katër sfera kyçe, definuar në qershor 2018, shkaku i afatit të shkurtër midis shpalljes së raportit të KE-së dhe mbajtjen e Këshillit të BE-së.

 

SHBA; Irani qëndron pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar pamje satelitore dhe kanë cituar zyrtarë të inteligjencës për të mbështetur pretendimin se Irani ka qenë mbrapa sulmeve në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulmet ajrore që kanë ndodhur të shtunën, të cilat është pretenduar të jenë kryer nga rebelët Huthi në Jemen, që janë të lidhur me Iranin.

Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë për mediet ndërkombëtare se drejtimi dhe madhësia e sulmit ngre dyshime për përfshirjen e rebelëve Huthi.

Ky incident ka zvogëluar furnizimet me naftë për 5 për qind, çka ka ndikuar në rritje të çmimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka fajësuar Iranin gjatë fundjavës, pa ofruar të dhëna, duke nxitur Teheranin që ta akuzojë Uashingtonin për mashtrim.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter të dielën, presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu ka akuzuar Iranin, si dhe nuk ka përjashtuar veprimet ushtarake kur të bëhet i ditur kryesi i sulmit.

 

BE; Sulmet në rafineritë në A.Saudite, kërcënim real për sigurinë

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.

“Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Kryeministri Britanik, pohon se nuk është gatshëm për shtyrje të datës së Brexit  

Kryeministri britanik, Boris Johnson pritet t’i thotë presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker se Mbretëria e Bashkuar nuk është e përgatitur për të shtyrë datën e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian përtej 31 tetorit.

Takimi, që do të zhvillohet të hënën në Luksemburg, është i pari në mes të dy liderëve, prej kur Johnson ka fituar pozitën e kryeministrit britanik në muajin korrik.

Një burim qeveritar në Britani ka thënë se Johnson pritet të deklarojë se dëshiron të arrijë marrëveshje deri më 18 tetor, pas samitit të Bashkimit Evropian.

Mirëpo nëse një gjë e tillë nuk është e mundshme, ai “do të kundërshtojë secilën ofertë për shtyrje” dhe Britania do të largohet pa marrëveshje.

Ditë më parë ligjvënësit britanikë kanë miratuar një ligj që detyron kryeministrin t’i kërkojë bllokut evropian shtyrje të afatit të fundit për Brexit, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje deri më 19 tetor.

Në një shkrim në të përditshmen, Daily Telegraph, ai ka thënë të hënën se një numër i madh i deputetëve janë “duke tentuar të shkatërrojnë Brexitin” dhe ka thënë se beson që mund të arrijë marrëveshje me BE-në brenda javësh dhe se është duke punuar në atë drejtim.

 

Nesër, mot i  ngjashëm 

Sot, në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

emperaturat: Podgoricë 32 gradë, Kollashin e Shavnik 29, Tivar, Nikshiq, Plevle, B. Pole, Beranë e Andrievicë 28,  Petrovac , Cetinë e Rozhaj 27, H. Novi, Ulqin e Plluzhinë 26, dhe në Zhablak 22 g.

Edhe për nesër, meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në32 g. c.

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се