Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 09. 2019. 17:10   >>  17:21

Ditari 18.09.2019

18.09.2019

Do të bisedojmë për rritjen e të ardhurave në shëndetësi dhe arsim

Kryeministri Dushko Markoviq ka paralajmëruar se Qeveria e Malit të Zi, do ti fillojë bisedimet për rritjen e të ardhurave në shëndetësi dhe në arsim. Ai me rastin e hapjes së tubimit ndërkombëtarë me temën mbi fillimin e fazës së dytë të projektit të Institutit ndërkombëtarë për teknologji e qëndrueshme në territorin e Evropës Jug Lindore që po mbahet në Budva , ka theksuar se Ballkani nuk ka të drejtë të pres që zgjidhjet teknologjike bashkëkohore të arrijnë deri tek ne. “Investimet në shkencë duhet ti përcjellin edhe investime më të mëdha për ata të cilët kujdesën për jetën e qytetarëve tonë dhe për ata të cilët i edukojnë fëmijët dhe të rinjtë tonë. Në mungesën e rolit të tyre , të ofrimit të njohurisë dhe energjisë , as të arriturat shkencore nuk do ta arrijnë qëllimin e vetë të plotë” ka theksuar Markoviq. “Andaj dëshiroj të theksoj se do ti fillojmë bisedimet lidhur me rritjen e të ardhurave në shëndetësi dhe në arsim” , ka theksuar Markoviq , duke përkujtuar se ekonomia malazeze tash një decenie të plotë shënon hapa të rritjes stabile. Zhvillimi ie e shkencës , paralelisht me zhvillimin e vendit duhet ta përcjell edhe rritja e cilësisë së jetës, ka konsideruar Markoviq.

Për kërkesën e Damjanoviqit, do të diskutohet të hënën

Këshilli administrativ e ka shtyrë për të hënën deklarimin mbi kërkesën e klubit të veçantë të deputetëve që, Aleksandar Damjanoviq, të jetë anëtarë i Këshillit për reformën zgjedhore dhe legjislacionin tjetër.

Deklarimi është shtyrë me propozimin e deputetes të PDS, Marta Shqepanoviq, e cila ka vlerësuar se opozita duhet të lejojë hapësirë që t merren vesh se cila parti mund ta lirojë këtë vend për Damjanoviqin, në Këshillë.

Kryetari i Këshillit administrativ, Luigj Shkreli, ka theksuar se nuk është kontestuese se vendi në Këshillë për reformën zgjedhore dhe legjislacionin tjetër i takon Damjanoviqit .

Nisë procedura kundër dy funksionarëve të cilët kanë fituar banesa

Pas verifikimit të regjistrit të personave të cilët nga Qeveria e Malit të Zi, kanë marrë banesa me kushte të volitshme, agjencia për pengimin e korrupsionit ka inicuar procedurë për kundërvajtje kundër dy funksionarëve për shkak të mos dorëzimit të raportit për të ardhurat dhe për pronën si pasojë e rritjes së pasurisë mbi 5 mijë euro.

Agjencia ka inicuar procedura kundër dy funksionarëve, bartës të funksionit gjyqësor dhe drejtorit të një insitucioni publikë shëndetësor, për shkak të nenit 23 të ligjit për pengimin e korrupsionit, respektivisht për shkak të mos dorëzimit të raportit për të ardhurat dhe pronën si pasojë e rritjes së pasurisë mbi 5 mijë euro brenda afatit 30 ditorë duke filluar nga dita e ndryshimeve të bëra respektivisht nga regjistrimi i të drejtës në pronë të njësisë banesore në institucionet kompetente , është kumtuar nga kjo agjenci.

 

Mbrojtje më e mirë për fëmijët dhe grupet e margjinalizuara

Trajnimi i parë i akredituar i doktorëve të zgjedhur për fëmijë, të infermiereve dhe të pjesëtarëve tjerë në fushën e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale në ofrimin e shërbimeve për fëmijët, nënat dhe grupet e margjinalizuara, ka filluar në realizimin dhe qëllimi është mbrojtja më e mirë e popullatës më të re dhe të bashkësive më të ndjeshme, me theks veçantë në romët dhe egjiptianët.

Siç ka theksuar drejtori i shtëpisë së shëndetit në Podgoricë, Nebojsha Kavariq, qëllimi i trajnimit është përparimi i njohurive dhe i aftësive të infermiereve të patronazhit dhe të profesionistëve tjerë me theks të veçantë në vizitat shtëpiake lidhur me mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe nënave të tyre. Ai ka shtuar se trajnimi i akredituar do të zgjas dy ditë në Podgoricë, Shefi i përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi, Osama Makavi Kogali, konsideron se është me rëndësi të investohet në shërbimin e patronazhit dhe në sistemin e mbrojtjes sociale. Ai ka theksuar se intervenimi me kohë dhe përkrahja për grupet më të ndjeshme i kontribuon arritjes së rezultateve të balancuara.

 

Nga akcizat në karburante, më tepër se 100 milion euro

Mali i Zi nga akcizat në karburante për 8 muaj të këtij viti ka inkasuar 100,53 milion euro ose 3.68% më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i është kumtuar gazetës Dnevne Novine, në ministrinë e financave. Kur është fjala për vitin e kaluar, në buxhetin shtetëror, në bazë të akcizave në derivate janë derdhur 163.7 milion euro. Në ministrinë e financave kanë theksuar se në bazë të programit të punës së qeverisë , ligji për akcizat do të ndryshohet në tre mujorin e katërt , gjegjësisht në fund të këtij viti. Ata kanë theksuar se vlera e akcizave ekzistuese plotësisht është e harmonizuar me shumën minimale të paraparë me direktivën e Këshillit të BE, për rikonstruimin e suazave të Bashkësisë për tatimin e energjisë elektrike dhe karburanteve si dhe të prodhimeve tjera për të cilat pagesa e akcizave është e domosdoshme.

Do të shënohet 28 vjetori i shpalljes së shtetit ekologjik

Sekretariati i përgjithshëm i qeverisë dhe Bashkësia e komunave inicion aksionin me titull “Të gjelbërohen kodrat “, me rastin e shënimit të 28 vjetorit nga miratimi i deklaratës të shtetit ekologjik të Malit të Zi. Nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë është kumtuar se aksioni i mbledhjes së pemëve simbolikisht do të fillojë me 20 shtator në ditën e miratimit të deklaratës me ç'rast në 24 komuna të Malit të Zi në disa lokalitete do të mbillen pemë të ndryshme. Në ditën e parë të aksionit në të gjitha komunat e Malit të Zi, do të mbillen rreth 7 mijë e 400 fidanë, thuhet në kumtesën për opinion.

Theksohet se mjetet për blerjen e fidanëve i kanë siguruar administratat lokale, ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural, drejtoria e pyjeve, kurse një pjesë të mjeteve është dedikuar për projektin EU4ME të cilin e financon delegacioni i BE në Mal të Zi dhe e zbaton UNDP.

 

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, do të jetë nga Gjermania

Është gjithnjë e më e sigurt se gjatë mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian, pritet të emërohet një i dërguar i posaçëm që do të merret me normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas burimeve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania.

Burime të REL-it nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend.

Burime nga disa shtete anëtare të BE-së tregojnë se ekzistojnë dy arsye për caktimin e një përfaqësuesi të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

E para ka të bëjë me vendimin e fundit të administratës amerikane për të emëruar Matthew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Një rrethanë tjetër që çon në vendimin për emërimin e një të dërguari special evropian është Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm i BE-së, Josep Borrell.

Ministri aktual i Jashtëm i Spanjës, dhe kryediplomati i ardhshëm evropian, Josep Borrell, vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai personalisht ka qenë shumë kritik.

 

Senatori amerikan, pohon se Vuçiq është i gatshëm për njohjen e Kosovës

Vuçiq i gatshëm ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kështu ka thënë në një shkrim autorial, senatori amerikan, Chris Murphy në të cilin përshkruan vizitën e tij në Kosovë, shkruan lajmi.net. Ai në këtë shkrim ka dhënë detaje edhe për vizitën në Kosovë dhe takimet me krerët e shtetit, duke sqaruar se ata janë ankuar se nuk po e dinë kë ta dëgjojnë në lidhje me procesin e dialogut, ngase sipas tij, SHBA-të dhe BE-ja kanë dhënë këshilla të ndryshme Pjesa më interesante e këtij shkrimi është ajo ku Murphy përshkruan gatishmërinë e presidentit serb, Aleksander Vuçiq për njohjen e Kosovës.
Por se vë në pah se Vuçiq është shumë i zemëruar për taksën.

“Ne të dy besojmë që ai dëshiron që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën për të njohur pavarësinë e tyre, por aktualisht, ai është i zemëruar si një grerëz për taksën 100 për qind”, ka shkruar Murhpy. Ai thotë t’i kenë bërë presion Serbisë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Kujtojmë, se senatorët Chris Murphy e Ron Jonson vizituan para pak kohësh Kosovën e Serbinë./Lajmi.net/

D.Tusk; Evropa e sigurt dhe e qëndrueshme me integrimin e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka thënë se nuk do të ketë Europë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë Ballkanit në Bashkim Europian.

Ai ka shtuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është interes për të gjithë Europën, njofton Klan Kosova.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është interes për të gjithë Europën. Nuk do të ketë Europë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE”.

Në pritje të vendimit të BE për hapjen e negociatave

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka deklaruar se vizita e Presidentit Donald Tusk, mbartë një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Cakaj ka bërë nënvizimin e dy çështjeve me rëndësi nga ky takim.

Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian sot në Tiranë, Donald Tusk, mbart një domethënie të veçantë para vendimit të tetorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Së pari, Presidenti i Këshillit sot ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim. Së dyti, Presidenti i Këshillit nga Tirana sot i ka dërguar një mesazh të qartë të gjitha vendeve anëtare për nevojën për të lëvizur përpara në procesin e zgjerimit të BE-së duke i dhënë dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim.

T.Fajon; Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri

Thellimi i krizës politike në Shqipëri, tregon një situatë se gjërat në Shqipëri nuk po ecin ashtu siç të duhet.

Kështu thekson eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Fajon, kërkon që Shqipëria të realizojë zgjedhje të cilat do të mundësojnë një garim të barabartë midis të gjitha palëve politike dhe se këto zgjedhje do të mundësonin edhe një qetësim të situatës në vend.

Sa i përket ecurisë së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, eurodeputetja sllovene vendos theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë.

Fajon kërkon që të dyja vendet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse. Sllovenia është një nga mbështetëset më të njohura të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Tanja Fajon ishte eurodeputetja më aktive për procesin e liberalizmit të vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, transmeton Klan Kosova

M.Pence; SHBA, rishikojnë provat lidhur me sulmet në rafineritë në A.Saudite

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha të martën se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë provat që sugjerojnë se Irani ishte pas sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite. Ai shtoi se SHBA-ja është e gatshme për të mbrojtur interesat dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme. "Ne jemi duke vlerësuar të gjitha provat. Ne po këshillohemi me aleatët tanë. Dhe, presidenti do të përcaktojë rrugën më të mirë të veprimit në ditët në vazhdim", tha Pence në një fjalim në Fondacionit Heritage në Uashington. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për të diskutuar përgjigjen ndaj sulmeve.

Nëse Irani do të kryente sulmet e së shtunës për të bërë presion ndaj presidentit Trump që të lehtësojë sanksionet mbi programin e tij bërthamor, atëherë kjo strategji do të dështojë, tha nëpresidenti Pence.

Irani ka mohuar se qëndron pas sulmeve, të cilat shkatërruan gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Netanyahu, në epërsi në bazë të numërimit të deritashëm të votave

Më shumë se një e katërta e votave janë numëruar nga zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të Izraelit, raportoi Times of Israel.

Partia e djathtë, Likud, e kryeministrit, Benjamin Netanyahu, është në epërsi pasi gëzon mbështetjen e 28.4 përqind të votuesve.

Prapa me 25.4 përqind është partia opozitare, Kaltër dhe Bardhë, e udhëhequr nga ish-shefi ushtarak Benny Gantz.

Sondazhet e mëparshme treguan që të dyja palët ishin në nivele të njëjta të përkrahjes së qytetarëve.

Votuesit izraelitë u drejtuan në kutitë e votimit për zgjedhjet e parakohshme, përderisa kryeministrit Netanyahu kërkon një mandat të pestë.

Ai i thirri zgjedhjet pasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit, në të cilat Likud dhe Kaltër dhe Bardhë fituan nga 35 vende secila në parlamentin me 120 vende.

Talibanët, të gatshëm për rinisjen e negociatave

Grupi militant taliban i ka thënë BBC-së se "dyert e tyre janë të hapura" nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron të rifillojë bisedimet e paqes në të ardhmen. Kryenegociatori, Mohammad Abbas Stanikzai, këmbënguli se negociatat mbetën "mënyra e vetme për paqen në Afganistan".

Deklaratat e tij vijnë një javë pasi Trump i shpalli bisedimet "të vdekura".

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët dukej të ishin afër një marrëveshjeje për t'i dhënë fund konfliktit 18-vjeçar. Trump madje kishte ftuar liderët e talibanëve dhe presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, për t'u takuar në SHBA, më 8 shtator.

Por, një sulm i talibanëve në kryeqytetin Afganistan, Kabul më 6 shtator, i cili vrau një ushtar amerikan dhe 11 persona të tjerë, bëri që Trump të tërhiqej, duke thënë se grupi "ndoshta nuk ka fuqinë për të negociuar" nëse nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për një armëpushim gjatë bisedimeve. Të martën vonë, sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, lëshoi një deklaratë e cila dënon sulmet e fundit të talibanëve, duke thënë se grupi "duhet të fillojë të demonstrojë një angazhim të vërtetë për paqen".

 

Ndahen mjete mësimore për 99 nxënës

Sot në ambientet e komunës së Tuzit, kryetari Nik Gjeloshaj, së bashku me bashkëpunëtorët, bëri ndarjen e çantave shkollore për 99 nxënës, të cilat i dhuroi bashkëvendësi ynë nga SHBA, Adrian Prënk Gjokaj.

“Agnazhimi i Adrianit është shembull, jo vetëm për të rinjtë tonë që jetojnë në mërgim, por edhe në vendlindje. Nga zemra e falënderoj, në emrin tim dhe të gjithë vogëlushëve që do ta marrin dhuratën” theksoi Gjeloshaj, njoftojnë nga shërbimi i kësaj komune për marrëdhënie me opinionin.

Ndihmat e këtilla, janë të mirëseardhura për nxënësit nga këto mjedise të cilët, në këtë mënyrë do të përballojnë më lehtë shpenzimet për tu përgatitur përvitin e ri shkollor.

 

Nesër, mot kryesisht i vranët

Sot, në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug perëndimore.

Temperaturat: Podgoricë 31 gradë, Budvë 28, H. Novi, Ulqin e Petrovac 27, Nikshiq, Tivar, Cetinë e Shavnik 26, Andrivicë 25, Plavë 23, Beranë 22, Kollashin 19, Rozhaj e Plluzhinë 18, Plevle 13 dhe në Zhablak 12 g.

Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Gjatë pas ditës dhe në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim gradual.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 25 g. c.

 

 

Ditarin e përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се