Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 09. 2019. 17:30 >> 17:46

Ditari 19.09.2019

19.09.2019

Ndërtimi i risortit është rast për punësimin e qytetarëve malazezë

Risorti Ritz Carlton Montenegro , me vlerë 210 milion euro, të cilin në Hrceg Novi do ta ndërtojë kompania me renome Northstar dhe Merriott ofron mundësi të mëdha për punësimin e qytetarëve malazezë , ka vlerësuar kryeministri ,Dushko Markoviq. Ai, në takimin me përfaqësuesit e këtyre kompanive , ka theksuar se është i kënaqur se kompanitë me renome të tillë botërore do të investojnë në Mal të Zi, ku do të sjellin jo vetëm të holla, por edhe njohuri , përvojë dhe etikën afariste. Pronari i projektit ,Mohamed All Sager ,ka deklaruar se është duke u përgatitur për ndërtimin e Risortit dhe se operator hotelierik do të jetë kompania hoteliere me renome botërore Marriott. Ai ka shtuar se kanë siguruar që në Mal të ZI të arrijë njëri prej 30 brendeve më luksoze me të cilin disponojnë , Ritz Carlton .

Ballkanit Perëndimor më së tepërmi i mungon njohuria

Mungesa më e madhe e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë njohuritë , ka theksuar kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq. Kryeministri ka biseduar me shkencëtarët dhe mysafirët e tjerë të konferencës të Ministrisë së shkencës të Malit të Zi me titull “Fillimi i fazës së dytë të projektit SEEIIST” e cila po zhvillohet në Beçiq. Ai i ka falënderuar hulumtuesit për përkrahjen dhënë këtij projekti, duke shtuar se Qeveria nuk ka asnjë përkufizim ,kur është fjala për këtë dhe projektet e tilla. “Do të bëjë ç'është e mundur për realizimin e idesë së Malit të Zi për formimin e institutit ndërkombëtarë për teknologji e qëndrueshme në territorin e Evropës Jug lindore “ , ka theksuar kryeministri Markoviq.

 

Reformat imponojnë bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin joqeveritarë

Detyrimet e ardhshme në procesin e negociatave me BE dhe reformat të cilat Mali i Zi duhet ti realizojë, imponojnë dhe obligojnë në bashkëpunim më përmbajtësor të Qeverisë dhe sektorit joqeveritarë , ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor , Aleksandar Dërleviq. Ai, duke folur në konferencën me titull “Pishtari i demokracisë evropiane në Mal të Zi” , nën organizimin e OJQ “Identiteti”, ka theksuar se duke pasur para sysh fazën aktuale të procesit bashkëbisedues para Malit të Zi gjendet një punë mjaftë serioze dhe se është vendimtare bashkëpunimi i të gjithë pjesëmarrësve. Dërleviq, ka theksuar se Qeveria me vigjilencë përcjell situatën brenda EU. Përbërjen e re të administratës së Brukselit, ngjarjet aktuale në shtetet anëtare dhe se beson se politika e zgjerimit ,do të jetë në qendër të vëmendjes të mandatit edhe të kësaj udhëheqje në Bruksel. Dërleviq ,ka përkujtuar se Mali i Zi është vendi i parë nga të gjitha vendet që kanë biseduar me BE i cili në strukturën e vetë negocuese në një masë të duhur ka përfshirë edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Suksesi i Malit të Zi është me vlerë edhe për rajonin e gjerë

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe pozita e tij e vendosur në rrugën e BE paraqesin sukses të çmuar për rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor , ka vlerësuar ambasadori sapo i emëruar në Podgoricë, Gregor Presker. Nga Ministria e mbrojtjes kanë kumtuar se ai gjatë takimit me ministrin Predrag Boshkoviq ka theksuar se është i kënaqur me marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes. Mali i Zi , siç ka theksuar Presker , mund të llogarisë në Slloveni në të gjitha sferat , kurse takimi është rast i mirë për definimin e synimeve në intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit . Boshkoviq ,ka falënderuar Slloveninë në përkrahjen gjatë realizimit të qëllimeve strategjike të politikës së jashtme të Malit të Zi. Ai , siç theksohet, e ka njoftuar ambasadorin me procesin e reformave në sistemin mbrojtës , me bashkëpunimin rajonal dhe me angazhimin e Ushtrisë së Malit të Zi në misionet dhe operacionet ndërkombëtare.

Të vendosur për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve

Mali i Zi do të mbetet i vendosur dhe i përkushtuar ndaj përpjekjeve të aleatëve për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve nga kërcënimet të cilat mund të arrijnë nga drejtimet e ndryshme strategjike , ka theksuar drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për politikë dhe planifikimin e mbrojtjes ,Ivica Ivanoviq. Ai ,ka marrë pjesë në takimin dyditorë në Bruksel të drejtorëve politik të NATO-s, të cilët kanë biseduar për progresin e shteteve në realizimin e politikave kryesore të Aleancës. Ivanoviq, ka theksuar përkushtimin e Malit të Zi ndaj aktiviteteve të përbashkëta të aleatëve , duke pasur para sysh se jemi të vetëdijshëm se forca e Aleancës qëndron në unitetin e saj. Në margjinat e tubimit , Ivanoviq është takuar edhe me nënsekretarin për politikën e mbrojtjes në Ministrinë e mbrojtjes të Estonisë ,Kadi Silde. Ivanoviq, ka theksuar se Mali i Zi si anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të promovojë vlerat demokratike të Aleancës së Atlantikut Verior dhe mbështet të gjitha vendet fqinje të cilat synojnë anëtarësimin në NATO.

 

Protesta qytetare për shpëtimin e Malit të Zi ekologjike

Protesta qytetare për shpëtimin e Malit të Zi ekologjik me të cilën në mënyrë simbolike do të shënohet 28 vjetori i miratimit të deklaratës së Zhablakut, do të mbahet nesër në sheshin e Romës në Podgoricë. Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm , përveç qytetarëve, ka ftuar që luftën për shpëtimin e resurseve natyrore ta përkrahin edhe të gjithë qytetarët në Parlamentin e Malit të Zi , si përfaqësues të popullit, pastaj OJQ-të, ambasadat, e akredituara në Mal të Zi dhe shoqatat alpiniste. Tubimi , siç është paralajmëruar, do të fillojë para ndërtesës së Qeverisë , në mënyrë simbolike një minutë para orës 12, kurse destinacioni qendrorë do të jetë sheshi i Romës . Koalcioni ka theksuar se në këtë tubim së bashku do të tregohet se e duan Malin e Zi ekologjik, zhvillimin e qëndrueshëm dhe një të ardhme e cila premton më shumë.

Vuçiq takohet me shefin e UNMIK-ut, flasin për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Gjatë takimit , ata kanë biseduar për situatën në Kosovë, në lidhje me përgatitjen e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për punën e UNMIK-ut që do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit në tetor.

Siç njofton zyra për media e Vuçiqit, ata diskutuan gjithashtu edhe për zgjedhjet parlamentare që mbahen më 6 tetor në Kosovë.

Palmer: SHBA pret që BE të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë e V.

“SHBA shpreson që Këshilli i Evropës më 16 tetor të sjellë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar i dërguari special amerikan i emëruar për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer.

Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se partnerëve evropian të SHBA-ve, u është treguar qëndrimi i tyre, duke shtuar se fillimi i negociatave do të ishte i dobishëm.

“Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me zbatimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe sjelljen e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike. Për këtë çështje në Shkup udhëhiqen negociata konsultuese. Ne do të dëshironim të bashkëpunojmë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në përkrahje të agjendës reformuese. Do të dëshiroja t’i ndihmojmë vendit të përparojë”, tha Palmer.

Ai shtoi se SHBA-ja shpreson që vendi sa më shpejtë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

 

Ditë e përgjakshme në Afganistan, së paku 50 të vrarë

Së paku 50 njerëz u vranë të enjten nga një sulm ajror dhe nga shpërthimi i një makine bombë në Afganistan.

Incidentet e fundit vijnë pas kolapsimit të negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, dhe pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në këtë vend

Zyrtarët thanë se së paku 30 civilë janë vrarë në një sulm ajror të kryer nga forcat afgane të sigursië, me mbështetjen e SHBA-së, në lindje të Afganistanit.

Sulmi ajror thuhet se ka pasur në shënjestër një strehë të grupit militant Shteti Islamik, porse gabimisht ka goditur fermerët në një fushë në provincën Nangarhar.

Talibanët, ndërkaq, morën përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë në provincën Zabul, ku mbetën të vrarë së paku 20 vetë dhe u plagosën afro 100.

Këtë javë, talibanët kryen edhe dy sulme të tjera të mëdha, në Kabul dhe Çarikar, duke lënë së paku 46 njerëz të vrarë.

Sher Mohammad Abbas Stanikzai, kryenegociator i talibanëve, tha të mërkurën se "dyert janë të hapura" për rinisjen e bisedimeve me SHBA-në, për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare.

Pompeo: SHBA e mbështet të drejtën e Arabisë Saudite për t'u mbrojtur

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin të drejtën e Arabisë Saudite "për të mbrojtur veten" dhe se Uashingtoni nuk do ta tolerojë "sjelljen kërcënuese të Iranit".

Pompeo i bëri komentet në Twitter pas takimit në Riad me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Tensionet në rajon janë rritur edhe më shumë që nga sulmi i 14 shtatorit në kompleksin më të madh të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin.

Por, Uashingtoni dhe Riadi kanë fajësuar drejtpërdrejt Iranin.

Të mërkurën, Arabia Saudite ka paraqitur disa pjesë të raketave dhe dronëve, që tha se tregojnë se sulmi "është sponsorizuar padyshim nga Irani".

Teherani e ka mohuar përfshirjen dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër çdo sulmi që ka në shënjestër Iranin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa opsione, përfshirë luftën, janë në dispozicion si përgjigje.

Trump po ashtu tha ka urdhëruar Thesarin amerikan që të rrisë sanksionet ndaj Iranit.

 

Britania ka kohë deri në fund të shtatorit për të dalë me plan të ri për Brexit

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, tha se kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka kohë deri në fund të shtatorit për të paraqitur planin e tij për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Rinne tha se ai dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u pajtuan që Britania duhet të dalë me propozime të shkruara deri më 30 shtator; në të kundërtën, siç thanë ata, "merr fund".

Finlanda mban aktualisht presidencën e BE-së.

"Ne do të vazhdojmë të negociojmë dhe do të dalim me propozime në kohë të duhur", tha një burim i Qeverisë britanike, transmeton BBC.

Johnson ka thënë më herët se marrëveshja me Bashkimin Evropian, mbi kushtet e divorcit, është e mundur të arrihet në një samit të udhëheqësve të BE-së më 17 tetor, por ai ka këmbëngulur se Brexit-i do të ndodhë në afatin e 31 tetorit me ose pa marrëveshje.

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin plotësues – afatin e dytë të aplikimit, për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2019/2020.

“Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit ka filluar nga data 13 të këtij muaji dhe mbyllet sot, ndërsa provimi pranues do mbahet pasnesër dhe zgjatë tri ditë pranë fakultetit përkatës, sipas orarit të caktuar. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është çertifikata e lindjes (origjinale), dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme (origjinale, të noterizuara ose dublikatë), diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, e noterizuar ose dublikatë), kopja e letërnjoftimit dhe fletëparaqitja.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KKSH-së

Gjekë Gjonaj

Vazhdojnë aktivitetet kulturore në qytetin e Ulqinit

Pas përfundimit me sukses të festivalit ndërkombëtar të muzikës klasike filloi festivali i filmit “Seanema”. Deri në fund të javës janë planifikuar disa mbrëmje letrare, kushtuar krijuesve ulqinakë. Me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Ulqinit,nesër mbrëma në objektin “ Plazha”, në shëtitoren në Ranë do të hapet ekspozita e modeleve të anijeve dhe materiali fotodokumentar për detarinë ulqinake “ Detaria ulqinake ndër shekuj”. Po ashtu nesër mbrëma në Bibliotekën e Ulqinit do të përurohen dy vepra të shkrimtarit të mirënjohur ulqinak Hajro Ulqinakut “ Barka pa vela në furtunë” dhe Kapidan “ Xhela”.

Gjeke Gjonaj

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende vende deri e fortë , veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: Podgoricë 25, Ulqin 24, Tivar e Budvë 21, H. Novi 19, Cetinë 16, Nikshiq e Shavnik 15, Beranë 14, B. Pole 13, Plavë 12, Kollashin e Rozhajë 11, Plevle e Plluzhinë 10 dhe në Zhablak 5 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë ,veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 17 , kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 27 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се