Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 09. 2019. 19:27 >> 19:31

Ditari 23.09.2019

23.09.2019

Gjukanoviq udhëton për në Nju Jork

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq udhëton sot për në Nju Jork , ku me ftesën e sekretarit të përgjithshëm të OKB Antoni Guteresh prej me 24 deri në 28 shtator do të marr pjesë në  seancën e 74-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara .  Siç është kumtuar , Gjukanoviq do të flasë në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe do të marr pjesë në dialogun e liderëve në kuadër të forumit politikë të nivelit të lartë lidhur me  shqyrtimin e shkallës  të realizimit të objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm.  Gjukanoviq do të jetë mysafir në drekën punuese të cilin, për burrat e shteteve e organizon sekretari i përgjithshëm i OKB Guteresh si dhe në pritjen tradicionale të cilën për shefat e shteteve të qeverive e organizon presidenti i SHBA Donall Tramp. Gjukanoviq  po ashtu do të jetë pjesëmarrës i pritjes për shefat e shteteve dhe të qeverive mikpritës i të cilit janë kryetari i Këshillit evropianë Donalld Tusk, nënkryetari i parë i komisionit evropianë Frans Timerman dhe përfaqësuesja e lartë e BE për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë Federika Mogerini.

Markoviq - Qeveria e vendosur për dialogun konstruktiv

Qeveria është e vendosur për dialogun konstruktiv me përfaqësuesit e sektorit civil sepse vendim marrësit dëshirojnë që ato të jenë shprehje e jetës shoqërore, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai në Bjello Pole gjatë takimit me përfaqësuesit e OJQ nga veriu i shtetit ka theksuar se dialogu me ta është i nevojshëm dhe se e vlerëson kontributin e sektorit civil në realizimin e politikave. Qeveria, siç ka shtuar Markoviq ka një raport të kujdesshëm ndaj sugjerimeve dhe kritikave të sektorit civil dhe përgjigjet ndaj tyre i krijon në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme. Sipas fjalëve të kryeministrit , sukseset në plotësimin e agjendës evropiane janë rezultat i punës së përbashkët të qeverisë dhe OJQ-ve e të cilat janë pjesë e strukturës bashkëbiseduese. Markoviq ka folur për fushën e punës së përbashkët dhe zgjidhjen e problemeve duke vlerësuar kontributin e OJQ nga veriu i shtetit për çështjet ekologjike dhe ruajtjen e mjedisit.

Pazhin - Qeveria është e gatshme të iniciojë dhe koordinojë përgjigje më të vendosur të institucioneve shtetërore

Qeveria është e gatshme të iniciojë dhe koordinojë përgjigje më të vendosur të institucioneve shtetërore dhe të mbarë shoqërisë ndaj problemit të tregtisë me njerëz , ka kumtuar nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin në mbledhjen e këshillit për sundimin e ligjit kushtuar luftës kundër tregtisë me qeniet njerëzore . Këshilli ka vlerësuar se përveç veprimtarisë së vendosur të policisë, prokurorisë dhe gjyqeve me qëllim të dënimit të autorëve të këtyre veprave të rënda penale, është e domosdoshme të sigurohet edhe mbrojta adekuate shëndetësore , sociale dhe juridike për viktimat e tregtisë me njerëz. Në mbledhje është vlerësuar se format e tregtisë me qeniet njerëzore, siç janë keqpërdorimi i fëmijëve dhe e kurorëzimeve të dhunshme, përveç veprimit represiv dhe punës edukative në veçanti kërkon punë të veçantë me këto bashkësi të rrezikuara me qëllim të pengimit të këtyre fenomeneve negative.

 

 

Brajoviq  në takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve euroaziatike

Delegacioni i Kuvendit të Malit të Zi në krye me kryetarin Ivan Brajoviq merr pjesë në takimin e kryetarëve të parlamenteve të shteteve euroaziatike i cili gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbahet në Kazakistan. Gjatë takimit dy ditorë Brajoviq me pjesëmarrësit e takimit të katërt e udhëheqësve të mbi 50 parlamenteve të shteteve evropiane dhe aziatike do të flas në kuadër të seancës plenare në temën e dialogut euro aziatik , mirëbesimin dhe partneritetin. Delegacioni parlamentarë i Malit të Zi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Kazakistanit , kurse pjesëmarrja në konferencë do të jetë rast edhe për realizimin e një bashkëpunimi më intensiv parlamentarë, thuhet në kumtesë.

Damjanoviq  nuk fiton përkrahjen për anëtarësim në Këshill

Këshilli administrativ nuk e ka përkrahur propozimin që deputeti Aleksandar Damjanoviq të jetë anëtarë i Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër . Për këtë propozim kanë votuar pro deputetet e FD si edhe deputeti i PSD kurse kundër ishin deputetët e PDS , kurse 7 anëtarë të tjerë të Këshillit ishin të përmbajtur. Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli ka theksuar se Këshilli është i kompletuar dhe se nuk ekziston mundësi që ndonjë anëtarë të shkarkohet. Ai ka shtuar se në këtë trup punues parlamentarë, deri në fillim të mbledhjes nuk ka arritur asnjë propozim lidhur me mënyrën e  zgjidhjes së problemit. Të përkujtojmë se mbledhja paraprake e Këshillit administrativ ishte ndërprerë dhe është shtyrë deklarimi për propozimin e klubit të veçantë të deputetëve që Damjanoviq të jetë anëtarë i Këshillit për reformën zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër.

 

Sekretet janë truall i volitshëm për korrupsionit

E drejta  për qasjen e lirë informatave është segment i rëndësishëm në bisedimet për asociimin në BE dhe vegël për sigurimin e përgjegjësisë së qeverive , ka deklaruar shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav. Ai ka folur në tryezën e rrumbullakët kushtuar projektit të ndryshimit dhe plotësimeve të ligjit për qasjen e lirë informatave të cilën e ka organizuar Ministria e Administratës Publike. “Tani më tepër se askurr jemi të vetëdijshëm se informata është fuqi, kurse qasja e lirë në informatat publike u mundëson qytetarëve që të jenë pjesëmarrës aktiv në procesin demokratik”, ka theksuar Orav. Sipas fjalëve të tij fshehtësia ofron truall të përshtatshëm për korrupsion. Siç ka theksuar, raporti i fundit i Komisionit evropianë për Malin e Zi u bënë ftesë institucioneve shtetërore që të garantojnë transparencë dhe përgjegjësi më të madhe , sidomos në ato sfera ku korrupsioni  është më i shprehur dhe në sektorët të cilat merren me shpërndarje të madhe të pronës ose buxhetit shtetëror. Ai ka theksuar se shpreson se Mali i Zi do të miratojë dhe do ta zbatojë ligjin e ri i cili është në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane dhe i cili do të garantojë transparencë më të madhe dhe aktivitet më të lartë të institucioneve publike për nevojat e qytetarëve.

 

Kazerma në Andrievicë do të garantojë siguri në veri lindje të vendit

Ndërtimi i kazermës së ushtrisë së Malit të Zi në Andrievicë do të mundësojë siguri më të madhe në verilindje të shtetit , hapjen e vendeve të reja të punës si dhe jetë më të cilësore sociale dhe shoqërore , ka theksuar ministri i mbrojtjes të Malit të Zi  Predrag Boshkoviq. Nga ministria e mbrojtjes është kumtuar se Boshkoviq së bashku me gjeneralin Dragutin Dakiq ka qëndruar për vizitë në Andrievicë me qëllim që së bashku me kryetarin e Komunës ti definojnë aktivitetet rreth ndërtimit të kazermës ushtarake e cila do të mbajë emrin e Milan Veshoviqit. Boshkoviq ka theksuar se janë krijuar të gjitha kushtet juridiko administrative që të fillohet me punë detaje për ndërtimin e kazermës dhe se mjetet për restitucion janë paguar administratës lokale për kompensimin e pronave të paluajtshme. Ai ka shtuar se pas inaugurimit të kazermës do të fillojë edhe ndërtimi i godinës banesore për pjesëtarët e forcave të armatosura. Kryetari i Komunës së Andrievicës Srgjan Mashoviq e ka falënderuar ministrin Boshkoviq duke shtuar se fjala është për projektin historik  i cili do të realizohet në këtë komunë.

 

Mogherini takon përfaqësuesit e Ballkanit P., i jepet mbështetje vazhdimit të dialogut

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mbajti një takim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ku u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Shërbimi për Punë të Jashtme i BE-së njoftoi sot se takimi u zhvillua në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Në takim u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve", thuhet në komunikatë. Në takim morën pjesë: presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe zyrtarë nga Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina. Bëhet e ditur se palët shprehën mbështetje edhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Pjesëmarrësit në takim po ashtu shprehën solidaritet me Shqipërinë, e cila u godit nga disa tërmete në fundjavë.

Të mërkurën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit zyrtarisht do të fillojë pasnesër, më 25 shtator, dhe do të zgjasë 10 ditë. Në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore. Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868. Më 19 shtator ka filluar votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Votimi me postë përfundon më 5 tetor. Kujtojmë se KQZ-ja pati vendosur që numrat e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë nga 111 deri në numrin 135 e jo më të korrespondojnë numrat e partisë me kandidatët, sikurse në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa në tërheqjen e shortit për renditje në fletëvotim pesë partitë politike dhe koalicionet parazgjedhore më të mëdha në vend kanë tërhequr numrat jo të afërt me njëra-tjetrën. Partia Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 112 për t’u renditur në fletëvotim. Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 134 ,  Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr numrin 126 për t’u renditur në fletëvotim, Koalicioni AAK-PSD ka tërhequr numrin 119, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka tërhequr numrin 122 për renditje në fletëvotim.  Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq është e angazhuar për zgjedhje sipas standardeve evropiane.

 

Procesi i votimit jashtë Kosovës me integritet të cenueshëm

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave. Daka ka thënë se duhet argumentuar nëse kjo video është e vërtetë, derisa thotë se është shqetësuese derisa votimi jashtë Kosovës mund të cenohet lehtë. Ajo më tej ka thënë se KQZ-ja do të bëjnë vërtetimin e dokumenteve, ndërsa çështja e manipulimit do të jetë në dorën e policisë dhe prokurorisë. “Çështja e parë është se sa është kjo video autentike dhe sa është e vërtetë. Kjo çështje të cilët në si KQZ nuk mundemi me e vërtetua. E sidomos për një video e cila vjen nga jashtë Kosovës. Është shqetësuese, unë vazhdimisht e kam cek, se votimi jashtë Kosovës ka një integritet të cenueshëm dhe mund të cenohet shumë lehtë, është votë e pambrojtur”. “Ne si KQZ bëjmë të gjitha ato çka na lejon ligji. E bëjmë vërtetimin e dokumenteve të cila iu bashkëngjitën këtyre votave dhe a është në listë të votueseve ndërsa çështja e manipulimit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e policisë dhe prokurorisë. Kur të vërtetohet ne atëherë i pranojmë ato të cilat vijnë në mënyrë të rregullt nga diaspora”, ka thënë Valdete Daka.

 

Legalizimi i ndërtimeve pa leje, ndër pikat kryesore të planit tim

Kreu i PDK-së Kadri Veseli ka prezantuar një ndër pikat kryesore të Planit Kundër Korrupsionit. Ai në një postim në "Facebook", ka thënë një ndër pikat kryesore të Planit Kundër Korrupsionit është legalizimi i përshpejtuar brenda 2 vjetësh i të gjitha ndërtimeve pa leje, që nuk prekin pronat publike apo interesin publik. Ai ka thënë se do ta ndryshojnë këtë kornizë ligjore, duke bërë që qytetarët të paguajnë vetëm 1 euro për metër katror, përcjell lajmi.net. Një ndër pikat kryesore të Planit Kundër Korrupsionit është legalizimi i përshpejtuar brenda 2 vjetësh i të gjitha ndërtimeve pa leje, që nuk prekin pronat publike apo interesin publik. Sot kemi mbi 352 mijë ndërtesa dhe banesa pa fletë poseduese në Kosovë, që bllokojnë mbi 10 miliardë euro kapital. Me bazën aktuale ligjore, në procesin e legalizimit janë përfshirë vetëm 8600 ndërtime pa leje dhe me këtë ritëm duhen më shumë se 75 vjet për ta zgjidhur këtë problem. Do të krijojmë një agjenci të specializuar të përkohshme, e cila do të ofrojë shërbimet nën një çati për ta përmbyllur procesin brenda dy vjetësh, duke bashkëvepruar me komunat dhe duke koordinuar veprimet me institucionet e ndryshme shtetërore,ka potencua Veseli.

 

Trump e pranon se ka biseduar për Bidenin me presidentin ukrainas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump konfirmoi se ka biseduar për Joe Bidenin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjatë një bisede telefonike në muajin korrik. Kjo bisedë është në qendër të një skandali politik në Shtetet e Bashkuara. Biden është një nga pretendentët kryesor për të marrë nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Gazeta The Wall Street Journal raportoi më 20 shtator se Trump e pyeti tetë herë presidentin ukrainas për të shikuar në aktivitetet e Bidenit në Ukrainë. Në mesin e demokratëve të Kongresit, kjo çështje ngriti pyetje nëse një veprim i tillë është i barasvlershëm me presionin. Zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se Trump nuk ka bërë presion gjatë bisedës. Në anën tjetër, kryesuesi i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, tha më 20 shtator, se nëse hetimi tregon se Trump bëri presion ndaj presidentit Zelenskey për të hetuar ish-nënpresidentin Joe Bisden, atëherë votëbesimi ndaj Trumpit do të ishte opsioni i vetëm. “Nëse presidenti në thelb po e ndalë ndihmën ushtarake, në të njëjtën kohë që po provon të kërcënojë një lider të huaj, për të bërë diçka të paligjshme, për të siguruar njollosjen e kundërshtarit të tij, gjatë një fushate presidenciale, atëherë votëbesimi do të ishte ilaçi i vetëm ndaj asaj që përfaqëson”, ka thënë Schiff.

Irani është përgjegjës për sulmet në rafineritë saudite të naftës

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Britania konsideron që Irani është përgjegjës për sulmin e 14 shtatorit në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, dhe do të shqyrtojë mundësinë për pjesëmarrje në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Mbretërisë Saudite. Mirëpo Johnson, i cili ka dhënë këto deklarata për gazetarët teksa është nisur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka thënë edhe se Britania do të punojë me aleatët për të ulur tensionet në Lindje të Mesme. Kryeministri konservator ka thënë se Britania “ia atribuon përgjegjësinë me shkallë të lartë të mundësisë, Iranit” për sulmet me dronë dhe raketa në Arabinë Saudite. Tensionet në Lindje të Mesme janë përshkallëzuar pas sulmit, për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite po ashtu kanë mbajtur përgjegjës Iranin, më pas për shkak të luftës së vazhdueshme në Jemen dhe Siri, si dhe pas përpjekjeve të drejtuara nga SHBA-ja për të siguruar lëvizje të lirë në Ngushticën e Hormuzit, pas kapjes së disa anijeve komerciale nga ana e Iranit.

 

Rouhani paralajmëron perëndimin të qëndrojë jashtë Gjirit Persik

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar për kërcënimë të sigurisë në Gjirin Persik nga forca të huaja, pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për rritje të moderuar të pranisë së trupave ushtarake në rajon. Rouhani tha se forcat ndërkombëtare ushtarake kanë sjellë “dhimbje” dhe nuk duhet të përdoren si garë e armatimit. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa ushtarake në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara pas sulmit me dron në rafinerinë e naftës, për të cilën e fajësojnë Iranin, edhe pas marrjes së përgjegjësisë për sulmin nga rebelët Huthi. Rouhani tha se do ta prezantojë një plan të ri për paqe në Gjirin Persik në Kombet e Bashkuara. Ky vit ka shënuar rritje të tensioneve në mes të SHBA-së dhe Iranit, që nga tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosja e sanksioneve ndaj Iranit.

 

Së paku 35 civilë të vrarë në Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se së paku 35 civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur në një sulm të kryer nga ushtria afgane në provincën jugore të Afganistanit, Helmand. Incidenti ndodhi të dielën vonë, kur forcat speciale bastisën një shtëpi, e cila, sipas zyrtarëve, është përdorur nga talibanët për të stërvitur bombardues. Një lokacion dasmash, pranë shënjestrës së sulmit, u përfshi po ashtu nga luftimet, thanë zyrtarët. "Tridhjetepesë civilë janë vrarë dhe 13 janë plagosur. Këta njerëz ishin në një dasmë pranë vendit të sulmit në zonën Khaskar të qarkut Musa Kala", tha Attaullah Afghan, anëtar i këshillit të provincës Helmand. Një tjetër anëtar i këshillit të provincës, Abdul Majid Akhundzadah, tha se 40 njerëz - të gjithë civilë - janë vrarë në sulm. Ushtria amerikane tha se 22 militantë talibanë janë vrarë gjatë bastisjes. Talibanët, ndërkaq, thanë në një deklaratë se disa civilë janë vrarë, ashtu si edhe 18 pjesëtarë të forcave afgane. Incidenti vjen pasi rreth 30 civilë janë vrarë javën e kaluar në një sulm me dron në provincën lindore Nangarhar.

 

Refuzoni kërkesën e Pekinit për të kthyer ujgurët në Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që të refuzojnë kërkesën e Pekinit për të riatdhesuar ujgurët etnikë në Kinë, vend në të cilin të drejtat thuhet se iu shtypen. Pompeo ka thënë se ndalimi i ujgurëve myslimanë nga Pekini në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, nuk ka të bëjë me terrorizmin siç pretendon Kina, mirëpo është përpjekje për të “zhdukur” kulturën e këtij minoriteti. “Dua ta bëj të qartë se fushata shtypëse e Kinës në Xinjiang nuk ka të bëjë me terrorizëm. Ka të bëjë me tentimin e Kinës për të zhdukur qytetarët e vet. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që të rezistojnë në riatdhesimin e ujgurëve”, ka thënë Pompeo. Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi në Nju Jork me ministrat e Jashtëm të pesë shteteve të Azisë Qendrore, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkeministanit dhe Uzbekistanit, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

Institucionet nuk kanë zgjidhje as plan kundër diskriminimit në punësim të Shqiptarëve në Plavë e Guci

Shqiptarët në Plavë e Guci janë të pakënaqur me realizimin e të drejtave të tyre themelore, para së gjithash më procesin e punësimit dhe përfaqësimit proporcional në organet e pushtetit lokal dhe shtetërorë dhe në institucionet e sistemit, deklaroi sot në konferencën për gazetarët, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, edhe pse Kushtetuta garanton bashkësitë nacionale të pakicave të drejtën në përfaqësimin autentik në parlamentet lokale dhe shtetërore,  në pajtim me principin e aksionit afirmativ. “Përfaqësimi autentik në punësim të shqiptarëve në dy komunat në veri të Malit ët Zi, paraqet problem i cili duhet zgjidhur sa më parë, sepse kjo e garanton edhe Kushtetuta e Malit të Zi, e me këtë duhet të merren Institucionet të cilat janë përgjegjëse, sepse Shqiptarët në Plavë e Guci janë të pakënaqur me realizimin e të drejtës themelore, të drejtës në punë, sepse kjo shumë ndikon në pozitën e keqe ekonomike dhe në largimin e shqiptarëve nga ky rajon”, thotë Nimanbegu. “Kushtetuta u garanton pakicave dhe bashkësive tjera etnike të drejtën në përfaqësimin autentik si në parlamentet lokale ashtu edhe në nivel shtetërorë, në pajtim me aksionin afirmativ, si dhe të drejtën në përfaqësimin e tyre autentik në qeverisjet lokale dhe shtetërore”, thotë Genc Nimanbegu, duke shtuar se pyetjet për punësimin e Shqiptarëve në këto dy Komuna i kanë dërguar  që nga gjysma e parë e muajit qershor, por përgjigjet ende nuk i kanë fituar. Udhëheqësit e organeve shtetërore dhe të institucioneve, të cilëve ju janë drejtuar, që të mbulojnë gjendjen alarmante të punësimit të Shqiptarëve, arsyetimin e gjejnë në mbrojtjen kushtetuese dhe ligjore të individit, se nuk e kanë obligim të deklarohen për përkatësinë nacionale. “Më e keqja është se asnjë institucion nuk ka plan, por as propozim që të mënjanohet diskriminimi i deritashëm i qartë ndaj Shqiptarëve nga kjo zonë”, deklaroi nënkryetari i Parlamentit, Genc Nimanbegu. 

përgatiti, Senad Gilaj

 

Edhe nesër mot i vranët , me reshje të shiut e bubullimë

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me reshje e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet e lindjes.

Temperaturat: Tivar e Budvë 20, H. Novi 18, Podgoricë e Ulqin 16, Plevle e Plluzhinë 14, B. Pole, Beranë e Rozhaj 13, Nikshiq , Zhablak , Cetinë e Shavnikë 12 dhe në Kollashin 11 g.

Edhe për nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje e bubullimë . Të reshura më të dendura priten gjatë orëve të paraditës. Pas dite pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim i pjesërishëm i motit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 25 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се