Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 09. 2019. 19:08   >>  19:10

Ditari 27.09.2019

27.09.2019

Nuk ka nevojë për Qeveri kalimtare

Qeveria ka bërë ç'është e domosdoshme që opozitës ti ofrohet mundësia për të arritur modelin optimal i cili do tu garantojë të gjithëve proces të rregullt zgjedhor , ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ai në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës” ka theksuar se kërkesa e opozitës për konstituimin e Qverisë teknike ,në të vërtet është kërkesë për rishqyrtimin e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2016 . Në Mal të Zi , siç ka sqaruar ai , në rend të ditës janë çështjet e avancimit të legjislaturës zgjedhore dhe është  i bindur se pushteti ka bërë  ç'është e domosdoshme që opozitës , si partner në jetën politike të Malit të Zi ti ofrohet mundësia të arrihet një model optimal zgjedhor i cili do tu garantojë të gjithëve një sistem të rregullt zgjedhor , ambient të mirë zgjedhorë dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë shprehje e vullnetit të lirë dhe demokratik të qytetarëve. Ai u ka bërë ftesë të gjithëve që të përpiqen së bashku të jenë përgjegjës ndaj interesave nacionale të Malit të Zi . Duke folur për problemin e Kosovës , Gjukanoviq ka theksuar se kjo çështje “deri tani është trajtuar në mënyrë sporadike”.

Është herët të sillet vendimi për zgjidhen e ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të shtetit

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të prokurorisë është shtyrë për shkak se një pjesë e anëtarëve është e mendimit se është tepër herët të sillet vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës të prokurorit suprem të shtetit , sepse prokurorit aktual akoma nuk i ka skaduar mandati. Të theksojmë se kryeprokurorit aktual të shtetit, Ivica Stankoviq mandati i skadon me 7. tetor. Për- ndryshe në ftesën publike për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit , të shpallur me 7. gusht , nuk ka arritur asnjë fletëparaqitje.

Të  ndryshohet ligji për ndarjen e kompensimeve materiale për funksionarët

Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit ka propozuar formimin e grupit punues për ndryshimet e kornizës ligjore për ndarjen e formave të ndryshme të kompensimeve materiale për funksionarët publikë dhe për nëpunësit . Këshilli ka vërtetuar sot se Agjencia në pajtim me ligjin ka verifikuar raportet për të ardhurat  dhe pronën e funksionarëve publike të cilëve u janë ndarë banesa dhe kredi me kushte të volitshme. Është konstatuar se funksionarët publikë ia kanë dorëzuar Agjencisë të dhënat për ndarjen e kredive dhe të banesave me ç'rast janë hasur elemente për inicimin e procedurave për shkak të shkeljes së dispozitave të Ligjit për pengimin e korrupsionit në dy raste të veçuara, gjë që edhe është bërë . Grupi punues do të përfshinte përfaqësuesit e Qeverisë , të Kuvendit , të Kolegjit gjyqësor dhe të Prokurorisë , të Agjencisë për pengimin e korrupsionit , të Institucionit revizor të shtetit dhe të Bashkësive të komunave , kurse përbërja e propozuar ,si dhe metodologjia e punës më detaisht do të definoheshin në bashkëpunim me kabinetin e kryeministrit dhe të institucioneve tjera.

 

Në tre mujorin e dytë ekonomia ka shënuar rritje 3.2%

Bruto prodhimtaria e brendshme në Mal të Zi në tre mujorin e dytë është rritur 3.2% ,tregojnë të dhënat preliminare të MONSTAT.  Drejtorja e MONSTAT-it ,Gordana Radojeviq ,ka theksuar se bruto prodhimtaria e brendshme në tre mujorin e dytë ka qenë afër 1.14 miliardë euro. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është realizuar vlerë më e lartë shtesë rreth 45 milion euro” , ka theksuar Radojeviq në konferencën e gazetarëve. “Në tre mujorin e dytë ndërtimtaria ka shënuar një rritje prej 12%. Kontribut të madh ndaj aktiviteteve ekonomike ka realizuar edhe turizmi” . Ajo ka shtuar se është evidentuar rritje edhe në të gjithë sektorët tjerë të shërbimeve.

 

Vërtetim i besimit të investuesve

Mali i Zi ka emetuar dje me sukses 500 milion euro obligacione në tregun ndërkombëtarë me kushte deri tani më të volitshme , është kumtuar nga Ministria e financave. Emetimi i obligacioneve malazeze në tregun ndërkombëtarë me vlerë prej 500 milion euro është vërtetimi më i mirë i besimit të investuesve në Mal të Zi dhe në programin ekonomik të Qeverisë, ka vlerësuar kryeministri ,Dushko Markoviq. “Obligacionet janë realizuar në shumën prej 500 milion euro në periudhën 10 vjeçare me një shkallë të interesit prej 2.55% , kanë kumtuar nga Ministria e financave. Në këtë mënyrë , kanë theksuar nga Ministria, investuesit kanë treguar besim të plotë ndaj politikës së vazhdueshme të Qeverisë , ndaj rezultateve të realizuara dhe aktiviteteve të ardhshme të parapara në fushën e politikës makroekonomike dhe fiskale , në ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe financiar ,si dhe në fushën e integrimeve euroatlantike. Theksohet se interesim kanë treguar mbi 190 investues nga vise të ndryshme të botës dhe se obligacionet malazeze shënojnë interesim të rëndësishëm në tregun ndërkombëtarë të letrave me vlerë .

 

Komuna e Tuzit do të ndaj çmimin 15 .dhjetori

Komuna e Tuzit do të ndajë çmimin 15. dhjetori , siç është kumtuar, për meritat më të larta dhe për rezultate në punën praktike dhe teorike dhe për veprimtari nga të gjitha fushat e krijimtarisë njerëzore . Çmimi u ndahet individëve dhe personave juridik nga territori i Komunës së Tuzit. “Çmimi mund tu ndahet edhe individëve të cilët nuk jetojnë në territorin e komunës së Tuzit, nëse krijimtaria e tyre ka rëndësi të veçantë për këtë komunë, thuhet në këtë kumtesë. Çmimi mund të ndahet për veprat , respektivisht që rezultatet e punës përmes publikimeve ose në formë tjetër kanë depërtuar në opinion më së voni deri më 1. nëntor. “Duhet që vepra tematikisht të jetë e lidhur me territorin e Tuzit , gjegjësisht të këtë rendësi të veçantë me komunën ose që rezultatet e punës janë realizuar në territorin e kësaj komune”, thuhet në kumtesë. Të drejtë propozimi të kandidatëve për këtë çmim kanë shoqatat afariste , shërbimet publike, partitë politike, OJQ , Organizatat sportiste , grupet e qytetarëve dhe individët me vendbanim , respektivisht me seli në Tuz. Këto propozime duhet të dorëzohen Kuvendit komunal të Tuzit më së voni deri me 1.nëntor.

Balla: Reforma në Drejtësi, kryesore në rrugën tonë drejt BE

Reforma në Drejtësi në Shqipëri është kryesore në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, ka deklaruar sot Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla .

Balla është shprehur sot mirënjohës për angazhimin e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, Christian Lange, në zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

“Mirënjohës për Christian Lange, për angazhimin e tij personal në zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, reformën tonë kryesore në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar Balla.

Christian Lange është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prej 20 vitesh është deputet i SPD, Grupi Parlamentar i së cilës është shprehur gjithmonë i hapur në favor të një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Bundestagu gjerman votoi mbrëmë  për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke miratuar me 395 vota pro dokumentin që i hap rrugën votës pro të Gjermanisë në Këshillin Evropian më 18. tetor.

 

Deputeti gjerman përshëndet vendimin e Bundestagut

Josip Juratovic, kryetar i Grupit për Europën Juglindore në Bundestagun gjerman, ka përshëndetur vendimin për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut .

Edhe pse thekson se fillimi i negociatave është larg nga anëtarësimi, Juratovic e konsideron vendimin si të dobishëm “për ata që kërkojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në vendin e tyre”.

“Ka shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor që kanë luftuar për dekada të tëra, pak nga pak, për një rend demokratik”, thotë deputeti gjerman.

Përkundër dhunës dhe abuzimeve, vijon Juratovic, shumë kanë duruar dhe nuk janë larguar nga vendi i tyre, por kanë luftuar për një shtet kushtetues që funksionon.

Deputeti gjerman thotë se është në interesin e Evropës që këto shtete të bëhen pjesë e strukturave të saj, për të luftuar edhe konkurrencën që vjen nga Rusia, Kina apo Turqia.

 

Premton Tanja Fajon: Do të bëj çmos që kosovarët të lëvizin pa viza

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, pas marrjes së mandatit të dytë si raportuese e vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian, ka thënë se do të bëjë çmos që kosovarët të lëvizin sa më shpejtë pa viza në Zonën Schengen .

Fajon në një intervistë për Gazetën Express nuk ka pranuar që të japë ndonjë datë se kur mund të ndodh heqja e vizave, megjithatë ka treguar përpjekjet që po bënë për kthimin e çështjes së liberalizimit të vizave në agjendat e institucioneve relevante të bashkimit Evropian. Ajo në fund ka bërë thirrje edhe për institucionet e Kosovës që të punojnë ngushtë me institucionet e BE’së dhe të mos bëjnë hapa mbrapa nga progresi i bërë vitin e kaluar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Të martën e kaluar, Parlamenti Evropian, ka përzgjedhur edhe për një mandat euroeputeten sllovene, Tanja Fajon, që të negocioj me qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express, Tanja Fajon, thotë se është shumë e lumtur që Komiteti LIBE i ka rikonfirmuar edhe për një mandat detyrën e negociaotres për çështjen e vizave.

E pyetur se cila do të jetë puna e parë që do ta bëjë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Fajon thotë se do të bëj çmos që kosovarët të lëvizin pa viza sa më parë që të jetë e mundur. Fajon në këtë intervistë ka thënë se autoritetet kosovare duhet të vazhdojnë që të implementojnë të gjithë obligimet e nevojshme për heqjen e regjimit të vizave.

 

Sekretari amerikan Pompeo vjen në Ballkan

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo javën e parë të muajit të ardhshëm do të zhvilloj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi .

Sipas axhendës së publikuar nga DASH, pavarësisht vizitave në vendet fqinje, nuk është planifikuar një vizitë e Sekretarit të Shtetit Amerikan Pompeo në Shqipëri. Pompeo, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Donald Trump, fillimisht do të vizitojë Shkupin, ndërsa më pas shkon në Podgoricë, njofton Departamenti i Shtetit, transmeton INA.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara sot ka planifikuar një konferencë shtypi mjaft të rëndësishme me gazetarët e akredituar në New York në margjinat e Kombeve të Bashkuara ku po mbahet Sesioni i 74-të i Asamblesë së Përgjithshme.

Siç dihet parë z. Pompeo , emëroi z. Matthew Palmer , si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet Bosnje Herzégovine , Kroacia, Serbia, Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut. Mike Pompeo , është duke e udhëhequr vetë këtë udhëtim në trekëndshin Ballkanik – Mal të Zi Maqedoni e Veriut në një takim diplomatik por simbas axhendës diplomatike – pa u ndalur në Shqipëri.

 

Kosnett mesazh për fushatën zgjedhore: Mos e harroni rëndësinë e paqes dhe drejtësisë

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend.

Ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit, shkruan lajmi.net.

Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter.“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruajtur ai.

Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje.

Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.

 

Turqia dhe Rusia po intensifikojnë bashkëpunimin ushtarak

Rusia dhe Turqia po zhvillojnë bisedime në lidhje me shitjen e mundshme të avionëve luftarakë Sukhoi SU-35 të prodhuar nga Rusia, por është shumë herët të flitet për një marrëveshje konkrete, citoi një zyrtar të lartë rus, agjencia e lajmeve RIA.

Këto plane mund të thellojnë mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni ka kundërshtuar blerjen, nga ana e Turqisë, të sistemit raketor ruse S-400, për të cilin thotë se nuk është në përputhje me sistemin ushtarak të NATO-s, dhe paraqet një kërcënim për avionët luftarakë amerikanë.

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar gjithashtu Turqinë nga programi i prodhimit të këtyre aeroplanëve, por Ankaraja deri tani ka hedhur poshtë paralajmërimet.

Ankaraja tashmë ka pranuar një dërgesë të sistemit rus.

Marrëveshja mes Rusisë dhe Turqisë bie ndesh edhe me legjislacionin në SHBA – i njohur si Kundërshtimi i Armiqve të Amerikës përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA). Ky legjislacion përcakton 12 masa të mundshme hakmarrëse, që presidenti Donald Trump do të mund të zgjedhë që t’i përdor kundër Ankarasë.

 

SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes ajrore në Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë në Arabinë Saudite një sistem të raketave Patriot, dy sisteme të radarëve Sentinel dhe personel mbështetës prej rreth 200 vetash.Vendimi pason sulmet e 14 shtatorit mbi rafineritë e naftës në Arabinë Saudite, për të cilat Uashingtoni e fajësoi Iranin.“Këto dërgesa do të forcojnë mbrojtjen ajrore dhe rakterore të Mbretërisë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman.

Ushtria amerikane po ashtu tha se është e përgatitur për mobilizim të shpejtë nëse është e nevojshme.Tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur prejse Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore.Tensionet kanë shkuar duke u përshkallëzuar për shkak të disa incidenteve në Gjirin Persik, përfshirë edhe sulmet me dronë dhe raketa në Arabinë Saudite, për të cilat përgjegjësinë e kanë marrë rebelët shiitë Huthi në Jemen.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe vendet e Evropës perëndimore kanë fajësuar Iranin, i cili e ka mohuar përfshirjen.

Sulmet ajrore kanë dëmtuar objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës dhe kanë ndërprerë më shumë se 5 për qind të furnizimeve globale me naftë.

 

Presidenti i Iranit thotë se SHBA-ja ofroi heqjen e sanksioneve

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar heqjen e gjitha sanksioneve në këmbim të bisedimeve me Iranin, mirëpo sipas tij, Teherani ende nuk e ka pranuar “ofertën” për shkak të “atmosferës toksike”.

Rohani, tha se gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ka takuar zyrtarë amerikanë me insistimin e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës.Irani është i gatshëm për negociata, por jo në një atmosferë sanksionesh dhe presionesh, tha presidenti iranian.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar qëkur presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin vitin e kaluar, dhe sërish vendosi sanksione mbi ekonominë iraniane, për shkak të programit bërthamor dhe balistik të këtij vendi.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 që përfshin gjithashtu Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën si nënshkruese, kishte për qëllim të frenonte programin bërthamor të Iranit ndërsa hiqte sanksionet ndaj këtij vendi.

 

Nesër mot me diell dhe më i nxehtë

     Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare jug perëndimore.

       Temperaturat: Ulqin e Budvë 28, Podgoricë, Tivar e H. Novi 27, Beranë , B. Pole , Nikshiq , Cetinë e Shavnik 23, Plevle 22, Rozhajë e Plluzhinë 21, Kollashin e Plavë 20 dhe në Zhablak 17 g.

           Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe diçka më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 29 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се