Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 10. 2019. 17:16 >> 17:22

Ditari 07.10.2019

07.10.2019

Për Malin  e Zi,nuk do të vendoset më jashtë territorit të tij

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka theksuar se në shekullin e jubileut të ngjarjeve të mëdha nacionale nuk do të lejojmë që për Malin e Zi të vendoset jashtë territorit të tij, kundër dinjitetit dhe pa botën e tij.

Boshkoviq, në manifestimin me rastin e kremtimit të ditës së ushtrisë së Malit të Zi, ka theksuar se hipoteka e tillë nga e kaluara na obligon që “në kursin e politikës së jashtme të gjejmë zgjidhet më të mira”. Duke krijuar partner të ri dhe duke zhvilluar politikë të përgjegjshme, siç ka theksuar ai, jemi bërë anëtari i 29-të i NATO aleancës, duke i mundësuar ushtarit malazezë që të zhvillohet njësoj si kolegët e tij Euro- Atlantik.

Ai, ka shtuar se në fushën e mbrojtjes në Mal të Zi, është bërë shumë. “E kemi modernizuar ushtrinë tonë, kemi blerë pajisje të sofistikuara, kuadrin e kemi përtërirë, kemi bërë shumë në forcimin e identitetit dhe të imazhit të ushtrisë dhe kemi inicuar shumë projekte të rëndësishme infrastrukturore“, ka theksuar Boshkoviq. Ushtria e Malit të Zi, ka prezantuar në sheshin e lirisë një pjesë të armatimit dhe të pasjeve ushtarake.

Në ceremoninë e mbajtur në Nikshiq, kanë marrë pjesë presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, kryeministri, Dushko Markoviq dhe kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq.

 

Seanca e Parlamentit, do të mbahet nesër në Cetinë

Parlamenti i Malit të Zi, në mbledhjen e parë të seancës vjeshtore, nesër në Cetinë, do të shqyrtojë disa protokolle ndërkombëtare si dhe konventa dhe ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të studimit shtetëror të lokalitetit arsenal në Tivat.

Deputetët, do të shqyrtojnë propozim ligjin për vërtetimin e protokollit nga viti 2005, për ndryshimet dhe plotësimet e protokollit për pengimin e veprimeve jo ligjore kundër sigurisë të platformave të patundshme të cilat gjenden në rripin epi-continental.

Në rend të ditës është edhe propozim ligji për vërtetimin e protokollit nga viti 2005, për ndryshimet dhe plotësimet e konventës mbi pengimin e veprimeve joligjore kundër sigurisë së lundrimit detarë.

Në rend të ditës janë edhe zgjedhjet dhe emërimet.

 

Prezantohen të arriturat në përforcimin e ligjit 

Progresi të cilin e ka shënuar Mali i Zi në forcimin e sundimit të ligjit, si lëmi kyçe në bisedimet për asocim do të prezantohet në takimin e 7-të të nën-këshillit për drejtësi, liri dhe siguri i cili do të filloj nesër.

Nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, kanë deklaruar se vëmendje e veçantë do ti kushtohet bilancit të rezultateve në fushat kryesore, siç janë lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, lufta kundër larjes së parave dhe lufta kundër tregtisë me qeniet njerëzore.

Theksohet se do të prezantohen edhe aktivitetet e ndërmarra në përparimin e lirive mediatike dhe sigurinë e gazetarëve si dhe në fushat tjera të rëndësishme në kuadër të kapitujve 23 dhe 24. Përveç rezultateve konkrete të realizuara nga mbledhja e fundit e nën-këshillit, në këtë takim do të shqyrtohet edhe niveli i harmonizimit të kornizës ligjore dhe institucionale me standarde të BE nga fusha e sundimit të ligjit.

 

Italia gjithmonë ka qenë fqinjë i rëndësishëm evropianë i Malit të Zi

Italia, gjithmonë ka qenë fqinjë i rëndësishëm evropianë i Malit të Zi, kurse territori italianë është dritare natyrore e Malit të Zi në botë, ka vlerësuar kryetari i parlamentit, Ivan Brajoviq.

Ai, duke folur për kontributin e kapitalit evropianë në progresin e përgjithshëm dhe modernizimin e Malit të Zi, prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ka përmendur ndërtimin e hekurudhës Tivar-Virpazar -Podgoricë-Danillovgrad. Brajoviq, në hapjen e ekspozitës me rastin e 140 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi dhe Italisë, ka përmendur edhe Portin e Tivarit , lundrimin nëpër liqenin e Shkodrës dhe stacionin e parë radio telegrafikë në Ballkan, të cilën Mali i Zi, e ka fituar falë Gulermo Markonit.

Ambasadori i Italisë në Mal të Zi, Lluka Zeliolli, ka theksuar se ekspozita paraqet njërin nga solemnitetet më të rëndësishme të cilën kjo ambasadë e ka radhitur në programin e ngjarjeve për kremtimin e jubileut të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ndërmjet dy shteteve në vitin 1879.

 

Darmanoviq, në Egjipt me ftesën e homologut të tij egjiptian

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq  prej nesër deri të merkuren, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Egjipt, me ftesën e kolegut të atjeshëm, Sameh Hasan Shukri. Nga ministria e punëve të jashtme është kumtuar se përveç me mikpritësin, Darmanoviq do të bisedojë edhe me sekretarin e përgjithshëm të ligës arabe, Ahmed Abull Geit, me kryesuesin e këshillit për punë të jashtme të parlamentit Kerim Dervish, të tjerë.

Daramanoviq, do të bisedojë edhe me kryetarët e federatës të odave ekonomike dhe të unionit industrial të Egjiptit, Ibrahim Ell Arabi, dhe Muhamed Ell Sevidi. “Vizita e shefit të diplomacisë malazeze do të jetë edhe rast për shqyrtimin e mundësive të intensifikimit të kontakteve politike dhe afariste si dhe të bashkëpunimit bilateral në sferën ekonomike, turizëm, energjetik, komunikacion dhe kulturë, por edhe për shkëmbimin e mendimeve për rrillat aktuale në skenën globale”, kanë theksuar nga ministria e punëve të jashtme.

 

Mali i Zi, shembull i bashkëjetesës multikulturore

Mali i Zi është krenar me harmonin e jetës multikulturore  dhe multikonfesionale, në ç'gjë kanë kontribuar dukshëm bashkësia Hebraike dhe popullit hebre, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuknaoviq.

Ai ua ka uruar festën Jom Kipur, pjesëtarëve të bashkësisë hebraike në Mal të Zi, dhe kryetarit të kësaj bashkësie Gjorgjie Raiçeviq.

“Gjithmonë jemi krenarë me harmonin e jetës multietnike dhe multikonfesionale dhe, në këtë drejtim, bashkësia hebraike dhe populli hebre në Mal të Zi, kanë dhënë kontribut të veçantë”, ka theksuar Gjukanoviq, në urimin e vetë.

Edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ka uruar festën hebraike  Jom Kipur, me dëshirë që kjo festë tradicionale e pendesës, faljeve dhe pajtimeve të kalojë në paqe, shëndet të mirë dhe në mirëkuptimin reciprok

 

V.Medenica; Tokën e kam shitur për të ardhmen e fëmijëve

Kryetarja e Gjyqit suprem të Malit të Zi, Vesna Medencia, ka deklaruar se tokën në Kollashin, e ka shitur për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të vetë.

Ajo, ka theksuar se për shkak të vdekjes së papritur të bashkëshortit ka qenë e detyruar ta shes lirë pronën e cila tash 300 vjet, i ka takuar familjes së tij.

Duke përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për shitjen e rreth 28 mijë metrave katrorë, afër Kollashinit, Medencia ka theksuar se as fëmijët e vetë nuk mund ti bind pse e ka shitur tokën dhe pse atë e ka shitur me çmim kaq të ulët.

Të përkujtojmë se avokati, Branko Çolloviq, ka kumtuar se klienti i tij biznesmeni Zoran Beqiroviq, përmes një kompanie të tij ka blerë nga Medenica, diçka më pak se28 mijë metra katrorë tokë në Kollashin, me një çmim prej 139 mijë euro, respektivisht me çmim prej rreth 5 euro për metër katror.

 

BE e ka aktivizuar klauzolën e balancit

Bashkimi Evropianë e ka ndaluar procesin e integrimit të Malit të Zi për shkak të progresit jo të ekuilibruar në bisedime në të gjithë kapitujt , në veçanti për shkak të ngecjes në kapitujt kryesor 23 dhe 24 , konsideron kryetari i Këshillit parlamentarë për integrimet evropiane Sllaven Radunoviq.

Ai ka vlerësuar se jo formalisht është aktivizuar edhe klauzola e balancit, por kjo nga shkaqet politike nuk përmendet zyrtarisht. Radunoviq në intervistën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se në mbledhjen e Këshillit të mbajtur në maj , kur ambasadori Aivo Orav e ka prezantuar raportin më të ri të komisionit evropianë për Malin e Zi , ka paraqitur qëndrimin se klauzola e balancit është aktivizuar në heshtje , por atëherë shefi i delegacionit të BE këtë nuk e ka vërtetuar publikisht.  Radunoviq ka shtuar se gjuha e komunikimit diplomatik, me të cilën shërbehen zyrtarët evropianë , rrallë herë është  direkt dhe e qartë, bile edhe atëherë kur flasin rekomandimet, e të mos flasim për vlerësimet strategjike dhe shkaqet e vendimeve të veta.

 

Nuk është ndërprerë nostrifikimi i diplomave

Nuk është ndërpre proceduara e njohjes së diplomave të jashtme pa marrë para sysh nga cili shtet vjen ose pa marr para sysh fakultetin, ka theksuar drejtorja e përgjithshme e Drejtorisë për arsimin të lartë, Mubera Kurpejoviq.

Siç ka sqaruar ajo, Ministria e arsimit, momentalisht punon në hartimin e ligjit të ri për njohjen e dokumenteve të jashtme arsimore dhe barazimin e kualifikimeve si dhe në ndryshimin e akteve nën ligjore.

Ajo, ka theksuar se kërkesa për nostrifikimin e diplomave refuzohet kur nuk ka të dhëna për akreditimin e institucionit i cili ka lëshuar diplomën, kur vërtetohet se diploma është blerë dhe kur është fjala për falsifikimin e diplomave.

 

Knezheviq, dënohet me 4 muaj burg shtëpiak

Njëri nga liderët e Frontit Demokratik, Millan Knezheviq, është dënuar me 4 muaj burg shtëpiak, kurse deputetët e kësaj aleance politike; Branko Radulloviq, Millutin Gjukanoviq dhe Marina Joçiq, janë dënuar me kusht.

Ky është akt vendim i gjyqit themelor në Podgoricë në procesin e zhvilluar kundër deputetëve të Frontit Demokratik për shkak të incidentit në Kuvendin e Malit të Zi në shkurt të vitit 2017.

Të përkujtojmë se incidenti ka ndodhur pasi që parlamenti ua ka hequr imunitetin dhe u ka caktuar paraburgimin liderëve të FD, Millan Knezheviq, dhe Andria Mandiq.

 

Lëvizja Vetëvendosja, fituese e zgjedhjeve të parakohshme në kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë përditësimin e fundit të rezultatit të votimit.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të marrë 200 mijë e 134 vota apo 25.61 për qind ku edhe është partia fituese e këtyre zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur 194 mijë e 443 vota apo 24.88 për qind, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë 164 mijë e 577 vota apo 21.06.

Në anën tjetër, koalicioni AAK-PSD ka arritur të mbledh 90 mijë e 019 vota apo 11.52 për qind.

Theksojmë se rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. (Lajmi.net)

 

A.Kurti; Obligimet që kemi prëpara më shtojnë vullnetin më shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët folën me votën e tyre dhe ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik.

Ai duke falënderuar qytetarët, ka thënë se ndryshimi ndodhi, ndërsa, tash duhet punuar bashkë me popullin.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

 

H.Thaçi: Zgjedhjet, dëshmi i lartë politike dhe demokratike e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.

Thaçi tha se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. “Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shtoi tutje Thaçi.

 

A.Vuçiq; Lista serbe me rezultatin më të mirë në historinë e saj

“Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Beograd, pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ai ka shtuar se serbët e Kosovës kanë votuar në këtë mënyrë dhe, sipas tij, kanë dalë në votime në numër të madh “për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”.  Siç ka thënë Vuçiq, rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë.

 

J. Han: Maqdonia e Veriut dhe Shqipëria të gatshme për hapjen e negociatave  

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe vendet anëtare të përgjigjen, publikoi në Tuiter eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

Han në të vërtetë këtë e theksoi si përgjigje të tuitit paraprak të liderëve të BE-së në të cilin ata japin mbështetje për fillimin e negociatave me dy vendet.

“ Falënderim deri tek liderët e BE-së për qëndrimin e tyre të fuqishëm për fillimin e negociatave me dy vendet në tetor”, u ka thënë Han liderëve evropianë në Tuiter.

Në letrën e dërguar më 3 tetor deri tek vendet anëtare të BE-së, kryetari i tanishëm i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, kryetarja e sapoemëruar e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lejn dhe kryetari i Parlamentit Evropian David Sasol, kërkojnë hapje të negociatave aderuese për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Liderët evropianë në Tuiter publikuan se besojnë se është koha për hapjen e negociatave me dy vendet.

 

Mbi 110 njerëz të vrarë gjatë javës në Irak

Së paku 104 njerëz janë vrarë në protestat antiqeveritare në Irak, në më pak se një javë, tha Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Zëdhënësi Saad Maan tha se 6,107 njerëz, përfshirë mbi 1,200 pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë plagosur në përleshjet në Bagdad dhe qytete të tjera.

Ai po ashtu tha se dhjetëra ndërtesa publike janë djegur nga protestuesit.

Protestat spontane kanë nisur më 1 tetor me tubimin e irakianëve të rinj që kërkonin punë, përmirësim të shërbimeve publike dhe fund të korrupsionit.

Ato më pas janë zgjeruar me kërkesën për ndryshimin e qeverisë.

Dhuna e përgjakshme ka shpërthyer pasi protestuesit nuk e kanë respektuar gjendjen e shpallur të shtetrrethimit.

Javën e kaluar, kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi, ka thënë se kërkesat e protestuesve janë të drejta, por ka paralajmëruar se nuk ka "zgjidhje magjike" për problemet e Irakut.

 

Paraqitet informatori i dytë në rastin e hetimeve kundër D.Tramp

Një informator tjetër ka dalë në rastin e hetimeve që po bëhen kundër presidentit amerikan, Donald Trump, bëri të ditur ekipi ligjor që përfaqëson informatorin e parë.

Avokati Mark Zaid tha për ABC News se personi i dytë është po ashtu zyrtar i inteligjencës dhe se ai ka biseduar tashmë me inspektorin e përgjithshëm.

Zaid po ashtu tha se personi ka njohuri të dorës së parë për pretendimet që lidhen me bisdën telefonike midis Trumpit dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 25 korrik.

Gjatë kësaj bisede - fillimisht e bërë publike nga informatori i parë - Trump i ka kërkuar Zelenskyt të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik, Joe Biden, dhe djalin e tij.

 

Bisedimet për Brexit-in, në fazën përfundimtare

BE do të vendosë në fund të javës, nëse një marrëveshje e Brexit-it do të jetë e mundur, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, se bisedimet tani duhet të vazhdojnë me shpejtësi, për të parë nëse një marrëveshje e mundshme mund të "respektojë" parimet e BE-së.

Por, kryeministri britanik vazhdon të mos lëkundet në qëndrimet e tij, se një dalje e Britanisë së Madhe nga BE-ja do të ndodhë më 31 tetor, edhe nëse nuk arrihet marrëveshja.

Sidoqoftë, një ligj britanik e obligon, që ai të kërkojë një shtyrje të afatit, nëse nuk ka pajtim për një marrëveshje deri më 19 tetor.

Kryeministri Johnson ka dalur me një plan, siç ka thënë përfundimtar, që parasheh qëndrimin e Irlandës Veriore në tregun evropian të mallrave, mirëpo largim nga sistemi i doganave, që nënkupton kontolle të reja doganore.

 

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët , Frynë erë mesatare , në Bregdet deri e fortë veri lindore.

Temperaturat: Budvë 25 gradë, Tivar e H. Novi 24, Petrovac 23, Podgoricë e Ulqin 22, Nikshiq 20, Cetinë 18, Shavnik 17, Andrievicë e Plavë 16, Plevle 15, Bjello Pole e Rozhaj 14, Plluzhinë e Kollashin 13 dhe në zhablak 10 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryessht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 24 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се