Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 10. 2019. 18:24 >> 18:27

Ditari 08.10.2019

08.10.2019

Në Cetinë sot ka filluar seanca e vjeshtës e parlamentit të Malit të Zi.

Në rend të ditës gjenden propozimet ligjore me të cilat rregullohet siguria e lundrimit detar dhe të platformave fikse si dhe propozim vendimi për ndryshimet e studimit shtetëror  për lokalitetin “Arsenal”  në Tivat. Debatin e kanë shënuar vlerësimet kritike të opozitës për shkak të akt vendimeve të djeshme dhe të mëparshme gjyqësore kundër deputeteve të FD. Për ndryshe parlamenti ka konstatuar sot dorëheqjen e deputetëve të PDS  Obrad Stanishiq dhe Tarzan Millosheviq për shkak të emërimit të tyre në funksionin e ambasadorëve në BH , respektivisht në Serbi. Në vend të tyre deputete të reja do të jenë Zhana Filipoviq si dhe Nada Neneziq nga PDS. Njëkohësisht në vend të deputetit tani më të ndier Koça Pavlloviq deputete në parlament të Malit të Zi do të jetë Aleksandra Vujiçiq.

 

Reformat nësundimin e ligjit janë prioritete absolute

Reformat në fushën e sundimit të ligjit , si reforma kryesore për zhvillimin e mëtejmë demokratik të shoqërisë malazeze dhe për progresin e bisedimeve me BE , janë prioritet absolut i të gjitha institucioneve të Malit të Zi , ka deklaruar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq. Ai në fillimin e takimit dy ditorë  të nën këshillit për drejtësi , liri dhe siguri ndërmjet përfaqësuesve të Malit të Zi dhe komisionit evropianë, ka theksuar se përparimi i mëtejmë i sundimit të ligjit dhe të sistemit të përgjithshëm demokratik është detyrë shumë kërkuese dhe e cila zgjat. Drleviq ka theksuar se në raportin e fundit për progres është konstatuar se është realizuar bilanc fillestar i rezultateve në fushën e luftës kundër korrupsionit në nivel të lartë , të larjes së parave pastaj të hetimeve financiare dhe në sekuestrimin e pasurisë të arritur nga veprimtaria kriminale. Shefi i njësisë për Malin e Zi në drejtorinë e përgjithshme të komisionit evropianë për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim Tomas Hagllajtner ka vlerësuar si pozitiv faktin se korniza institucionale në fushën e sundimit të ligjit është e plotë kurse nga aspekti ligjor kryesisht i vendosur.

Mali i Zi pret që rezultatet të vlerësohen sipas meritës

Mali i Zi pret që principi i regatës të ruhet në procesin zgjerimit që çdo fazë të jetë e definuar qartë  dhe rezultatet të vlerësohen si duhet , ka deklaruar nënkryetari i qeverisë për politikën ekonomike dhe sistemin financiar Millutin Simoviq. Ai në forumin rajonal “Hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE” ka theksuar se BE si partner i fuqishëm në procesin bashkëbisedues munda ta ndihmojë Ballkanin perëndimor në tejkalimin e sfidave si pasoj e trashëgimisë  historike. Simoviq ka theksuar se procesi i integrimit të mëtejmë është i rëndësishëm edhe për BE , sepse vetëm Evropa e Bashkuar mund të jetë konkurruese globale . “Nga të gjitha adresat Malit të Zi i njihet statusi i liderit në integrimet evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe ky është shkak nga i cili presim që të ruhet principi i regatës në procesin e zgjerimit dhe që çdo fazë të jetë e definuar qartë kurse rezultatet të vlerësohen si duhet”, ka theksuar Simoviq në panelin “situata aktuale në procesin e zgjerimit të BE”.

Klauzola e bilancit nuk është aktivizuar dhe nuk do të aktivizohet

Klauzola e bilancit nuk është aktivizuar dhe as që do të aktivizohet, ka deklaruar deputeti i PDS Predrag Sekuliq duke shtuar se nuk ekziston asnjë çështje e hapur për shkak të cilës mund të ndodh një gjë e tillë. Sekuliq për agjencinë MINA ka theksuar se nga BE është kumtuar qartë se klauzola e bilancit nuk është aktivizuar. Sipas fjalëve të tij FD-në e pengon çdo sukses i Malit të Zi dhe “me siguri kështu do të jetë edhe në të ardhmen gjithnjë derisa kjo aleancë politike të mendoj  që për të do të jetë më mirë nëse për Malin e Zi është keq. Ai ka shtuar se momentalisht nuk ekziston kjo çështje e hapur e cila do të mund të ndikonte që klauzola e bilancit të aktivizohet.

BE nuk i ka bllokuar bisedimet me Malin e Zi

Aktivizimi i klauzolës të balancimit zbatohet në ato raste kur reformat në sundimin e ligjit ngecin pas procesit të harmonizimit me Bashkimin Evropianë në tërësi. Ky nuk është rasti aktual, ashtu siç është thënë edhe në raportin e fundit të komisionit evropianë për Malin e Zi , ka deklaruar për gazetën “POBJEDA“, zëdhënësja e BE Maja Kocijançiq. Të përkujtojmë se kryetari i Këshillit parlamentarë për integrimet evropiane e deputet i Fronit demokratik Sllaven Radunoviq ka deklaruar dje se BE e ka ndaluar procesin e integrimeve të Malit të Zi për shkak të progresit jo të ekuilibruar në bisedime në të gjithë kapitujt , në veçanti për shkak të ngecjes së progresit në kapitujt kryesor 23 dhe 24. Radulloviq në intervistën për agjencinë ,,MINA,, ka theksuar se jo formalisht është aktivizuar edhe klauzola e balancimit , por nga shkaqet politike nuk përmendet zyrtarisht. Megjithatë nga BE i kanë demantuar këto demantime duke shtuar se me kujdes përcjellin çdo hap në sundimin e ligjit.

Stankoviq zgjedhet ushtrues i detyrës të kryeprokurorit të shtetit

Ivica Stankoviq është zgjedhur sot në mbledhjen e Këshillit të prokurorisë ushtrues i detyrës të prokurorit suprem të shtetit. Të theksojmë se Stankoviqit mandati në këtë funksion i ka skaduar dje. Në ftesën publike për zgjedhjen e prokurorit suprem të shtetit e shpallur me 7 gusht , nuk ka arritur asnjë fletë paraqitje. Stankoviq më parë ka deklaruar se prokurorët e prokurorisë supreme të shtetit janë deklaruar se nuk dëshirojnë ta ushtrojnë detyrën e ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit dhe konsiderojmë se këtë duhet ta bëjë Stankoviq , sepse kjo prokurori ka arritur rezultate të mira gjatë mandatit të kaluar 5 vjeçar.

Qeveria nuk i kursen paratë për kulturë

Qeveria nuk i kursen paratë për kulturë , artistë dhe krijues dhe do të vazhdojë të financojë të gjitha idetë, iniciativat dhe prodhimet potenciale dhe  kreative  të cilat mund ti sjellin Malit të Zi por edhe autorëve depërtimin në tregjet e gjëra , ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq. Ai në hapjen e konferencës Montengro Creative Forum ka theksuar se Mali i Zi disponon me një legjislacion nxitës në fushën e filmit me ç'gjë ka treguar se i dëgjojnë dhe i kuptojnë nevojat e krijuesve malazezë. “paralelisht me këtë fuqimisht kemi përkrahur edhe festivalet sepse qëllimi është që edhe në këtë segment ta pozicionojmë vendin tonë si adresë të volitshme kulturore”, ka theksuar Markoviq.

 

Zgjedhjet ishin demokratike, por jo edhe në komunat me shumicë serbe

Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë në nivel dhe se vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik. Por, në rajonet ku jetojnë serbët e Kosovës, u tha se ata nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare, pasi sipas tyre në ato zona ka pasur cenim, frikësim dhe orientim të votave karshi Listës Serbe. Kryesuesja e misionit të BE-së, Viola von Cramon - Taubadel në një konferencë për media duke folur për procesin zgjedhor tha se ajo ishte mirë e organizuar dhe transparente. “Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha ajo. Por megjithatë, ajo ka adresuar disa kritika në lidhje mungesën e reformës zgjedhore, teksa tha se kishte liri të mediave gjatë zgjedhjeve. Ndërkaq, edhe nga delegacioni i Parlamentit, Evropain, Andrey Kovatchev tha se zgjedhjet ishin mirë të organizuar, por dha kritika për mënyrën dhe formën e financimit të partive politike në Kosovë.

 

Zgjedhjet në Kosovë, të qeta dhe të rregullta

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, vlerësuan se zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë qenë "të qeta dhe të rregullta". Dy zyrtarët, që merren drejtpërdrejtë me çështjet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, thanë se presin formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, kjo është e rëndësishme në mënyrë që Kosova të vazhdojë të punojë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social, në sundimin e ligjit, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në dhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. "Presim që të gjithë akterët politikë të mbeten të përkushtuar ndaj këtyre proceseve që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për përparim në rrugën evropiane dhe, më e rëndësishmja, për përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë rajonit", thanë Federica Mogherini dhe Johannes Hahn. Zyrtarët e BE-së kan marrë sot një raport nga misioni i tyre vëzhgues, i cili ishte vendosur në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 6 tetor. Misioni i BE-së: Zgjedhjet në Kosovë, të organizuara mirë dhe transparente. Rezultatet preliminare të këtyre zgjedhjeve e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

AAK e pranon rezultatin, Kurti mund t’ju zhgënjejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nuk e kontestonë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sipas tij, AAK nuk dëshiron rinumërim dhe përmbysje të rezultateve."Në votat e numëruara kemi mbi 90 mijë vota, që janë 11, 5 për qind. Ndërsa, sapo të përmbyllet numërimi i votave të rregullta mbesin edhe ato të diasporës edhe të atyre me kusht. Ka shumë vota me kusht në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë. Nga trendi që shihet që ne jemi afër 100 mijë vota. Që është numër i madh dhe besim i qytetarëve. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara është një rritje e ndjeshme. Rreth 35 përqind rritje. I falënderojmë të gjithë për votat e dhëna. AAK në këtë rast koalicioni ynë pranon rezultatin, nuk kërkojmë rinumërim apo nuk i kontestojmë votat. Ne e respektojmë qytetarin nuk na ka dhënë të drejtën për formimin e Qeverisë, por u ka dhënë partive tjera, dhe ne këtë e pranojmë. Haradinaj tha se AAK-së së i takojnë 14 ose 15 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa sa i përket koalicionit me PSD-në Haradinaj tha se është për të udhëtuar gjithnjë së bashku, por që nuk kanë ndonjë bisedë për të ardhmen.Në rast të ndonjë ftese nga Lëvizja Vetëvendosje Haradinaj tha se të gjithë e dinë se çka mendon për liderin e partisë Albin Kurtin. Shpresoj të jem gabim. Ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për tema", tha Haradinaj. Sa i përket asaj se a mund të formohet Qeveria pa Listën Serbe Haradinaj tha se kjo është në dorën e fituesit të zgjedhjeve.

Marrëveshja për Brexit "ka fare pak gjasa"

Burime të Qeverisë britanike kanë thënë se marrëveshja për Brexit, apo për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, "është në thelb e pamundur". Ky vlerësim, sipas BBC-së, pason një bisedë telefonike të kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson, me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Thuhet se Johnson foli për propozimet për marrëveshje që i ka dorëzuar te BE-ja, porse Merkel e bëri të qartë se marrëveshja e bazuar në ato propozime "ka fare pak gjasa". Sipas BBC-së, Merkel po ashtu tha se marrëveshja nuk do të jetë kurrë e mundur derisa Irlanda e Veriut nuk mbetet në unionin doganor. Një zëdhënës i Merkelit tha se ata nuk i zbulojnë bisedat konfidenciale. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, bëri një postim në Twitter, duke iu drejtuar Johnsonit:"Ajo çfarë është në rrezik nuk është të fituarit e një loje të marrë të fajit. Në rrezik është e ardhmja e Evropës dhe e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe siguria dhe interesat e njerëzve tanë". Një nga çështjet kryesore që e pengon marrëveshjen është e ardhmja e kufirit midis Irlandës Veriore - e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe do ta linte BE-në me pjesën tjetër të vendit - dhe Republikës së Irlandës, e cila është pjesë e BE-së, tha pos tjerash Tusk.

 

Trump thotë se Turqia do ta pësojë nëse "kalon limitet" në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me “shkatërrim total” të ekonomisë turke, nëse Ankaraja “i kalon limitet” me ndonjë veprim në verilindje të Sirisë. Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë. Një grup ligjvënësish amerikanë shprehën shqetësime, se një tërheqje e tillë, mund t’i hap rrugë Turqisë për një operacion ndaj forcave kurde në Siri. Deri më tash, luftëtarët kurdë, të njohur si grupi YPG, kanë pasur mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja, por Turqia i konsideron ata si terroristë dhe dëshiron t’i largojë nga kufiri i saj."Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, dhe thjesht sa për ta përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë", ka thënë Trump. Por, presidenti Trump e arsyetoi vendimin për tërheqje të trupave amerikane nga verilindja e Sirisë, duke këmbëngulur se ai ishte zgjedhur president, për t’i përfunduar operacionet ushtarake amerikane jashtë shtetit. "Unë u zgjodha për të dalë nga këto luftëra të pafundme dhe qesharake, ku ushtria jonë e madhe funksionon si një operacion policor në të mirë të njerëzve, të cilët as që e duan SHBA-në. Dy vendet më të pakënaqura në këtë veprim janë Rusia dhe Kina, sepse ata pëlqejnë të na shohin duke shpenzuar shumë dollarë duke e bërë këtë”, tha Trump.

Dy zyrtarë të DASH-it dëshmojnë në rastin Trump

Tri komitete të Kongresit amerikan do të vazhdojnë të dëgjojnë të dhënat e dëshmitarëve më 8 tetor, në kuadër të procesit për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump. Gordon Sondland, ambasador amerikan në Bashkimin Evropian dhe Ulrich Brechbuhl, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit, pritet të japin dëshmitë e tyre para ligjvënësve të Komiteteve të Inteligjencës, për Punë të Jashtme dhe atij për Reforma. Hetimet kanë nisur pas zbulimit të një bisede të 25 korrikut në mes të presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. Sipas informatorit, gjatë bisedës, Trump i ka kërkuar homologut të tij ukrainas që të nisë hetime për kundërshtarin e tij në garën për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, dhe përfshirjen e djalit të këtij të fundit, në një kompani ukrainase për energji. Para thirrjes, Trump pati pezulluar ndihmën ushtarake në vlerë të 400 milionë dollarëve për Ukrainën, derisa biseda mes këtyre dy liderëve është fshehur në departamentin për informacione shumë të ndjeshme. Informatori është ankuar duke pretenduar se Trump “ka përdorur pozitën e tij për të kërkuar ndihmë nga një shtet i huaj”, në prag të procesit zgjedhor për një mandat tjetër presidencial. Trump e ka konsideruar hetimin për shkarkim si “mashtrim” mirëpo e ka pranuar se “i ka vështirësuar punën”. Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve mund të rezultojnë me gjykim në Senat rreth asaj nëse Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.

 

Nobeli në Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve për zbulime kozmike

Tre shkencëtarë fituan Çmimin Nobel në Fizikë për zbulime që lidhen me Universin. James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz u shpallën fitues në ceremoninë që u mbajt sot në Stokholm. Në njoftimin e Komitetit të Nobelit thuhet se gjysma e çmimit iu nda James Peebles për "zbulimet teorike në kozmologjinë fizike", ndërsa gjysma tjetër dy të tjerëve për "Zbulimin e një eksoplaneti që sillet rreth një ylli". Fituesit do të ndajnë shumën prej më shumë se 900,000 dollarësh që vjen me çmimin. Të hënën, Komiteti i Nobelit ndau Çmimin për Mjekësinë, ndërsa këtë javë do të ndahet edhe Nobeli për Kimi, Paqe dhe Letërsi. Në fushën e letërsisë do të ndahen dy çmime, për këtë vit dhe vitin e kaluar. Më 2018, Nobeli për Letërsi nuk është ndarë për shkak të një skandali seksual që ka përfshirë Akademinë suedeze të Shkencave.

Më 10 tetor mbahet rrethi i ri i bisedimeve SHBA-Kinë

Më 10 tetor pritet të mbahet një rreth i ri bisedimesh, ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij kinez, në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare që synon qetësimin e tensioneve ndërmjet dy ekonomive më të mëdha botërore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se temat e bisedimeve përfshijnë transferimin e detyruar të teknologjisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, bujqësia si dhe çështje të tjera. Kina dhe SHBA-ja kanë negociuar një marrëveshje që nga janari për t'i dhënë fund një lufte tregtare, e filluar vitin e kaluar, që ka rezultuar në qindra miliarda dollarë detyrime doganore reciproke për mallrat. Presidenti Trump ka thënë ditë më parë, se Kina duhet të arrijë marrëveshje me Uashingtonin, duke paralajmëruar se do të jetë edhe më i ashpër ndaj Pekinit nëse bisedimet tregtare zvarriten. Lufta tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës ka lëkundur tregjet e aksioneve dhe ka rritur frikën për një recesion global.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende vende deri e fortë veri lindore.

Temperatura: në Budvë 25, Tivar 24, Podgoricë e H: Novi 23, Ulqin 22, Nikshiq 19, Cetinë, Beranë e Shavnik 18, Plavë 17, B. Pole e Rozhaj 16, Plevle e Plluzhinë 15, Kollashin 13 dhe në Zhablak 11 g.

Për nesër para dite parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse pas dite dhe gjatë orëve të mbrëmjes vransim gradual dhe me reshje të dobëta të shiut, kryesisht në viset jugore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 24 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се