Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 10. 2019. 18:20   >>  18:22

Ditari 14.10.2019

14.10.2019

I. Brajoviq në Beograd

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq për vizitë është duke qëndruar në Beograd. Duke u drejtuar të pranishëmve në Kuvendin e Unionit interparlamentarë në Beograd, Brajoviq theksoi se Mali i Zi mbetet i përkushtuar zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë të themeluara në interesin real politikë dhe ekonomikë. Brajoviq gjithashtu rekomandoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimore në UE nuk ka alternativë derisa sigurimi më i fortë i rajonit është parakusht kryesor për përparimin e mëtejmë në procesin integrues.

Anëtarësimi i NATO është sukses i Malit të Zi

Pranimi i Malit të Zi në NATO është sukses i tij historik , është vlerësuar gjatë bisedimeve të ministrit të mbrojtjes Predrag Boshkoviq me të deleguarin e sapo emëruar të mbrojtës së Hungarisë , nënkolonelin Pall Fejes. Siç është kumtuar nga ministria, Boshkoviq e ka pritë nënkolonelin Fejes me rastin e marrjes së detyrës duke e falënderuar për përkrahjen të  cilën Hungaria ia ka ofruar Malit të Zi gjatë procesit gjithëpërfshirës reformistë në fushën e integrimeve euro atlantike. Fejes me këtë rast ka vlerësuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është sukses i tij historikë duke shtuar gatishmërinë e Hungarisë që po me kaq intensitet të përkrah Malin e Zi edhe në rrugën e tij evropiane, thuhet në kumtesë. Fejes ka biseduar edhe me drejtorin e përgjithshëm në drejtorinë e mbrojtjes për politikë dhe planifikim Ivica Ivanoviq me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi gjeneralin e Brigadës Dragutin Dakiq si dhe me shefin e drejtorisë për bashkëpunimin ndërkombëtarë dhe diplomacinë ushtarake Andrej llakiq.

 

Politika ekonomike tregon rezultatet

Kotorri me potencialin e vet zhvillimor duhet të kontribuojë në rritjen e mëtejme ekonomike të vendit , ka vlerësuar kryeministri Dushko Markoviq gjatë vizitës në këtë komunë. “Politika ekonomike e qeverisë tregon përfitime të shumta përmes uljes së papunësisë rreth 8 p% dhe të ardhurave buxhetore të cilat në këtë vit janë më të larta përreth 70 milion euro, ka theksuar Markoviq. Ai ka biseduar me udhëheqësit e komunës Kotorr për projektet zhvillimore dhe infrastrukturore me vlerë mbi 50 milion euro të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e Kotorrit dhe të Bokës së Kotrrit. “Qeveria e vazhdon dialogun konstruktiv me udhëheqjet e përgjegjshme lokale të komunës Kotorr” , ka theksuar Markoviq.

Ka filluar procesi gjyqësor  kundër Vujosheviqit

Në prokurorinë speciale të shtetit është marrë në pyetje sekretari i prokurorisë supreme të shtetit  Nenad Vujosheviq. Ai ka paraqitur mbrojtjen e plotësuar në të cilën ka kërkuar shërim spitalor sepse ka theksuar nuk ndihet mirë dhe se do të vdes në burg duke pasur para sysh se është i sëmurë nga kanceri. Ndërkohë avokati Borivoj Boroviq ka theksuar para prokurorisë se klienti i tij nuk do të jetë dëshmitarë bashkëpunëtor. “Derisa unë të jam mbrojtës klienti im nuk do të jetë dëshmitarë bashkëpunëtorë dhe as qëë do të bashkëpunojë me prokurorinë. Kështu kam vepruar 40 vjet dhe kështu do të jetë edhe me rastin Vujosheviq. Për ndryshe Vujosheviq është i pandehur se është pjesëatarë i grupit kriminal në krye të të cilit gjendet kryetari i Atllas Grupit Dushko Knezheviq. Vujosheviq në bisedën telefonike të cilën e ka publikuar Knezheviq ka pohuar se i ka dhënë ryshfet prokurorit kryesor Ivica Stankoviq , i cili këtë e ka demantuar.

 

Krijohen kushtet për bashkëpunimin rajonal të rinjve

Qeveria e Malit të Zi dhe ministria e sportit dhe të rinjve me përkrahjen politike dhe operative ndaj zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve kanë vërtetuar se në vazhdimësi punojnë në krijimin e kushteve për inkluzion akoma më të mirë dhe lidhjet rajonale ndërmjet të rinjve. Ministri i sportit dhe të rinjve Nikolla Janoviq e ka hapur takimin rajonal të përfaqësuesve të ministrive kompetente për politikën e jashtme dhe të rinisë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, qëllimi i të cilit është përparimi i kornizës juridike për funksionimin e zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve dhe zyrave lokale si dhe shkëmbimi i përvojave të mira dhe i praktikës nga kjo fushë. Më vjen mirë që Mali i Zi është mikëpritës edhe i një tubimi rajonal i cili paraqet rastin për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e sinergjisë më të mirë ndërmjet gjithë pjesëmarrësve të kësaj inisiative rajonale” ka theksuar Janoviq.

 

Për punësimin e të rinjve dhe të grave 1.2 milion euro

Enti për punësim i Malit të Zi ka shpallur sot ftesën e parë publike për ndarjen e mjeteve pa kthim me vlerë të përgjithshme 1.2 milion euro për inicimin e bizneseve të reja. Këto mjete , gjatë 3 cikleve një vjeçare , do tu ndahen mbi 400 shfrytëzuesve të grandeve për vetë punësim , respektivisht për mbi 400 biznese të reja. Mjetet që do tu ndahen pa kthim do të jenë prej 3 deri në 7,5 mijë euro. Ministri për punë dhe çështje sociale Kemall Purishiq ka theksuar se gjatë tri viteve të zgjatjes së projektit për vetë punësim do të ndahen gjithëshit 3.5 milion euro. Purishiq ka theksuar se qeveria me përkushtim realizon masat dhe programet e politikës aktive të punësimit gjë që synon rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë. Drejtori i Entit Sulo Mustafiq ka theksuar se papunësia afatgjatë është sfida kryesore në tregun e punës , sidomos në mesin e të rinjve. Ai ka shtuar se rastin që të paraqiten do ta kenë të gjithë të pa punësuarit të cilët gjenden në evidencën e Entit për punësim së paku 6 muaj para se të  shpallet ftesa publike , duke apostrofuar me këtë rast të rinjët, gratë dhe të pa punësuarit me afat të gjatë.

 

Autoritetet në Prishtinë po hetojnë zarfet nga Serbia

Ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi kanë qenë në kontakt me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia. Gjendja e pacientëve, sipas mjekëve në Klinikën Infektive, është stabile. Për shkak të mungesës së rezultateve, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e alergjive te këta persona. Andaj, autoritetet në Prishtinë kanë paralajmëruar se mostrat e këtyre zarfeve do të hetohen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për të vërtetuar se për çfarë bëhet fjalë. Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e pacientëve është e mirë dhe janë duke u bërë analizat e nevojshme, për të kuptuar shkakun e shfaqjes së reaksionit alergjik. "Për momentin gjendja e pacientëve është stabile. Ne i kemi në klinikë 11 pacientë. Mbrëmë vonë është pranuar edhe një rast, nëntë femra dhe dy meshkuj. Janë marrë të gjitha mostrat dhe presimi rezultate. Asgjë nuk mund të themi diçka të detajuara pa pasur rezultate të analizave", tha Ajazaj- Berisha. Në anën tjetër, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme, për të zbuluar detajet, se si ndodhi rasti.

THAÇI INFORMOHET PËR HETIMET RRETH RASTIT TË PUNËTORËVE TË KQZ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhunin, të cilët e kanë informuar për rezultatet e hetimeve rreth raporteve për helmim të punëtorëve të KQZ-së, të cilët kishin kontakt me zarfet e ardhur prej jashtë Kosovës në objektin e shërbimit të votuesve, ku ishin të vendosura votat e diasporës. Sipas një komunikate nga zyra e presidentit, Thaçi kërkoi nga institucionet shtetërore relevante që rasti të hetohet deri në fund.“Kërkoj nga institucionet shtetërore që me profesionalizëm të hetohet tërë rasti dhe të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur dyshimet për helmim të personelit të KQZ-së”, ka thënë presidenti Thaçi. Ai u shpreh se është inkurajuese që të gjitha institucionet përgjegjëse i kanë marrë masat e duhura. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se pritet të përfundohet ekzaminimi i mostrave të zarfeve të marra në Shërbimin e Votuesve. Ekzaminimet, sipas tyre, do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë. Thaçi ftoi për përmbajtje deri në përfundim të hetimeve.“Ftoj për përmbajtje nga deklarimet politike dhe nga raportimet e pakonfirmuara deri në përfundimin e hetimeve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Përpjekjet për shfuqizimin e Listës Serbe me pasoja katastrofale, thotë Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të "shfuqizuar" Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.

Vuçiq tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje. Ai akuzoi shqiptarët se kishin shpikur "disa tregime për zarfe helmuese me vota nga Serbia". "Tashmë ata nuk janë të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, tha Vuçiq. Presidenti serb nuk e ka cituar asnjë përfaqësues të autoriteteve të Kosovës kur ka folur për mundësinë e “shfuqizimit” të Listës Serbe. Lista Serbe është partia që ka pasur numrin më të madh të deputetëve serbë në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, dhe konsiderohet si parti që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

 

Partia Ligji dhe Drejtësia duket se ka fituar zgjedhjet parlamentare në Poloni

Partia nacionaliste në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia duket se ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përgjithshme që janë mbajtur ditën e djeshme më 13 tetor. Në disa rezultate të pjesshme, të bazuara në 72 për qind të votave të numëruara, shihet se kjo parti është e para me 45.8 për qind të votave të fituara. Koalicioni Civil i qendrës, njëherësh grupi më i madh opozitar në Poloni është renditur i dyti më 22.3 për qind të votave. Ky Koalicion përcjellet nga aleanca e të majtëve, e cila ka fitua 10.9 për qind të votave. Partia Ligji dhe Drejtësia, në krye me Jaroslaw Kaczynskin, duket se ka përparuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, pasi 4 vjet më parë kishte fituar 37.6 për qind të votave. Kjo parti, në fushatën e saj zgjedhore është fokusuar në zgjedhjen në mes të një shoqërie me vlera katolike tradicionale dhe një rregulli liberal që përkrah vetëm disa dhe dëmton jetën familjare. Ligji dhe Drejtësia ka shënjestruar edhe komunitetin LGBT ,duke i konsideruar pjesëtarët e tij si kërcënim. Kundërshtarët thonë se Partia Ligji dhe Drejtësia ka kërcënuar demokracinë e Polonisë duke dëmtuar pavarësinë në gjyqësor dhe media, si dhe e ka kthyer këtë shtet të Evropës Lindore në vend më pak mikëpritës për minoritete. Nisma që ka marrë kjo parti për reforma në sistemin e drejtësisë, media dhe institucione kulturore është kritikuar edhe nga Brukseli. Mirëpo partia ka arritur të gëzojë popullaritet për shkak të politikave për fondet e ndara për shoqërinë.

Putin viziton A. Saudite me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjeve për naftë

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë sot Arabinë Saudite, në kohën e rritjes së tensioneve në Gjirin Persik, me qëllim të nënshkrimit të disa marrëveshjeve për naftë, është thënë në faqen zyrtare të Kremlinit. Vizita e tij, që synon rritjen e investimeve në ekonominë e Rusisë, vjen në kohën kur Moska ka dështuar që të përmbushë premtimin për rritje 3 për qind të bruto prodhimit të brendshëm dhe po vazhdon të përballet me sanksione perëndimore. Nafta do të jetë “pika kryesore e diskutimit” në mes të Putinit, Mbretit saudit Salman dhe princit saudit, Mohammad bin Salman, ka thënë analisti politik, Fyodor Lukyanov për agjencinë e lajmeve AFP. Rusia ka punuar ngushtë me Organizatën 24-anëtarëshe të vendeve eksportuese të naftës (OPEC), të udhëhequr nga Arabia Saudite, për të rritur çmimin e naftës dhe për të kufizuar furnizimin, pas uljes së çmimit të naftës në vitin 2014, e që ka dëmtuar ekonominë ruse.

 

Japonia goditet nga tajfuni më i rëndë në dekada

Më shumë se 110,000 persona janë duke marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit, pasi tajfuni Hagibis ka goditur Japoninë ditën e shtunë. Tajfuni, i cili po konsiderohet si më i rëndi që ka prekur këtë shtet për dekada, ka lënë të vdekur 37 persona, ndërkohë që 20 të tjerë janë zhdukur. Tajfuni Hagibis ka detyruar edhe anulimin e tri ndeshjeve në kuadër të Kampionatit Botëror të Ruby-it, ndonëse ndeshja kryesore në mes të Japonisë dhe Skocisë është zhvilluar. Trajneri i ekipit kombëtar të Japonisë, Jamie Joseph ka përmendur më vonë të prekurit nga ky tajfun. “Të gjithë ju që po përballeni me tajfunin, kjo ndeshje është për ju. Turma ka qenë masive për ne sot kjo ka qenë më shumë sesa ndeshje”, ka thënë ai. Hagibis ka prekur tetë rajone të Japonisë, me erëra deri në 225 kilometra në orë. Është raportuar se 92,000 shtëpi vazhdojnë të mos kenë energji elektrike dhe 120,000 të tjera po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Më shumë se 7 milionë banorëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre, mirëpo është konsideruar se vetëm 50,000 kanë qëndruar nëpër kampe të strehimit. Kryeqyteti Tokio nuk është dëmtuar derisa zonat afër tij janë vërshuar nga uji. Muajin e kaluar tajfuni Faksai po ashtu ka prekur disa zona të Japonisë, duke dëmtuar 30,000 shtëpi, shumicën e të cilave banorët nuk kanë arritur t’i rregullojnë.

Aktivistët do të protestojnë sërish në Hong Kong

Aktivistët pro-demokracisë në Hong Kong kanë planifikuar të vazhdojnë mbajtjen e marsheve më 14 tetor, pas një fundjave me protesta të dhunshme, në të cilat janë hedhur bomba me naftë, ndërkohë që zyrtarët policorë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Një lagje aftër ndërtesës qeveritare është caktuar si zonë ku do të takohen protestuesit në mesditë sipas kohës lokale. Një ditë më parë, protestat kanë qenë të qeta, mirëpo më vonë janë përshkallëzuar si pasojë e përleshjeve të policisë me aktivistët. Tash e gati katër muaj, marshet dhe përleshjet mes policisë dhe protestuesve kanë përfshirë ish-koloninë britanike. Ato fillimisht kanë nisur për të kundërshtuar një projektligj për ekstradim të të dyshuarve në Kinë, mirëpo pavarësisht pse ky dokument është pezulluar, protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre duke kërkuar më shumë demokraci dhe kryrje të reformave në disa fusha. Rreth 1,700 protestues janë arrestuar prej kur ka nisur shprehja e pakënaqësive, ndërkohë që Kina është treguar mosduruese ndaj tyre, duke i konsideruar protestat si sfidën më të madhe prej kur presidenti kinez, Xi Jinping ka nisur udhëheqësinë më 2012. Hong Kongu është pjesë e Kinës, që funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

 

Gjykata spanjolle dënon liderët e Katalonjës për rebelim

Gjykata Supreme në Spanjë ka dënuar nëntë liderë separatistë të Katalonjës, me burgim nga nëntë deri në 13 vjet për rolin e tyre në referendumin për pavarësi që është zhvilluar më 2017. Tre të pandehurit tjerë janë gjetur fajtorë mirëpo do të ndëshkohen vetëm me gjobë dhe jo burg. Të 12 politikanët dhe aktivistët kanë hedhur poshtë akuzat. Separatistët në Katalonjë kanë planifikuar një marshim masiv civil para marrjes së vendimit. Prokurorët kanë kërkuar 25 vjet burgim për Oriol Junqueras, ish nën-presidentin e Katalonjës, njëherësh liderin e nivelit më të lartë pro-pavarësisë që është përballur me gjykim. Junqueras është ndëshkuar me dënimin më të lartë prej 13 vjetëve burgim për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike. Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja. Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur. Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar.

 

Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave u ka ndarë çmimin Nobel për Ekonomi, ekonomistëve Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore. Banerjee dhe Kremer janë shtetas të SHBA-së, ndërsa Duflo ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze. "Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit", tha Akademia. Treshja fituese e çmimit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë. Javën e kaluar, në Stokholm u ndanë edhe çmimet Nobel për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe paqe.

 

Kurdët arrijnë marrëveshje me ushtrinë siriane për t'i rezistuar Turqisë

Kurdët në Siri kanë bërë të ditur se kanë arritur një marrëveshje me Damaskun rreth pozicionimit të trupave siriane afër kufirit me Turqinë, teksa Ankaraja ka nisur një operacion ushtarak, duke nxitur reagime të faktorit ndërkombëtar. Ky njoftim ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuar kanë urdhëruar tërheqjen e pothuajse të gjithë trupave nga Siria. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë se vendimi për tërheqje të 1,000 trupave amerikane ka ardhur pasi Uashingtoni ka kuptuar se Turqia do të kryejë operacion më të madh sesa ishte pritur në Siri. Sulmet turke nga ajri dhe toka, të kryera kryesisht nga luftëtarë të rrjeteve siriane, kanë vrarë dhjetëra civilë dhe luftëtarë prej kur ato kanë nisur ditën e mërkurë. Luftëtarët kurdë kanë thënë se ndihen të tradhtuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë bashkëpunuar me pjesëtarë kurdë në mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik, derisa tani po përballen të vetëm me forcat turke.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi man mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

            Temperaturat: Podgoricë 27 gradë, Budvë 26, H.Novi 25, Tivar, Cetinë e Plevle 24, Ulqin, Nikshiq, Kollashin , Zhablak e Plluzhinë 23, Shavnik, Beranë e Rozhaj 22, Plavë 20 dhe në Bjello Pole 19 g.

       Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë për këtë stinë të vitit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 28 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се