Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 10. 2019. 17:57 >> 18:02

Ditari 18.10.2019

18.10.2019

Rruga drejtë BE të varet nga reformat dhe meritat

Perspektiva e anëtarësimit në BE,  në pajtim me meritat individuale, mbetet nxitës  kryesor i reformave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, mbrëmë në pritjen e përbashkët  të ambasadoreve të grupit të Vishegradit, në Podgoricë .” Dëshiroj të theksoj  përkushtimin e Malit të Zi që punën ta vazhdojnë me entuziazëm të njëjtë dhe ti plotësojmë me përgjegjësi të gjitha obligimet që dalin nga agjenda  Evropiane, duke pritur njëkohësisht se rezultatet tona do të identifikohen  dhe pranohen me kohë. Është me rëndësi esenciale që çdo vend të vazhdojë rrugën Evropiane, me tempon i cili do të varet ekskluzivisht nga reformat dhe meritat”, ka theksuar Markoviq.

Ai, ka theksuar bashkëpunimin e mirë bilateral me të gjitha vendet e grupit të Vishegradit duke shtuar se lidhjet e Malit të Zi me Hungarinë , Poloninë, Sllovakinë dhe Çekinë, bazohen mbi themelet e miqësisë, transparencës dhe përkrahjes reciproke në planin rajonal dhe ndërkombëtarë si dhe në ndihmën e ekspertëve dhe ndihmën në reforma dhe integrime. Ambasadori i Çekisë, Karll Urban, ka theksuar se përkrahja ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tyre Evropianë, është prioritet afat gjatë i politikës së jashtme të grupit të Vishegradit. Ai ka shtuar se Mali i Zi si vend udhëheqës në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejtë BE, ka marrë mbi vete rol aspak të lehtë por shumë të rëndësishëm, është shembull i motivacionit për shtetet tjera përreth.

 

Shpallet ftesa publike për zgjedhjen e prokurorit suprem të shtetit

Kolegji i prokurorisë ka shpallur sot ftesën publike për zgjedhjen e prokurorit kryesor të shtetit të Malit të Zi. Në ftesën publike, të shpallur me 7 gusht, nuk kishte arritur asnjë fletëparaqitje. Për ndryshe, prokurorit suprem të shtetit, Ivica Stankoviq, mandati 5 vjeçar i ka skaduar në fillim të muajit tetor, kurse në mbledhjen e kolegjit të prokurorisë, të mbajtur me 8 tetor, Stankoviq, është zgjedhur ushtrues i detyrës të kryeprokurorit të shtetit.

Për prokuror suprem të shtetit, mund të paraqitet individi i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për zgjedhjen e prokurorit shtetëror, të ketë përvojë punë së paku 15 vjeçare si prokuror shtetëror ose gjykatës, ose të ket së  paku 20 vjet përvojë pune në çështjet tjera juridike. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë. Prokurorin kryesor të shtetit e zgjedh dhe e shkarkon Parlamenti i Malit të Zi, me shumicën prej dy të tretave , gjegjësisht me përkrahjen e tri të pestave të deputetëve. Duhet theksuar se prokurori suprem i shtetit, sipas funksionit, është kryetar i kolegjit të prokurorisë.

 

Singjeliq, do ti dorëzohet Kroacisë

Ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin, ka sjell sot vendimin me të cilin lejohet dorëzimi i Sasha Singjeliq, Republikës së Kroacisë, për të vuajtur dënimin me burg për vepra të rënda penale të bëra në këtë shtet, është kumtuar nga Qeveria. Siç kanë theksuar nga Qeveria, vendimin që Singjeliq, ti dorëzohet Republikës së Kroacisë, ministri Pazhin e ka sjell në pajtim me ligjet nacionale, duke respektuar kontratat bilaterale për ekstradim në Republikën e Kroacisë dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare nga fusha e ekstradimit, si dhe duke respektuar vendimin fuqiplotë të gjyqit kompetent në Mal të Zi, mbi plotësimin e kushteve për ekstradim.

“Vendimi i sotëm i ministrit të drejtësisë është vërtetim i vendosmërisë të Malit të Zi, që me përgjegjësi dhe përkushtim ti plotësojë detyrimet ndërkombëtare, që të jetë partner i besueshëm në luftën ndërkombëtare kundër kriminalitetit dhe që të mos lejojë që asnjë autor i veprave të rënda penale të gjegjë strehim në territorin e tij”, kanë theksuar nga Qeveria. Të përkujtojmë se Singjeliq, në Kroaci është dënuar me 21 vjet burg për shkak të vrasjeve.

 

Prokurorit special të shtetit i kthehet kërkesa për Medojeviqin

Kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ia ka kthyer kërkesën prokurorit special të shtetit me të cilën kërkon heqjen e imunitetit për deputetin, Nebojsha Medojeviq. Brajoviq, ka vërtetuar në konferencën për shtyp se Kuvendi e ka marrë kërkesën, mirëpo ka shtuar se nga Katniq, ka kërkuar që të postojë dy kërkesa të ndara, njërën për lejimin e inicimit të procedurës penale kurse të tjetrën për lejimin e caktimit të paraburgimit, duke shtuar se pas kësaj, në procedurën e rregullt për këtë lëndë do të përcaktohet Parlamenti. “Kemi zhvilluar debat serioz në bazë të të cilit Këshilli administrativ, ka sjell vendimin unanim që kërkesa ti kthehet prokurorit special të shtetit dhe ai të dërgojë dy kërkesa të ndara, njërën për inicimin e procedurës penale kundër deputetit, Medojeviq, dhe të dytën për përcaktimin e paraburgimit. “Kur prokurori special të veprojë kështu atëherë do të përcaktohet edhe Parlamenti”, ka theksuar Brajoviq. Ai, ka përkujtuar se deputeti gëzon imunitetin dhe se kundër deputetit nuk mund të caktohet paraburgimi dhe as të inicohet procedura penale. “Këto janë dy procedura të ndara dhe Kuvendi, për këtë, do të vendos në veçanti”, ka theksuar Brajoviq. Duke pasur gjithë këtë parasysh, siç ka theksuar, kërkesën ia ka kthyer mbrapa prokurorit  special të shtetit Milivoje Katniq, dhe ka kërkuar që këto dy lëndë ti ndajë nga njëra tjetra.

 

Zero tolerancë për shpërdorimet e autorizimeve zyrtare

Institucionet e Malit të Zi, duhet ti shfrytëzojnë aktet e gjyqit evropianë me qëllim që ti avancojnë mekanizmat nacional për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe të afirmojë zero tolerancën për rastet e shpërdorimit të autorizimeve zyrtare në zbatim të ligjit, ka kumtuar  zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Zoran Pazhin. Pazhin, sot në Budvë, në hapjen e konferencës ndërkombëtare në temën  “Pengimi i keqtrajtimeve në shërbimin policorë, të cilën e ka organizuar Këshillli i Evropës, me përkrahjen e BE, ka theksuar se kjo është me rëndësi për shërbimin policorë. Ai, ka shtuar se është i kënaqur me vlerësimet e udhëheqësve të Këshillit të Evropës, se Mali i i Zi është shembull në mesin e anëtarëve të organizatës më të vjetër pan -evropiane, kur është fjala për ekzekutimin e akt vendimeve të Gjyqit evropianë. Shefi i delegacionit të BE, në Mal të Zi, Aivo Orav, ka vlerësuar se është shënuar progres i rëndësishëm dhe se institucionet malazeze e kanë ngritur nivelin e mirëkuptimit për të drejtat e qytetarëve të cilat i garanton konventa për të drejtat njerëzore.

Drejtori për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Kristof Poarel, ka theksuar se çrrënjojsja e keqtrajtimeve në shërbimin policorë është vlerë themelore e çdo shoqërie demokratike. Konferenca ndërkombëtare është pjesë e programit të përbashkët të BE dhe Këshillit të Evropës  “Horizontal Facility për Ballkanin Perëndimorë dhe Turqinë 2”, i cili zbatohet në kuadër të aksionit “Forcimi i mjeteve efikase juridike kundër shkeljes së drejtave njerëzore”.

 

“Knezheviq nuk më ka dhënë asnjë cent “

Lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, ka pohuar se, Dushko Knezheviq, as atij dhe as Lëvizjes për ndryshime, nuk u ka dhënë asnjë cent. Medojeviq, i ka bërë ftesë Parlamentit që të refuzojë iniciativën e prokurorisë speciale të shtetit me të cilën kërkohet që liderit të Lëvizjes për ndryshime, ti hiqet imuniteti.

Lideri i kësaj partie, ka theksuar se dikush duhet ta ndalojë prokurorin special të shtetit, Milivoje Katniq, dhe këtë, siç ka shtuar, duhet ta bëjë Parlamenti. “Knezheviq e ka financuar PDS-n dhe i ka korruptuar bartësit e pushtetit, gjë që e ka treguar gjatë ditëve dhe javëve të kaluara në video xhirimet e veta. Nga opozita siç është Lëvizja për Ndryshime dhe FD, nuk ka mund të pres asgjë kurse ai vet ka pranuar se çka dhe si ka vepruar”, thekson Medojeviq, në deklaratën për medie.

 

Edhe sindikata e arsimit në fushatën “shkëlqyeshëm 5”

Fondi për cilësi dhe talent, është dëshmi e kujdesit sistematik për ata të cilët janë pjesa më e mirë e bashkësisë në të cilën jetojmë, ka theksuar ministri i arsimit, dr. Damir Shehoviq, në kuadër të fushatës “Shkëlqyeshëm 5”,  të cilën e ka përkrahur edhe kryetari i sindikatës së arsimit, Zvonko Paviqeviq, i cili shpërblimet i ka vlerësuar si nxitje të madhe për punëtorët e arsimit.

“Fondi për cilësi dhe talentët, me rreth 500 çmime prej nga 1 mijë euro, sa do të ndahen edhe gjatë këtij viti nxënësve dhe arsimtarëve më të mirë , janë dëshmi e kujdesit sistematik për ata të cilët janë ose duhet të jenë pjesa më e mirë e bashkësisë në të cilën jetojmë”, ka theksuar ministri Shehoviq. Ai, ka përkujtuar përpjekjet të cilat i bënë Qeveria në përmirësimin e kushteve të punës dhe të  cilësisë së jetës të punëtorëve të arsimit duke i ftuar nxënësit dhe mësimdhënësit që të paraqiten për çmimet nga Fondit.

 

Shporta konsumatore, 642 euro

Vlera e shportës minimale konsumatore në muajin shtator, sipas të dhënave të MONSTAT-ot ka qen 642,4 euro ose O.3 %, më e lartë në krahasim me muajin gusht. Nga vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike kanë qenë 270.2 euro,  ose 0.5%më pak se në muajin gusht”, thuhet në kumtesë. Statistikët kanë theksuar se shpenzimet për artikujt joushqimore dhe shërbime, kanë qenë 372.2 euro, ose 0.4%,  më tepër se në muajin gusht. Shporta minimale konsumatore ka të bëjë me shpenzimet e një amvisërie ku përfshihen ushqimi dhe artikujt jo ushqimorë si dhe shërbimet tjera dhe të cilat mundësojnë ruajtjen e jetës dhe të aftësisë punuese të një familje 4 anëtarësh.

 

Kërkohet bashkëpunim rajonal në luftën kundër trafikimit

Qeveria e Kosovës ka bërë progres në luftën kundër trafikimit me njerëz, ndërsa kërkohet bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në luftimin e kësaj dukurie.

Kështu u tha në Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz, me rastin e lansimit të fushatës një mujore “Mos hesht” nga Ministria e Punëve të Brendshme, fushatë kjo që do të shërbejë si thirrje për një qytetar aktiv, i cili në masë të madhe do të ndihmojë organet shtetërore.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, John Bush vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka bërë progres në parandalimin e trafikimit me njerëz.

Ai dha edhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës, me ç’rast tha se kjo e fundit duhet të vendosë një fond të qëndrueshëm përmes buxhetit për një organizatë jo-qeveritare për t’i strehuar viktimat e trafikimit, të punohet me autoritetet lokale për mbrojtjen e viktimave në komunat veriore, të ofrohet mbështetje profesionale e gjithëpërfshirëse në trajnimin dhe riintegrimin për viktimat si dhe të krijohet një bazë e të dhënave që zbërthen statistikat rreth trafikimit, ku çdokush mund ta shoh fushëveprimin e problemit.

 

A. Kurti: Do i  kërkoj borxhin Serbisë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të nxitojë të bëjë marrëveshje me Serbinë, por është gati për një dialog me parime.

Si fillim tha ai do i kërkojë borxhin Serbisë.

“Oferta ime për Serbinë është kërkesa e borxhit që ajo na ka. Do ia rendisim të gjitha. Pse duhet t’i bëj unë oferta Serbisë? Unë do t‘i kërkoj borxhin”, tha Kurti në një intervistë për Sokol Ballën në ‘Real Story’.

Më tej shtoi se nuk është kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime.

“Dialogu mund të nisë, por nuk do kisha nxituar për një marrëveshje”, tha Kurti.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ai tha se “na u mor toka, por ajo çfarë na u premtua (liberalizimi i vizave) nuk na u dha nga BE”.

“Ne do bëjmë çdo lëvizje për të korrigjuar marrëveshjen me Malin e Zi. Ishte gabim për shkak të komisionit tonë, jo për faj të Malit të Zi”, tha ai.

Kushtetuta e Kosovës parashikon që një ministër në kabinet duhet ti jetë i etnisë serbe dhe për këtë Albin Kurti theksoi se “Po, do jetë një ministër serb, por jo detyrimisht nga Lista Serbe”.

 

Në pritje të vendimit nga Brukseli 

Drejtuesit e vendeve të BE-së janë mbledhur në ditën e dytë të samitit në Bruksel, ku do të vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t`i hapen negociatat.

Zëdhënësi i Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk konfirmoi axhendën e takimit, i cili tha se sot do të diskutohet për Axhendën strategjike dhe ndryshimet klimatike, transmeton oranews.

Dita e dytë e samitit nisi e paqartë për Shkupin dhe Tiranë, në një kohë kur liderët e BE-së, të mbledhur në Bruksel do të vendosin nëse do t’u ofrojnë bisedime të ndërlikuara të pranimit dy shteteve të Ballkanit apo rishikim të çështjes në një samit të mëvonshëm.

“Shpresoj të jetë e mundur arritja e një marrëveshjeje”, u shpreh kryeministri finlandez Antti Rinne.

 

Vazhdojnë debatet në Bruksel për hapjen ose të negociatave

Debatet vazhdojnë në Bruksel për vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas një diskutimi të thelluar midis liderëve në lidhje me aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për të hapur negociata me BE-në, mësohet se Presidenti i Këshillit Donald Tusk ka thirrur një pushim duke shpresuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që do të kapërcejë kundërshtimin e ashpër të presidentit francez Macron për hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe disa lider të tjerë aktualisht janë ulur duke hartuar një tekst mbi zgjerimin.

 

G. Conte; Gabim historik mosçelja e negociatave

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha sot para nisjes së ditës së dytë të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, se vendimmarrja ka qenë një gabim historik.

“Shkoi keq. E thashë tek kolegët e mi, ky është një takim me historinë. Në vitet 1400 ato territore dhe komunitete ranë nën Perandorinë Otomane, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore ranë nën regjimin komunist, nën bllokun komunist. Kanë një jetë që duan të hyjnë në Evropë. Janë aspiratat e tyre për të hyrë në Evropë. Dita e djeshme, në 2019, do të kujtohet si një takim dhe gabim historik”, theksoi ai.

Conte shtoi se është shumë i keqardhur dhe ndodhet pranë komunitetit shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kanë bërë sakrifica të mëdha. Evropa, Komisioni, të gjithë ne kemi qenë promotorë të një projekti reformimi”, tha Conte.

“Shpresoj që ky vendim të mos i demoralizojë ata dhe të vazhdojnë rrugëtimin.  Italia do të jetë gjithmonë në krah të tyre dhe do t’i mbrojë gjithmonë”, përfundoi kryeministri italian. /ATSh

 

Johnson, shpreson në përkrahjen e ligjvënësve britanikë

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të tentojë të bindë ligjvënësit për të përkrahur marrëveshjen për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian në votimin që do të zhvillohet të shtunën.

Johnson ka insistuar se “beson shumë” që ligjvënësit britanikë do ta përkrahin marrëveshjen e tij.

Mirëpo deputetët opozitarë besojnë se ai do të përballet me pengesa teksa dërgon marrëveshjen në parlament. Kryeministri britanik pritet të fokusohet te deputetët që kanë votuar në të mirë të Brexitit, por edhe te disa deputetë që janë larguar nga Partia Konservatore, të cilës i përket Johnson.

Takimi i së shtunës në parlament përbën mundësinë e fundit për Johnsonin që të miratojë marrëveshjen për Brexit dhe të largojë Britaninë nga blloku evropian më 31 tetor.

Mirëpo partitë opozitare kanë thënë se nuk pajtohen se si dokumenti përcakton kontrollet kufitare në kufirin irlandez, dhe disa çështje tjera.

 

Katalonja, paralajmëron votim të ri për pavarësi nga Spanja

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.

Kjo deklaratë paraqet edhe një sfidë të re për Madridin, pas disa ditëve të trazirave nga protestuesit pro-separatistë.

Rreth 100 njerëz u plagosën, në të gjithë rajonin verilindor, pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi më burgim nëntë liderë të rajonit, për përpjekjet e tyre të dështuara për të siguruar pavarësinë në vitin 2017, përmes një referendumi për të cilin Madridi vendosi se ishte i paligjshëm.

Duke iu drejtuar parlamentit katalonjas, shefi rajonal që është pro-pavarësisë, Quim Torra, kritikoi dhunën, duke thënë se kauza për pavarësi është një lëvizje paqësore.

Por, ai gjithashtu tha se dënimet ndaj lidërëve katalonjas nuk do të pengojnë një votim të ri për pavarësinë.

"Ne do të kthehemi përsëri në kutinë e votimit për vetëvendosje" tha ai.

 

Romny, kritikon vendimin e presidentit Tramp, për tërheqjen e trupave nga veriu i Sirisë

Senatori republikan, Mitt Romney, i cili ka qenë kandidat presidencial më 2012, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të braktisuar aleatët kurdë në Siri, duke thënë në Senat se kjo gjë do të mbetet shenjë në historinë amerikane.

Senatori nga Utah u është bashkuar anëtarëve të tjerë të partisë së tij, të cilët po ashtu kanë kritikuar vendimin për tërheqje të trupave amerikane nga veriu i Sirisë.

Pas tërheqjes së trupave amerikane, forcat turke kanë pushtuar këtë zonë për të sulmuar kurdët sirianë, të cilët kanë luftuar bashkë me forcat e Shteteve të Bashkuara kundër luftëtarëve të grupit militant, Shteti Islamik.

Ligjvënësit demokratë dhe ata republikanë kanë cilësuar këtë veprim si “tradhti” ndaj aletëve kurdë.

Romney ka thënë se largimi i trupave ka “qëlluar në nderin amerikan”.

Ai ka thënë se shpreson që armëpushimi pesëditor do të zbatohet, mirëpo ka insistuar se një marrëveshje me Turqinë do të duhej të arrihej para tërheqjes së trupave.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe jug lindore.

Temperaturat: Tivar e Budvë 26 gradë, Podgoricë 25, H. Novi, Ulqin, Petrovac e Rozhaj 24, Beranë 23, Kollashin e Plevle 22, Nikshiq, Shavnik , B. Pole e Andrievicë 21, Cetinë, Plluzhinë e Plavë 20, dhe në Zhablak 19 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë për këtë stinë të vitit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 26 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се