Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 10. 2019. 17:53 >> 17:56

Ditari 29.10.2019

29.10.2019

Pavarësia e gjyqit është parakusht për ruajtjen e sundimit të ligjit

Pavarësia e gjyqeve është parakusht për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe garanci bazë për proces të drejtë gjyqësor , ka theksuar kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medencia me rastin e Ditës së gjyqësorit në Budvë. Ajo, ka shtuar se ky parakusht i ka implikimet e veta pothuajse në çdo segment të karrierës së një gjykatësi , duke filluar nga trajnimet, përmes emërimeve dhe përparimit në punë ,deri tek shqiptimi i akt vendimit. “Nga ana tjetër, shteti duhet të sigurojë nivel adekuat edhe të parakushteve tjera për ruajtjen e pavarësisë së gjykatësve e që para së gjithash kanë të bëjnë me mbrojtjen e autoritetit të gjyqit dhe të gjykatësit dhe me sigurimin e pavarësisë së tyre financiare dhe me sigurimin e kushteve dinjitoze për punë” , ka theksuar Medenica.

Ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin ka theksuar se gjyqësori malazezë duhet të fokusohet në sfidat ,siç është nevoja e respektimit dhe avancimit të kodeksit etikë dhe pranimi i standardeve të gjyqeve evropiane. Ai ,me rastin e hapjes së Ditëve të  gjyqësorit në Budvë, ka theksuar se roli i gjyqit është që tërë shoqërinë ta forcojë me stabilitet, duke zgjidhur situata kontestuese dhe konfliktuese në shoqëri.

Rezultatet  në gjyqësor i kanë kontribuar progresit të Malit të Zi

Rezultatet të cilat i ka realizuar gjyqësori i Malit të Zi në periudhën e kaluar, në veçanti pas rivendosjes së pavarësisë , kanë kontribuar në masë të madhe zhvillimit të përgjithshëm dhe progresit të Malit të Zi, pranimit të tij në NATO ,si dhe sukseseve të deritashme në procesin bashkëbisedues me BE , ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai sot me rastin e 29 .tetorit -Ditës së gjyqësorit të Malit të Zi u ka dërguar urime kryetares së Gjyqit suprem të Malit të Zi Vesna Medenica , kryetares së shoqatës së gjykatësve të Malit të Zi Hasnia Simonoviq, si dhe bartësve të funksioneve të gjykatësit dhe të gjithë të punësuarve në organet gjyqësore. “Ekzistimi  dhe puna e gjyqeve  kompetente të pavarura, të përgjegjshme dhe efikase, është njëri ndër supozimet kryesore për mbrojtjen cilësore të drejtave të njeriut , sundimit të besueshëm të ligjit dhe të një zhvillimi dinamik institucional të shtetit, thuhet në urimin e Gjukanoviqit. Këto qëllime , siç ka theksuar, i shënojmë në kohën e përkushtimit të plotë të implementimit të standardeve evropiane e që është kusht kryesor për progres në procesin e integrimeve evropiane dhe për realizimin e këtij prioriteti strategjik të politikës sonë shtetërore, ka theksuar Gjukanoviq. Vetëm një gjyqësor i tillë  mund të jetë mbështetës i stabilitetit shtetëror dhe garant i sigurisë të sektorit privat , të investuesve të brendshëm dhe të jashtëm dhe i përfaqësuesve të biznesit , ka theksuar Gjukanoviq.

Markoviq nesër në Parlament

Kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq  do të përgjigjet nesër në parlamentin shtetëror në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve. Deputetja e PSP do ta pyes kryeministrin nëse do të ndërmarr diçka lidhur me zbardhjen dhe procesuimin e autorëve të vrasjes së Dushko Jovanoviq.Deputeti i FD Andria Mandiq do të pyes nëse prokuroria ,përmes qërimit jo ligjor të hesapeve me deputetet opozitarë , dëshiron të shpërqendrojë vëmendjen e opinionit nga aferat pjesëmarrës të të cilave janë ata vetë. Përfaqësuesi i partisë Social Demokratike ,Rashko Konjeviq do ta pyes kryeministrin pse Qeveria e ka refuzuar propozimin e kësaj partie për uljen e tatimeve në të ardhura. Andrian Vuksanoviq , përfaqësues i klubit të deputetëve të Partisë boshnjake , të koalicionit Shqiptarët e vendosur dhe të Iniciativës qytetare kroate do të interesohet për sezonin e kaluar turistikë.

 

Qeveria pa ndonjë rol në procesin zgjedhor

Qeveria nuk ka kurrfarë roli kur është fjala për realizimin e procesit zgjedhor, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai në intervistën dhënë Radio Televizionit të Malit të Zi , në pyetjen për Qeverinë teknike , ka theksuar se Qeveria nuk ka kurrfarë roli kur është fjala për zgjedhje. Qeveria nuk ka kurrfarë rolit në procesin zgjedhor, ka theksuar mes tjerash kryeministri Markoviq. Ai për RTMZ ka folur për mundësitë e rritjes së rrogave dhe të pensioneve, për efektet e rritjes ekonomike ,si dhe për modelet të cilat është duke i përgatitur Qeveria për Montenegroaerlinesin.

 

PDS do të pranojë bisedimet për Qeverinë teknike

Lideri i demokratëve, Aleksa Beçiq është i bindur se PDS do të pranojë bisedimet për Qeverinë teknike. Ai, ka theksuar se kjo parti e ka pranuar Qeverinë kalimtare në vitin 2016 , planin e Brukselit dhe mënyrën e re të punës të Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër, edhe pse kanë pohuar të kundërtën. “Ose do të kemi kushte të ndershme për mbajtjen e zgjedhjeve, ose do të kemi shtyrje të zgjedhjeve derisa të mos krijohen kushtet, ose këto do të jenë zgjedhje një partiake” , ka theksuar Beçiq për Radion e Malit të Zi. Ai, ka theksuar se Demokratët  i mbeten besnik marrëveshjes për të ardhmen . Po ashtu ka shtuar se protestat qytetare në Podgoricë i kanë shuar përkrahja jo e sinqertë e disa partive opozitare , kthimi i FD në parlament dhe rrëzimi i pushtetit në Kotorr. Në pyetjen që të komentojë paralajmërimin e FD se do të organizojë protesta , Beçiq ka vlerësuar se komentimi i iniciativave të atyre që kanë bërë ç'është e mundur për mossuksesin e protestave të pranverës është fyerje e  arsyes së shëndosh. Ngjashëm i ka komentuar edhe propozimet e FD për ndryshimet kushtetuese.

Shërbimet e mbrojtjes dhe të shpëtimit kanë reaguar me kohë dhe me profesionalizëm

Shërbimet e mbrojtjes dhe të shpëtimit gjatë sezonit të kaluar të zjarreve kanë reaguar me kohë dhe me profesionalizëm, kurse qytetarët kanë pas raport të përgjegjshëm ndaj udhëzimeve të tyre , është vlerësuar në takimin e ministrit për punë të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq me përfaqësuesit e shërbimeve lokale të mbrojtjes dhe shpëtimit. Nga  kjo Ministri kanë theksuar se Nuhoxhiq dhe përfaqësuesit e shërbimit për mbrojtje dhe shpëtim kanë vlerësuar, se edhe për kundër situatës së volitshme meteorologjike , të gjitha subjektet në sistem kanë bërë përpjekje të rëndësishme dhe me një angazhim të koordinuar në terren kanë ndikuar që sezoni të jetë i suksesshëm nga aspekti i mbrojtjes nga zjarret. Kësaj , siç është konstatuar, i ka kontribuar edhe përgatitja e mirë kadrovike dhe materiale teknike e shërbimeve.

 

Mogherini pret në darkë pune udhëheqësit e Ballkanit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pret sonte në darkë pune udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një traditë joformale që ka nisur qysh në vitin 2017.Është njoftuar se në takim do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zhelko Komshiq, Millorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviq. Është ky takimi i parë midis Mogherinit dhe udhëheqësve të Ballkanit prejse Këshilli Evropian dështoi t’i jepte dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet e pranimit. Po ashtu presidentët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen për herë të parë që nga viti i kaluar, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre janë ndërprerë, për shkak të taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor, 2018.Mogherini ka ndërmjetësuar për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Mandati i saj skadon më 1 dhjetor.

 

Palmer sot viziton Shkupin

Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Palmer, siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departmentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon.

 

Kocijançiq: BE beson se Marrëveshja e Prespës

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, e pyetur nga mediumet greke për Marrëveshjen e Prespës, tha se BE është e bindur se Shkupi dhe Tirana do ta respektojnë atë. Këto reagime vijnë pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos së Francës për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. E pyetur nëse BE “frikësohet” për Marrëveshjen e Prespës, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata të huaja.“BE e ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të madh dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në dhe më gjerë. E kemi përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e dy palëve të përfshira dhe besojmë se autoritetet do të vazhdojnë të angazhohen ta zbatojnë në frymë të besimit”, tha Kocijaçiq.

 

Meta nis vizitën shtetërore dyditore në Kroaci

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur sot vizitën shtetërore në Kroaci me ftesë të homologes së tij Kolinda Grabar-Kitaroviq. Vizita shtetërore e kreut të shtetit shqiptar në Zagreb do të zgjasë dy ditë. Ajo vjen në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia. Në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE. Në kuadër të vizitës në Kroaci, Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Gordan Jandrokoviq, Kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar, shkruan oranew.

Thaçi takon Dakën, flasin për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Kryetarja Daka e ka njoftuar presidentin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral.

 

Turqia arreston tre të dyshuar si pjesëtarë të IS-it

Autoritetet turke kanë ndaluar tre persona me dyshimin se i përkasin grupit militant ekstremist, Shteti Islamik (IS) dhe se të njëjtit po planifikonin sulme në Turqi. Arrestimet ndodhën dy ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në veri-perëndim të Sirisë. Raportohet se tre të dyshuarit po planifikonin sulme në Stamboll, gjatë festimeve të Ditës Kombëtare të Turqisë. Të martën, turqit festojnë 96 vjetorin e themelimit të Republikës laike turke që pasoi Perandorinë Osmane. Njësitë e policisë antiterror dhe të inteligjencës turke përcaktuan se të dyshuarit, kishin qenë në kontakt me njerëz, që do të siguronin mbështetje logjistike për sulmin, njoftoi agjencia Anadolu. Ende nuk është e qartë nëse sulmi i planifikuar ishte i ndërlidhur me vrasjen e udhëheqësit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. Turqia ka thënë se ka ndarë informacione me Shtetet e Bashkuara - aleatin e saj të NATO-s - përpara sulmit në veri të Sirisë dhe se është krenare që ka ndihmuar në sjelljen e "një terroristi famëkeq para drejtësisë".

 

Disa të vrarë dhe të plagosur në protestat në Irak

Së paku 14 njerëz u vranë dhe mbi 800 u plagosën pasi forcat irakiane të sigurisë hapën zjarr kundër protestuesve në qytetin e shenjtë të Qerbelasë. Burimet spitalore dhe të sigurisë thanë se dhuna u zhvillua gjatë natës. Iraku është përfshirë nga vala e dytë e protestave brenda një muaji, kundër qeverisë së kryeministrit Adel Abdul Mahdi, e cila akuzohet për korrupsion. Protestuesit janë të zemëruar edhe me papunësinë e lartë dhe mungesën e shërbimeve themelore publike. Së paku 250 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave në javën e parë të tetorit. Këto protesta - që janë më vdekjeprurëset prejse grupi militant Shteti Islamik është shpallur i mundur në Irak në vitin 2017 - shihen si sfida e parë e madhe për qeverinë e Mahdit, e cila ka ardhur në pushtet gati një vit më parë .Kleriku shiit populist, Moqtada al-Sadr, i cili e ndihmoi koalicionin e Mahdit të marrë pushtetin, bëri thirrje të hënën për zgjedhje të parakohshme. Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në të gjithë botën, por shkalla e varfërisë së përgjithshme vlerësohet të jetë mbi 20 për qind.

 

Miliona njerëz pa rrymë në Kaliforni si pasojë e zjarreve

Rreth 1.5 milion njerëz të tjerë në Kaliforni do të mbeten sot pa energji elektrike, pasi kompania e furnizimit do ta ndërpresë qëllimisht rrymën, nga frika se kabllot e dëmtuara nga zjarret mund të shkaktojnë zjarre të reja. Pacific Gas & Electric e ka ndërprerë tashmë rrymën për 970 mijë shtëpi dhe biznese. Zjarret, e shpërndara nga erërat e forta, kanë përfshirë Kaliforninë që gati dy javë. Qindra-mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare. Flakët kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan. Ato kanë arritur tashmë edhe qytetin Llos Angjelles, duke djegur qindra hektarë tokë dhe duke vënë rreth 10,000 ndërtesa nën alarmin e detyrueshëm të evakuimit. Në veri të Kalifornisë, shkollat mbeten të mbyllura në qarkun Sonoma, ku dhjetëra-mijëra shtëpi dhe biznese janë të kërcënuara. Një zjarr i madh ka përfshirë edhe një zonë të Luginës Napa të Kalifornisë, e njohur për vreshtat e shumta. Zjarret e vitit të kaluar në këtë shtet kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë.

Nesër mot i ndryshueshëm

    Sot në Mal të Zi ka mbajtur  mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

         Temperaturat: Budvë 24, Podgoricë, Tivar, . H. Novi e Ulqin 23, Rozhajë 22, Shavnik 21, Beranë , Plevle , Kollashin , Plavë e Cetinë 20, Nikshiq 19 dhe në B. Pole e Plluzhinë 18 g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende- vende me reshje të dobëta të shiut ,kryesisht në orët e vona të pas ditës dhe të mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15 ,kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 23 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се