Žabljak
Malo oblačno
-1.4 °C
Pljevlja
Vedro
-0.7 °C
Herceg Novi
Vedro
9.4 °C
Nikšić
Vedro
3.8 °C
Cetinje
Malo oblačno
12.1 °C
Bar
Pretežno vedro
9.4 °C
Podgorica
Vedro
8.0 °C
Ulcinj
Vedro
8.1 °C
Kolašin
Vedro
-0.7 °C

Ditari

30. 10. 2019.   >>  18:54 0

Ditari 30.10.2019

30.10.2019

Ballkanit perëndimor i nevojitet Bashkëpunimi Evropianë

Ballkani Perëndimor i duhet Bashkimit Evropianë dhe është me rëndësi që në Bruksel, të mos mungojë optimizmi se e ardhmja e rajonit është në këtë Bashkësi të shtetit, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai në takimin në Bruksel, të cilin për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor e ka organizuar përfaqësuesja e lartë e BE për punë të jashtme dhe politikën e sigurisë, Federika Mogerini, ka theksuar se bisedimet janë zhvilluar nën mbresat e ngjarjeve të javëve të kaluara.

Në takim, siç ka theksuar, pa dyshim janë dëgjuar vlerësime se vendimet e fundit të BE janë zhgënjyese dhe në një farë mënyre e kanë rrezikuar politikën e BE në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne nuk jemi vetëm vende ballkanike, por edhe shtete evropiane të cilat, vetvetiu, kanë nevojë dhe mundësinë që të flasin për perspektivën e shtëpisë tonë të përbashkët evropiane”, ka theksuar, Gjukanoviq. Në takim, sipas fjalëve të tij, është harmonizuar qëndrimi që politika e tillë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk shkon në favor të Bashkimit Evropianë , së paku jo nga pikë vështrimi i rajonit. Gjukanoviq ka theksuar se Mogherini, ka rekomanduar se pret kontinuitetin, e politikës së zgjerimit nga institucionet e reja evropiane.

Qeveria nuk është arbitre ndërmjet degëve tjera të pushtetit

Qeveria nuk është artbitrare ndërmjet organeve tjera të pushtetit dhe etiketimi i Qeverisë si e njëanshme, në cilindo rast, është jo objektive dhe e pa tolerueshme, ka theksuar kryeministri, Dushko Markoviq. Ai, sot në kuadër të orës së kryeministrit në Parlamentin e Malit të Zi, duke u përgjigjur në pyetjen e njërit nga liderët e FD, Andrija Mandiq, nëse qeveria përmes qërimit jo ligjor të hesapeve me deputetët opozitarë dëshiron të shmang vëmendjen e opinionit nga aferat, pjesëmarrës të të cilave janë ata vetë, ka theksuar se Mandiq, ka të drejtë të mendojë se çështja është gjoja diktaturë e prokurorisë.

Markoviq, ka theksuar se i hedhë poshtë si të pa vërteta thëniet e Mandiqit, se këtë, gjoja diktaturën, e përkrah edhe Qeveria.

Markoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS, Daniell Zhivkoviq, për rezultatet e para të projektit lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe të energjetikës në Plevle, ka theksuar se Plevla, gjithmonë ka qenë bazë e industrisë malazeze.

Ai, po ashtu ka shtuar se është detyrë e Qeverisë së Malit të Zi, dhe e të gjithë vendim-marrësve, që një pjesë të vlerave të krijuara ekonomike ti investojë në sanimin e pasojave për ekologjinë e zonës së Plevlës, kurse, një pjesë tjetër për hapjen e vendeve të reja të punës dhe të mjedisit të shëndosh jetësor.

Mali i Zi, reflekton stabilitet në tërë rajonin

Gjermania, do të vazhdojë të përkrah fuqishëm integrimet evropiane të Malit të Zi, si shtet i cili reflekton stabilitet në tërë rajonin dhe për të arriturat e veta meriton të shpërblehet, kanë theksuar deputetet e Unionit demokratik të krishterë -CDU, të parlamentit të krahinës federale Sanksonia e poshtme, e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ata sot, kanë biseduar me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Me këtë rast, Brajoviq, ka folur për rëndësinë e ruajtjes së dinamikës së mirë ekzistuese të dialogut politikë dhe ka shtuar se intensifikimi i bashkëpunimit parlamentarë ka ndikim pozitivë në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme, sidomos në sferën e ekonomisë.

Gjatë bisedimeve, kryetari Brajoviq, i ka njoftuar bashkëbiseduesit me rrethanat në planin e brendshëm shoqëroro politikë, me punën e Parlamentit dhe me progresin e realizuar në procesin e Integrimeve Evropiane.

Deputeti i CDU-së, Kristian Kalderone, përmes vlerësimit se dy vendet ndajnë vlera të njëjta, ka theksuar se edhe kjo vizitë paraqet një formë të përkrahjes së Malit të Zi në rrugën e tij drejt Integrimeve Evropiane.

Do të shënohet dita e parlamentarizmit

Mali i Zi, do të shënojë nesër 113 vjetorin e futjes së parlamentarizmit, kur me 31 tetor të vitit 1906, në Cetinë, është konstituar Kuvendi Popullor.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, do të flas në solemnitetin e rastit në hotelin Hillton, dhe pastaj do të shfaqet filmi dokumentar “Parlamentarizmi në Mal të Zi”.

Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi, festohet me 31 tetor, në ditën kur në vitin 1906, në Cetinë, është konstituar Kuvendi i parë popullorë në Mal të Zi.

Me kushtetutën për mbretërinë e Malit të Zi, nga viti 1905 forma e rregullimit shoqëror është zëvendësuar me sistemin kushtetues parlamentarë.

Me kushtetutën e atëhershme ishte paraparë se Kuvendi popullor përbëhet nga deputetet të cilët i ka zgjedhë populli me vullnetin e lirë dhe nga të tjerët të cilët shkojnë sipas pozitës .

 

Asocimi në BE inicues i zhvillimit ekonomik

Procesi i asocialit në BE është njëri ndër iniciuesit më të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit, ka deklaruar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq, duke vlerësuar se me vendosjen e sistemit ekonomik konkurrues do të sigurohen kushtet për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe do të ngadalësohet trendi i shpërnguljes të rinjve dhe të personave të arsimuar. Drleviq në konferencën “Ballkani Perëndimor ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe emigrimeve” e cila po mbahet në Budva , ka deklaruar se është në interes të rajonit dhe të BE që Ballkani Përdornim të vazhdojë me procesin e asocimit. Drleviq, ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor dhe Mali i Zi, gjithnjë janë “eksportues “ të njerëzve të rinj, të zgjuar dhe të arsimuar. Ai pret se zhvilllimi ekonomik do ti ngadalësojë trendët e këtyre migrimeve. “Qëllimi i qeverisë është vendosja e sistemit konkurrues ekonomik i cili do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe i cili varet me zhvillimin e infrastrukturës dhe realizimin e reformave”, ka theksuar Drleviq. Ai ka shtuar se BE sot ballafaqohet me kriza dhe sfida të reja për të cilat me siguri do të nevojitet transformimi i institucioneve dhe politikave të tij.

Përmes bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes sajber mbrohen intresat e përbashkëta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mali i Zi, kanë dobi nga partneriteti i afërt në fushën e mbrojtjes Sajber , e cila ndihmon që dy shtetet ti mbrojnë vlerat dhe interesat e përbashkëta , ka deklaruar ambasadorja amerikanë në Podgoricë, Xhudi Rajzing Rajnke.

Nga ambasada SHBA, në Podgoricë, kanë kumtuar se një ekip elitarë i ekspertëve Sajber amerikanë tash dy vjet me radhë, me ftesën e qeverisë së Malit të Zi, së bashku me kolegët vendor, veprojnë në parandalimin e akterëve sajber qëllimkqinjë në rrjetet dhe platformat kyçe. Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka theksuar se Mali i Zi ndër vendet e para të Evropës është ballafaquar me sulmet jo konvencionale kundër demokracisë së tij dhe zgjedhjeve të lira .

Iniciativa për bashkëpunimin mbrojtës, është çelës i zhvillimit të rajonit

Iniciativa e bashkëpunimit mbrojtës është kyçe për zhvillimin e rajonit dhe të politikës së tij të përbashkët ushtarako politike nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, ka deklaruar ministri i mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Nga kjo ministri, kanë kumtuar se në Podgoricë mbahet konferenca e 8-të e krye shefave të shtabeve të përgjithshme të vendeve anëtare të iniciativës për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Boshkoviq, ka theksuar se iniciativa e nisur në vitin 2012, u ka sjell vendeve anëtare përparësi të shumta. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi, Dragutin Dakiq, ka theksuar se konferenca është rast për shkëmbimin e mendimeve dhe të pikëpamjeve të bashkëpunimit ushtarak në rajon. Shefat e shtabeve të përgjithshme të Italisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Austrisë, Hungarisë dhe të Kroacisë, kanë folur edhe për sfidat dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohen shtetet e rajonit dhe për modelet e përgjigjes së përbashkët.

Singjeliq, i është dorëzuar sot autoriteteve Kroate

Nëpunësit e drejtorisë së policisë e kanë dorëzuar sot nënshtetasin e Serbisë, Sasha Singjeliq nga Mali i Zi në Kroaci. Singjeliq është arrestuar në Mal të Zi me 31 korrik në bazë të fletë arrestit ndërkombëtarë të NCB Interpolit të Zagrebit.

Ai, kërkohet me qëllim të vuajtjes së aktvendimit fuqiplotë gjyqësor të Gjyqit në Vukovar, me të cilin Singjeliq dënohet me 21 vit heqje lirie për shkak të veprave penale të vrasjes dhe plaçkitjes së rëndë, thuhet në kumtesën e drejtorisë së policisë

Rroga mesatare në shtator 516 euro

Rroga bruto mesatare, në muajin shtator të këtij viti, në Mal të Zi, ka qenë 775 e , kurse rroga mesatare pa tatime dhe kontribute, 516 euro , është kumtuar nga MONSTAT-i.

Siç kanë theksuar nga Enti për statistikë, të ardhurat neto mesatare në muajin shator, krahasuar me muajin gusht, ka shënuar rënie 0.2%, kurse të ardhurat neto mesatare në muajin shtator të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kanë shënuar rritje 0.8%.

Të ardhurat mesatare pa tatime dhe kontribute në muajin shtator, krahashuar me muajin gusht, janë rritur në sektorët e shërbimeve, 9.9%, në ushqim 6.1%, në afarizmin me pronat e paluajtshme, 4.2% etj.

Ndërkaq, rënie e të ardhurave bruto mesatare është shënuar në sektorët e informimit dhe të komunikimeve 5.2%, në furnizimin me energjinë elektrike, 2.7%, në bujqësi , pylltari dhe peshkatari, 2%, e kështu me radhë .

 

Liderët e Ballkanit Perëndimor në darkë pune të F. Mogerini

Në Bruksel u zhvillua një darkë pune e liderëve nga Ballkani Perëndimor me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Ky ishte takimi i fundit në këtë format për Mogherinin, pasi mandati i saj si kreu i diplomacisë evropiane përfundon më 1 dhjetor.

Gjatë takimit u shpreh keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian, për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Palët ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një objektiv kryesor strategjik, në interes të përbashkët të BE-së dhe rajonit.

Zyrtarët e lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit gjithashtu adresuan sfidat e përbashkëta që gjenden përpara. Krerët e shteteve nga Ballkani Perëndimor, gjatë takimit riafirmuan angazhimin e tyre për perspektivën evropiane, reformat, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Më herët, para se të fillojë darka e punës, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq tha se "ky është takimi i fundit në kuadër të një serie takimesh të tilla, që janë mbajtur gjatë pesë viteve të fundit".

D.Serwer; Koosva do të përballett me presion ndërkombëtar për marrëveshjen

Daniel Serwer ka thënë se Kosova do të ballafaqohet me presion ndërkombëtar për marrëveshje të shpejtë me Serbinë.

Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendëspresident i Institutit Amerikan për Paqe (USIP) ka deklaruar se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vejnë presion të fuqishëm mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd në pranverë të vitit 2020.

Ai po ashtu theksoi se Kosova duhet të jetë e gatshme të refuzojë çfarëdo lloj marrëveshje që shkel integritetin e saj territorial. Në shkrimin e publikuar në blogun e tij, Serwer ka theksuar se “nuk shoh asnjë përparësi për Kosovën nëse dorëzohet para një presioni të tillë”, shkruan “Zëri i Amerikës”.

“Prishtina duhet të jetë e gatshme të refuzojë marrëveshje të këqija, në mënyrë që të arrijë të mirën. Marrëveshja e keqe e cila shkelë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, kurse marrëveshja e mirë mund të siguron decentralizim të mjaftueshëm dhe do t’i mundësonte pakicama të menaxhojnë me mjediset e tyre”, theksoi Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në Washington.

Ambasada Britanike kërkon përforcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka lansuar projektin e saj për forcimin e sistemin e drejtësisë në Kosovë. Me anë të kësaj u tha se do të fuqizohet sistemi në aspektin e rekrutimeve, avancimeve, emërimin e stafit udhëheqës-gjyqtarëve, si dhe vlerësimin e performancës. Ambasadori i Britanisë, Nicholas Abbott tha se ky projekt dëshmon angazhimin e shtetit të tij për një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë. Diplomati britanik theksoi se për të arritur këtë duhet të jenë parasysh tri elemente, rekrutimet, emërimet e stafit udhëheqës dhe vlerësimin e performancës. Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj duke folur për këtë projekt tha se do të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë brenda sistemit gjyqësor. “Objektiv është aspekti i rekrutimit dhe fuqizimit sipas standardeve ndërkombëtare”, u shpreh Çoçaj. Teksa, drejtori i projektit, Stive Pitts tregoi detaje për këtë projekt. Këtë projekt Ambasada Britanike po e realizon përmes partnerëve të saj implementues – Axiom International dhe Agencia Limited dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Mesazh i gabuar i KE për këto dy vende

“Shpreh keqardhje që Këshilli i Evropës nuk arriti konsensus për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E konsideroj si gabim të madh, mesazh të gabuar”.

Këtë e ka thënë presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila gjatë ditës së djeshme ka realizuar takim me presidentin shqiptar, Ilir Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kitarovi në takim me Metën ka thënë se të dy vendet e kanë merituar marrjen e datës, si me reformat e brendshme, po ashtu edhe me zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Kroacia gjatë kryesimit të saj do të bëjë gjithçka që të argumentojmë anëtarësimin, si të Shqipërisë, po ashtu edhe të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha presidentja kroate.

Ndërsa Meta e ka vlerësuar angazhimin e Kroacisë, por edhe të Bullgarisë dhe Greqisë për çështjen e nisjes së negociatave me BE-në.

 

K.Fleckenstein; Nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të KE

Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato”.

Kështu shprehet ish euro-deputeti i SPD-së dhe zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Fleckenstein thekson se do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në Forumin e Ndërlidhshmërisë dhe do të takohet me politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit.

“Ende i angazhuar! Në rrugën time për në Tiranë. Mezi presim Forumin e Ndërlidhshmërisë në Tiranë për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Evropian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”, thekson Fleckenstein.

 

Z.Zaev; Moshapja e negociatave ndikon në marrëveshjen e Prespës

Nene të përcaktuara të Marrëveshjes së Prespës, janë të lidhura me hapjen e kapitujve në procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në intervistën për stacionin informativ Euronews, në gjuhën greke.

“Përgjigjja pozitive e Unionit për fillimin e negociatave, do të thoshte motivim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, theksoi ai.

Kryeministri Zaev thekson se perspektiva evropiane është rruga e vetme.

“Nëse dritat e yjeve të flamurit të Bashkimit Evropian shuhen atëherë do të bjerë errësira. Nëse ka terren për radikalizim, për kthimin e nacionalizmit, kjo do të shkaktojë dëm të madh në të gjithë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka problem, atëherë Evropa do të ketë problem”, thekson kryeministri Zaev.

Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, më 12 dhjetor

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor, pasi deputetët britanikë kanë përkrahur thirrjen e kryeministrit e shtetit, Boris Johnson për të zhvilluar këtë proces.

Deputetët e parlamentit britanik kanë miratuar legjislacionin e Johnsonit për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të para që do të mbahen në muajin dhjetor prej vitit 1923.

Megjithatë, ky projektligj duhet të miratohet edhe nga lordët, që më vonë do ta kthente këtë dokument në ligj deri në fund të javës.

Në rast se ndodh një gjë e tillë, fushata zgjedhore do të zgjasë për pesë javë.

Kryeministri britanik ka thënë se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexitit, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, por edhe të gjithë shtetit.

Lideri i laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn ka thënë se “këto zgjedhje janë mundësi që ndodh një herë në gjeneratë për të transformuar shtetin tonë”.

Sipas tij, Partia Laburiste do të lansojë fushatën më ambicioze dhe radikale për ndryshim të vërtetë që ka pasur Britania ndonjëherë.

 

Moska; Forcat kurde janë tërhequr nga zona e sigurt pranë kufirit

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e armatosura kurde ishin tërhequr nga një zonë e sigurt pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

"Tërheqja e forcave të armatosura nga territori ku supozohet të krijohet një korridor sigurie, ka përfunduar përpara afatit", u citua të thoshte Shoigu, raporton Reuters.

Turqia nisi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona.

Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara.

Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë. Por, ky grupacion ka qenë aleati kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme

Temperaturat: Budvë 24 gradë, Tivar, H. Novi e Petrovac 23, Podgoricë e Ulqin 22, Beran 20, Shavnik e Andrijevicë 19, Nikshiq, Cetinë, Kollashin e Rozhaj 18, Plavë e B. Pole 17, Plluzhinë 15 dhe në Plevle e Zhablak 14 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë pas ditës vende vende me reshje të dobëta të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë lindore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 22 g. c.

 

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se