Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 10. 2019. 16:41   >>  16:51

Ditari 31.10.2019

31.10.2019

Shënohet Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi

Parlamenti është burim dhe bazë e çdo dialogu, i cili nuk do të shterrojë kurrë , ka theksuar kryetari i këtij institucioni Ivan Brajoviq, duke i ftuar të gjitha subjektet politike në Mal të Zi që të bisedojnë sepse , siç ka theksuar ,kanë për çfarë të bisedojnë . Ai, në tubimin me rastin e shënimit të Ditës së parlamentarizmit , ka theksuar se këtë ngjarje nuk e kupton si solemnitet ,por “edhe si një rast tjetër që të ofrojë dorën dhe të ftojë për dialog të gjitha subjektet politike në Mal të Zi që të bisedojnë , sepse ka për çfarë të bisedohet”, ka theksuar Brajoviq . Ai ka shtuar se deputetët , përfaqësues të popullit në institucionin më të lartë popullorë , mbajnë barrën më me përgjegjësi për të ardhmen e dialogut , por vulën e suksesit dhe të mossuksesit. Ai ka theksuar se demokracia dhe parlamentarizmi në Mal të Zi sot ballafaqohen me sfida , pak a shumë, si edhe parlamentet dhe demokracitë tjera të zhvilluara . Forcimin e shoqërisë sonë demokratike kemi për qëllim që ta realizojmë përmes avancimit të ligjeve zgjedhore , përmirësimin e ligjeve tjera në kuadër të reformave për asocim në Bashkimin Evropianë, ka theksuar Brajoviq.

Kemi vepruar ashtu siç ka kërkuar Britania

Mali i Zi ka bërë çdo gjë që është e mundur që të sigurojë që Dushko Knezheviq , i cili ka paraqitur akuza të rënda kundër shtetit , institucioneve dhe njerëzve udhëheqës të tij, të fitojë rastin që në gjyqet vendore të jap argumentet për vlerësimet e veta , ka deklaruar presidenti ,Millo Gjukanoviq. Në pyetjen se kur pret që biznesmeni i arratisur Dushko Knezheviq mund ti dorëzohet autoriteteve të Malit të Zi , Gjukanoviq ka theksuar se Mali i Zi ka bërë ç'është e mundur që të sigurojë atë që quhet interes të shtetit dhe të opinionit. Ai ka shtuar se procedura e cila është duke u zhvilluar në Britani të Madhe është tejet e gjatë , sidomos kur kemi para sysh mos durimin e opinionit vendor. Është me rëndësi që ne kemi bërë çdo gjë që ka kërkuar Britania e Madhe dhe tani mbetet vetëm të presim përfundimin e procedurës , ka theksuar Gjukanoviq.

Përvoja e Malit të Zi e rëndësishme për tërë rajon

Përvoja e Malit të Zi , anëtarësimi në NATO dhe pozita e mirë në rrugën drejtë BE paraqesin sukses fantastik dhe janë të favorshme për rajonin më të gjerë se Ballkani Perëndimor, ka vlerësuar shefja e shtabit të përgjithëm të Ushtrisë së Sllovenisë gjeneral majori Alenkom Ermenc gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq. Ajo ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes është e rëndësishme dhe në mas të madhe i kontribuon stabilitet në rajon, duke theksuar se takimi i sotëm është rast i mirë për definimin e kahjeve të intensifikimit të mëtejmë. Boshkoviq ka theksuar përkrahja dhe ndihma e Sllovenisë për Malin e Zi është me rëndësi të madhe për zhvillimin dhe përparimin e ushtrisë . Ministri ka theksuar edhe rëndësinë e anëtarësimit të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në NATO Aleancë , si garanci për paq dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës. Boshkoviq e ka informuar mysafiren për planet strategjike të zhvillimit të Ministrisë së mbrojtjes , për bashkëpunimin aktual ndërkombëtarë me strukturat e NATO-s , për kontributin e Malit të Zi në sistemin kolektiv të mbrojtjes ,si dhe për zhvillimin e resurseve njerëzore në strukturat mbrojtës të Malit të Zi , është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

Mali i Zi është krenar për miqësinë me popullin hebraik

Mali i Zi i cili është i themeluar në vlerat e anti fashizmit dhe respektimin e pasurisë fetare dhe etnike , është krenarë për miqësinë tradicionale për popullin hebraik dhe bashkëpunimin emirë me shtetin e Izraelit, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin. Ai ,gjatë takimit me ministrin për shërbimet fetare të Izraelit Jicak Vaknin në Podgoricë ,ka vlerësuar se çdo ide destruktive e cila promovon mostolerancën fetare dhe nacionale nuk mund të gjejë strehim në Mal të Zi. Pazhin në veçanti e ka falënderuar Bashkësinë hebraike në Mal të Zi për kontributin konstruktiv me rastin e hartimit të zgjidhjeve të reja ligjore për lirinë e feve , duke shtuar se gjatë komunikimeve mbi temën e propozimit të ligjeve për lirinë e feve me Bashkësinë hebraike nuk ka pasur asnjë çështje të hapur. Ai ka theksuar se Mali i Zi është i nderuar me faktin se është zgjedhur që të jetë mikë pritës i konferencës Mahar , forum ky më i rëndësishëm i Bashkësisë hebraike dhe i organizatës së Evropës Juglindore, i cili do të hapet sonte në Budva. Ministri Vaknin ka falënderuar Qeverinë e Malit të Zi dhe tërë shoqërinë malazeze për miqësi të sinqertë ndaj popullit hebraik ,si dhe për përkrahje dhe përpjekje për vlerat e përbashkëta të paqes , tolerancës dhe bashkëpunimit mes popujve dhe shteteve.

 

Ndërprerje të kontratës kanë kërkuar 296 doktorë dhe infermiere

Sindikata e doktorëve të mjekësisë ka publikuar të dhëna shqetësuese për numrin e punëtorëve mjekësor të cilit janë paraqitur në ftesën publike të Ministrisë së administratës publike për ndërprerjen e kontratës për punë . Në këtë ftesë janë paraqitur 296 mjekë dhe punëtorë tjerë medicina dhe kjo është shifra më e madhe në sektorin publikë, shkruan gazeta “Dan”. Sipas të dhënave të Ministrisë të administratës publike , në ftesën publike për ndërprerjen me marrëveshje të marrëdhënies së punës, përmes pagimit të kompensimeve gjithësie janë paraqitur 1752 të punësuar. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së shëndetësisë , Malit të Zi i mungojnë rreth 200 mjekë dhe mbi 300 infermiere. Kryetarja e sindikatës së doktorëve të mjekësisë Milena Popoviq Samarxhiq ka theksuar për gazetën “Dan” se nuk e dinë numrin e saktë të doktorëve që kanë kërkuar largimin nga puna përmes pagesës së kompensimeve , por në mesin e kolegëve të sajë ekziston pakënaqësi e madhe për shkak të rrogave të ulëta dhe të raportit të institucioneve shtetërore ndaj këtij profesioni.

 

Shtyhet afati për paraqitjen në IPAR programin

Ministria e bujqësisë dhe e zhvillimit rural e ka vazhduar deri me 20 .dhjetor afatin për tu paraqitur në ftesën aktuale publike IPARD për përkrahje në sektorin prodhues. Nga kjo ministri kanë kumtuar se përpunuesit e interesuar dhe kooperativat do të kenë edhe një muaj e gjysme që të përgatisin dokumentacionin për të aplikuar në ftesën publike përmes të cilës mund të realizojnë përkrahje pa kthim në shumë prej 50 deri në 60% të investimeve në avancimin e prodhimtarisë në pajtim me standardet evropiane. Në këtë mënyrë, siç kanë theksuar , është hapur mundësia që një numër i madh i prodhuesve ti plotësojnë kushtet për fitimin e përkrahjes dhe maksimalisht të shfrytëzojnë mjetet e mëdha në dispozicion të cilat janë siguruar nga BE dhe Qeveria e Malit të Zi.

 

Vazhdon konkursi për ndarjen e çmimit “OKTOIH”

Ministria e arsimit ka shpallur konkursin për ndarjen e çmimit shtetëror “Oktoih” për vitin 2019 . Propozimet e kandidatëve për këtë çmim duhet të dorëzohen deri me 29. nëntor të këtij viti. Çmimi shtetëror “Oktoih” u ndahet qytetarëve të Malit të Zi ose personit juridik me seli në territorin e Malit të Zi për rezultate të realizuara në fushën e arsimit dhe edukimit ,si dhe të standardit shkollor dhe studentorë. Gjithësie mund të ndahen tri çmime, thuhet në kumtesë. Propozimet i dorëzohen jurisë për ndarjen e çmimit shtetëror “Oktoih” dhe Ministrisë së arsimit. Nga Ministria kanë tërhequr vërejtjen se propozimet të cilat nuk do ti dorëzohen jurisë deri në afatin e paraparë ,nuk do të shqyrtohen.

 

Mbledhja e jashtëzakonshme e parlamentit të Ulqinit

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit , dr. Ilir Çapuni ka thirrur për sonte në ora 19,00 mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit vendor. Pikë e rendit të ditës do të jetë Propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019 dhe Propozim Vendimi për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit. Lajmi është konfirmuar për Radion e Malit të Zi nga zyra e kryetarit të Kuvendit, dr. Ilir Çapuni. Kujtojmë se të dy pikat e përmendura ishin në rend të ditës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila u ndërpre ditën e hënë , për shkak se propozuesi, kryetari i Komunës , Loro Nrekiq i tërhoqi ato për arsye të , siç u shpreh ai, mosdhënies së pëlqimit nga ana e Qeverisë së Malit të Zi.

 

Fajon: Jemi të zhgënjyer me regresin në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të rifillojë sa më shpejtë. Kjo është porosia që dërgoi eurodeputetja, Tanja Fajon sot në Beograd, shkruan lajmi.net.

Në Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociiim BE-Serbi që u mbajt në Beograd, ajo tha se është shumë e zhgënjyer që nuk ka përparim në procesin e dialogut me Kosovën.

“Jemi shumë të zhgënjyer që nuk ka përparim dhe se i gjithë procesi është në bllokadë. Prioriteti ynë është rifillimi i dialogut dhe që të dyja të gjejnë një mundësi të re për një marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe normalizon marrëdhëniet”, tha Fajon.

Në fund të shtatorit, Fajon është zgjedhur në krye të Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.

Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot anëtaren e Senatit të Francës, Helen Conway-Mouret, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re.“Kosova ka një demokraci të avancuar”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pret që shpejt të formohet qeveria që do të shtyjë përpara proceset e rëndësishme për Kosovën.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor pret përkrahje më konkrete nga BE-ja.“Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave dhe pret vendim meritor nga BE dhe shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

Senatorja Conway-Mouret u shpreh se Franca përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç se të vazhdojë të angazhohet për të realizuar aspiratën për t’u bërë anëtare e BE-së.

Hahn: Vendimi i BE për Shqipërinë dhe MV do të ndryshojë shpejt

Jam i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Evropian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian shumë shpejt do të ndryshojë, deklaroi komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Së bashku me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

 

Palmer: Vendi i Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pas takimit në Shkup me kryeministrin, Zoran Zaev.“Mesazhi jonë është se SHBA-ja është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar në këto raporte me Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e saj në NATO dhe BE”, ka deklaruar diplomati amerikan në një prononcim për mediat.

Ai theksoi se gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, dhe takimeve me drejtuesit e institucioneve dhe të partive politike, është riafirmuar përcaktimi i përgjithshëm se për vendin nuk ka alternativë tjerë përveç integrimit euroatlantik. Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, mbylli kontestin e më shumë se dy dekadave mes dy vendeve fqinje për çështjen e emrit me ç'rast shteti u emërua Maqedonia e Veriut.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor tha se është takuar edhe me ambasadorët e shteteve të Evropës Juglindore me të cilët ka biseduar për zhvillimet e mëtejme në rajon, si dhe për vendimin e fundit në samitin evropian në Bruksel.

 

Kryeministri Edi Rama sot vizitë zyrtare në Itali

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Romë. Kryeministri shqiptar do të takohet me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

Takimi do të fokusohet në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Evropian vendosi të shtyjë datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shprehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Ish-ushtari serb i Bosnjës dënohet me 20 vjet burgim për djegie të myslimanëve civilë

Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim, për djegie të 57 boshnjakëve gjatë luftës në këtë shtet më 1992-1995.

Shushnjar, 64-vjeçar, është dënuar më 30 tetor për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, në të cilin janë vrarë 26 persona afër qytezës lindor, Vishegrad.

Në mesin e personave të vdekur ka qenë një foshnje dyvjeçare.Disa myslimanë boshnjakë ishin kidnapuar pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese.

Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe ushtarë tjerë në ushtrinë e serbëve të Bosnjës kanë qëlluar në këtë shtëpi, duke parandaluar ikjen e personave që kanë qenë brenda.

Një civil kishte shpëtuar me plagë serioze, derisa të tjerë kishin arritur të ikin.

Shushnjat ka jetuar në Francë për vite të tëra, para se të arrestohej me kërkesë të Bosnjës.

Ai ka qenë në mbajtje në Francë për katër vjet, para se të esktradohej në Bosnje më 2018.

 

Dhjetëra të vdekur nga incidenti hekurudhor në Pakistan

Të paktën 65 persona u vranë, kur një tren pasagjerësh u përfshi nga zjarri në Pakistanin qendror.Ministri i Shëndetësisë së Pakistanit, Yasmin Rashid tha se nga incidenti u plagosën më shumë se 40 persona.Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu pasi disa nga pasagjerët ishin duke përgatitur mëngjesin në stufat e gazit që i kishin sjellë në bord të trenit, duke shkelur rregullat

Trupat e ushtrisë, si dhe mjekët janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në operacion.

Rrjeti hekurudhor i Pakistanit është në gjendje të keqe për shkak të investimeve të pakta dhe mirëmbajtjes së dobët.

Në muajin korrik njëmbëdhjetë njerëz u vranë në një aksident hekurudhor, dhe katër të tjerë në muajin shtator, njoftoi Reuters.

Koreja Veriore teston "dy raketa balistike" në Detin e Japonisë

Koreja Veriore ka nisur dy “raketa” të paidentifikuara në det, ka thënë ushtria jugkoreane. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, objektet “duket se kanë qenë raketa balistike”.Në rast se ky njoftim konfirmohet, kjo do të shënonte herën e 12-të të testimeve të kryera këtë vit nga Koreja Veriore. Më herët gjatë këtij muaji, Koreja Veriore ka testuar një lloj të ri të raketës, që besohet se është nisur nga një nëndetëse.

Raketa, në teori, është thënë se ka kapacitet për të bartur armë bërthamore. Raketat e lëshuara të enjten janë nisur nga Deti Lindor, i njohur ndryshe edhe si Deti i Japonisë.

Ushtria jugkoreane ka thënë se do të vazhdojë të vëzhgojë lansime tjera të verikoreanëve.

Koreja Veriore besohet se posedon raketa me kapacitet për të arritur në tokën amerikane.

Ky vend po ashtu pretendon se ka bombë bërthamore që mund t’i bashkëngjitet raketës.

Ky lajm vjen në kohën kur janë pezulluar bisedimet për çështje bërthamore në mes të Phenjanit dhe Uashingtonit.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët ,por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Budvë 23, Tivar, H. Novi e Ulqin 21, Podgoricë 20, Cetinë 16, Nikshiq 15, Beranë 12, Bjello Pole 11, Plavë e Plluzhinë 10, Plevle 9, Kollashin 8 Rozhajë 7 dhe në Zhablak 4 g.

Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesi prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 23 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се