Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 09. 2013. 16:54 >> 17:09

LAJMET 19.09.2013

19.09.2013

Nuk përkrahen ligjet për gjyqin Kushtetues dhe Prokurorinë

Anëtarët e Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë nuk i përkrahen  propozimet e ligjeve për plotësimet dhe ndryshimet e ligjeve për prokurorin e shtetit dhe për gjyqin kushtetues , kurse për to dhe për dy ligje të tjera nga kjo sferë deputetët do të deklarohen të hënën në plenum. 

Propozim ligjin për Prokurorinë e kanë përkrah deputetet e PDS dhe deputeti i Partisë social demokrate, kurse kundër ishin përfaqësuesit e opozitës dhe i përmbajtur ishte kryetari i Këshillit Rifat Rastoder. Duke prezantuar propozim ligjin për gjyqin Kushtetues ,ndihmës ministria e drejtësisë ,Branka Llakoçeviq ,ka theksuar se dy gjykatës i propozon kryetari kurse 5 të tjerët Këshilli kompetent parlamentar dhe të njëjtit i zgjedh dhe i shkarkon Parlamenti me mandatin 12 vjeçar.

 

Oferta çeke nuk duhet refuzuar

Oferta e firmës çeka “Shkoda Prahe” për ndërtimin e bllokut të dytë të termoelektranës  Plevla është rast të cilin Mali i Zi nuk duhet ta anashkalojë , konsiderojnë kryetari i Këshillit për ekonomi Aleksandar Damjanoviq  dhe analisti ekonomik Predrag Drecun.

Ata kanë thënë se Çekia është partner serioz dhe se partneriteti me ta mund ti sjell shtetit vetëm të mira. Shkoda Praha” e Çekisë do ta dërgojë ofertën për ndërtimin e bllokut të dytë t Termoelerktranës Plevla dhe pritet të jetë e zgjedhur si partner, sepse siç është theksuar, përparësisë kryesore të kësaj kompanie janë karakteristikat e larta profesioniste, ekologjike dhe financiare. Damjanoviq ka deklaruar për Antema M se është mirë që për ndërtimin e bllokut të dytë të Termoelektranës ka më tepër të interesuar. Siç është theksuar firma Shkoda  Praha deri tani ka ndërtuar mbi 40 mijë megavat  instalime në më tepër se 25 vende të botës. Nga kjo kompani kanë kumtuar se me ofertën e vetë së pari do të njoftohen qytetarët e malit të Zi kurse pastaj kërkesa zyrtare do ti dorëzohet elektroekonomisë.

 

Dorëzohet kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje

Agjencia regullatore për energjetikë ka dorëzuar kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje kundër elektro ekonomisë të Malit të Zi dhe të sistemit elektropërçues të Malit të Zi dhe drejtorëve të tyre ekzekutiv për shkak të mosnënshtrimit të kontratave gjegjëse dhe afarizëm në kundërshtim me ligjin. Agjencia regullatore për energjetik , sipas dokumentacionit të cilin e disponon agjencia Mina Biznis ka paraqitur kërkesën për inicimin  e procedurës për kundërvajtje kundër elektroekonomisë për shkak se me sistemin elektro përçues nuk ka nënshkruar kontratë për ofrimin e shërbimeve shtesë dhe sistematike.

 

Probleme të shumta i zmbrapsin mediat nga misioni burimor

Respektimi i standardeve profesioniste dhe etike , eliminimi i urrejtjes dhe informata e saktë janë parakushte kryesore për kontribuin e mëtejmë të mediave në ndërtimin  e shoqërisë demokratike në  Mal të Zi kanë vlerësuar përfaqësuesit  e Këshillit mediatik për vetë rregullim dhe delegacioni i UE në Podgoricë.  Në takimin e përfaqësueseve të Këshillit mediatik me shefin e delegacionit të UE në Mal të Zi Mitia Drobniç dhe zëvendësin e tij Alberto Kamarata , është vlerësuar se skenën mediatike e ngarkojnë shumë probleme dhe se ato në rastet më të shpeshta i zmbrapsin mediat nga misioni i tyre burimor , Përfaqësuesit e delegacionit të UE siç theksohet , kanë vërtetuar se do të vazhdojnë ti përkrahin të gjitha përpjekjet me qëllim të forcimit të pozitës së pavarur të mediumeve.

 

Ish punëtorët e KAP-it kërkojnë respektim te marrëveshjes

Ish punëtorët e Kombinatit të aluminit , të cilët kërkojnë kompensimet, i kanë dërguar ftesë udhëheqësit të prodhimit Nebojsha Dozhiq që të arrihet marrëveshja për mënyrën dhe shumën e pagesës së kompensimeve në pajtim me marrëveshjen e arritur në ministrinë e ekonomisë. 

Përfaqësuesi i tyre , avokati Zoran Piperoviq nuk ka marr pjesë në tubimin e sotëm të punëtorëve në oborrin e Fabrikës së  Kombinatit , për shkak të obligimeve , por u ka rekomanduar qartë që të pranojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet përfaqësueseve të KAP në qeveri dhe të mos e kushtëzojnë shumën e kompensimeve.

                           

Vritet një pjesëtar i EULEX-it

Një automjet i EULEX-it është sulmuar me armë zjarri nga persona ende të panjohur, me ç’rast një pjesëtar i EULEX-it ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 7 e 30 minuta në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht në afërsi të fshatit Ballaban të Komunës së Zveqanit.

Në një komunikatë për media EULEX-i ka njoftuar se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 7 e 30 minuta, derisa dy vetura të EULEX-it që po bartnin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit. Për pasojë një pjesëtar i EULEX-it ka vdekur. Me këtë rast do të bëhet çmos që kryerësit e kësaj vepre të sillen përpara drejtësisë. “EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt qyqar të dhunës kundër pjesëtarit të tij. Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që dinë dicka lidhur me këtë incident që të paraqiten ”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

 

BE dhe SHBA dënojnë sulmin në Zveçan

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, shtetet anëtare të BE-së, të përfaqësuara në Kosovë, dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kanë dënuar fuqishëm “sulmin frikacak”, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm kundër dy makinave të EULEX-it në komunën e Zveçanit dhe ka rezultuar me vdekjen e një pjesëtari të misionit evropian. “Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar në tërësi”. “Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e autoritetve për të gjetur autorët e këtij sulmi dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë. Përpjekjet për të destabilizuar përparimin në veri të Kosovës janë të papranueshme”.

 

Jahjaga: Sulmi ndaj EULEX-it, i patolerueshëm

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në afërsi të Zveçanit, që ka lënë një të vdekur dhe dy të plagosur. “Ky sulm ndaj EULEX-it, mision ky i cili bën përpjekje të pareshtura krahas institucioneve të tjera të sigurisë, që të vendosë rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës, është një akt plotësisht i patolerueshëm i forcave që kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit kushtetues, në kohën kur institucionet e Republikës së Kosovës po tregojnë pjekuri politike, duke u angazhuar të krijojnë një shtet gjithëpërfshirës”. “Sulmi ndaj EULEX-it është sulm ndaj vlerave të shtetit të Kosovës”, thuhet pos tjerash në deklaratën e presidentes Jahjaga.

 

Daçiq: Të shtëna në të ardhmen e Serbisë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se sulmi në EULEX në veri të Kosovës paraqet akt ekstremist, e jo patriotik, i cili i sjellë dëm Serbisë në përgjithësi. Ai ka theksuar se vrasjen e policit të EULEX-it në Zveçan e dënon ashpër tërë Qeveria e Serbisë.

 

Thaçi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar rregullore dhe vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar, se një delegacion i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ai, do të udhëtojë në Nju Jork për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës së Kombeve Bashkuara.

“Delegacioni, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të zhvillojë takime me delegacionet e vendeve të ndryshme, do të zhvillojë aktivitete lobimi dhe do të prezantojë arritjet e Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe të drejtave për të gjithë qytetarët e vet”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

 

Sot bëhet renditja e partive në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot tërheqjen e shortit për renditjen e 103 subjekteve politike për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 3 nëntor. KQZ-ja ka përfunduar certifikimin e subjekteve politike dhe ka bërë me dije se janë certifikuar 7,932 kandidatë. Zgjedhjet komunale do të mbahen në gjithë territorin e Republikës.

 

BE dërgon 100 vëzhgues për 3 nëntor

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë të rëndësishme dhe se BE-ja do të dërgojë një mision prej 100 vëzhguesish. Zhbogar ka biseduar në Mitrovicë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Oliver Ivanoviq, raportojnë mediat serbe. “Ne vetëm do t’i vëzhgojmë zgjedhjet. Do të dërgojmë misionin vëzhgues prej 100 personash, i cili do të monitorojë procein zgjedhor në të gjitha komunat”, ka thënë Zhbogar. Ai ka kujtuar se zgjedhjet lokale janë mundësi që njerëzit të vendosin se kush do t’i udhëheqë në nivelin komunal.

 

Serbi, nga ethet e Nilit vdesin 25 persona

Nga ethet e Nilit Perëndimor në Serbi kanë vdekur 25 persona, ndërsa janë sëmurë 210, bëjnë të ditur mediat serbe. Siç theksohet, 12 persona të vdekur janë nga Beogradi, ndërsa të tjerët nga vende të ndryshme të Serbisë.  Thuhet se personat e vdekur kanë qenë më të vjetër se 50 vjeç dhe ishin të sëmurë kronikë.

 

Përleshje midis forcave të sigurisë e grupeve të armatosura në Egjipt

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka raportuar për përleshje midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në periferi të Kajros.

Burimi i njëjtë ka thënë se trupat kanë hyrë në qarkun Kerdasah për të arrestuar të dyshuar për djegien e stacioneve policore dhe vrasjen e 11 oficerëve të sigurisë, në dhunën që ka shpërthyer pas përmbysjes së presidentit islamik, Muhamed Morsi, në muajin korrik. Televizioni shtetëror ka thënë se së paku një polic është lënduar në përleshjet e sotme, të cilat kanë përfshirë shkëmbime të shtënash me armë zjarri. Thuhet se policia ka marrë kontrollin e zonës dhe ka vendosur shtetrrethim.

 

Asad: Qeveria do të shkatërrojë armët kimike

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka thënë se qeveria e tij do të zbatojë marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.

Por, ai ka thënë se shkatërrimi i armatimit kimik do të kushtojë një miliard dollarë dhe do të marrë një vit kohë. Asad po ashtu ka thënë se raporti i Kombeve të Bashkuara, i cili ka konstatuar përdorimin e gazit sarin në një sulm të muajit të kaluar, është joreal. Ai ka mohuar sërish se forcat e tij janë përgjegjëse për sulmin e 21 gushtit, në afërsi të Damaskut, i cili ka lënë qindra persona të vrarë. Më herët, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia ka siguruar prova, që tregojnë se rebelët qëndrojnë prapa sulmit në Gouta. Ai ka thënë se Moska do t’i prezantojë së shpejti provat para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Nga rrëshqitja e dheut në Meksikë, së paku 58 të zhdukur

Ministri i Brendshëm i Meksikës, Miguel Angel Osorio Chong, ka thënë se së paku 58 vetë figurojnë të zhdukur në një fshat malor, ku shumë shtëpi janë groposur nga rrëshqitja e dheut. Osorio Chong ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë evakuar mbi 340 njerëz nga fshati La Pintada.Ai po ashtu ka paralajmëruar se ekziston ende rreziku i rrëshqitjeve të dheut, si pasojë e shirave të furishëm që tashmë janë shndërruar në uragan.                                                      

          

Neser mot kryesisht i kthjellet

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.    Temperaturat: Tivar 24, H. Novi e Budvë 23, Podgoricë e Ulqin 20, Cetinë 17, Rozhaj 16, Nikshiq, B. Pole e Plevle 15, Beranë e Plavë 14, Zhablak e Shavnik 13 dhe në Kollashin 12 g.

  Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht të kthjelltë dhe të thatë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri-lindore.   Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 27 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се