Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 11. 2019. 18:08 >> 18:09

Ditari 01.11.2019

01.11.2019

Organizata e prokuroreve të mbrohet nga presionet

Organizata e prokurorëve duhet të jetë e mbrojtur nga rrezikimi i pavarësisë së prokurorisë , ndikimeve të drejtë për drejta dhe trysnive tjera, ka theksuar ushtruesi i detyrës të prokurorit suprem të shtetit, Ivica Stankoviq. Ai me rastin e hapjes së Ditës së prokurorëve të Malit të Zi, ka theksuar se organizata shtetërore e prokurorisë në kohë të fundit ka qenë përplot me sfida , shumë më tepër se ndonjë herë më parë. Ne duhet ta mbrojmë organizatën e prokurorëve nga rrezikimi i pavarësisë së prokurorisë përmes ndikimeve të drejtë për drejta dhe trysnive tjera, ka theksuar Stankoviq.

Ai ka përkujtuar ngjarjet aktuale dhe përpjekjet e diskriminimit dhe uljes së integritetit profesional. Stankoviq, ka shtruar pyetjen nëse duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e bashkëpunëtorit të vetë të cilin nuk e ka sjellur aty. Në rastin e prokurorisë shtetërore përgjegjësin për veprat e pa ndershme duhet ta mbajë i pandehuri për to, ka theksuar, Stankoviq, duke shtuar se do të vazhdojë të luftojë kundër të gjithë autorëve të veprave penale dhe këto rezultate do të jenë evidente, ka thënë Stankoviq.

Është obligim i kontributit akoma më të vendosur për forcimin e sundimit të ligjit

Prokuroria ka për detyrë të jap kontribut akoma më të vendosur në luftën për  forcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e shtetit modernë dhe me institucione të forta, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ai, me rastin e 1 nëntorit, Ditës së prokuroreve shtetëror të Malit të Zi, u ka dërguar telegram urimi ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të shtetit, Ivica Stankoviq, kryetarit të shoqatës të prokurorëve shtetëror, Veselin Vukotiq, bartësve të funksionit të prokurorit dhe anëtarëve të shoqatës dhe të punësuarve në prokurori.

“Definimi i drejtë i prioriteteve dhe rezultatet e organizatës shtetërore të prokurorisë në periudhën e kaluar më së miri vërtetojnë se Mali i Zi është në rrugë të mirë drejtë miratimit të standardeve të shteteve të rregulluara ligjore dhe kjo është garanci e stabilitetit shoqëror dhe rekomandimi më i mirë për anëtarësim në BE gjë të cilën e synojmë”, ka theksuar Gjukanoviq.

 

Stankoviq, duhet të distancohet dhe ti transferojë kompetencat

Ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin, ka thënë  sot se pas përfundimit të mandatit të prokurorit suprem të shtetit, Ivica stankoviq, duhet të distancohet dhe ti kalojë kompetencat tek njëri nga bashkëpunëtorët e tij. Ai ka theksuar se kur ka folur për nivelin e ultë të pa tolerueshme të besimit në prokurori nuk ka menduar në rezultatet e prokurorisë speciale të shtetit por në përgjegjësinë profesionale të Stankoviqit.

Pazhin, në mbledhjen e Këshillit për antikorrupsion, ka theksuar se mungon linja e qartë e përgjegjësisë në prokurori, transmeton portali  “Vijesti”.

“Nuk kam folur për përgjegjësinë penale por për atë profesionale. Konsideroj se në shoqëritë demokratike, përgjegjësia është emërtim tjetër i demokracisë, kështu që në rastin konkret është dashtë të ekzistojë përgjegjësia për emërimin e bashkëpunëtorëve”, ka theksuar Pazhin.

Pazhin, ka folur edhe për dorëheqjen e kryeministrit të turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Pavle Radulloviq.

Mali i Zi u reziston kërcënimeve hibride

Mali i Zi, në bashkëpunim me shtetet aleate në NATO-s, u reziston kërcënimeve hibride dhe rrumbullakon kornizën normative dhe strategjike nga kjo fushë, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq.

Ai, ka shtuar se kërcënimet hibride janë sfidë bashkëkohore e sigurisë me të cilat nuk ballafaqohet vetëm Mali i Zi, por kjo është një sfidë globale. Ai ka paralajmëruar se korniza strategjike për rezistimin ndaj kësaj sfide do të përfundojë deri në fund të vitit me miratimin e strategjisë për rezistim ndaj kërcënimeve hibride.

Nuhoxhiq ka përkujtuar se qeveria e malit të Zi ka vërtetuar para do kohe propozim ligjin për vërtetimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike duke pasur para sysh se rrezikimi i elementeve të infrastrukturës kritike, mund të ketë ndikim të drejtë për drejtë për sigurinë nacionale në të gjitha dimensionet e saj, sidomos nëse realizohet në kuadër të sulmit hibrid.

Ekspertët e OKB do të vizitojnë Malin e Zi

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara, Maria Gracia Gjamarinaro, do të vlerësojë gjendjen në sferën e tregtisë me qeniet njerëzore në Mal të Zi gjatë vizitës së saj zyrtare, prej sot deri me 8 nëntor. Kjo vizitë është rast që të takohem me zyrtarë relevant dhe grupet tjera për të biseduar në temën e tregtisë me qeniet njerëzore në të gjitha format e saj si dhe për problemet kyçe mbi të drejtat njerëzore dhe për progresin të cilin e ka realizuar Mali i Zi, në këtë fushë, ka deklaruar Gjamarinaro. Sipas fjalëve të saj kryesisht do të flitet për sfidat kryesore kur është fjala për implementimin e suazave juridike ndërkombëtare për tregtinë me njerëz, në veçanti kur është fjala për femrat dhe fëmijët.

Raportuesja speciale, me 8 nëntor, do të mbajë konferencë për gazetarët në të cilën medieve do tua kumtojë përshtypjet e veta preliminare.

Njohuritë dhe rekomandimet e saj do të gjenden edhe në raportin zyrtarë i cili do të prezantohet në sajtin për të drejtat njerëzore për Kombet e Bashkuara në qershor të vitit të ardhshëm.

 

Ministri Radulloviq, jep dorëheqje

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Pavle Radulloviq, ka dhënë sot dorëheqje në këtë funksion. Ai, në konferencën e sotme për gazetarët, ka kumtuar se për dorëheqje ka vendosur pas publikimit të incizimit televiziv për marrjen e ryshfetit të inspektorëve të ndërtimtarisë. “Si qytetarë kamë qenë shumë i zhgënjyer. Është vërtetuar ajo për të cilën kemi menduar se janë thashetheme, ka theksuar Radulloviq”.

 Ai, duke u përgjigjur në pyetjen se si është e mundur se në këtë ministri kanë punuar njerëz siç është, Vlladan Juretiq, ka theksuar se për këtë ndien përgjegjësi profesionale. Ai e ka ftuar prokurorinë dhe policinë që ti hetojë të gjitha rastet deri në detaje.

Dita ndërkombëtare e luftës kundër jo ndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve

Ekzistojnë mënyra të shumta me të cilat krimet kundër gazetarëve dhe jo ndëshkimi i autorëve mund të pengohet , është kumtuar nga OSBE-ja, në Mal të Zi me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të luftës kundër mos ndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve. “Siguria e gazetarëve është me rëndësi të madhe për punën e misionit të OSBE në Mal të Zi e cila në tërësi përkrah obligimet të cilat Mali i Zi dhe shtetet tjera pjesëmarrëse në OSBE i kanë marrë mbi vete në Këshillin ministror të OSBE-s për sigurinë e gazetarëve në muajin dhjetorë të vitit të kaluar, thuhet në kumtesë. Misioni përkujton se me qëllim të shënimit të ditës ndërkombëtare të luftës kundër mos ndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, me 30 tetor emetuesit publikë lokal në Cetinë, ia ka dorëzuar paketën e fundit të fanellave dhe të xhaketave me mbishkrimin “PRESS” . Misioni ka inicuar fushatën për ngritjen e ndërgjegjes për rëndësinë e sigurisë së gazetarëve dhe të drejtave të tyre në punë pa frikë dhe në kushte të sigurta.

 

Nga sistemi shëndetësorë duan të largohen kuadrot jo mediicnal

Pjesa më e madhe e kërkesave për ndërprerje me marrëveshje të marrëdhënies së punës në sistemin shëndetësor ka të bëjë me kuadrin jo medicinal dhe me të tjerët të cilët së shpejti mund të shkojnë në pension, është sqaruar nga Ministria e shëndetësisë. Të përkujtojmë se sindikata e doktorëve të medicinës ka publikuar dje se në ftesën publike të ministrisë të administratës publike për ndërprerjen e kontratës për punë janë paraqitur 296 mjekë dhe personel tjetër mjekësor dhe ky është numri më i madh sa i përket sektorit publikë.

Në institucionin më të madh shëndetësorë, në Qendrën Klinike të Malit të Zi, kanë theksuar se 101 të punësuar kanë paraqitur kërkesën për ndërprerjen me marrëveshje të marrëdhënies së punës përmes pagimit të kompensimeve.

Nga ky numër, lejen nga drejtori i këtij institucioni e kanë marrë 12 prej tyre.

Të gjithë 12 të punësuarit e interesuar e që kanë marrë lejen iniciuese i takojnë kuadrit jo medicinal, kanë theksuar nga Ministria e shëndetësisë.

 

Palmer, viziton Kosovën

Përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të qëndrojë të premten në Kosovë.

Ai do të zhvillojë një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas do të flasë para publikut, përkatësisht me studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Gjatë këtij bashkëbisedimi me studentë dhe shoqërinë civile sipas një njoftimi nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Palmer, i cili është edhe Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, do të përgjigjet në pyetjet nga publiku. Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar. Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut. Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Do të numërohen votat e ardhura nga diaspora 

Votat e ardhura me vonesë nga diaspora do të numërohen dhe do të përfshihen në kuadër të rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për rinumërim të 4 mijë e 639 votave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka theksuar të enjten se nuk mund të komentojë vendimin e Supremes pasi "KQZ e ka për obligim ta zbatojë vendimin". Këto vota është thënë të kenë mbërritur në Kosovë me vonesë, për shkak të problemeve në trafikun ajror.

Kjo ishte hera e dytë që Gjykata Supreme vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të votave të diasporës, pasi që paraprakisht, pas vendimit të parë, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa kishte vendosur që këto vota të mos numëroheshin. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor të këtij viti. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

BE, kërkon nga Prishtina të raportojë për personat e kthyer nga Siria  

Bashkimi Evropian do t’i kërkojë Kosovës që në dy vjetët e ardhshëm t’i raportojë për personat e kthyer nga Siria, si dhe për procesin e rehabilitimit të tyre.

Përmes një marrëveshjeje, të nënshkruar të mërkurën mes Kosovës dhe BE-së, Brukseli obligon autoritetet e Prishtinës që të adresojnë sfidat e paraqitura nga kthimi i luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që përfshin hetimet dhe ndjekjet penale të veprave të kryera nga luftëtarët e huaj, deri te procesi i rehabilitimit të tyre. Sipas marrëveshjes, Kosova duhet të shkëmbejë informacione me shtetet anëtare të BE-së për luftëtarët e huaj që kthehen në Kosovë.

Marrëveshja të mërkurën u nënshkrua nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, përmes një komunikate ka thënë se “Kosova si anëtare e Koalicionit Global kundër grupit militant Shteti Islamik, është treguar partnere e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

 

D.Pack; Interes i BE, që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE

Kryetarja e Organizatës së Grave të Partisë Popullore Evropiane, Doris Pack në margjinat e Forumit Maqedoni-Gjermani që sot u mbajt në Shkup tha “është interesi i yni, interes i BE-së, që shtetet si Maqedonia e Veriut dhe shtetet fqinje të jenë pjesë e BE-së”.

“Maqedonia e Veriut dhe shtetet e Evropës juglindore i shoh si pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Pack duke shtuar se se rajoni mund të anëtarësohet nëpërmjet rrugës së paqes, stabilitetit dhe sundimit demokratik.

Tsipras, krenar për arritjen e marrëveshjes së Prespës

Ish-kryeministri i Greqisë, kryetari i ‘Syriza’, opozitare, Alexis Cipras gjatë debatit për Ligjin për azil në Kuvendin e Greqisë, duke folur për çështjet e brendshme, foli edhe për Marrëveshjen e Prespës.

Tsipras tha se janë krenarë për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve duke drejtuar kritika ndaj kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Po, jemi krenarë për këtë marrëveshje për shkak se sot aeroplanët grekë që e vëzhgojnë hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe jo aeroplanët e Turqisë siç ishte deri tani”, tha Tsipras. Ciprasi gjithashtu i rikujtoi kryeministrit grek për kritikat e Marrëveshjes së Prespës gjatë kohës kur ai ishte në opozitë. “Ju e nënçmuat, e ndatë në dysh popullin për çështjen e emrit, që pas zgjedhjeve të respektoni Marrëveshjen e Prespës”, kreu i ‘Syriza’, Alexis Cipras.

 

D. Tramp; Do të ishte mirë që Italia të jashte jashtë BE

Mediat italiane thonë se presidenti amerikan Donald Trump gjatë bisedës me njërin prej liderëve të fushatës së Brexiti-it, Nigel Farage në kuadrin e një programi radiofonik, ka thënë se “Edhe Italia do të ishte më mirë jashtë Bashkimit Evropian”.

Edhe vende të tjera, ka shtuar ai, do të ishin më mirë pa bllokun europian. Një ndërhyrje kjo që sipas shtypit Italian, vjen në një moment kur politika italiane është sakaq mjaft e ngarkuar, e që me vështirësi arriti ta fashiste vrullin antieuropian përmes qeverisë së re Conte, e cila ndihmoi që Roma të ripozicionohej sërish qartë në kampin e BE-së. Në Britani ndërkohë, temë ditë janë zgjedhjet e 12 dhjetorit, të thirrura nga kryeministri Boris Johnson me mbështetjen e liderit opozitar Jeremy Corbyn, pas vendimit të Bashkimit Europian për ta shtyrë datën e finalizimit të Brexitit më 31 janar.

Johnson deklaroi se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexit-it.

Vendimi për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku evropian erdhi pasi 52 për qind e votuesve votuan për shkëputje në referendumin e 2016-tës, krahasuar me 48 për qind që e kundërshtuan këtë lëvizje.

Nëse, partitë politike pajtohen, Mahdi do të jap dorëheqje

Kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi do të japë dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij, ka thënë presidenti i këtij shteti, Barham Saleh, teksa po vazhdojnë protestat masive në këtë shtet.

Presidenti Saleh po ashtu ka thënë se është duke hartuar një ligj të ri, për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në disa protesta këtë muaj në Irak, në kërkim të vendeve të punës, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira. Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë.

Të paktën një person ka vdekur të martën, pasi është goditur nga një bombol gazi gjatë protestave në Bagdad, duke shënuar vdekjen e gjashtë në vetëm një javë.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka thënë se policia ka përdorur granata dhe armë të rënda kundër njerëzve.

Abdul Mahdi, politikan shiit, është bërë kryeministër irakian një vit më parë, duke premtuar reforma të thella.

 

J.Corbyn; Do ta transformojmë vendin

Lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të “transformuar” Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore në këtë shtet.

Corbyn ka premtuar se do të “rindërtojë” shërbimin publik dhe do të shënjestrojë “menaxherët e këqij dhe ndotësit e mëdhenj”.

Në një fjalim të mbajtur të enjten, ai i ka konsideruar zgjedhjet e 12 dhjetorit si mundësi “të gjeneratës për të transformuar shtetin tonë”.

Corbyn po ashtu ka thënë se laburistët do të lansojnë “fushatën më të madhe në histori”. Mirëpo kryeministri britanik, Boris Johnson ka fajësuar Corbynin për shtyrje të procesit të Brexitit, apo daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se është “jashtëzakonisht i zemëruar” që është dashur të shtyhej afati i 31 tetorit për largim të Britanisë nga blloku evropian, mirëpo sipas tij zgjedhjet do të “zhbllokojnë” situatën.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit janë thirrur nga kryeministri britanik me pajtim të opozitarit Corbyn, pas vendimit të Bashkimit Evropian për ta shtyrë datën e finalizimit të Brexitit më 31 janar.

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë veri lindore.

Temperaturat: Budvë 23 gradë, Petrovac e Tivar 22, Podgoricë 21, H. Novi 20, Nikshiq 18, cetinë e Ulqin 16, Shavnik 15 , Beranë 11, Bjello Pole, Andrijevicë e Plavë 10, Plevle 9, Kollashin 8 dhe në Zhablak 5.g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të shiut. Të reshura më intensive do të ketë në viset jugore sidomos në orët e pas ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit iprej 3 derinë 15, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 20 g. c.

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се