Žabljak
Umjereno oblačno
0.5 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
5.6 °C
Herceg Novi
Malo oblačno
10.9 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
6.9 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
14.5 °C
Bar
Umjereno oblačno
15.2 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
12.6 °C
Ulcinj
Vedro
12.6 °C
Kolašin
Oblačno
3.5 °C

Ditari

04. 11. 2019.   >>  18:06 0

Ditari 04.11.2019

04.11.2019

Sfidat nuk duhet ta ndalojnë zgjerimin

Sfidat  me të cilat ballafaqohet BE  duke filluar nga Bregzit-i , rritja e populizmit në tërë Evropën e deri te migrimet , nuk duhej të jenë justifikim  për ngadalësimin e integrimeve evropiane , ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi ,Ivan Brajoviq. Ballkani Perëndimor do të jetë në tërësi stabil , i sigurt  dhe me prosperitet ,vetëm kur të integrohet në BE, kurse vet unioni do të jetë komplet vetëm atëherë kur edhe kjo pjesë e Evropës të jetë në përbërje të sajë. Është me rëndësi të kuptohet  se ky proces është dy kahesh ,kurse përfitimet janë reciproke. Brajoviq këtë e ka theksuar në Konferencën e 9-të të kryetarëve të parlamenteve të Evropës Jug- lindore në Budapest . “Vendimi që me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë  të mos caktohet data e fillimit të bisedimeve për rajonin tonë është zhgënjyes , duke pasur para sysh se të dy këto vende në periudhën e kaluar i kanë plotësuar kërkesat e shtruara nga Brukseli”, ka theksuar Brajoviq. Ai ka deklaruar se për Malin e Zi askurrë nuk ka pasur dyshim se cila është rruga e tij shtetërore. Brajoviq është i bindur se vlerat e shteteve të tjera të rajoneve vetëm mund  ta begatojnë dhe Bashkimin Evropianë ta bëjnë më të pasur.

Të pengohen kriminelët që të gjejnë strehim në rajon

Shtetet e Evropës Juglindore duhet të tregojnë partneritetin në vepër dhe të pengojnë  që kriminelet të gjejnë strehim në rajon , ka deklaruar ministri i drejtësisë ,Zoran Pazhin në Konferencën rajonale për korrupsion të organizaur në Beograd. Pazhin , siç është kumtuar nga kabineti i tij, ka vlerësuar se për një luftë efikase kundër korrupsionit në shtetet e Evropës Juglindore , përveç ligjeve të mira dhe zbatimit të tyre konsekuent , është i domosdoshëm edhe bashkëpunimi i plotë reciprok i shteteve të rajonit . Sipas fjalëve të tij , ashtu si kriminaliteti nuk i njeh kufijtë , por në këtë formë kufijtë nuk duhet ti njohin as miqësia , solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit. Ai ka përkujtuar se Mali i Zi , duke ndërtuar kornizën e vetë juridike, e cila garanton standarde të larta të sundimit të ligjit , nga fillimi i procesit negocues me BE ka miratuar rreth 70 ligje , të cilat , siç ka shtuar ai ,sipas cilësisë nuk ngecin pas ligjeve më të mira evropiane. Ai ka shtuar se pozita e liderit në integrimet evropiane e obligon Malin e Zi që këtë rol ta arsyetojë me vazhdimin e rezultateve të mira edhe në periudhën e ardhshme.

Ka hapësirë për forcimin e bashkëpunimit me Korenë

Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik me Republikën e Koresë do të kontribuonte në forcimin e lidhjeve afariste ndërmjet dy shteteve , para së gjithash përmes joshjes së investimeve koreane , ka theksuar ambasadori i këtij vendi në Mal të Zi ,Çoe Hjong Çan.  Atë  sot e ka pritur ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq. Darmanoviq ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të kontakteve politike në nivel të lartë dhe ka apostrofuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik. Ai e ka informuar bashkëbiseduesin edhe me rezultatet e Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane dhe me këtë rast ka theksuar se Evropa nuk mund të jetë e plotë në mungese të vendit të Ballkanit Perëndimor.  Ambasadori Hjong Çan ka theksuar se interesi i vendit të tij është Ballkani Perëndimor stabil dhe zhvillimi ekonomik ,si dhe forcimi i pozitës globale të këtij rajoni. Me ambasadorin korean sot ka biseduar edhe ministri për infrastrukturë dhe detari, Osman Nurkoviq . Gjatë bisedimeve është folur për mundësin e bashkëpunimit në fushën e komunikacionit ajror dhe detarë.

 

Për banesat e të punësuarve në shëndetësi 1.5 milion euro

Ministri  i shëndetësisë ,Kenan Hrapoviq dhe përfaqësuesit e Sindikatave të shëndetësisë, Lilana Krivokapiq dhe Vlladimir Paviqeviq , kanë nënshkruar Marrëveshjen për sigurimin e mjeteve për zgjidhjen e nevojave banesore të punësuarve në shëndetësi në shumë prej 1.5 milion euro. Me marrëveshje, siç është kumtuar, është paraparë që Qeveria e Malit të Zi me periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2023 kooperativës banesore “Shëndetësia” të paguaj mjete në shumë prej 1.5 milion euro për këtë qëllim. Krapoviq ka theksuar se Qeveria në këtë mënyrë vazhdon të zhvillojë politikë të përgjegjshme shtetërore në sektorin e shëndetësisë. Kryetarja e Sindikatës së pavarur të shëndetësisë pran Lidhjes së sindikatave, Lilana Krivokapiq ka theksuar se është e kënaqur që edhe në të ardhmen të punësuarit në shëndetësi me kushte të volitshme dhe me çmim më të ulët se 50% nga çmimi i tregut , do të mund të zgjidhin çështjen e vetë banesore. Kryetari i Sindikatës së shëndetësia pranë Unionit të sindikatave të lira ,Vlladimir Paviqeviq ,ka theksuar se me këtë akt vazhdon praktika e mirë e bashkëpunimit të qeverisë së Malit të Zi dhe e ministrisë gjegjëse me sindikatat e shëndetësisë dhe me fondin banesor.

Luftë një shekullore për të drejtat politike të gruas

Gratë në Mal të Zi gjithnjë vazhdojnë të luftojnë për realizimin e të drejtave të veta politike të parapara që në vitin 1919 , kanë vlerësuar nga Rrjeti politikë i gruas. Ky rrjet e fillon sot fushatën me titull “Një shekull i luftës për të drejtat politike të gruas në Mal të Zi “. Siç kanë theksuar, historia politike e gruas në Mal të Zi shënon se partia komuniste e Malit të Zi në vitin 1919 në programin e vetë ka shkruar se “Pa një grua të lirë , të emancipuar të ngritur politikisht dhe aktive në shoqëri nuk mund të këtë revolucion, përparim shoqëror dhe as të ardhme” . “Sot ,si 100 vjet më parë gratë në Mal të Zi gjithnjë vazhdojnë të luftojnë për realizimin e të drejtave të veta politike  të parapara që në vitin 1919”. Ato kanë paralajmëruar se fushatën “Një shekull e luftës për të drejtat politike të gruas” , do ta shënojnë disa aktivitete me rastin e kërkesës së tyre që të avancohet legjislacioni zgjedhor. Ato edhe me këtë rast kanë përkujtuar se Kushtetua parasheh barazinë e meshkujve dhe të gruas.

 

Në Mal të Zi 35.8 mijë të pa punësuarit

Në Mal të Zi gjatë kësaj jave janë 35.81 mijë të papunësuar , ose 2.3% më tepër se në javën e kaluar ,është kumtuar nga Enti për punësim i Malit të Zi . Shkalla e papunësisë ,sipas raportit të Entit për punësim nga 15.9% që ishte në javën e kaluar, në këtë javë është rritur në 15.43%. Të përkujtojmë se shkalla më e lartë e papunësisë është shënuar në korrik të vitit 2000 , 32.7%, kurse shkalla më e ulët në gusht të vitit 2009 , 10.1%. Enti prej fillimit të këtij viti ka evidentuar 11.42 mijë të papunësuar. Prej fillimit të vitit njëkohësisht janë shpallur 29.4 mijë vende të lira të punës.

 

Palmer: Të respektohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha në Beograd se është e rëndësishme që rezultati i zgjedhjeve në Kosovë të respektohet. Me këtë rast, ai tha se subjekti politik Lista Serbe ka marrë mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se me këtë e ka fituar të drejtën për t'u përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës."Unë mendoj se në Kosovë ka vend për shumë zëra të ndryshëm që duhen dëgjuar, por është gjithashtu e rëndësishme të respektohen rezultatet e zgjedhjeve", tha Palmer. Palmer i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka diskutuar për situatën politike në Serbi dhe rajon.Në anën tjetër, presidenti serb, Vuçiq tha se ishte i kënaqur me përmbajtjen e takimit, por nuk zbuloi shumë detaje. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, i cili është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, Vuçiq tha se pret që shumë shpejt, “brenda dy ose tre muajsh”, ai të vazhdojë."Ne duam që dialogu të jetë serioz dhe të çojë në një zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për një kompromis, por nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e gatshme të poshtërojë veten dhe njerëzit e saj. Asnjëherë nuk kemi bërë ndonjë kërkesë ekstreme, as nuk kemi kërkuar diçka për të cilën ne e dimë që askush nuk do ta pranojë, kjo është arsyeja pse përmendëm një kompromis", tha Vuçiq. Presidenti serb, porositi se gabojnë “edhe ata brenda shqiptarëve dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të cilët mendojnë se përmes presionit do ta detyrojnë Serbinë të pranojë diçka në kundërshtim me interesat e saja kombëtare”.Duke folur për raportet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vuçiq tha se dëshiron që ato të intensifikohen, përderisa përsëriti ftesën për presidentin amerikan Donald Trump që të vizitojë Serbinë.“Shfrytëzoj rastin që edhe njëherë të ftoj presidentin Donald Trump të vizitojë Serbinë. Asnjë president amerikan, që nga Jimmy Carter më 1980 nuk e ka vizituar Serbinë. Kjo vizitë do të ishte shtysë e fuqishme për zhvillimin e marrëdhënieve tona”, tha Vuçiq.

Palmer javën e kaluar vizitoi Shkupin dhe Prishtinën, ku u takua me zyrtarët e atjeshëm.

PE angazhim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Ne nuk do të rrimë në qetësi, por do të impenjohemi për një votë pozitive gjatë votimeve të ardhshme të Komisionit Evropian”, deklaroi sot Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke folur për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një videomesazhi, Sassoli u shpreh se “sot do të vizitojë vendin e bukur të Maqedonisë së Veriut dhe për pak javë do të vizitojë Shqipërinë”.“Këto vizita janë të rëndësishme për mua personalisht, janë udhëtime e mia të para jashtë Bashkimit Evropian. Vende mike, vende që duam që së shpejti t’i fusim në Bashkimin Evropian”, tha ai.Ne e dimë, vijoi Presidenti i PE-së, se “njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri janë zhgënjyer kur kanë mësuar se disa shtete kanë refuzuar aderimin e vendeve të tyre në Bashkimin Evropian”. “E kuptoj dhe këtë shqetësim dhe e ndaj me ju”, tha ai.

Sassoli vlerëson se këto vende kanë zbatuar dhe plotësuar të gjitha kriteret dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer. “Keni merituar besimin tonë, dhe për këtë gjë u shpreh edhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian si dhe maxhoranca e qeverive të BE-së”, tha ai.

Sasoli u shpreh se “ky vendim nuk prezanton fundin e diskutimit”. “Parlamenti Evropian, shtëpia e demokracisë evropiane do ju shoqërojë në këtë rrugëtim. Ne nuk do të rrimë në qetësi, do të impenjohemi për një votë pozitive gjatë votimeve të ardhshme të Komisionit Evropian”, tha ai.

 

Pendarovski: Në Bruksel na propozuan një alternativë kundrejt anëtarësimit

Stevo Pendarovski, presidenti Maqedonisë së Veriut, kërkon organizimin e një samiti midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian ku të refuzohet çdo propozim të ndryshëm nga anëtarësimi.

Në një intervistë për median serbe, RTS, Pendarovski ka deklaruar se “ne nuk e shohim veten si fqinj evropianë”, që është një kategori që aplikohet për Moldavinë, Ukrainën dhe shtetet e e Azisë Qendrore .

“Në një prej takimeve në Bruksel, delegacionit tonë iu tha se një alternativë kundrejt anëtarësimit po konsiderohet, në formën e tregut më të gjerë evropian pa institucione politike”, deklaroi Pendarovski, duke shtuar se ky propozim nuk është i kënaqshëm dhe se ky mesazh duhet të jepet në rast të një samiti.

Sipas mediave të ndryshme në Evropë, ky propozim është bërë nga diplomacia franceze, por ambasadori i Francës në Beograd e mohoi pretendimin duke theksuar se “do të mbahet premtimi për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor”.

 

Thaçi: Kosova mbetet kampion në luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Kosovës ,Hashim Thaçi ka vazhduar postimet Video-Selfie në rrjetet sociale. Kësaj radhe ai ka folur për vlerësimin e SHBA-ve për Kosovën në luftën kundër terrorizimit e që sipas tij është impresionues.

 “ Një vlerësim ky i merituar, sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon ose jashtë rajonit, kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Thaçi ka theksuar se Kosova ka dëshmuar zotësi, aftësi dhe vajzat dhe djemtë e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe historik për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, por edhe në rajon.

“ Vlerësimi i SHBA-së për Kosovën si një kampion në luftën kundër terrorizmit në rajon, është një përgjegjësi shtesë për institucionet, për qytetarët tanë, për gjeneratat e ardhshme. Rruga e Kosovës është e ardhmja euroatlantike, por Kosova do të dëshmojë edhe më fuqishëm se do të jetë e pakompromis ndaj fenomeneve dhe rreziqeve të tilla. Vetëm kështu mund të kemi një vend të sigurt, të zhvilluar dhe prosperues”, ka thënë ai.

Policia greke zbulon 41 migrantë në një kamion-frigorifer

Policia greke gjeti 41 migrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë, thanë zyrtarët e policisë.

Migrantët, shumica e tyre afganë, nuk kanë pësuar lëndime gjatë këtij lloji të transportit, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur.

Policia ndaloi kamionin për një kontroll të rregullt, në një autostradë afër qytetit verior Grek të Xanthi.

Pas zbulimit të migrantëve brenda kamionit, policia arrestoi shoferin dhe migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë.

Autoritetet greke po përpiqen të përballojnë një rritje të mprehtë të numrit të migrantëve në ishujt e saj lindorë.

Kampet e financuara nga BE-ja në Greqi, janë të mbipopulluara dhe në shumë raste janë shënuar incidente të dhunshme dhe viktima.

 

Turqia do të kthejë në vendet e tyre militantët e burgosur të IS-it

Turqia do të dëbojë pjesëtarët e grupit militant Shteti Islamik në vendet e tyre, edhe nëse nënshtetësia u është revokuar.

Paralajmërimi është bërë nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili kritikoi qasjen e vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje.

Turqia ndërmori ofensivë në veri të Sirisë, kundër militantëve kurdë në fund të muajit të kaluar. Operacioni pasoi një vendim të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr forcat amerikane nga rajoni.

Zhvillimet e fundit ngritën shqetësime lidhur me fatin e militantëve të Shtetit Islamik të cilët kanë qenë të burgosur në atë rajon.

Luftëtarët kurdë kanë qenë bërthama e Forcave Demokratike Siriane, e cila ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në mposhtjen e Shtetit Islamik në rajon.

Këto forca kanë mbajtur të burgosur mijëra militantë të Shtetit Islamik në burgje anëmbanë verilindjes së Sirisë.

Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë thënë se ofensiva e Ankarasë, mund të pengojë luftën kundër Shtetit Islamik, dhe të ndihmojë në ringjalljen e grupit.

Turqia, e cila i shikon luftëtarët kurdë si një grup terrorist të lidhur me militantët kryengritës në tokën e vet, ka hedhur poshtë ato shqetësime dhe është zotuar se do të luftojë kundër Shtetit Islamik.

Mirëpo, Ankaraja në mënyrë të përsëritur u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të marrin përsëri qytetarët e tyre që kanë qenë pjesë e Shtetit Islamik.

 

Protestuesit sulmojnë konsullatën e Iranit në Irak

Protestuesit në Irak sulmuan gjatë natës së shkuar konsullatën iraniane në qytetin e Qerbelasë, i cili është një lokacion i shenjtë shiit.

Agjencia Associated Press citoi dëshmitarët të kenë thënë se protestuesit e kanë hequr flamurin iranian, duke e zëvendësuar me atë të Irakut.

Video amatore, të postuara në internet, treguan protestus duke hedhur me sa dukej koktej molotovi përtej murit të konsullatës.

Tre protestues u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë, tha të hënën Komisioni i Lartë i Irakut për të Drejtat e Njeriut.

Shifrat nuk u konfirmuan nga zyrtarët irakianë.

Protestat në Irak kanë nisur qysh në fillim të muajit të kaluar, për shkak të papunësisë së lartë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Mbi 250 njerëz janë raportuar të vrarë në protesta.

 

Irani shënon 40-vjetorin e krizës me pengje

Irani shënon sot 40-vjetorin e sulmit ndaj ambasadës amerikane në Teheran dhe të krizës pasuese me pengje, që ka zgjatur 444 ditë.

Tubimet, e sponsorizuara nga shteti, nisën në afro 1,000 qytete.

Në Teheran, pamjet televizive treguan turma njerëzish përreth ish-ambasadës, së cilës i është dhënë emri "çerdhe spiunësh" qysh pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pjesëmarrësit po brohorisin slogane kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Më 4 nëntor të vitit 1979, studentët iranianë kanë sulmuar ambasadën amerikane në Teheran, duke marrë pengje 52 amerikanë, të cilët i kanë mbajtur për 444 ditë.

Kjo ka ndodhur pasi Uashingtoni ka refuzuar të dorëzojë shahun e përmbysur të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, për gjykim në Iran.

Që atëherë, dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Përvjetori këtë vit vjen në kohën e tensioneve të rritura midis Iranit dhe SHBA-së, që kanë pasuar tërheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump, nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe rikthimin e sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike.

 

Reshje më të dendura të shiut ka pasur në Podgoricë

Në Mal të Zi , gjatë 24 orëve të kaluara të reshura më të dendura të shiut ka pasur në Podgoricë, 161 litër për metër katrorë , ka deklaruar meteorologu, Dushan Paviqeviq. Ai ka shtuar se në Zhablak kanë rënë 137 litra për metër katrorë, në Shavnikë 160, në Gollubovc 76 dhe në Kollashin 70 litra për metër katror,kurse në  Ulqinit 18 litra për metër katrorë, ka theksuar Paviqeviq për agjencinë Mina. Ai ka shtuar se gjatë ditës pritet ndërprerje e të reshurave, mirëpo edhe gjatë 5-6 ditëve të ardhshme moti do të jetë jo stabil. Ndërkohë, nga ndërmarrja publike Ujësjellësi në Podgoricë kanë kumtuar se uji nga burimi Mareza para se të pihet duhet të zihet ,sepse për shkak të reshjeve të dendura të shiut uji është turbulluar. Laboratori i Ujësjellësit  do të vazhdojë të përcjell të gjitha parametrat e burimeve të ujit për pije dhe për ndryshimet eventuale do ta informojë opinion me kohë.

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut

  Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe pa të reshura të shiut. Frynë erë mesatare, vende vende deri e fortë jugore dhe jug perëndimore.

       Temperaturat: Tivar e Ulqin 22, H. Novi 21, Podgoricë 20, Plvle 17, Cetinë, B. Pole , Beranë e Plluzhinë 15, Rozhajë 14, Nikshiq, Kollashin e Shavnik 13, Plavë 12, dhe në Zhablak 11 g.

        Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Të reshura më të dendura priten gjatë pasdites dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 23 g. .

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se