Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 11. 2019. 18:03 >> 18:11

Ditari 05.11.2019

05.11.2019

Konsolidimi i BE nuk e përjashton zgjerimin 

Konsolidimi i Bashkimit evropianë nuk e përjashton procesin e zgjerimit , ka vlerësuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. Ai , pas takimit me kryetarin e parlamentit të Luksemburgut Fernand Etgen , i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi , ka theksuar se parlamentet e dy vendeve zhvillojnë aktivitet të veçantë të përbashkët përmes formatit të shteteve të vogla evropiane. “Ne organizojmë konferenca vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vogla dhe brenda 20 ditëve kjo konferencë do të mbahet në Qipro , kurse vitin e ardhshëm mikpritës i një takimi të tillë do të jetë Mali i Zi “ u ka deklaruar Brajoviq gazetarëve në parlament. Siç ka shtuar gjatë takimit është biseduar edhe për hapat të cilat duhet ti ndërmarr Mali i Zi në të ardhmen në rrugën e vetë integruese si dhe për lajmet jo aq të mira që kanë arritur nga Brukseli dhe kanë të bëjnë me mos caktimin e datës për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Vereiut. Etgen ka theksuar se Mali i Zi dhe Luksemburgu janë partner dhe miq tash një kohë të gjatë. Ai ka shtuar se në Luksemburg  jetojnë rreth 3 mijë e 600 shtetas të Malit të Zi dhe ka pohuar se të gjithë janë integruar shumë mirë në shoqërinë e atjeshme. Siç ka theksuar , takimet siç ishte ky i sotmi paraqesin bazë për forcimin e mirëbesimit reciprok. Si sot , edhe në të ardhmen Luksemburgun e kënaq bashkëpunimi me Malin e Zi si në planin ekonomik ashtu edhe në atë politikë.

Nuk ka lëshim të territoreve vendeve fqinje 

Shefi i diplomacisë të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në kurrfarë bisedimesh për lëshimin e një pjese të territorit ndaj cilit do vend fqinjë. Ai duke u përgjigjur në akuzat e FD në parlament ka theksuar se bisedime të tilla nuk ka pasur dhe askurrë nuk do të këtë. Deputeti i FD Millun Zogoviq ka theksuar se çështja e demarkacionit me Kosovën nuk është e mbyllur. Nga deklaratat e politikanëve kosovarë Zogoviq ka konkludim se marrëveshja e nënshkruar nuk do të respektohet dhe se do të këtë ndryshme të kufirit. Darmanoviq i ka demantuar këto vlerësime duke shtuar se Mali i Zi zhvillon marrëdhëniet mira me Kosovën të cilat, siç ka shtuar , bazohen mbi principet e mirëbesimit dhe në perspektivën e përbashkët evropiane. Ai ka përkujtuar se marrëveshja për demarkacionin me Kosovën ka hyrë në fuqi në qershor të vitit të kaluar. Ministri Darmanoviq ka theksuar se Mali i Zi e ka përfunduar me sukses edhe demarkacionin me Bosnjë Hercegovinën.

Parandalimi i radikalizmit është çështje e ndërlikuar

Parandalimi i radikalizmit është çështje mjaft e ndërlikuar e cila kërkon qasje të sotistifikuar dhe veprim të sinkronizuar në nivelin lokal dhe atë qendror , është vlerësuar në konferencën e rrjetit për ngritjen e vetëdijes për radikalizmin e cila mbahet në Bruksel. Sekretari shtetëror në ministrinë e punëve të brendshme Dragan Pejanoviq ka theksuar se në Mal të Zi është vendosur dialog përmbajtjesor i segmenteve të ndryshme të shoqërisë, qëllimi i të cilit është të mundësojë kuptimin më të mirë të dukurisë të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ai i ka prezantuar aktivitetet të cilat realizohen në Mal të Zi nga fusha e parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm e që çon drejtë terrorizmit. Pjesëmarrësve të konferencës , si bazë për diskutim u ka shërbyer filmi Ahmedi i Ri të regjisorve belgë i cili fletë për një djalosh që e kishte pranuar ekstremizmin , thuhet në kumtesë. Për ndryshe konferenca në nivelin e lartë për parandalimin e radikalizmit ka tubuar përfaqësuesit e komisionit evropianë si dhe përfaqësues të lartë nga vendet anëtare.

 

Vazhdimi i afatit për punën e Këshillit është real

Këshilli për reformën e legjislacionit zgjedhor vështirë se deri me 15 nëntor mund ta kryej punën për të cilën edhe është formuar, kështu që shtyrja e afatit është reale , konsideron deputeti i pavarur Negjelko Rudoviq  duke shtuar se për këtë janë të vetëdijshëm edhe në shumicën parlamentare. Anëtari i Këshillit Dragan Koprivica ka propozuar në mbledhjen e mbajtur dje që puna e këtij trupi të vazhdohet deri me 31 dhjetor , sepse sipas vendimit të mëparshëm afati është dashtë të skadojë me 15 nëntor. Rudoviq me këtë rast ka theksuar se është i bindur se të gjithë janë pajtuar se shtyrja e afatit është i domosdoshëm dhe se kështu mendon edhe koalicioni në pushtet. Sipas fjalëve të tij në Këshill janë ballafaquar me disa hapa të pushtetit të cilët e minojnë marrëveshjen. Në këshill , siç ka theksuar ai , po ashtu ballafaqohen edhe me koncepte diametralisht të kundërta edhe kur është fjala për ligjin për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore.

URA nuk do ti përkrah protestat e FD

Lëvizja qytetare URA nuk do ti përkrah protestat e paralajmëruara të Frontit Demokratikë , ka thënë në intervistën për Radion e Malit të Zi lideri i kësaj partie Dritan Abazoviq. Kohë për marrëveshje mbi qeverinë teknike nuk ka mbetur , andaj Abazoviq edhe njëherë u bënë ftesë partive opozitare për një bojkotim aktiv të parlamentit por edhe për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Nëse megjithatë do të krijohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjë që sipas vlerësimit të Abazoviqit është pakë e besueshme, kjo parti është për pjesëmarrje të pavarur në to. Nuk ekziston vullnet politikë për një marrëveshje rreth qeverisë teknike , PDS nuk do ti pranojë kushtet e shtruara nga opozita kështu që ata që bisedojnë duhet urgjentisht të dalin nga Këshilli për reformën e legjislacionit zgjedhor ka vlerësuar Abazoviq.

 

Mobilizimin e të rinjve nuk duhet keqpërdorur

Lëvizjet e të rinjve nuk duhet përjetuar dhe as keqpërdorur si një largim ose shpërngulje nga Mali i Zi , sepse me probleme të tilla ballafaqohen të gjitha vendet e rajonit , kështu që as Mali i Zi nuk bënë përjashtim , ka deklaruar ministri i sportit dhe të rinjve Nikolla Janoviq. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Lilana Gjurashkoviq se çfarë ka ndërmarr qeveria që të ndërpres mërgimin e qytetarëve duke shtuar se sipas sondazheve më të reja 70% e të rinjve mendon të largohet nga Mali i Zi. Janoviq ka theksuar se Gjurashkoviq nuk është bazuar në sondazh konkret dhe nuk ka sqaruar se në bazë të cilave argumente pohon se 70% të rinjve mendon të largohet nga Mali i Zi. Sipas fjalëve të tij Qeveria bënë përpjekje konstante me qëllim të përmirësimit të pozitës të rinjve dhe përmes programeve të ndryshme dhe politikave qeveritare realizojnë aktivitete të shumta të cilat duhet ti kënaqin nevojat e kësaj popullate. Në projekte për të rinjët, siç ka theksuar ai gjatë tri viteve të kaluara janë investuar 800 mijë euro.

 

Përplasjet LVV-LDK shpërfaqin vullnetin dhe drojën për bashkëqeverisje

Përplasjet përmes deklaratave, kryesisht përmes rrjeteve sociale, të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpërfaqin vullnetin, por edhe drojën për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy partive për formimin e qeverisë së re të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Të dy këto parti, të cilat, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit kanë marrë shumicën e votave të qytetarëve –Lëvizja Vetëvendosje e para dhe pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës –ndonëse thonë së janë duke punuar për përafrimin e qëndrimeve mbi parimet e qeverisjes së ardhshme, zyrtarët e këtyre partive në disa raste kanë shkëmbyer polemika. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tre ditë më parë, në rrjetin social Facebook, ka thënë se “asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme” dhe se “ajo që është e qartë, është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”. Ndaj kësaj deklarate, të njëjtën ditë ka reaguar, po ashtu, përmes rrjetit social Facebook, Albulena Haxhiu, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, duke aluduar në liderin e partisë së saj, Albin Kurtin.

 

KURTI DHE FAMILJARËT BËJNË HOMAZHE TEK VARRI I ASTRIT DEHARIT

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Astrit Dehari ishte aktivist i dalluar i cili ishte plotë vullnet e pozitivitet i vendosur në qëndrimin e tij dhe i palëkundur në idealin që e kishte.Konjufca tha se sot Astrit Dehari po përkujtohet në dritën e një ekspertize të re nga Zvicra e cila tregoi se Astriti as nuk e humbi jetën aksidentalisht, as nuk u vetëvra, por prapa kësaj ngjarje fshihet një krim që dorasit e tij duhet të vihen para drejtësisë. Kurse, babi i të ndjerit Astrit Dehari, Avniu falënderoi të gjithë në emër të familjarëve për mbështetjen që po i ofrojnë familjes së tij në këto ditë.Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.Duke filluar nga ora 12:00 që u mbajt marshi me moton "Një popull për drejtësi", pastaj në selinë qendrore të Vetëvendosjes fidhoi të dhurohet gjak. Ndërsa në qytetin e Prizrenit do ndizen qirinj për të përkujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje i cili u gjet i vdekur në qelinë ku po mbahej.

 

HARADINAJ: MARSHI PËR ASTRITIN ËSHTË THIRRJE PËR TË VËRTETËN

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëndjen me familjarët dhe bashkëpuntorët e Astrit Deharit, duke ndarë dhimbjen për këtë rast tragjik. Haradinaj ka thënë se marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërtetën.Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik. Marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten.

SHBA-ja nis procedurat e largimit nga Marrëveshja për Klimën

Shtetet e Bashkuara kanë nisur procesin e tërheqjes nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke njoftuar Kombet e Bashkuara rreth synimeve të tyre për largim, pavarësisht pse shtetet tjera kanë shprehur zhgënjim për këtë vendim të SHBA-së. Ky njoftim fillon një proces njëvjeçar të largimit nga Marrëveshja për ndryshime klimatike, i cili përfundon një ditë pas zgjedhjeve që do të mbahen në SHBA në vitin  2020. Kjo marrëveshje është arritur më 2015 mes 188 kombeve me qëllim të luftimit të ndryshimeve klimatike. Franca dhe Japonia kanë dënuar në rrafshin ndërkombëtar këtë vendim të SHBA-së. Sipas kësaj marrëveshjeje,  dhe 187 shteteve tjera janë pajtuar për të mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 2 gradë Celsius, si dhe të tentojnë të ulin atë në 1.5 gradë Celsius. Vendimi për t’u larguar, i marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka kthyer Shtetet e Bashkuara në vendin e vetëm në botë që nuk iu bashkohet përpjekjeve të Bashkimit Evropian për zbatim të marrëveshjes. Megjithatë, qindra qeveri lokale, biznese dhe organizata në SHBA, i janë bashkuar lëvizjes, “Ne Ende Jemi Aty”, duke u zotuar se do të ndalin emetimet dhe do të punojnë drejt energjisë së ripërtërishme.

 

Erdogan: Luftëtarët kurdë vazhdojnë të mbeten në kufi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që t'i mbajnë premtimet e tyre dhe të sigurojnë që luftëtarët kurdë sirianë tërhiqen nga zonat kufitare me Turqinë. Erdogan tha të martën se luftëtarët kurdë janë ende të pranishëm në disa zona pranë kufirit. Ai po ashtu tha se trupat turke janë sulmuar nga ta dhe shtoi se Turqia "nuk do të mbetet spektatore e këtyre sulmeve". "Këto zona nuk janë pastruar ende nga terroristët", u tha Erdogan anëtarëve të partisë së tij. Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si terroriste dhe thotë se ato janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit - organizatë e shpallur terroriste, e cila, për dekada të tëra, ka luftuar për autonomi brenda Turqisë. Erdogan këmbëngul që luftëtarët kurdë sirianë duhet të largohen larg kufirit me Turqinë.

 

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë është ndjerë e "kërcënuar" nga Trumpi

Marie Yovanovitch, ish-ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, ka thënë ta ketë konsideruar veten të kërcënuar, pas një bisede të cilën ka zhvilluar presidenti amerikan, Donald Trump, dhe në të cilën përmendet emri i saj.

Ish e dërguara e posaçme e SHBA-së në Ukrainë, aktualisht është në qendër të diskutimeve në hetimet që po zhvillojnë demokratët për shkarkim të Trumpit. Ajo i ka thënë Kongresit se ka qenë “shumë e shqetësuar” pas bisedës që ka zhvilluar Trump me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. “Nuk e kam ditur çfarë do të thotë”, është shprehur Yovanovitch. “Kam qenë shumë e shqetësuar. Ende jam”. Trump i ka thënë homologut të tij: Epo, ajo (Yovanovitch) do të kalojë nëpër disa gjëra”. Ky lajm vjen pasi demokratët kanë publikuar transkriptet e para të dëshmive që janë zhvilluar me dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për Trumpin.

 

Turqia thotë se ka zënë motrën e al-Baghdadit në Siri

Turqia ka thënë se ka zënë motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë. Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe AP kanë cituar një zyrtar të ketë thënë se Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor. Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se të tre personat kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë. I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it. Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist më 31 tetor.

 

Irani tërhiqet edhe nga një pjesë e marrëveshjes bërthamore

Irani tha se do të heqë dorë edhe nga një pjesë e angazhimeve që ka pasur me marrëveshjen bërthamore, të arritur me fuqitë botërore, në vitin 2015. Presidenti Hassan Rohani ka thënë sot se Irani do të nisë bartjen e gazit të uraniumit në 1,044 centrifuga, edhe pse një gjë e tillë nuk është e lejuar me marrëveshjen bërthamore. "Do ta ndërmarrim këtë hap nga nesër. Unë do t'ia jap urdhrin organizatës së energjisë atomike dhe do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë", tha Rohani. Irani ka nisur të tërhiqet nga angazhimet e parapara me marrëveshjen bërthamore prejse Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga ky pakt, më shumë se një vit më parë. Një ditë më herët, Irani po ashtu njoftoi se tani po vepron me centrifuga më të avancuara që mund të pasurojnë uraniumin më me efikasitet. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të prodhuar lëndë djegëse për reaktorë, por edhe për armë bërthamore.

 

Prokurorët amerikanë akuzojnë një 27-vjeçar për "terrorizëm të brendshëm"

Richard Holzer nga Kolorado është paraqitur para gjykatës rreth dyshimeve për komplot të bombardimit të sinagogës në një rast që prokurorët amerikanë e kanë përshkruar si “terrorizëm të brendshëm”. Sipas dokumenteve të gjykatës, Holzer ka planifikuar të bombardojë sinagogën Tempulli Emanuel në qytetin Pueblo, në kuadër të një “lufte të shenjtë racore”. Holzer, 27-vjeçar është takuar me agjentë të fshehtë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) për të vizituar tempullin dhe për të planifikuar sulmin, kanë thënë prokurorët. Gjatë seancës ai ka kërkuar që gjykata t’i caktojë një avokat. Agjenti special i FBI-së, John Smith ka thënë se Holzer ka “përdorur disa llogari në Facebook për të promovuar ideologjinë e supremacisë së bardhë dhe akteve të dhunës”. Ai i ka thënë agjentit të fshehtë se ka qenë anëtar i Ku Klux Klan (KKK) një prej grupeve më të vjetra të supremacisë së bardhë në Shtetet e Bashkuara.

 

Me rastin e 5 nëntorit, Ditës botërore të gjuhës rome në Podgoricë është organizuar konferencë me temën “Gjuha rome në arsimim” . Në këtë temë kanë folur shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav , ministri për të drejtat e pakicave dhe të njeriut Mehmet Zenka , drejtori i përgjithshëm në Drejtorinë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë Marash Dukaj etj. Gjuha rome në Mal të Zi  në një masë të mirë është lënë pasdore, sepse zyrtarisht nuk është prezente në programet shkollore në këtë republikë , ka vlerësuar shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav , duk shtuar se kur është fjala për inkluzionin e romëve në shoqërinë malazeze është punuar mjaft shumë. Ai , në konferencën e titulluar “Gjuha dhe arsimimi i romëve “, e cila është organizuar me rastin e 5 nëntorit Ditës botërore të gjuhës rome , ka theksuar se nuk është nevoja të flitet shumë për rëndësinë e arsimimit , sidomos të popullatës rome , sepse vetëm arritja e njohurive dhe e shkathtësive mund ta ndërpres rrethin e rrezikshëm të varfërisë. Ai ka përkujtuar se Mali i Zi e ka ratifikuar Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave si dhe Konventën evropiane për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhëve, të cilat i përdorin tradicionalisht pakicat , përfshirë këtu edhe romët. Ai megjithatë ka shtuar se është punuar mjaft shumë për inkluzionin e romëve në shoqërinë malazeze , sidomos kur është fjala për edukimin dhe arsimimin. Ministri për të drejt e njeriut dhe të pakicave Mehmet Zenka ka deklaruar se Qeveria është e gatshme që në bashkëpunim me të gjitha organizatat jo qeveritare të cilat veprojnë në interes të romëve, të bëjë ç është e mundur për realizimin sa më të lartë të drejtave të kësaj popullate. Ai ka shtuar se romët gjithmonë kanë pasur rol pozitivë dhe konstruktiv në shoqërinë malazeze. Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm në drejtorinë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të Bashkësive tjera nacionale në Ministrinë e arsimit Marash Dukaj ka theksuar se me ratifikimin e Kartës evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave, qeveria ka marrë  mbi vete obligimin e krijimit të një ambienti më të volitshëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës rome. Drejtori ekzekutiv i OJQ  “Të ecim së bashku” Elvis Berisha ka theksuar për agjencinë Mina se në Mal të Zi tash disa vjet nuk zbatohen nenet e Kartës së nënshkruar për gjuhët rajonale dhe të pakicave , që do të thotë se gjuha rome të përfshihet në sistemin arsimor dhe të gjithë fëmijëve të interesuar romë dhe fëmijëve të tjerë tu mundësohet të mësojnë në gjuhen e vetë amtare. Siç ka theksuar ai , tani Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe Ministria e arsimit e kanë kuptuar rëndësinë e futjes së gjuhës rome në sistemin arsimor të Malit të Zi.

Përgatiti Pjetër Lucaj

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me shi

          

        Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vend vende me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug perëndimore.

     Temperaturat: Ulqin 23, Tivar 22, H. Novi 20, Podgoricë 18, Cetinë e Plevle 17, Nikshiq e Kollashin 13 dhe në Zhablak 11 g.

       Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 21 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се