Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 11. 2019. 18:00 >> 18:06

Ditari 06.11.2019

06.11.2019

Moti i lig shkakton vështirësi në komunikacion ,por ka edhe shtëpia te përmbytura

Malin e Zi gjatë 12 orëve të fundit e ka përfshirë vale e re e të reshurave të dendura të shiut të cilat kanë shkaktuar komplikime dhe vështirësi të shumta në zhvillimin normal të komunikacionit, pothuaj se në tërë republikën . Gjatë 6 orëve të fundit më së tepërmi të reshura ka pasur në Kollashin 104 litra për metër katrorë .

Gjatë po kësaj kohe në H. Novi kanë ranë  93 litra, në Nikshiq 80 , kurse në Podgoricë 60 litra për metër katrorë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut rruga Podgoricë -Kollashinë është mbyllur për komunikacion edhe për shkak të shembjeve të shumta në rrugë, është kumtuar nga Lidhja auto moto e Malit të Zi. Për shkak të ujit dhe të prurjeve tjera të rërës është e mbyllur për komunikacion edhe rruga Kollashin-Mojkovac Siç bëhet medie nga Auto moto e Malit të Zi , rrugët janë të lagështa dhe shikueshmëria është tejet e vogël ,andaj u tërhiqet vërejtja shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes. Nëpunësit e Drejtorisë për situatat e jashtëzakonshmen kanë kumtuar se janë duke e pasur nën kontroll situatën e shkaktuar nga moti i lig në Mal të Zi , sidomos pjesën qendrore dhe atë bregdetare. Siç kanë theksuar , për shkak të reshjeve të dendura të shiut niveli i ujit në lumenj është rritur dukshëm ,por janë paraqitur edhe shpërthimi i ujerave nëntokësore dhe i burimeve tjera. Siç njoftohet ,në disa fshatra uji ka filluar të depërtojë edhe nëpër shtëpia private. Nga Drejtoria për situata të jashtëzakonshme kanë theksuar se moti i lig ka shkaktuar edhe ndërprerjen disa orësh të furnizimit me energji elektrike , sidomos në komunat Kollashin , Danillovgrad dhe në rajonin e Gollubovcit. Drejtoria u bënë apel qytetarëve që të jenë pjesëmarrës aktiv në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit , të cilët me aktivitetet e veta në një masë të madhe mund ti zbusin efektet e fatkeqësive natyrore.

 

PE përkrah zgjerimin , kurse Mali i Zi të vazhdojë reformat

Parlamenti evropianë e përkrah politikën e zgjerimit  ,kurse Mali i Zi duhet të vazhdojë me dinamikën e mirë në realizimin e reformave me qëllim që të jetë anëtari i parë i radhës i Bashkimit evropian, është vlerësuar gjatë takimit të sotëm të bashkëbiseduesit kryesor Aleksandar Drleviq me raportuesin e Parlamentit evropian për Malin e Zi Tonino Piculla. Drleviq , gjatë vizitës në Bruksel është takuar me raportuesin Piculla të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re , përmes besimit se kolegët evropianë do ti njoftojë gjerësisht mbi rrugën e suksesshme të  Malit të Zi drejtë BE. Piculla ka përshëndetur faktin se Mali i Zi nga të gjitha vendet kandidate ka përparuar më së tepërmi në bisedimet me BE. Ai ka shtuar se gjatë mandatit të vetë do ti kushtohet forcimit të lidhjeve të Malit të Zi me BE dhe se në parlamentin evropianë do të përpiqet për principin e zhvillimit të bisedimeve në bazë të rezultateve individuale të shteteve aspirantë. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se anëtarësimi në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimorë është me rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon, por edhe të kontinentit evropianë në përgjithësi .

 

Fillon cikli më i madh investues në sistemin arsimor

Ministri i financave ,Darko Radunoviq ka nënshkruar kontratën me Bankën investuese evropiane , me të cilën sigurohen 18 milion euro, të cilat do të dedikohen për përparimin e arsimimit malazezë. Kjo do të thotë se në periudhën që vjen do të ndërtohen 4 shkolla , do të riparohen tre kopshte ,por të holla do të këtë edhe për pajisen e shkollave. Vlera e përgjithshme e projektit është 40 milion euro dhe pjesa tjetër do të sigurohet nga mjetet buxhetore. Kontratën në emër të bankës evropiane e ka nënshkruar shefi i departamentit të kësaj banke për Slloveninë , Kroacinë dhe Ballkanin Perëndimor ,Mateo Rivelini. Me këtë nënshkrim Qeveria e Malit të Zi zyrtarisht ka filluar njërin prej cikleve më të mëdha investuese në arsim, në kuadër të cilit janë paraparë 11 projekte për ndërtim , rikonstruim dhe pajisjen  të shkollave dhe pas tërë kësaj do të hapen rreth 3 mijë e 500 vende të reja për fëmijë në institucionet arsimore të Malit të Zi. Me këtë projekt është paraparë ndërtimi i gjimnazit të ri në Podgoricë, ndërtimi i shkollës së re fillore në Zabjellë , ndërtimi i shkollës fillore në City kvart ,si dhe shkolla në Dheun e Zi, në komunën e Tuzit.

 

Politika banesore në pajtim me ligjin

Politika banesore e Qeverisë së Malit të Zi vite me radhë është e orientuar për rritjen e standardit jetësor , si të funksionarëve ashtu edhe të nëpunëse në administratën publike , ka deklaruar kryetari i Komisionit për çështjet banesore e ministër i mbrojtjes ,Predrag Boshkoviq.

Ai në parlament ka theksuar se është e vërtetë që Qeveria e Malit të Zi merret me politikën banesore për të punësuarit e vetë ashtu si edhe të gjithë punëdhënësit e përgjegjshëm në shtet. “Politika e tillë shtetërore e Qeverisë së Malit të Zi është në pajtim me ligjet në fuqi dhe me dispozitat ligjore”, ka theksuar Boshkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të FD Millutin Zogoviq. Raport i tillë negativ ndaj politikës me kaq përgjegjësi të Qeverisë , mund të pritet ekskluzivisht nga adresat të cilat angazhimin e vetë profesional mund ta realizojnë vetëm duke kritikuar çdo politikë të Qeverisë, ka theksuar Boshkoviq.

 

Prej vitit 2007 për banesa janë ndarë 13.6 milion euro

Në Mal të Zi prej vitit 2007 për zgjidhjen e nevojave banesore të punësuarëve në administratën shtetërore nga buxheti janë ndarë 13.6 milion euro ,ka deklaruar ministri i financave ,Darko Radunoviq në Parlament. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Branko Radulloviq ka deklaruar se në vitin 2007 janë ndarë 1.5 milion euro, në vitin 2008 4.75 milion, në vitin 2009 , 2.4 milion ,  kurse në vitin 2010, 820 mijë euro. Gjatë tri viteve të fundit për këtë qëllim nga buxheti janë ndarë 1.4 milion euro.

 

Deri në fund të vitit 2023 do të rritet nëmuri i ushtarëve

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq ka deklaruar se deri në fund të vitit 2023  parashihet rritja e numrit të pjesëtarëve të Ushtrisë së malit të Zi, para së gjithash me qëllim të forcimit të kapaciteteve për përkrahjen e institucioneve civile. Siç theksohet, Boshkoviq ka mbajtur një brifing  me përfaqësuesit e Këshillit parlamentar për mbrojtje dhe siguri në temën e zhvillimit të kapaciteteve të Ushtrisë së Malit të Zi . Boshkoviq ka folur për Formacionin e ri të Ushtrisë së Malit të Zi , shpërndarjen e saj territoriale, për pjesëmarrjen në operacionet dhe misionet  e  NATO-s dhe BE-s , modernizimin e Ushtrisë , infrastrukturën, si dhe për përmirësimin e statusit material të pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi dhe të punësuarve në Ministrinë e mbrojtjes. Ai ka përkujtuar se deri në përfundim të vitit 2023 është paraparë rritja e numrit të pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi , para së gjithash me qëllim të forcimit të kapaciteteve për mbrojtjen e institucioneve civile. Ai ka përkujtuar edhe rezultatet e shënuara në modernizimin e ushtrisë së Malit të Zi në të tri segmentet e saj , në Marinë, Aviacion dhe në Batalionin e këmbësorisë. Në veçanti ka theksuar përkrahjen e aleatëve në NATO , në mesin e të cilëve dallohen SHBA s,i dhe Gjermania dhe Turqia.

 

Të vendosur për mbulim universal shëndetësor

Mali i Zi është i vendosur në realizmin e qëllimit të mbulesës universale shëndetësore , kurse sistemin shëndetësor në kontinuitet e përbënë sigurimi dhe mbrojtjen shëndetësore më cilësore përmes investimeve në kuadro , ilaçe , pajisje dhe ambiente më të mira punuese, ka theksuar ministri i shëndetësisë ,Kenan Hrapoviq. Ai ka marrë pjesë në takimin e 4 të ministrave të shëndetësisë të Kinës dhe shteteve të rajonit të Evropës Qendrore dhe Lindore në Sofje. Pjesëmarrës të takimit janë ministrat e shëndetësisë të shteteve të këtij rajoni dhe të Kinës, përfaqësues të parlamenteve, pastaj të organizatës shëndetësore botërore dhe të rrjetit shëndetësorë Evropës Jug -lindore, ekspertë nga fusha të ndryshme të mbrojtjes shëndetësore dhe nga sfera e biznesit. Temë qendrore e takimit të katërt të ministrave të shëndetësisë është “Zhvillimi i qëndrueshëm i sistemeve shëndetësore”.

 

Palmeri: Fola qartë në Prishtinë dhe Beograd

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe t’i hapin kështu udhën qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në BE. Beogradi duhet të ndërpresë përpjekjet për delegjitimimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, kurse Prishtina të heq taksën. Për SHBA-në Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e padiskutueshme, tha përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkaura për Ballkanin perëndimor, Metju Palmer në një intervistë ekskluzive për televizionin publik të Vojvodinës RTV.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka as një pikëpyetje dhe as një dilemë për sa i përket pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa deri te normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vihet përmes dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje, ka deklaruar për Radio Televizionin  publik të Vojvodinës RTV, përfaqësuesi sepecial i SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Metju Palmer, transmeton RTKlive.

SHBA- ja përmes mbështetjes për dialogut për arritjen e marëveshjes dy palëshe, nuk ka qëllim të mbajë ane, përkundrazi, synon përkrahjen e të dyja palëve, tha ai.

Marrëveshja, e cila përparon dhe forcon stabilitetin dhe paqen, duhet të jetë shumë dimensionale dhe përfshin çështje që lidhen me politikën,  sigurinë dhe çështje tjera, siç janë problemi i të drejtave të njeriut, liria e qytetarëve si dhe mbrojtja e thesarit dhe trashëgimisë kulturore, ka precizuar Palmer në intervistën për Radiotelevizionin Publik të Vojvodinës.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka dhënë mesazh shumë të qartë se duhet hequr taksën ndaj mallërave serbe, pasi kjo është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe vendosjen e dialogut.

 

KQZ: Nëse nuk ka ankesa, rezultatet përfundimtare shpallen më 7 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit do të shpallen tnesër, nëse nuk do të ketë ankesa brenda afatit ligjor.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Të martën rreth mesnatës është përmbylluri i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor.

“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.

Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike.

 

Jens Stoltenberg: Maqedonia e Veriut brenda disa muajsh do të bëhet anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s.

Në kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg foli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në NATO, duke kujtuar se dy vite më parë Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s.

“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëhen anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”, tha Stoltenberg. Ai tha se edhe Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s.

“Të gjithë aleatët kanë vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Ne do të ndihmojmë për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë që Ukraina të anëtarësohet në NATO dhe të modernizohet shoqëria”, tha Stoltenberg, raporton AA.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s dy vite më parë, duke shtuar se, Gjatë vizitave të tij të mëparshme në Ukrainë, Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura për Ukrainën.

 

Pendarovski për vizitë në Itali

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë.

Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit të Republikës së Italisë, Serxho Matarella. Dy presidentët do të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka do të pasojë takim plenar i dy delegacioneve.

Presidenti Stevo Pendarovski do të takohet  edhe me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit italian, Roberto Fiko, si dhe takim të përbashkët me senatorin Etore Liçeri, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, senatorin Luçiano D’Alfonso, kryetarin e grupit për miqësi me Unionin Ndërparlamentar dhe anëtarë të Komisioneve të Senatit të Punëve të Jashtme, Mbrojtje, Çështje Evropiane dhe të grupit për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Italisë, presidenti Pendarovski do të mbajë ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike, Sociologji dhe Komunikime në Universitetin Sapienca në Romë.

 

Policia kroate shpëton nëntë migrantë të fshehur në një arkë druri

Policia kroate shpëtoi nëntë migrantë - tre burra, dy gra dhe katër të mitur – të cilët ishin bllokuar në një arkë druri, në një kamion të drejtuar nga një kontrabandist nga Ukraina.

Policia e gjeti arkën gjatë një kontrolli në autostradën Zagreb-Lipovac."Arka ishte e mbyllur, dhe nga ajo po dëshoheshin zërat e shqetësuar. Hapja e saj, mundësoi gjetjen dhe ndoshta shpëtoi jetën e nëntë shtetasve të huaj", tha ministria e Brendshme kroate.

Migrantëve u është ofruar menjëherë ndihmë mjekësore.

Hetimet e mëtutjeshme zbuluan se të gjithë shtetasit e huaj në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin shtetëror kroat.

Shtatë anëtarë të familjes iraniane kanë shprehur qëllimin e tyre për të aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa dy shtetas irakenë e kanë refuzuar këtë mundësi, dhe po mbahen në Qendrën e Pritjes deri në përfundim të procedurës.

Shoferi i kamionit, një shtetas ukrainas 21 vjeç, u arrestua me dyshimin se kishte kryer veprën penale të hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kroacisë.Me këtë krim janë të lidhur edhe shtetasit 24-vjeçar dhe 25-vjeçar polak, të cilët u ndaluan në vendkalimin kufitar në Macelj.

Mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia jugore udhëtojnë përmes Ballkanit, me synimin për të arritur në Evropën perëndimore.

Nga Kroacia, ata shkojnë drejt Sllovenisë, Austrisë dhe vendeve të tjera të pasura të Bashkimit Evropian.

Migrantët kryesisht mbështeten te kontrabandistët për kalimin e paligjshëm të kufijve.

 

Taxhikistan: 17 persona të vrarë si pasojë e "sulmit të Shtetit Islamik"

Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë sulmuar një pikë kufitare në Taxhikistan, duke vrarë një roje dhe një zyrtar policor, kanë thënë autoritetet taxhike .Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare ka thënë se 20 sulmues janë përfshirë në këtë akt, në pikën kufitare me Uzbekistanin.

Sulmuesit është thënë të kenë ardhur nga Afganistani.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) nuk ka konfirmuar se ka qenë pjesë e sulmit.

Komiteti Shtetëror ka thënë se 15 sulmues të “panjohur dhe të maskuar” janë vrarë pas përleshjes me forcat e policisë, derisa pesë të tjerë janë zënë.

Ministria e Brendshme e këtij shteti po ashtu ka raportuar se katër makina të grupit militant janë shkatërruar.

Militantët e IS-it kanë marrë përgjegjësinë edhe për një sulm që pati ndodhur në korrik të vitit të kaluar duke lënë të vdekur katër çiklistë perëndimorë.

 

SHBA-ja thotë se Irani po shkon në drejtim të gabuar

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjerimi i aktiviteteve të pasurimit të uraniumit në Iran është "një hap i madh në drejtim të gabuar".

Teherani tha se do të fillojë injektimin e gazit të uraniumit në centrifugat në objektin Fordow, ku pasurimi i uraniumit u ndalua përmes në një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, me fuqitë botërore.

“Presioni maksimal ndaj Iranit do të vazhdojë të ushtrohet derisa të braktisë sjelljen e tij destabilizuese", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Më herët Irani tha se do të heqë dorë edhe nga një pjesë e angazhimeve që ka pasur me marrëveshjen bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në maj të vitit 2018 u tërhoq nga pakti bërthamor midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore dhe që atëherë ka rivendosur dhe zgjeruar sanksionet, si pjesë e një fushate të deklaruar të "presionit maksimal" kundër Iranit.

Trump kishte thënë se marrëveshje ishte e negociuar keq, dhe se ajo i mundësonte Teheranit, që për disa vite, të ketë armë bërthamore.

Ndërkohë, Teherani gradualisht ka ulur disa prej angazhimeve të tij në bazë të paktit, i cili e kishte frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por, presidenti iranian tha se Teherani do të mbështesë të gjitha angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes kur nënshkruesit e mbetur - Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina - të bëjnë të njëjtën gjë.

 

Fudbollistet e Otrant Olimpikut u mundën  nga skuadra e OFK Titogradit

Futbollistët e Otrant Olimpikut në fushën e vet në prani të më pak se 15 tifozëve   u mundën  nga skuadra e OFK Titogradit me rezultat të thellë 4:0.  Nikoqirët me këtë humbje renditen në vendin e 16 në tabelën e klasifikimit me vetëm 6 pikë. Se çfarë loje po luajnë ulqinakët në  këtë stinor  tregon fakti se në 14 ndeshje të luajtura  kanë shënuar  vetëm 7 gola, ndërsa kanë marrë 112 gola.

Javën e pesëmbëdhjetë, më 23 nëntor, Otrant Olimpiku do të luajë me ekipin e Rudarit.

 

Edhe nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut

 Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë . Frynë erë mesatare deri e fortë jug perëndimore.

  Temperaturat: Ulqin 20, Tivarë e Budvë 17, H. Novi 16, Podgoricë e Plavë  15, Plluzhinë 14, Cetinë e Plevle 13, Beranë, Nikshiq , B. Pole e Rozhajë 12, Shavnik 11, Kollashin 8 dhe në Zhablak 7 g.

               Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 16, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 19 g.

c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се