Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 11. 2019. 18:59 >> 19:11

Ditari 11.11.2019

11.11.2019

Deputetët Në parlament vazhdoj debati mbi zgjatjen e afatit të punës të Këshillit

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi po debatojnë mbi propozimin mbi zgjatjen e afatit të punës të Këshillit për legjislacionin e reformën zgjedhore deri më 18 dhjetor.

Më parë ishte caktuar që Ligji zgjedhor të përfundojë deri më 15 të këtij muaji. Shtyrja e dytë e punës së këshillit u vëndos në mbledhjen e djeshme të kolegiumit dhe propozimin për këtë shtyrje e kanë paraqitur deputetët Ivan Brajoviq dhe Genci Nimanbegu. Në arsyetim theksohet se me këtë ndryshim duhet të mundësohet që këshilli, gjatë kohës shtesë të përgatisë dhe tia dorëzoj parlamentit për miratim ligjet dhe aktet e tjera. Këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë me shumicë votash e ka përkrahur propozimin që puna e këshillit të shtyhet deri me 18 dhjetor.

Sekulloviq - Për Malin e Zi është e rëndësishme që të fitojë rregulla të qarta për modelin e zgjerimit

Për Malin e Zi është e rëndësishme që në bisedimet me Bashkimin Evropian të fitojë rregulla të qarta dhe modelin e zgjerimit, deklaroi analisti Sergej Sekulloviq. Ai tha se, fatkeqësisht Ballkani edhe me tutje është fuçi baruti dhe ky rajon ka potencial të madh për konflikte, për këtë arsye BE-ja i duhet rajonit si oazë dhe faktor paqe dhe stabilitetit mes vendeve ballkanike. Sekulloviq thekson se për Malin e Zi është me rëndësi që të fitojë rregullat e qarta në mënyrë që mos të humbet fuqia dhe idea e BE-së. Ne na mbetet të kryejmë detyrat e shtëpisë dhe gjithçka që na takon, sepse modeli i transformimit të përgjithshëm të shoqërisë, na duhet për qytetarët të Malit të Zi, deklaroi mes tjerash Sekulloviq në Programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi.

Millosh Nikoliq – nuk do të ketë qeveri teknike

Partia Demokratike e socialistëve është e gatshme për dialog me opozitën dhe për avancimin e legjislacionit zgjedhor, por bisedime për Qeveri teknike nuk do të ketë, deklaroi deputeti i kësaj partia Millosh Nikolliq. Një pjesë e opozitës megjithatë beson se do të ketë qeveri teknike. Nga Fronti Demokratik u tha se do të përkrahet zgjatja e afatit për punën e Këshillit për legjislaturë zgjedhore me kusht që më parë të vendoset mbi formimin e qeverisë teknike. Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Millosh Nikoliq, në intervistën dhënë Pobjedës, tha se bisedime eventuale mbi Qeverinë teknike as që do të mund të ketë.

Kablloja energjetike nënujore ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë zyrtarisht do të lëshohet në punë të premten

Kablloja energjetike nënujore ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë zyrtarisht do të lëshohet në punë të premten, njoftohet nga kompania italiane “Terna”.Në këtë solemnitet do të flasin presidenti italian Sergjo Matarela në Itali dhe Millo Gjukanoviq në Mal të Zi. Ceremonia e inaugurimit të infrastrukturës të inter-koneksionit Itali - Mali i Zi do të mbahet në stacionit Terna në Kotorr. Kjo infrastrukturë paraqet urën e parë energjetike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit dhe promovon integrimin e tregut energjetik duke garantuar standarde të larta të sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit elektro-energjetik të Malit të Zi, Italisë dhe Evropës. Gjatësia e përgjithshme e kabllos energjetike ndërmjet Peskarës dhe Kepit të Jazit është 455 kilometra, ku 433 kilometra janë nënujore. Ky investim ka shifrën e rreth 1 miliardë eurosh.

Kekoviq- Unioni i Sindikatave të pavarura do të nisë procedurën për organizimin e referendumit mbi zbatimin e dispozitave të reja

Nëse deri në janar të vitit 2020 nuk fillon zbatimi i dispozitave të reja të Ligjit mbi sigurimin pensionist e invalidor, Unioni i Sindikatave të pavarura të Malit të Zi do të nisë procedurën për organizimin e referendumit mbi këtë temë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Unionit Sërgja Këkoviq. Nëse zbatimi i këtij ligji fillon me 1 janar, siç edhe pritet, atëherë kufiri i moshës për dalje në pension për femra do të jetë 64 vjeçe, kurse për meshkuj 66, përkujtoi Kekoviq gjatë pjesëmarrjes në emisionin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. Ai po ashtu tha se edhe pensioni minimal do të duhej të rritet në 145 euro. Kekoviq përkujtoi se gjatë kësaj jave do të mbahet mbledhja e re e Këshillit social në të cilën do të diskutohet mbi rritjen e re të pagës minimale , si dhe mbi ndryshimin e Ligjit mbi punën dhe Ligjit mbi sigurimin pensionist e invalidor.

Bogdanoviq - Ministria për kulturë do të finansojë rreth 357 mi euro 36 projekte nga sfera e kulturës dhe artit

Ministria për kulturë do të finansojë rreth 357 mi euro 36 projekte nga sfera e kulturës dhe artit , është kumtua nga kjo ministri. Në ministrinë për Kulturë sot janë nënshkrua kontratat për bashkëfinansimin e projekteve të OJQ ve në sferën e kulturës dhe të artit pas realizimit të konkursit publik ,, Të ngrisim perdet e skenës së pavarur kulturore,,. Ministri për kulturë Aleksandar Bogdanoviq ka theksua se vendimin për ndarjen e mjeteve e ka marrë komisioni kompetent në krye të të cilit është ai , pas një procedure mjaft komplekse dhe në bazë të rang listës së projekteve. Sipas fjalëve të tij , për interesimin më së miri dëshmon fakti se projektet e veta i kanë paraqitur 137 organizata.

Muzeu i Radiotelevizionit të Malit të Zi do të hapet sonte në orën 18

Muzeu i Radiotelevizionit të Malit të Zi do të hapet sonte në orën 18. Vizituesit do të kenë rastin të shikojnë teknikën e vjetër, pajisjet dhe fotografitë të cilat tregojnë kronologjinë e zhvillimit të këtij transmetuesi publik. Drejtori i Televizionit të Malit të Zi Bozhidar Shundiq tha se në solemnitetin me rastin e Ditës së Radiotelevizionit të Malit të Zi, më 27 nëntor, do të lëshohet në përdorim edhe sinjali HD, me ç’rast do të fillojë një erë e re për këtë institucion informativ.

Sot filloi vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundër gripit sezonal filloi sot në Shtëpitë e Shëndetit në Podgoricë, u njoftua nga ky institucion shëndetësor, duke shtuar se janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave.Siç thuhet në kumtesë, të gjithë qytetarët që u rekomandohet vaksinimi duhet të lajmërohen tek doktori i zgjedhur nëpër Shtëpitë e shëndetit, ku edhe do ta caktojnë marrjen e vaksinës. Po ashtu njoftohet se vaksinën nuk mund ta marrin personat që në momentin e vaksinimit kanë temperaturë të lartë apo sëmundje akute.

 

PRESIDENTJA E KE: TË HAPEN MENJËHERË NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u kërkoi liderëve Bashkimit Evropian që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo theksoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Evropian nuk është i pranishëm në rajon. Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Von der Leyen tha se Evropa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”, theksoi ajo. Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.Ajo paralajmëroi se nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte i vetmi udhëheqës i BE që bllokoi bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër diskutuan mbi iniciativat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut diskutuan dje mbi iniciativat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave, me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal. Në këtë takim Mali i Zi u përfaqësua nga ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq, kurse Bosnjë Hercegovinës nga kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq. Kosova nuk mori pjesë në takimin e Ohrit duke e quajtur përpjekje për një mini-jugosllavi të re. Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalimin e tij është ndalur kryesisht në mospjesëmarrjen e Kosovës, e cila ishte ftuar në këtë takim. Mospjesëmarrjen e Kosovës , ai e ka quajtur “vetpërjashtuese”.Takimi i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, ku do të jetë sërish e ftuar edhe Republika e Kosovës.

 

PRESIDENTI THAÇI DO TË MARRË PJESË NË DARKËN E SHTRUAR NGA MACRON

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në fillim të Forumit të Paqes në Paris. Para darkës, presidenti Thaçi do të ketë një takim me presidentin Macron, me të cilin do të bisedojë për perspektivën europiane të Kosovës, me theks te veçantë te nevoja për një vendim të menjëhershëm dhe meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Presidenti Thaçi nesër do të flasë në një panel të veçantë për sukseset dhe sfidat e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Kosovë.Forumi i Paqes i Parisit është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, në 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore dhe synon të bëjë bashkë udhëheqës të shteteve, të organizatave kryesore ndërkombëtare dhe të institucioneve tjera, që të bashkëpunojnë për arritjen dhe forcimin e paqes në botë.

Gënjeshtër lajmi lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana

Ministria e Jashtme në Kosovë e ka cilësuar si gënjeshtër lajmin lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana. Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behxhet Pacolli, theksoi se bëhej fjalë për një tjetër lajm të rremë. “Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.Lajmin për tërheqjen e Ganës nga njohja e Kosovës e ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. “Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiç dhe është e kotë të humbësh kohë me të”, ka thënë Zyberaj.

 

NË KOSOVË KUNDËRSHTOHET ASHPËR “MINI-SHENGENI BALLKANIK”

Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një "Minishengen Ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Takimi i fundit është mbajtë dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me të gjithë liderët e Ballkanit, por pa praninë e Kosovës. Në këtë inciativë Kosova refuzon të marrë pjesë, duke e cilësuar si një "devijim” të rrugës euroatlantike. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke sqaruar mospjesëmarrjen e tij në takimin e Ohrit, jep argumentet e tij. "Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Presidenti Thaçi në reagimin e tij.

PZAP I JEP TË DREJTË NISMËS DHE KËRKON RINUMËRIMIN E MBI 1400 VENDVOTIMEVE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim:PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara. 1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Viktima të reja në protestat në Irak

Katër protestues irakianë u vranë dhe rreth 130 të tjerë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë në qytetin Nasirijah. Komisioni i Lartë i Irakut për të Drejtat e Njeriut, i cili raportoi për vdekjet, tha se dhuna është "për keqardhje" dhe shtoi se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Protestat në Irak, për shkak të korrupsionit dhe përkeqësimit të kushteve të jetës, kanë nisur qysh në fillim të muajit të kaluar. Që nga ajo kohë, së paku 320 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë. Protestuesit kërkojnë t'i jepet fund korrupsionit, të rriten mundësitë për vende pune dhe të përmirësohen shërbimet bazë, si furnizimi me energji elektrike.

 

Morales deklaroi se do të japë dorëheqje për të ndalur dhunën

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales deklaroi se do të japë dorëheqje për të ndalur dhunën që ka përfshirë kombin e Amerikës Jugore, prej mbajtjes së zgjedhjeve të kontestueshme. Ai tha se është viktimë e një “puçi” dhe se përballet me arrestim. Në disa xhirime janë parë përleshjet në rrugët e kryeqytetit La Paz, si dhe disa ndërtesa të përfshira nga flakët, pas ushtria i ka kërkuar Moralesit të japë dorëheqje. Morales, që në pushtet është gati tash 14 vjet, u shpreh se ai do të dorëzojë letrën e dorëheqjes me synim të kthimit të stabilitetit.

 

Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong kanë bllokuar sot trafikun

Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong kanë bllokuar sot trafikun dhe për pasojë një zyrtar policor ka qëlluar me armë zjarri ndaj një protestuesi, i cili më pas është dërguar në spital. Tensionat janë rritur sidomos pas vdekjes së një studenti 22-vjeçar, i cili ka rënë nga një garazh parkimi, afër hapësirës ku po zhvillohej një operacion policor fundjavën e kaluar. Në përleshjet e fundit, protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe linjat e trenave.

Nesër mot me shi

Në Mal të Zi mban mot me vranësira mesatare dhe i thatë. Frynë erë e lehtë deri e mesme kryesisht nga drejtimet e lindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan në: Tivar e Budvë, 22, Ulqin 21, Herceg Novi 20, Podgoricë 19, Plevle 15, Cetinë e Nikshiq 14, Kollashin 13 dhe në Zhablak 10 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe me shi. Paradite në pjesët jugore dhe qendrore me reshje të dobëta të shiut, kurse pasdite dhe gjatë natës me reshje të forta në tërë vendin. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve të jugut dhe lindjes. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 gradë.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се