Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 11. 2019. 19:29 >> 19:31

Ditari 13.11.2019

13.11.2019

Debat i ashpër në parlament lidhur me zhvillimin e vendit  

Kuvendi i Malit të Zi, ka vazhduar sot mbledhjen me shqyrtimin e një serë ligjesh ekonomike e për ç' gjë deputetet debatuan sot, ditën e 8-të të seancës aktuale. Ndërkaq, deputetet opozitarë duke konstatuar zhvillimin jo të barabartë në nivel shtetëror, kanë porositur se situata në pjesën veriore të vendit është , siç thonë ata, shumë e rëndë duke konstatuar se 70% e të rinjve nga këto zona dëshirojnë të emigrojnë. Duke theksuar se në këtë pjesë të vendit janë investuar shuma të mëdha të hollash viteve të fundit, nga koalicioni qeverisës theksojnë se, pothuaj se, 40% e investimeve të përgjithshme në shkallë vendi, vitin e kaluar janë investuar pikërisht në objektet e infrastrukturës dhe në projektet zhvillimore në komunat veriore të Malit të Zi.

Ata pohojnë se masat e ndërmarra nga Qeveria, kanë krijuar parakushte dhe mundësi reale për zhvillimin më dinamik në zonat veriore.

Njëkohësisht, siç kanë theksuar përfaqësuesit e shumicës parlamentare, shkalla e papunësisë, vitin e kaluar, është zvogëluar 5%, në komunat veriore.

Markoviq në tubimin ndërkombëtarë në Londër

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, merr pjesë në Londër, në konferencën globale për nënshtetësi, tubim ky më i lartë ndërkombëtarë në temën migrimet e investimeve. Siç është kumtuar, Markoviq, në këtë konferencë do të prezantojë të arriturat politike dhe ekonomike të Qeverisë si dhe prioritetet strategjike zhvillimore.

Theksohet se, Markoviq, do të prezantojë edhe projektin e marrjes së nënshtetësisë malazeze me qëllim të realizimit të programit të investimeve me rëndësi për afarizmin dhe interesin ekonomik të Malit të Zi.

Siç theksohet ai qëndrimin në Londër, do të shfrytëzojë edhe për takime me investuesit e atjeshëm potencial në Mal të Zi.

Prokuroria speciale, ka formuar lëndën lidhur me çështjen e transaksioneve eventuale bankare

Në prokurorinë speciale shtetërore është formuar lënda e çështjes dhe janë në vazhdim e sipër hetimet lidhur me transaksionet eventuale të kartave bankare, është kumtuar nga prokuroria speciale e shtetit.

Siç është theksuar, kjo është ndërmarrë për shkak të pohimeve të paraqitura në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi,  respektivisht të akuzave nga deputeti, Rashko Konjeviq, ndaj kryetarit të Kuvendit, Ivan Brajoviq, se gjoja për shkak të lidhjeve politike , Dushko Knezheviq i ka shlyer atij, borxhin, prej 50 mijë euro. Duke reaguar në akuzat e tilla, Brajoviq, ka theksuar se borxhin e ka shlyer me shitjen e pronës dhe ka shtuar se të gjitha të tjerat janë vetëm biseda politike.

 

Mali i Zi, e ka kaluar rrugën të cilën e synojnë tri shtete

Ministrja e ekonomisë, Dragica Sekuliq, ka deklaruar se plani i paraqitur në Ohër, tani më ekziston në Mal të Zi, dhe se nëpër rrugën të cilën e kanë filluar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut , Mali i Zi veç e ka kaluar.

Të përkujtojmë se, Sekuliq, pas takimit në Ohër, ka theksuar se Mali i Zi, do ta shqyrtojë me vëmendje iniciativën e liderëve të Maqedonisë Veriore, të Serbisë dhe të Shqipërisë, për lidhje më të mira në rajon.

Sekuliq, ka theksuar se tregu në Mal të Zi, është ndër tregjet më të hapura në rajon dhe se për Podgoricën nuk do të ishte risi që në rajon të udhëtohet vetëm me letërnjoftim. “Qytetarët tonë, e dinë se tani më mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet fqinje me përjashtim të Kroacisë e cila është anëtare e BE , dhe së shpejti edhe në regjimin e Shëngenit . Pra, kjo që është prezantuar në Ohër, në Mal të Zi, tani më është jetësuar, respektivisht, atje ku synojnë të shkojnë këto tri shtete, Mali i Zi këtë rrugë e ka kaluar më parë”, ka theksuar ministrja Sekuliq për BBC.

Refuzohet kërkesa që Katniq të marrë pjesë në seancë

Këshilli për antikorrupsion, ka refuzuar iniciativën që në mbledhjen e këtij trupi parlamentarë të ftohet prokurori kryesor special, Milivoje Katniq, ku do të diskutohej për punën e prokurorisë speciale të shtetit  në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

Për këtë iniciativë, kanë votuar tre deputet  opozitarë, kurse përfaqësuesit e PDS,  ishin të përmbajtur. Iniciativën për mbajtjen e mbledhjes të Këshillit me rastin e raportit periodik mbi luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, për periudhën janar-tetor e ka paraqitur deputeti i FD Jovan Vuçuroviq. Prokurori suprem i shtetit,  Ivica Stankoviq, dhe prokurori special, Milivoje Katniq, më parë kanë refuzuar që të dorëzojnë raporte të veçanta për aferën “Koverta”,  dhe të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit.

Në këtë takim, u arrit marrëveshja që në njërën nga mbledhjet deri në fund të vitit të ftohen ministri i punëve të brendshme, drejtori i drejtorisë së policisë dhe ndihmës drejtori i sektorit për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë mbledhje, do të diskutohej për çështjen e luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.

Sot do të dorëzohet çmimi i Njegoshit

Mirënjohja më e lartë shtetërore në sferën e kulturës, në Mal të Zi, çmimi i Njegoshit, do të dorëzohet sonte solemnisht, në Cetinë, në ditëlindjen e Petrit të Dytë Petroviq Njegosh. Fitues i sivjetmë i çmimit të Njegoshit, është  Jovica Aqin,  shkrimtarë nga Beogradi, për romanin “Të afërmit”, të botuar në vitin 2017. Siç theksohet në arsyetimin e vendimit të jurisë ndërkombëtare, për ndarjen e çmimit të Njegoshit, ky roman mund të shihet edhe si kurorë e llojit të vetë opusit të deritashëm letrarë të autorit.

Laureatit të sivjetshëm, çmimin e Njegoshit, do t'ia, dorëzojë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjuknaoviq.

 

Partnerëve në BE do t'ua prezantojmë progresin e qartë të Malit të Zi

Do të prezantojmë progresin e qartë të Malit të Zi në rrugën Evropiane, partnerëve tonë në BE, ka kumtuar delegacioni i Këshillit për çështjet evropiane, të parlamentit të Çekisë. Ata, sot kanë biseduar me bashkëbiseduesin kryesor, Aleksandar Drleviq, i cili me këtë rast ka vlerësuar se perspektiva e anëtarësimit në BE, është nxitës kryesor i reformave në Ballkanin perëndimor dhe, siç ka theksuar, për këtë arsye, BE duhet të gjejë përgjigje për sfidat aktuale në kuadër të agjencisë për zgjerim.

Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, Drleviq ka përshëndetur përkushtimin e grupit të Vishegradit në përpjekje që Integrimi Evropian i Ballkant Perëndimor, të gjendet në fokusin e BE, duke theksuar në veçanti rëndësinë e përkrahjes çeke, e cila përpiqet për zgjerimin e Bashkimit Evropianë. Drleviq, siç është kumtuar, i ka informuar bashkë biseduesit se prioritet në periudhën që vjen është hapja e kapitullit 8 e që është edhe i fundit, si dhe arritja e gatishmërisë së brendshme për mbylljen e përkohshme të disa kapitujve tjerë përmes një punë konstante në sundimin e ligjit.

 

Kuvendi ta shkarkojë Radulloviqin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka propozuar Parlamentit, që ta shkarkojë nga detyra ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të turizmit, Pavle Radulloviq, për shkak të dorëheqjes së tij në këtë funksion. Radulloviq, ka dhënë dorëheqje me 1 nëntor  për , siç ka theksuar, shkaqe morale, pas emetimit të video xhirimit për, gjoja korrupsion të dy inspektorëve të ndërtimtarisë në Budvë. “Rrethana që në emisionin televiziv është publikuar xhirimi i cili i ka plotësuar dyshimet të cilat kanë ekzistuar tash një kohë të gjatë, si dhe fakti se kam bërë ç' ishte e mundur për çrrënjosjen e sielljeve të tilla në inspeksion, me gjithë atë kjo paraqet një formë të përgjegjësisë objektive dhe për këtë arsye kam vendosur të ndërmarr këtë aktë“, thuhet në dorëheqjen e Radulloviqit.

 

Macron, ndërmjetëson takimin Thaçi- Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim të përbashkët me ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit të Kosovës, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të tarifës të cilën autoritetet në Kosovë e kishin vendosur ndaj mallrave serbe.

Presidenti serb Aleksandar Vucic tha pas takimit se qëndrimi i Serbisë mbetet i pandryshuar.

"Ne po presim heqjen e tarifës dhe më pas të rifillojmë bisedimet", tha Vuçiq, raporton Radio Televizioni publik i Serbisë.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Takimi Thaçi - Vuçiq pason takimet e ndara që kanë pasur të hënën me presidentin Macron.

 

I.Daçiq; Kompromisi, parakusht për stabilitet të qëndrueshëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arritur përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, mund të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Ai tha në hapjen e Javës së NATO-s në Beograd se nuk ka asnjë arsye pse diçka e rënë dakord nga të dy palët nuk do të ishte e pranueshme për asnjë palë të tretë dhe shtoi se ai ishte i bindur se çdo marrëveshje në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura kishte një efekt stimulues në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Daçiq ka folur edhe rreth nismës për mini-Shëngenin ballkanik, për të cilin tha se integrimet duhet të tejkalojnë çështjet e ndarjes.

"Iniciativa e presidentit Vuçiq dhe kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev për të ashtuquajturin 'mini-Shengen' rajonal, i cili shpresoj se do të mbështetet nga aktorë të tjerë në rajon, duhet të krijojë kushte për lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe kapitalit, por edhe të mundësojë prosperitetin e të gjithë rajonit, ndërsa forcon stabilitetin, tha ai.

KE dhe BE, mbështetë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit ekonomik

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik

Në konferencën e titulluar “Luftojmë Korrupsionin dhe Krimin Ekonomik” u tha se “Shqipëria kontribuon aktivisht në organet monitoruese të Këshillit të Evropës, përfshirë Grupin e Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) dhe Komitetin e Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL), përsa i përket luftës kundër krimit ekonomik, korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.  Ky aktivitet, organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri, në kuadër të Presidencës Franceze të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, si dhe në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Kryeministrit – shënon 70 Vjetorin e Këshillit të Evropës, vjen në kuadër të diskutimeve tematike organizuar në qytete të ndryshme, duke u fokusuar në fushat kyce të punës së Organizatës.

 

Pendarovski; Maqedonia e Veriut nuk pranon asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit bilateral me presidentin francez Emanuel Macron dje në margjinat e Forumit paqësor në Paris, ka porositur se pajtohet me reforma të metodologjisë për negociatat paraqasëse siç kërkon Parisi.

Kjo është një nga porositë që dje presidenti i Maqedonisë së Veriut ia përcolli Emanuel Macronit. Sipas Pendarovskit, Franca tani më ka parashtruar propozim joformal (non-pejper) deri tek vendet anëtare të BE-së për reformën e metodologjisë së negociatave aderuese për anëtarësim, reformë të cilën Macroni e kërkon para se të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pendarovski gjatë takimit ka insistuar në atë se Maqedonia e Veriut nuk pranon asnjë alternativë tjetër të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, me çka është pajtuar Emanuel Macron.

Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut nuk paraqet kurrfarë problemi ndryshimi i metodologjisë.

 

Heiko Maas, në Maqedoninë e Veriut

Shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Heiko Maas sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Maas do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, presidentin Stevo Pendarovski, si dhe kryeministrin Zoran Zaev

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim do të diskutohet për gjendjen politike të vendit, rezultatin e Samitit të fundit evropian dhe hapat e ardhshëm për aktivitetet në pjesën e reformave.

Do të shqyrtohen edhe momentet kyçe nga marrëdhëniet midis dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënie si dhe dinamika aktuale e marrëdhënieve në planin rajonal.

 

Militantët palestinezë, kanë hedhur raketa drejtë Izraelit

Dy palestinezë u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, duke rritur numrin e vdekjeve në 12, që nga fillimi i ofensivës më 12 nëntor.

Në shenjë hakmarrjeje, militantët palestinezë hodhën raketa në Izrael.

Kjo është dita e dytë e një përshkallëzimi të dhunës ndërkufitare, pasi Izraeli vrau në Rripin e Gazës një komandant të lartë të Xhihadit Islamik, një grup militant palestinez i mbështetur nga Irani.

Izraeli tha se Baha Abu Al-Atta kishte kryer një seri sulmesh ndërkufitare dhe po planifikonte më shumë.

Një sulm raketor izraelit shënjestroi gjithashtu shtëpinë e një zyrtari të Xhihadit Islamik në Damask, duke vrarë dy persona, sipas mediave shtetërore siriane.

Si përgjigje, militantët gjuajtën rreth 200 raketa në Izrael gjatë gjithë ditës. Hamasi, grupi kryesor militant që drejton Rripin e Gazës, me sa duket po qëndron jashtë luftimeve.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është nisur në drejtim të Kajros për të filluar ndërmjetësimin, në mënyrë që ti jepet fund dhunës, tha një burim diplomatik për Reuters.

 

H.Clinton, e gatshme të pranojë sfidën në zgjedhjet presidenciale

Ish kandidatja presidenciale nga Partia Demokratike e SHBA Hillary Clinton nuk e ka përjashtuar mundësinë të kandidohet për presidente të SHBA, shkruan shërbimi britanik BBC.

Ish Sekretarja e Shtetit dhe kandidate në zgjedhjet e kaluara presidenciale Hillary Clinton ka thënë se “gjendet nën presion të madh” ta sfidojë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, ka publikuar sot BBC.

Clinton ka thënë se gjatë gjithë kohës mendon për atë se çfarë presidente do të ishte sikur ta mundte Trumpin para tre vjetëve.

“Kushdo që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme do të ketë detyrë të vështirë, do të duhet të përmirësojë gjithë atë çfarë është shkatërruar”, ka thënë ish Zonja e Parë, e cila sot është 72 vjeçe.

Në pyetje të përsëritur se a do të hyjë në momentin e fundit në garë, Clinton ka përsëritur: Siç kam thënë deri tash, kurrë, kurrë, por kurrë mos thuaj kurrë.

“Jam nën presion të madh nga një numër i madh i njerëzve të mendojë për këtë”, ka përfunduar ajo.

 

Në Venecia, vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë

Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet.

Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është vërshuar, të cilat më pas janë detyruar të shpallin alarm për ushqim.

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, ka thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediat italiane kanë raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Bazilika e famshme, Shën Marku po ashtu është vërshuar, duke rritur shqetësimet për dëme të mozaikëve dhe veprave tjera të artit.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm 

Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Frynë erë mesatare, vende vende, deri e fortë jugore dhe jug lindore.

Temperaturat: Tivar, Ulqin e Petrovac 19 gradë, H. Novi e Budvë 18, Podgoricë, Plevle e Beranë 16, Andrievicë e Rozhajë 15, Cetinë e B. Pole 13, Plavë 12, Shavnik 11, Nikshiq e Kollashin 10, dhe në Zhablak 9 g

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe, vende vende, me reshje të shiut në pjesën e parë të ditës.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimit e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 9 deri 21 g. c.

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се