Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 11. 2019. 18:06 >> 18:12

Ditari 15.11.2019

15.11.2019

Inaugurohet kablloja nëndetare

Presidentët e Malit të Zi dhe të Italisë , Sergjo Matarella dhe Millo Gjukanoviq e kanë lëshuar sot në punë kabllon energjetike nëndetare ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë. Gjukanoviq me këtë rast ka theksuar se sot është një ditë e madhe për dy vendet të cilat Deti Adriatik i ka bashkuar për gjithmonë dhe prej sot edhe më fuqishëm. Lëshimi në punë i kabllos nëndetare është ngjarje e madhe jo vetëm për dy vendet tona , por edhe për Ballkanin dhe Evropën. Ky është shembull se çfarë vendet anëtare të BE mund të bëjnë për shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe anasjelltas çka mund ti jap BE-së Mali i Zi, ka theksuar Gjukanoviq. Ai  ka theksuar se Qeveria me punë të përkushtuar gjatë 4 mandateve ka përfunduar projektin dhe e ka sjellje në përdorim komercial. Gjukanoviq i ka ftuar investuesit potencial nga Italia ,si dhe vendet tjera të Bashkimit Evropianë që së bashku të punojnë në ndërtimin e burimeve të reja të qëndrueshme energjetike. Presidenti i Italisë, Sergjo Martarella ,ka theksuar se projekti është urë e vërtet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. ” Kjo infrastrukturë paraqet vepër të rëndësishme për Italinë dhe Evropën. Realizimi i këtij projekti praqet nxitje të mëtejme për bashkëpunim akoma më të mirë “, ka theksuar presidenti italianë. Dy presidentët kanë theksuar se projekti është me rëndësi të madhe strategjike për këtë rajon sepse ky është interkonekcioni i parë i Malit të Zi me Italinë dhe me Evropën.

Qeveria ka ndarë për shëndetësi 281 milion euro

Qeveria e Malit të Zi me buxhetin për vitin e ardhshëm ka ndarë për shëndetësi 281 milion euro dhe ky është investimi më i lartë në këtë fushë në historinë e Malit të Zi, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq në hapjen e repartit të modernizuar të shërimit intensiv në institutin për sëmundjet e fëmijëve. Markoviq ka theksuar se Qeveria përkrah fuqishëm forcimin e sistemit shëndetësorë malazezë në çdo pikëpamje. Ai ka theksuar se mbi 600 mijë euro për rinovimin e repartit të kujdesjes intensive i ka siguruar Qeveria, ambasada e SHBA në Mal të Zi ,si dhe Ministria e sportit dhe të rinjve . Drejtori i Qendrës klinike ,Jevto Erakoviq, ka theksuar se kanë filluar shumë projekte të cilat në fazën e parë  janë rrumbullakësuar . Ambasadorja e SHBA në Podgoricë , Xhudi Rajzing Rajnke ,ka theksuar se rinovimi i parë i apartamentit për kujdesjen intensive paraqet simbolin e asaj që SHBA dhe Mali i Zi mund të bëjnë së bashku derisa vazhdojnë të forcojmë edhe lidhjet ndërmjet dy popujve .

Janë duke u realizuar 14 projekte në infrastrukturën arsimore

Ambasada e SHBA  në Mal të ZI në bashkëpunim me Mistrinë e arsimit janë duke realizuar 14 projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën shkollore, vlera e të cilave është disa milion euro. Ministri i arsimit, Damir Shehoviq dhe ambasadorja e SHBA në Mal të Zi ,Xhudi Raizing Rajnke , kanë biseduar sot për projektet e reja të parapara, thuhet në kumtesë. Shehoviq bashkëpunimin me ambasadën e SHBA dhe donacionet e rëndësishme dedikuar arsimit ,ka vlerësuar si vërtetim të marrëdhënieve cilësore , miqësore dhe përmbajtësore ndërmjet dy shteteve. Bashkëbiseduesit kanë folur për projektet e përbashkëta të cilat  janë në faza të ndryshme të realizimit dhe që pjesa më e madhe e tyre është në zonën veriore të Malit të Zi. Rajnke është shprehur e kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit dhe siç ka theksuar, për marrëdhëniet me tepër se miqësore ndërmjet dy vendeve.

 

Markoviq: raporti është kryesisht pozitiv

Dokumenti punues i Komisionit Evropianë për situatën në kapitujt 23 dhe 24 në Mal të Zi në përgjithësi është pozitiv  dhe shënon përparim serioz në procesin e bisedimeve , ka vlerësuar sot kryeministri ,Dushko Markoviq. Në pyetjen se nëse Mali i Zi e ka marrë këtë dokument dhe nëse është e saktë që si problem kyç përmendet mandati i tretë i Vesna Medenicës , pastaj ndarja e banesave dhe e kredive për gjykatësit dhe prokurorët , Markoviq është përgjigjur se shumë nga kjo që e kanë publikuar mediat nuk është e saktë. Ai  ka shtuar se ky dokument do të publikohet sot , por është krejtësisht e qartë në këtë moment se në përgjithësi do të jetë pozitiv. Markoviq, ka theksuar se Mali i Zi më fuqishëm se asnjë herë më parë e vazhdon procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropianë.

 

Qeveria ka miratuar propozimin e buxhetit për vitin e ardhshëm

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar mbrëmë vonë Propozimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Është paraparë që ky buxhet të jetë diçka më i lartë se 2 miliardë e gjysmë euro ose 200 milion më tepër se buxheti i këtij viti. Siç theksohet ,do të hiqet i ashtuquajturi tatim i krizës në të ardhurat që janë më të larta se mesatarja shtetërore dhe është planifikuar  rritje e konsiderueshme e të ardhurave shtetërore, por edhe e rrogave në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. Sot Qeveria do t'ia dorëzojë parlamentit shtetëror propozimin e buxhetit për vitin 2020.

 

E dëshirojnë dështimin e Këshillit dhe pastaj të akuzojmë  opozitën

PDS përpiqet të shkaktojë kolapsin e Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor dhe për këtë pastaj të akuzojë opozitën , është theksuar në konferencën e përbashkët për gazetarët të demokratëve , DEMOS-it dhe të deputetit të pavarur Negjelko Rudoviq. Lideri i demokratëve, Aleksa Beçiq ,ka theksuar se këto parti paraqesin bllokun opozitarë për zgjedhjet të ndershme. “Ne jemi përfaqësues opozitarë të cilët nuk zhvillojnë politikë populiste, nuk ikin nga zgjidhjet , nga proceset e rënda dhe as nga përgjegjësia, të cilët nuk kritikojnë të gjithë të tjerët dhe nuk ofrojnë asgjë produktive”, ka theksuar Beçiq. Ai ka përkujtuar se demokratët, mes tjerash, propozojnë mbajtjen e të gjitha zgjedhjeve brenda një dite , futjen e fotografive dhe gjurmët e gishtërinjve me rastin e identifikimit te votuesit, eliminimin e adresave pa numër, si dhe një Komision zgjedhor të shtetit të reformuar dhe agjencinë për pengimin e korrupsionit . Lideri i DEMOS-it ,Miodrag Lekiq ,ka theksuar se është e qartë se PDS përpiqet që puna e Këshillit të mos jap rezultate dhe faji dhe përgjegjësia ti mbështeten opozitës. Ai ka paralajmëruar se demokratët , DEMOSI dhe Rudoviq do të organizojnë konferenca për shtyp në të cilat do të prezantojnë punën konkrete të opozitës në Këshill, si dhe propozimet e tyre.

 

Edukimi mediatik  është vendimtarë në luftën kundër lajmeve të rreme

Edukimi mediatik është vendimtarë në luftën kundër lajmeve të rreme , dezinformimeve dhe dhunës kundër fëmijëve , por njëkohësisht është i domosdoshëm edhe për fitimin e shkathtësive bazë për jetën në shekullin 21. Ky është mesazhi kryesor të cilin shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi ,Aivo Orav e ka theksuar gjatë bisedës me voluntar të UNICEF-it – raportues të rinj të fushatës së edukimit mediatikë  me titull “Të zgjedhim çfarë të shikojmë “ . Ata me rastin e shënimit të 30 vjetorit të konventës për të drejtat e fëmijëve sot ishin në lokalet e delegacionit të BE në Mal të Zi. Orav ka theksuar se mediat e lira janë themeli i çdo shoqërie, kurse pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në to është vendimtare. Të rinjtë kanë theksuar se zhvillimi i teknologjive digjitale është i rëndësishëm edhe për sistemin arsimor. Temë e bisedimeve ka qenë lajmet e rrejshme si njëra prej shqetësimeve kryesore të shoqërisë në epokën e digjitalizimit.

 

Ambasadori italian në Beograd: Qeveria e re e Kosovës duhet ta heqë taksën

Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka dërguar një porosi për Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka thënë Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen bisedimeve sa më parë që është e mundur.

Ai po ashtu bëri të ditura pritjet e tij nga Qeveria e ardhshme e Kosovës.

“Ne presim që Qeveria e re në Prishtinë të fillojë të veprojë në një frymë dialogu sa më shpejt që të marrë detyrën, duke filluar me heqjen e taksës. Ne jemi të sigurt se Beogradi, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje të kontribuojë në mënyrë konstruktive në rifillimin e dialogut”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, transmeton lajmi.net.

Lo Cascio po ashtu ka komentuar edhe iniciativën për “Mini Shengen” nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne jemi duke ndjekur me interes dhe vëmendje iniciativën që presidenti Aleksandar Vuçiq filloi me Zaevin dhe Ramën në Novi Sad. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi më i mirë midis vendeve dhe rajoneve është parakusht për tejkalimin e çështjeve të kaluara dhe vendosjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetët e qytetarëve ”, shtoi ai.

 

Zaev nga Samiti në Selanik:Kemi bërë marrëveshje për partneritet strategjik 

“Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vetëm një rrugë – drejtë BE-së. Integrimi i vendit dhe rajonit filloi në Selanik, me rezolutën nga Samiti i BE-së në këtë qytet në vitin 2003. Bullgaria dhe Rumania ishin vendet e para në Ballkan që i realizuan përcaktimet e këtij samiti. Tani është koha për t’u bërë një hap më shumë që Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera t’i bashkëngjiten familjes evropiane”.Këtë mes tjerash e tha kryeministri i Maqedonisë të Veriut Zoran Zaev në Samitin në Selanik në panel diskutimin “EJL Evropa: Avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe reformat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në panelin, në të cilin morën pjesën të gjithë pjesëmarrësit në Samitin e sivjetmë në Selanik folën edhe kryeministrat i Greqisë dhe Bullgarisë Kiriakos Mitsotakis dhe Boyko Borissov. Kryeministri Zaev gjatë fjalimit të tij potencoi se Maqedonia e Veriut në tre vitet e fundit ka bërë shumë në planin vendor dhe plan ndërkombëtar. Si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut ai veçoi zgjidhjen e kontesteve bilaterale me Bullgarinë në vitin 2017 dhe me Greqinë në vitin 2018, dhe se vendi tashmë nuk ka probleme të hapura me fqinjët dhe kjo e bënë të vetmen në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga kjo perspektivë.Ai tha se Marrëveshja e Prespës është shembulli më i mirë për sukses të diplomacisë dhe dialogut. Potencoi se me të i jepet fundit kontestit të gjatë dhe të vështirë, i cili ishte i hapur tre dekada. Ai potencoi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur detyrat e saj që t’i realizojë kushtet për fillimin e negociatave me BE-në dhe vlerësoi se vendimi i BE-së për të mos rënë dakord për këtë çështje ishte gabim historik dhe kishte efekte negative si dhe dërgoi mesazh negativ për të tjerët në rajon të cilët motivimin e gjejnë në reforma demokratike për integrim në BE. Zaev potencoi edhe se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor i ndajnë vlerat evropiane dhe vazhdojnë të implementojnë standarde evropiane në shoqëritë e tyre.

Kosova dhe Shqipëria shkëmbejnë përvojat zgjedhore

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka dhe anëtarët tjerë, pritën në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarët të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se delegacioni nga Kuvendi Shqipërisë duan të marrin praktikat më të mira të zgjedhore, por edhe për reformat në këtë fushë.“Bashkëpunojmë me ne dhe të marrin praktikat tona më të mira të zgjedhjeve në Shqipëri, në prag të reformës zgjedhore dhe kërkojnë të marrin praktikat më të mira dhe t’i ndajnë me ne ato që mendojnë qe janë të dobishme. Jemi të gatshëm në çdo moment te dalim në ballë të kërkesës dhe të ndajmë përvojat”, tha Daka.

Rudina Hajdari nga delegacioni i Shqipërisë, tha se Kosova pati zgjedhje model.“kënaqësi qe vij me një delegacion të parlamenti tonë. Shpreh falënderimet e mia për gjithë anëtarët e KQZ-së dhe t’u uroj sukses të gjithë partive fituese në Kosovë .Kosova pati zgjedhje model dhe duam të shikojmë eksperiencën tuaj”, tha ajo.

Myslim Murrizi, nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë tha se zgjedhjet në Kosovë shërbyen si një leksion për Shqipërinë.“Zgjedhjet  e fundit të Kosovës duam apo s’duam shërbyen një leksion i mirë duam t’ju ftojnë me ardhë tek ne të mësoni, por zgjedhjet këtu ishin një leksion i shkëlqyer. Ne të tre jemi anëtar të opozitës. Na intereson sistemi juaj zgjedhor”, tha ai.

Ralf Gjoni, tha se Shqipëria pas 28 vitesh demokraci nuk është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira, të barabarta dhe të garantojë të drejtën e votës.

Meta: Përpjekja për të kapur sistemin e drejtësisë është e dështuar

Të dështuara dhe të vdekura i ka konsideruar presidenti Ilir Meta përpjekjet, sipas tij, për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe nëpërmjet saj edhe kapjen e të gjithë sistemit të drejtësisë.

Në një prononcim për gazetarët, Meta dha një paralajmërim për të gjithë ata që, sipas tij, synojnë të kapin drejtësinë, transmeton REL.

“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”, theksoi Meta.

Meta theksoi se nuk ka asnjë konflikt institucional dhe kushtetues pasi çdo konflikt “është tërësisht i zgjidhur për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën”.

Kushtetuta ka vetëm një garant të pacenueshëm, tha Meta, Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, nuk ka institucion më të rëndësishëm në Republikë sesa Gjykata Kushtetuese dhe se nuk do të lejohet kapja e saj.

 

Italia në gjendje kritike nga përmbytjet në Venecia, Conte: Një goditje në zemër të vendit

Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti i Venecias u përfshi nga nivelet e larta të ujit prej 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën e tij historike dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Më shumë se 80 për qind e qytetit – i cili gjenden në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore – është nën ujë si pasojë e përmbytjeve.

 Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, e përshkroi përmbytjen si “një goditje në zemrën e vendit tonë”.

Ai tha se qeveria tani do të veprojë shpejt për të siguruar fonde dhe burime.

Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, fajësoi ndryshimet klimatike për nivelin e lartë të ujit.

Këto nivele të ujit, nuk janë shënuar në më shumë se 50 vjet dhe autoritetet thonë se kjo gjendje do të lerë pasoja të përhershme.

 

Protestat në Hong Kong: Një i moshuar vdes pasi goditet me “objekte të rënda”

Një mirëmbajtës 70-vjeçar ka vdekur në Hong Kong, pasi është goditur në kokë gjatë përleshjeve në mes të mbështetësve të qeverisë dhe protestuesve.

Në një video që duket se tregon momentin e incidentit, shihen dy grupe që kanë hedhur tulla kundër njëri-tjetrit, para se burri të bie në tokë, si pasojë e goditjeve në kokë.

Kina ka dënuar ashpër këtë incident dhe ka bërë thirrje për hetim të detajuar.

Ndërkohë presidenti kinez, Xi Jingping ka thënë se organizimi “një shtet, dy sisteme” i Hong Kongut është “duke u sfiduar”.

Sipas raportimeve të mediumit, Global Times, Xi ka thënë se “detyra më e vështirë për Hong Kongun është që t'i japë fund dhunës dhe kaosit e të kthehet rendi”.

Ai po ashtu ka treguar “mbështetje të madhe” për forcat policore në Hong Kong.

Hong Kongu, koloni e Britanisë deri më 1997, është pjesë e Kinës, sipas që funksionon sipas modelit, “një shtet, dy sisteme”.

Sipas këtij modeli, Hong Kongu gëzon nivel të lartë të autonomisë dhe njerëzit kanë liri që nuk ekzistojnë në Kinë.

Protestat në këtë vend kanë nisur në muajin qershor, pas planeve të qeverisë për të miratuar një projektligj që do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Shumë persona patën thënë se ky projektligj dëmton lirinë e qytetit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

        Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët, por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

          Temperatura. Tivar 20, H. Novi 18, Ulqin 17, Podgoricë 16,  Plevle 15, Beranë e Rozhajë 14, Shavnik e Plavë 12, Nikshiq, Cetinë , Kollashin , B. Pole e Plluzhinë 11 dhe në Zhablak 8 g.

  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Vende- vende janë të mundshme edhe reshje të dobëta dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare, vende- vende deri e fortë nga drejtimet e jugut .Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në15, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 22 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се