Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 11. 2019. 19:30 >> 19:32

Ditari 21.11.2019

21.11.2019

Vërtetohet propozim ligji për zgjidhjet alternative të kontesteve

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vërtetuar propozim ligjin për zgjidhjen alternative të kontesteve me të cilin qytetarëve malazezë dhe ekonomisë do tu mundësohet qasje më e shpejtë dhe më e lirë në drejtësi , ka kumtuar drejtori i përgjithshëm për legjislacionin dhe mbikëqyrjen qytetare në Ministrinë e drejtësisë, Ibrahim Smajlloviq. Ai, në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se me ligjin e ri qytetarëve dhe ekonomisë do tu mundësohet qasja në drejtësi përmes nxitjes dhe avancimit të sistemit të zgjidhjes jashtë gjyqësore të kontesteve. Me qëllim të zgjidhjes më efikase dhe më të shpejtë të kontesteve, siç ka sqaruar ai , me ligj është paraparë obligimi i palëve që në kontestin e caktuar , para inicimit të procedurës në gjyq , ti drejtohen ndërmjetësuesit në përpjekje të zgjidhjes së kontestit përmes ndërmjetësimit. Smajlloviq ka shtuar se nga ana tjetër është paraparë edhe obligimi i gjykatës që në kontestin e caktuar  ti dërgojë palët në takimin e parë me ndërmjetësuesin në përpjekje që kontestin ta zgjidhim përmes ndërmjetësuesit.

Të fokusuar në rritjen e rrogave dhe  vende të reja të punës

Besoj se shlyerja e taksave të krizës do të ndikojë drejtë për drejtë në rritjen e rrogave neto, së paku tek të punësuarit me të cilët ka të bëjë kjo masë, ka theksuar ministri i financave Darko Radunoviq. Ai në intervistën dhënë “Vjestit”,  ka shtuar se do ta plotësojë premtimin që në vitin e ardhshëm të ulet shkalla e tatimit të ardhurave të cilat kanë qenë më të larta se mesatarja e shtetit, nga 11 në 9%.  “Kjo masë është në pajtim me orientimin tonë që ekonomia të shkarkohet në masën maksimale të mundshme me qëllim që të zgjerohet hapësira për punësime të reja dhe për rritjen e rrogave”, ka theksuar Radunoviq. Ministri, ka theksuar se tani vëmendja është përqendruar në rritjen e të ardhurave bruto, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në minimizimin e punësimeve të pa regjistruara. Ai po ashtu ka theksuar se pjesa e dytë e autostradës nuk do të financohet përmes huazimeve të reja , por janë duke u shqyrtuar modelet tjera siç janë koncesionet dhe partneriteti publiko-privat , ose kombinimi i tyre për të vazhduar punimet.

Mësimdhënësit janë të parët në mbrojtjen nga tendencat ekstremiste

Punëtorët e arsimit janë të parët në linjën e mbrojtjes nga tendencat ekstremiste, ka theksuar koordinuesi nacional për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Dragan Pejanoviq. Ai këtë e ka theksuar në punëtorinë “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe i radikalizmit të cilat çojnë drejtë terrorizmit “, për profesorët e shkollave fillore dhe të mesme, të cilën e ka organizuar ekipi operativ nacional dhe ministria e arsimit,  në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Podgoricë.

Pejanoviq, siç është kumtuar nga ministria e punëve të brendshme, ka theksuar se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë probleme të ndërlikuara shoqërore, të cilat duhet zgjidhur me një qasje të integruar gjë që nënkupton punën e ekspertëve nga fusha të ndryshme. Program menaxheri për siguri dhe bashkëpunim në misionin e OSBE,  Xhon Korigan, ka theksuar se ekstremizmi i dhunshëm është bërë kërcënim serioz me të cilin ballafaqohet shoqëria në tërë botën. Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive tjera nacionale, në ministrinë e arsimit, Marash Dukaj, ka theksuar se arsimimi është metoda  më e  mirë jo e dhunshëm e cila nxit ndryshime pozitive dhe si e tillë ndikon në të gjitha sferat e shoqërisë dhe në jetën e çdo individi.

 

Nesër tryezë e rrumbullakët kushtuar mjedisit

Tryeza e rrumbullakët kushtuar menaxhimit të lokaliteteve me interes të veçantë dhe ndikimit të projekteve kapitale në mjedisin, të cilën e organizon Këshilli për Integrimet Evropiane, do të mbahet nesër. Siç është kumtuar nga Parlamenti, qëllimi i tryezës së rrumbullakët në temën “Kapitulli 27, a  jemi të gatshëm për një mjedis të shëndetshëm sipas standardeve të  Bashkimit Evropian”, është mbikëqyrja më e lartë ndaj veprimtarisë së institucioneve kompetente në kuadër të procesit negociues. Tryezat e rrumbullakëta, siç theksohet, janë para përgatitje për dëgjimet konsultative kushtuar kapitullit negociues 27, të cilat këshilli do ti organizojë në muajin dhjetor.

Nga Parlamenti, kanë njoftuar se në këtë tryezë do të flas shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav, drejtorja e përgjithshme e drejtorisë për mjedisin, Ivana Voinoviq, Këshilltarja e kryenegociatorit, Dragana Markoviq,  dhe drejtori i përgjithshëm i OJQ “Ozon”,  Aleksandar Peroviq. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe deputetët, përfaqësuesit e institucioneve dhe ndërmarrjeve kompetente, përfaqësuesit e administratave lokale dhe të OJQ-ve.

 

Damjanoviq, në forumin shkencorë botëror

Ministrja e shkencës, Sanja Damjanoviq, do të marrë pjesë nesër në forumin botërorë shkencorë në Budapest. Siç është kumtuar nga ministria, Damjanoviq, do të diskutojë në sesionin tematik “Infrastruktura shkencore hulumtuese për nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit etikë dhe të përgjegjshëm”.

Panelistët e forumit, do të bisedojnë për rrethanat dhe rreziqet nga  revolucioni i ri teknologjik në inxhinierinë biologjike, për inteligjencën artificiale dhe për fusha të tjera të hulumtimeve shkencore të cilat disponojnë potencialin e transformimeve radikale të jetës njerëzore, thuhet në kumtesë. Forumi shkencor botëror , i cili prej vitit 2003 mbahet çdo të  tretin vit është konferencë unike e fokusuar në temë të caktuar shkencori-politike. Temë e forumit të sivjetshëm shkencor botëror,  është “Shkenca , etika dhe përgjegjësia”, Forumi ka filluar dje dhe tubon 1400 pjesëmarrës, nga më tepër se 110 vende të botës, përfshirë këtu hulumtues, shkencëtarë dhe vendim marrës.

 

Fletëpadi, kundër 175 personave

Policia në Podgoricë deri me një nëntor, ka paraqitur 158 fletëpadi penale në prokuroritë gjegjëse, kundër 175 individëve,  interesantë për sigurinë dhe kundër anëtarëve të grupeve kriminale, ka theksuar shefi i Qendrës të sigurisë në Podgoricë,  Millovan Paviqeviq. Siç është kumtuar në Tuiterin e drejtorisë së policisë së Malit të Zi, Paviqeviq,  ka theksuar se polica do të vazhdojë me aktivitetet hetuese pro aktive në drejtim të personave interesantë për sigurinë dhe anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale me qëllim të pengimit dhe të shndritjes së veprave të rënda penale. Paviqeviq,  po ashtu,  ka shtuar se 698 padi për kundërvajtje i janë dorëzuar gjyqit për kundërvajtjeve, kundër 556 personave, nga territori i Podgoricës dhe i qytetarëve tjerë të  Malit të  Zi.

 

Më shumë se e katërta e popullsisë e kanë braktisur Ballkanin Perëndimor

Në 7 vitet e kaluara nga Ballkani Perëndimor janë larguar më tepër se 5 milion qytetarë, respektivisht  e katërta e popullsisë, ka deklaruar sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunimin rajonal, Majlinda Bregu , në diskutimin kushtuar marrëdhënieve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, në kuadër të kongresit zgjedhor të partive popullore evropiane, të mbajtur në Zagreb. Bregu ka theksuar se vetëm në vitin 2018 rreth 230 mijë qytetarë të rajonit në mënyrë ligjore ka emigruar në BE duke shtuar se këto shifra janë edhe më alarmante kur është fjala për të rinjtë . “Edhe pse 61% e të rinjve e përkrahin integrimin e rajonit në BE, ata nuk duan të humbin kohën. Duke marrë para sysh se 35% e të rinjve në rajon janë të pa punësuar e që është dyfishi i përqindjes të kësaj çështje në BE , 62% të tyre dëshirojnë të largohen dhe të punojnë jashtë, në bazë të dhënave të barometrit nga Ballkanin, për vitin 2019. Këto janë shifra alarmante për rajonin. Këto, flasin për, defakto, europeizimin demografik të popullsisë në rajon”, ka theksuar Bregu, është kumtuar nga Këshilli për bashkëpunimin rajonal. “Duhet të vazhdojmë që bashkërishtë të punojmë në lidhjen e tregjeve dhe të njerëzve , lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve në mbarë rajonin, avancimin e sistemit tonë arsimorë në mënyrë që ai të plotësojë kërkesat e tregut të punës, kyçjen e të rinjve në proceset e vendim marrjes , kyçjen e dimensionit social  në aktivitetet tona dhe , përfundimisht, mënjanimin e pengesave në rajonin tonë. E gjithë kjo për të krijuar mundësitë për qytetarët tonë që të mos dëshirojnë të largohen kurse për ata që veç janë larguar të kthehen dhe të kontribuojnë zhvillimit të shoqërisë, ka thënë Bregu.

 

Në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasjen e O.Ivanoviq

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave, të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Në njoftimin e policisë thuhet se publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

 

Vazhdojnë hetimet me incidentin për një spiun ku përfshihet Rusia

Serbia ka thënë se është duke hetuar raportimet për një incident me një spiun ku përfshihet Rusia, pasi në një video të postuar në rrjetet sociale shihet një diplomat rus duke i dhënë ryshfet një personi, që është thënë se është anëtar i lartë i Shërbimit sekret të Sigurisë.

Kryeministrja serbe, Ana Bërbiq ka thënë më 20 nëntor se agjencia ushtarake e inteligjencës është udhëzuar që të hetojë pretendimet se një person që është incizuar duke dhënë ryshfet është agjent i inteligjencës ushtarake ruse.

Televizioni publik serb ka raportuar se Agjencia Shtetërore e Inteligjencës ka konfirmuar vërtetësinë e videos.

Serbia është duke synuar anëtarësim në Bashkimin Evropian mirëpo mbetet aleate e ngushtë me Moskën dhe është zotuar se do të mbesë ushtarakisht neutrale, pavarësisht pse vendet e Ballkanit kërkojnë anëtarësim në NATO.

Beogradi po ashtu ka refuzuar që t’i bashkohet perëndimit në vënien e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të rolit të kësaj të fundit në Ukrainë.

 

PPE, kërkojnë dialog nga subjektet politike në Tiranë  

Duke pranuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, Partitë Popullore Evropiane (PPE), kërkojnë nga Partia Socialiste dhe partitë opozitare që të ndërmarrin çdo përpjekje për të kapërcyer krizën përmes dialogut.

Ky qëndrim është adoptuar zyrtarisht në bllok nga partite e djathta anëtare të PPE-së me anë të një rezolutë të posaçme për Shqipërinë, e miratuar në Kongresin e PPE-së që po mbahet në Zagreb.

Duke “vlerësuar përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë”, grupimi më i madh politik europian liston në 10 pika detyrat e Shqipërisë për një demokraci funksionale. Ajo që bie në sy është fokusimi tek standardet themelore të demokracisë: zgjedhjet e lira e të ndershme dhe drejtësia e pavarur.

Duke vlerësuar se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike dhe duke nxitur zgjidhjen e kësaj krize përmes një reforme zgjedhore që më pas i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, rezoluta e posaçme e PPE për Shqipërinë është shumë e ngjashme me atë të Bundestagut gjerman mbi plotësimin e 9 kushteve.

 

Parisi, ratifijon protokollin për anëtarësimin e MV në NATO

Edhe Franca ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njoftoi zv. kryeministrja Radmilla Sheqerinska.

Ratifikimi është bërë nga 28 vende anëtare të NATO-s, tani ka ngelur vetëm Spanja që të bëjë ratifikimin.

Në Spanjë duhet të formohet qeveria, pas zgjedhjeve të mbajtura më 10 nëntor.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov i cili po merë pjesë në përgatitjet e Këshillit Veriatlantik, që do të mbahen në Londër më 3-4 dhjetor, tha se do të ishte jofalënderuese të parashikojmë se kur do të formohet qeveria në Spanjë.

Ai tha se “e rëndësishme është që ne jemi këtu marrim pjesë sikur të jemi anëtare”.

 

Tramp, kërkon ndihmë në zhvillimin e infrastrukturës të rrjetit 5G

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i ka kërkuar shefit të kompanisë së teknologjisë, "Apple", Tim Cook, të angazhohet dhe të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

“Ata (Apple) i kanë të gjitha: paratë. teknologjinë dhe vizionin”, tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Rrjeti 5G paraqet gjeneratën e fundit të qasjes në internet që karakterizohet me një shpejtësi të madhe të shkarkimit.

Kina tashmë ka funksionalizuar rrjetin 5G në 50 qytete.

Rolin kryesor në zhvillimin e rrjetit 5G në Kinë e ka kompania Huawei, e cila ndodhet në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për spiunim të klientëve. Kina, por edhe Huawei, i kanë mohuar akuzat.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje shumë vendeve që të ndalin bashkëpunimin me Kinën në këtë drejtim.

SHBA; Irani, forca më e madhe raketore në rajon

Zgjerimi i programit për zhvillim të raketave në Iran ka mundësuar që ky shtet të ndërtojë “forcën më të madhe raketore në Lindje të Mesme”, është thënë në raportin e ri të Agjencisë amerikane të Inteligjencës për Mbrojtje.

“Madhësia dhe avancimi i forcës raketore vazhdon të rritet pavarësisht dekadave të përpjekjeve për mospërhapje të armëve me qëllim të kufizimit të zhvillimit”, është thënë në studimin e publikuar nga Pengatoni.

Pavarësisht dekadave të sanksioneve të vëna në programin raketor të Iranit, forca e raketave të saj përfshirë atyre balistike, arrin në shënjestrim të armiqve deri në 2,000 kilometra.

Mes tjerash aty është thënë edhe se Irani ka operacione luftarake të pashembullta dhe një rrjet “të partnerëve militantë dhe degëzime” që i ndihmojnë për të shtrirë interesat e tij në rajon.

 

Rivali i Netanjahut, dështon të formojë Qeverinë

Benny Gantz, konkurenti kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka dështuar të formojë qeverinë e re, që nënkupton se ka mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Partia Blu dhe Bardhë e Gantzit ka bërë këtë njoftim pak para se të përfundonte afati i fundit për të formuar qeverinë. Gantz ka thënë se ka informuar presidentin e Izraelit, që nuk ka arritur të përmbushë kërkesën e tij, mirëpo ka thënë se do të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë për të mirën e shtetit. Gantz dhe Netanyahu kanë shënuar rezultat të ngushtë në zgjedhjet e mbajtura muaj më parë. Netanyahu nga e djathta ekstreme ka dështuar po ashtu të formojë qeverinë muajin e kaluar, pasi dy parti të mëdha kanë refuzuar të bashkëpunojnë në të ashtuquajturin koalicion të madh.  Nëse nuk arrihet pajtueshmëri për formim të qeverisë brenda 21 ditëve, zgjedhjet e reja në Izrael do të mbahen në muajin mars.

 

Nesër mot kryesisht i thatë

Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet të ndryshme.

Temperaturat: Ulqin 20 gradë, Budvë 18, Podgoricë e Beranë 17, Andrievicë 16, Tivar e Rozhaj 15, H. Novi, Plavë, B. Pole e Plevle 13, Kollashin e Cetinë 11, Nikshiq e Shavnik 10 , Plluzhinë 9 dhe në Zhablak 5 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme , me intervale të gjata me diell dhe kryesisht të thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatar nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 g. c.

 

Përgatiti, Gj.Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се