Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 11. 2019. 19:05 >> 19:07

Ditari 22.11.2019

22.11.2019

Rezoluta nuk është e bazuar në realitet

Në Kuvendin e Malit të Zi ka përfunduar debati mbi rezolutën për ri industrializim , të cilën e ka propozuar Fronti demokratik . Derisa deputetet e FD theksojnë se me rezolutë përmirësohen gabime të shumta dhe se vendoset sistem i ri industrial, pushteti është i mendimit se ky dokument nuk sjell risi dhe nuk është i bazuar në realitet. Është debatuar edhe për propozimin për uljen e akcizave të cilin e ka paraqitur Partia social demokratike. FD do ta  përkrahë këtë propozim ,kurse PDS përsëri konsideron se për momentin nuk është i realizueshëm , sepse do të rrezikonte buxhetin. Ka përfunduar edhe debati mbi fondin për mbrojtjen e depozitave. Opozita ka kërkuar që Fondi ti mënjanojë dobësitë ekzistuese dhe ta avancojnë sigurinë e kursimeve. Po ashtu sipas tyre duhen hetuar edhe bllokime të shumta të llogarive. 

Mbrojtja e Kripores është kusht për mbylljen e kapitullit 27

Mali i Zi nuk do ta mbyll kapitullin 27 derisa të mos gjejë zgjidhje për Kriporen e Ulqinit , ka deklaruar shefi i Delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav, në tryezën e rrumbullakët të cilën e ka organizuar Këshilli parlamentarë për integrimet evropiane. Tubimi në temën “Kapitulli 27:  “A  jemi të gatshëm për mjedis të shëndosh sipas standardeve të Bashkimit evropiane?”, i është kushtuar menaxhimit të lokaliteteve me interes të veçantë dhe ndikimit të projekteve kapitale për mjedisin jetësor. Orav ka theksuar se çështja e mjedisit do të jetë në qendër të mendjes të komisionit të ri Evropianë. Ai  ka shtuar se ndryshimet reale nuk mund të ndodhin brenda natës dhe se duhet të ndërmarr shumë aksione konkrete në një të ardhme të shpejt. Sipas fjalëve të tij ,vendet e mbrojtura dhe lokalitetet potenciale Natura 2000 , siç janë Liqeni i Shkodrës dhe lumit Tara ,kanë një vlerë të madh dhe duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme. “Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Malin e Zi dhe tani i takon atij që ta plotësojë obligimin kushtetues që të jetë shtet ekologjik”, ka theksuar Orav . Drejtori i përgjithshëm i Lëvizjes ekologjike Ozon, Aleksandar Peroviq , ka deklaruar se Mali i Zi me kushtetutë është i deklaruar si shtet ekologjik. Këshilltarja e bashkëbiseduesit kryesor të Malit të Zi me BE, Dragana Markoviq ,ka theksuar se hapja e kapitullit 27 mund të konsiderohet si inkurajim për të gjitha aktivitetet që pasojnë në të ardhmen . Tryeza e sotme e rrumbullakët është e dyta me radhë të cilën e ka organizuar Këshilli për integrimet evropiane .

 

Komisioni për sistemin politikë të shqyrtojë raportin për punën e prokurorisë

Kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq ka kërkuar nga Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë që të shqyrtojë raportin e veçantë për punë e Këshillit  të prokurorisë dhe të prokurorisë së shtetit prej janarit deri në nëntor të këtij viti. Brajoviq, ka theksuar se pret që në mbledhjen e Këshillit të marrë pjesë ushtruesi i detyrës të prokurorit suprem të shtetit ,Ivica Stankoviq dhe prokurori kryesor specal ,Milivoje Katniq dhe me përgjegjësi të plotë do të sillen ndaj kësaj kërkese të parlamentit. Brajoviq ,ka theksuar se mbledhja e Këshillit kompetent parlamentarë do të jetë rast që të shqyrtohet puna e prokurorisë për periudhën e sipërpërmendur duke pasuar parasysh rolin kontrollues të kuvendit dhe interesin e prokurorisë dhe domosdoshmërinë e transparencës së plotë në punë.

Dënime për mosrespektimin e simboleve nacionale

Dënimet në të holla  për mosrespektimin e simboleve nacionale për personat juridik do të jenë prej 500 deri në 20 mijë euro , për afaristët prej 150 deri në 6 mijë , kurse për personat fizikë prej 300 deri në 2000 euro. Kjo parashihet me Propozimin e ligjit për zgjedhjen , përdorimin dhe shpalosjen publike të simboleve nacionale i cili gjendet në procedurën parlamentare. Në Propozim ligj theksohet se në njësitë administrative lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë ose të një bashkësie tjetër nacionale përbëjnë shumicën e banorëve , në ndërtesat e organeve të administratës lokale dhe të institucioneve publike themelues i të cilave është komuna, gjegjësisht shteti , në vazhdimësi valëvitet edhe flamuri i këtij populli pakicë ose i Bashkësisë tjetër nacionale. Me ligj është definuar që në njësit e administratave lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë ose të Bashkësisë tjetër nacionale përbëjnë më tepër se 5% të banorëve , në ditën e festës së tyre nacionale në ndërtesat e organeve të administratës lokale vendoset flamuri i këtij populli pakicë ose i Bashkësisë tjetër nacionale.

 

Kompetentet tu kontribuojnë rezultateve të parapara me strategjinë

Të gjitha institucionet duhet të kontribuojnë në realizimin e rezultateve konkrete të cilat i parasheh Strategjia e reformës së gjyqësorit 2019-2022 me qëllim të forcimit të pavarësisë,përgjegjësisë,efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit malazezë. Kjo është theksuar në takimin koordinues,në të cilin përfaqësueseve të institucioneve gjegjëse shtetërore u është prezantuar Strategjia e reformës së gjyqësorit 2019-2022 dhe plani aksionar për këtë periudhë .Në pjesën hyrëse të takimit kanë folur drejtorja e përgjithshme e  Drejtorisë për legjislaturë në Ministrinë e drejtësisë ,Mariana Llakoviq- Drashkoviq , kryetarja e Gjyqit suprem të Malit të Zi ,Vesna Medencia dhe prokurori suprem i shtetit e kryetar i Kolegjit të prokurorisë ,Ivica Stankoviq. Është vlerësuar se të gjitha institucionet duhet të japin kontributin maksimal në realizimin e rezultateve konkrete të cilat i parasheh strategjia  drejtë forcimit të pavarësisë , përgjegjësisë , efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit malazezë. Theksohet se pjesëmarrës të takimit koordinues kanë qenë përfaqësuesit e Ministrisë së drejtësisë, të Gjyqit suprem të prokurorisë supreme të shtetit ,si dhe anëtarë të Këshillave gjyqësor dhe të Prokurorisë.

 

Nuhoxhiq do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit

Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi ,Mevlludin Nuhoxhiq do të marrë pjesë të hënën në mbledhjen e Këshillit  për kontrollin qytetarë të punës së policisë , në të cilën do të shqyrtohen rezultatet e reformave dhe bashkëpunimi i mbikëqyrjes qytetare të policisë me Ministrinë e punëve të brendshme. Nga Parlamenti kanë paralajmëruar edhe praninë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë  për mbikëqyrje, Danillo Qupiq dhe të shefit të repartit për kontrollin e brendshëm të policisë në Ministrinë e punëve të brendshme të Malit të Zi ,Millan Axhiq.  Prania e tyre do të jetë e mirëseardhur në mënyrë që të shqyrtohen efektet real të mbikëqyrjes qytetare të punës së policisë dhe të shqyrtohen mënyrat për avancimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet kontrollit qytetarë dhe atij internë të policisë, është kumtuar nga parlamenti. Përndryshe ,seanca do të jetë e mbyllur për opinionin.

 

Pendarovski: “Mini-Shengeni” duhet të përfshijë edhe Kosovën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut ,Stevo Pendarovski beson se nisma e njohur si “Mini-Shengeni Ballkanik” duhet të përfshijë edhe shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Ai kështu deklaroi në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kur u pyet se nëse e sheh Kosovën pjesë të “Shengenit të vogël”, Pendarovski u përgjigj se kjo nismë aktualisht ka një strukturë të dobët.“Ai nuk përfshin të gjashtë shtete dhe duke thënë ‘shtete’ nuk dua të ndërhyj në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, por mendoj se duhet të gjendet një zgjidhje që Bosnja dhe Hercegovina dhe të tjerët të bashkohen me iniciativën gjithashtu. Kjo është mënyra e vetme që do të kemi përfitime, pa paragjykuar çështjen e statusit të Kosovës. Ajo që do të vendosin Beogradi dhe Prishtina varet prej tyre”, tha ai duke shtuar se iniciativa nuk është zëvendësuese për anëtarësimin në BE.

Ai tha se ai dhe Vuçiq kishin rënë dakord që marrëdhëniet bilaterale midis vendeve të tyre ishin të shkëlqyera dhe pa polemika.

Ndërkaq, presidenti serb tha se kush nuk e kupton “Mini-Shengenin” nuk e kupton politikën“Kushdo që nuk e kupton iniciativën ekonomike për të formuar një “Mini-Shengen” jo vetëm që nuk e kupton politikën, por nuk e kupton edhe se si duhet të duket e ardhmja e fëmijëve të tyre”.

Cakaj bashkon Luginën e Preshevës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ,Gent Cakaj unifikoi në një takim në Tiranë, përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës.

Diskutimi mes palëve u përqendrua në një sërë çështjesh me interes të përbashkët, që lidhen me pasivizimin e vendbanimeve në Luginën e Preshevës, njohjen e teksteve mësimore në shkolla fillore e të mesme, si dhe përfshirjen proporcionale në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore, transmeton lajmi.net

Nëpërmjet një komunikimi në Facebook Minisitri Cakaj u shpreh: “Bashkëkombësit tanë në Serbi nuk janë vetëm një faktor margjinal, por një aset i vyer shoqëror e kombëtar. Ne do të vazhdojmë të artikulojmë shqetësimet e përbashkëta dhe të punojmë pakursyer në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të tyre.”

Në përfundim Cakaj shprehet krenar me vullnetin e përfaqësuesve për të tejkaluar dallimet e brendshme në shërbim të objektivave madhore kombëtare.

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot në Maqedoni shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 107 vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar, transmeton KP.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

 

Greqia do t'i mbyllë dyert për migrantët që nuk kanë të drejtë azili

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të "mbyllur dyert" për migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ka miratuar punësimin e 400 rojeve në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë dhe të 800 rojeve të tjera në ishuj.

Greqia do të rrisë edhe operacionet e patrullimit në det, tha ai.

Të mërkurën, Qeveria konservatore greke i bëri publike planet për mbylljen e kampeve të mbipopulluara të refugjatëve në ishuj dhe për zëvendësimin e tyre me qendra më të kufizuara të strehimit.

"Të mirëseardhur në Greqi janë vetëm ata që ne i zgjedhim. Ata që nuk janë të mirëseardhur do të kthehen", tha Mitsotakis.

"Do t'ua mbyllim përgjithmonë derën trafikantëve të paligjshëm të njerëzve dhe atyre që duan të hynë, edhe pse nuk kanë të drejtë azili", shtoi ai.

Greqia ka qenë porta kryesore për në Bashkimin Evropian për më shumë se dy milionë njerëz që kanë ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, qysh në vitin 2015.

Mitsotakis, i cili e mori detyrën në korrik, ka një qëndrim më të ashpër ndaj migrantëve dhe azilkërkuesve, sesa paraardhësi i tij i krahut të majtë, Alexis Tsipras.

 

Turqia: Anëtari i arrestuar i ISIS-it organizoi sulme në Rusi dhe Gjermani

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka identifikuar një të dyshuar kryesor të Shtetit Islamik të kapur nga forcat siriane në Siri si organizator i dyshuar i sulmit ndaj Rusisë dhe Gjermanisë .

Turqia njoftoi javën e kaluar se kishte ndaluar një figurë “të rëndësishme” të ISIS-it, por nuk e përmendi emrin e tij.

Në një intervistë për Hurriyet, Soylu identifikoi ekstremistin e ndaluar si Yusuf Hub dhe e përshkroi atë si një anëtar të rangut të lartë të Shtetit Islamik që urdhëronte sulmin në Rusi në vitin 2018, si dhe sulmoi një supermarket në Hamburg të Gjermanisë.

Ai tha që i dyshuari po mbahej dhe merrej në pyetje në Siri në një zonë të kontrolluar nga Turqia.

“Ne kemi arrestuar një anëtar të nivelit të lartë të Shtetit Islamik i cili njihet si bombardues, si prodhues i një bombe dhe si një sulmues vetëvrasës”, tha Soyle për gazetën Hurriyet.

 

Putin zotohet se do ta përsosë zhvillimin e një rakete me energji bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, premtoi se do të vazhdojë zhvillimin e një rakete me energji bërthamore, që besohet se ka qenë në qendër të një aksidenti vdekjeprurës.

Pesë inxhinierë dhe dy të tjerë kanë vdekur kur motori i një rakete ka shpërthyer gjatë disa provave në Detin e Bardhë, më 8 gusht.

“Ne do ta përsosim këtë armë pavarësisht të gjithave", tha Putin në një takim me familjarët e viktimave.

"Posedimi i teknologjive të tilla unike është një garanci e rëndësishme dhe e besueshme për paqen në planet", shtoi ai.

Shpërthimi i 8 gushtit ndodhi në vendin e testimit të raketave Nyonoksa.

Ai është pasuar me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të qeverive lokale dhe federale në Rusi, në lidhje me rrezikun që paraqiste për banorët vendas.

Incidenti ka ndodhur në kohën e tensioneve midis Moskës, Uashingtonit dhe aleatëve amerikanë, për shkak të prishjes së një traktati bërthamor të epokës së Luftës së Ftohtë.

Prishja e Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ka ngjallur frikën për garë të re në armatim.

Edhe nesër mot kryesisht i thatë

 Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë e dobët nga drejtimet e jugut.

   Temperaturat: Budvë 20, Ulqin e Tivar 19, Podgoricë 18, H. Novi 17, Rozhajë 15, Nikshiq 14, Beranë e Cetinë 13 , B. Pole e Plavë 11, Kollashin 10, Zhablak 9, Plevle e Plluzhinë 7 dhe në Shavnik 6 g.

  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme ,me intervale me diell dhe në pjesën më të madhe të ditës kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 20 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се