Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 11. 2019. 17:22   >>  17:29

Ditari 25.11.2019

25.11.2019

Për aeroporte kanë arritur 7 oferta

Në tenderin para kualifikues për ndarjen e koncesioneve për aeroportet e Malit të Zi janë paraqitur 7 kompani. Në tender janë paraqitur kompanitë nga India, Koreja, tri kompani turke si dhe një kompani nga Irlanda. Disa nga këto kompani janë paraqitur si konsorcium i disa firmave. Qeveria në pajtim me ligjin për koncesionet , me propozimin e ministrisë për komunikacion dhe detari , ka miratuar aktin konsecsional  për ndarjen e koncesioneve për aeroportet e Malit të Zi , respektivisht për aeroportet ndërkombëtare në Podgoricë dhe në Tivat . Ministri i komunikacionit Osman Nurkoviq ka theksuar për Radion e Malit të Zi se pas hapjes së ofertave do të pasoi periudha një mujore dhe pastaj do të dihet se cilat kompani mund të vazhdojnë procesin e tenderit klasikë. Në fund, siç ka theksuar ai do të publikohet regjistri i kompanive të cilat janë kualifikuar dhe pastaj do tu dërgohet ftesa për dorëzimin e ofertave. Të përkujtojmë se Partia social demokratike kërkon që Kuvendi i Malit të Zi në mbledhjen e parë të rregullt të radhës të deklarohet për rezolutën me të cilën kërkohet që qeveria të heq dorë nga modeli i paralajmëruar i dhënies me qira të aeroporteve.

Opozita gjithnjë tregon papjekuri politike

Kolegët tonë nga opozita  gjithnjë tregojnë jo gatishmeri, në disa raste papjekuri politike dhe moskuptim se të jeshë anëtarë i parlamentit do të thotë përgjegjësi për besimin e dhënë të qytetarëve , ka theksuar kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. Ai këtë e ka theksuar në takimin e rregullt vjetor me shefat e misioneve rezidente diplomatike në Podgoricë. Me këtë rast është bërë fjalë për aktivitetet e Kuvendit të Malit të Zi në vitin e tretë nga konstituimi i përbërjes së 26-të , por edhe për çështje tjera aktuale. Kryetari i parlamentit ka theksuar se në prag të vitit zgjedhor Kuvendi ka arritur që me dialog dhe kompromis që korrnizen institucionale ti harmonizojë interesat e ndryshme të subjekteve politike parlamentare. Ai ka shtuar se është pritur qasje më aktive dhe më e përgjegjshme e opozitës , por , siç ka theksuar , për fat të keq ky nuk ka qenë rasti. Ai ka vlerësuar se demokratizimi i mëtejmë i shoqërisë dhe procesi i asocimit të Malit të Zi në BE kërkojnë rol më konstruktiv të opozitës dhe gatishmërinë e saj për dialog dhe kërkimin e zgjidhjeve . Ai ka vlerësuar se  si vend i paqes  i sigurisë dhe zhvillimit me 32 kapituj të hapur prej gjithëseit 33 kapitujve negocues , me një harmonizim të plotë të politikës së jashtme me politikën e BE dhe me një raport të përgjegjshëm të fqinjësisë së mirë jemi shumë para të tjerëve. Qytetarët e Malit të Zi meritojnë më tepër se premtime dhe më tepër se një dinamikë të pa qartë në rrugën drejtë BE , sepse pozita negocuese e Malit të Zi nuk mund të krahasohet me vendet tjera të rajonit, ka theksuar Brajoviq. Ambasadori i Finladës në Podgoricë Kim Lahdevird ka theksuar se edhe për kundër ngecjes në tetor me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Finlanda vazhdon diskutimet të cilat po zhvillohen gjatë presidencës finlandeze. Ai ka shtuar se nuk duhet të dramatizohet situata ekzistuese , sepse mos hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është refuzim por vetëm shtyrje.

Puna e qeverisë vlerësohet me pesëshe

Kryeministri Dushko Markoviq e ka vlerësuar me notën pesë punën e qeverisë në krye të cilës gjendet ai tash tre vjet me radhë. Markoviq , kryetarja e Komunës Danillovgrad , Zorica Kovaçeviq dhe pronari i kompanisë Voli Dragan Bokan kanë vendosur gurë themelin për ndërtimin e hiper marketit voli në këtë komunë. Kryeministri ka theksuar se janë stabilizuar financat publike dhe se Mali i Zi nuk është më në problem për shkak të deficitit të lart dhe të borxhit publikë. Agjencitë kredituese , siç ka theksuar ai çdo vit me radhë e përmirësojnë pozitën tonë kredituese dhe Mali i Zi fiton vlerësime të larta të Fondit monetarë ndërkombëtarë dhe të Bankës botërore. Ai ka përkujtuar se rrogat dhe pensionet paguhen me kohë si dhe kompensimet sociale e që nuk janë të vogla. Ka përkujtuar se ekonomia turistike  ka shënuar rezultatet më të mira të realizuara ndonjë herë kurse shteti i ka tejkaluar të ardhurat nga turizmi mbi 1 milirdë euro.

Përmes rezultateve duhet të imponohemi në Bruksel

Mali i Zi duhet të ofrojë rezultate konkrete nëse e dëshiron përkrahjen për anëtarësim në BE , ka vlerësuar ambasadori gjermanë në Mal të Zi  Robert Veber.  Ai për “Vjesti” ka theksuar se Gjermania gjithnjë do të përpiqet për zgjerimin e BE në Ballkanin perëndimorë, por nga Mali i Zi pritet lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet si dhe forcimi i lirisë së medieve. Veber ka vlerësuar se Mali i Zi duhet të ofrojë rezultate konkrete dhe në këtë mënyrë do të përparojë në rrugën drejtë anëtarësimit në BE. Ai ka shtuar se drejtë anëtarësimit në BE Mali i Zi deri tani ka shënuar progres të duhur. Veber ka shtuar se perspektiva evropiane për Ballkanin perëndimor ekziston dhe se mund të llogarisë në përkrahjen e Gjermanisë. Ai ka shtuar se Gjermanisë i vjen keq që Këshilli evropianë nuk ka sjell vendimin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke dërguar në këtë mënyrë sinjal të gabuar për rajonin dhe se tani ky gabim duhet përmirësuar.

 

Siguria është parakusht për demokracinë dhe për sundimin e ligjit

Të rinjt duhet ta dinë se Mali i Zi është bërë anëtarë i NATO-s me qëllim që ata të mund të jetojnë dhe të zhvillohen në shtetin i cili do të jetë i sigurt , me kapacitete dukshëm më të mëdha demokratike dhe në të cilin në format më të mira do të respektohen të drejtat e njeriut , është kumtuar nga konferenca përfundimtare e Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut e cila është organizuar në kuadër të projektit “të marrim qëndrim për perspektivat e ardhshme; lidhja e të rinjve dhe NATO”.  Drejtorja e kësaj qendre Milen Beshiq ka theksuar se siguria është njëri nga parakushtet bazë për realizimin e demokracisë , sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në çdo shoqëri. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se NATO nuk është vetëm ushtria dhe siguria , por NATO është aleanca më e madhe dhe më e fortë ushtarko politike dhe se të gjitha shtetet anëtare kanë standarde shumë të zhvilluara demokratike. Ai ka shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të kontribuojë që ky shtet të zhvillohet dhe të rritet me një ritëm të përshpejtuar .

 

Sot në mbarë botën shënohet 25 nëntori Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas

Sot është 25 nëntori Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave. Ajo fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut. Dhuna kundër grave nuk ekziston vetëm në shoqëritë patriarkale, por në çdo shoqëri. Sipas një sondazhi çdo e katërta grua në një vend të zhvilluar siç është Gjermania është viktimë e dhunës.Por, mbetet e vështirë për studiuesit që të japin një shifër të saktë të grave që pësojnë dhunë, pasi shumica e rasteve nuk raportohen. Kështu nga shumë institucione bëjnë thirrje që në një ditë si kjo gratë duhet të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Fushata e 16 Ditëve organizohet në mbarë botën nga aktivistë të të drejtave të njeriut për të bërë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.

 

WEBER: WASHINGTONI NUK KA NISMA TË REJA LIDHUR ME KOSOVËN

Bashkëpunëtori i lartë në Këshillin për Politikën e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, tha se emërimi i Richard Grenell si i dërguar Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi nuk do të thotë edhe përfshirje më të madhe  të SHBA në periudhën e ardhshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës. “Në Kosovë, Serbi dhe në rajon, emërimi i dy të dërguarve specialë, njëri Matthew Palmer për Ballkanin Perëndimor dhe tjetri Richard Grenell për dialogun Beograd-Prishtinë, është interpretuar si një angazhim i ri dhe me këtë është vendosur fokusi i administratës amerikane në Ballkanin Perëndimor”, tha Weber për emisionin “Slobodno srpski” (Lirisht serbisht). Weber tha poashtu se zgjedhjet e kaluara parlamentare kanë treguar deri diku potencialin demokratik të Kosovës, por që hijet po hidhen në ngjarje pas mbylljes së vendvotimeve. “Gjithçka që po ndodh që nga ajo kohë, me numërimin, të disa kundërshtimeve për rezultatet e zgjedhjeve, rreth votave nga Serbia dhe për helmimin e pretenduar të njerëzve në Qendrën e Regjistrimit të Prishtinës, për fat të keq në një farë mënyre, shkatërron pjesërisht atë mesazh të mirë të demokracisë në rajon”, tha ai.

Përfshirja problematike e Listës Serbe në qeveri

Përfshirja e përfaqësuesit të komunitetit serb në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të jetë mjaft problematike jo vetëm për pretendentin kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, por edhe për Listën Serbe, e cila ka fituar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt ky politik i cili ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, ka deklaruar se Lista Serbe nuk do të përfshihet në koalicion qeverisës, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e synon me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por, ai po ashtu ka theksuar që do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës. Kjo e fundit, i garanton përfaqësuesve të komunitetit pakicë serb në Kuvendin e Kosovës, që ta kenë një ministri në Qeverinë e Kosovës, në rast se ekzekutivi do të ketë 12 ministri.Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tashmë është krijuar një situatë, ku Lista Serbe, e cila ka fituar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, është kundër një qeverie që do t’i printe Albin Kurti, ndërkaq që ky i fundit nuk pajtohet me programin e Listës Serbe, e cila i përfaqëson interesat e Serbisë.

 

Përfundon rinumërimi, mbeten pezull votat nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, thanë zyrtarë të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Këto vendvotime u dërguan në rinumërim pas një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas ankesave të partive politike për rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve . Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të rinumërimit tha se brenda 24 orësh mund të parashtrohen ankesa nga subjektet politike në administrim të numërimit që është zhvilluar në QNR. “Para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve,merr konfirmimin nga ana e PZAP-it dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje e cila është në shqyrtim. Pra, në momentin kur të kemi këto konfirmime, si institucion mund të procedojmë për certifikimin e rezultatit përfundimtar”, tha Elezi. Ai tha se rezultatet zgjedhore do të publikohen në ueb-faqen e KQZ-së.  Pas rinumërimit të 1407 vendvotimeve, koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, përmes një postimi në Facebook, thanë se do të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, në KQZ kanë arritur 392 pako me fletëvotime nga diaspora më 12 nëntor.

 

Papa kërkon eliminimin e armëve bërthamore

Papa Françesku ka dënuar përdorimin e armëve bërthamore dhe e ka cilësuar atë si “krim”. Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi në qytetin japonez Hiroshima, njërin nga dy qytetet që u sulmuan nga ushtria amerikane me bomba bërthamore në Luftën e Dytë Botërore. “Përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime të luftës është sot më shumë se kurrë më parë, jo vetëm që është krim kundër dinjitetit të qenieve njerëzore, por është kundër çdo të ardhmeje të mundshme në shtëpinë tonë të përbashkët”, tha Papa gjatë qëndrimit në Memorialin e Paqes në Hiroshima. Më 6 gusht, 1945, bomba e parë bërthamore u lëshua nga SHBA-ja në Hiroshima, duke vrarë rreth 140 mijë persona. Tre ditë më vonë, bomba e dytë bërthamore vrau 74 mijë persona në Nagasaki. Më herët gjatë ditës, Papa vizitoi Nagasakin, ku bëri thirrje që bota të eliminojë armët bërthamore. “Ky vend na bën të vetëdijshëm për vuajtjen dhe tmerrin që ne si qenie njerëzore mund të shkaktojmë ndaj njëri-tjetrit”, tha Papa teksa vizitoi Parkun e Bombës Bërthamore në Nagasaki.

Klaus Iohannis rizgjidhet president i Rumanisë

Presidenti pro-perëndimor i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka fituar mandatin e dytë në këtë pozitë, me zotimet për të kthyer këtë vend në shtet “modern, evropian”. Rezultatet e para preliminare tregojnë se Iohannis ka fituar më shumë se 66 për qind të votave kundrejt ish-kryeministres të së majtës, Viorica Dancila, e cila ka fituar më pak se 34 për qind. “Zotohem se do të jem president i të gjithë rumunëve. Sot ka fituar një Rumani, moderne, evropiane dhe normale”, ka thënë ai para mbështetësve të tij në Bukuresht. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja në zgjedhjet e 24 nëntorit ka qenë rreth 50 për qind, në Rumaninë, ku të drejtë vote kanë 18.2 milionë banorë. Iohannis, 60-vjeçar ka qenë më parë mësues i fizikës dhe kryetar i qytetit rumun, Sibiu. Ai është parë si mburojë e rezistencës kundër të gjitha sulmeve që ka bërë koalicioni i udhëhequr nga Partia Social-Demokrate e Dancilas për pavarësinë e gjyqësor nga viti 2017 deri në muajin e kaluar, kur kabineti i ish-kryeministres është larguar nga pushteti përmes një vote mosbesimi. Pas shpalljes së rezultateve, Dancila ka thënë se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e saj si kryetare e partisë. Ajo ka thënë se fajtor për këtë rezultat është “gjuha e urrejtjes” që është përdorur nga Iohannis.

Ish-kryetari i Nju Jorkut shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Miliarderi dhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka njoftuar se do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara. Bloomberg sot zyrtarisht hyri në garë për president nga radhët e Partisë Demokrate. “Po garoj për president për të mposhtur Donald Trumpin dhe për të rindërtuar Amerikën. Ne nuk mund të lejojmë veprimet e pamatura dhe joetike të presidentit Trump të ndodhin edhe në katër vjetët e ardhshme”, tha ai përmes një deklarate. Bloomberg, 77 vjeç, në muajin mars kishte deklaruar se ai nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2020. Nënpresdienti amerikan Joe Biden po kryeson sondazhet në mesin e demokratëve të cilët po garojnë për zgjedhjet presidenciale, pasuar nga kryebashkiaku i South Bend, Pete Buttigieg, senatorja Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders. Bloomberg ka kundërshtuar planet e senatores Warren për të rritur taksat ndaj të pasurve dhe për programet që ka paraqitur për kujdesin shëndetësor, por edhe për shkollimin falas.

 

Kongo: Të paktën 27 të vdekur nga rrëzimi i një avioni

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël, mbi një lagje të populluar në qytetin Goma, në Republikën Demokratike të Kongos.

Avioni, që operohej nga kompania lokale Busy Bee, u përplas vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga qyteti Beni, thanë autoritetet. Kompania tha se avioni i tipit Dornier 228-200 kishte 16 pasagjerë në bord dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Në mesin e viktimave janë edhe personat që kanë qenë në tokë, në momentin e rrëzimit të avionit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident.

 

Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës amerikane, Richard Spencer

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës amerikane, Richard Spencer, për shkak të një rasti disiplinor, që përfshin pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher. Gallagher, i cili është dënuar për daljen në fotografi me një kufomë, ka shkaktuar tensione midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve ushtarakë. Ai duhet të përballet me një rishikim disiplinor, që mund ta privojë nga anëtarësimi në marinë. Ka raporte të ndryshme se përse i është kërkuar Spencerit të japë dorëheqje. Esper tha se e ka humbur besimin te sekretari i Marinës, sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë bien në kundërshtim me pozicionin e tij publik. Megjiithatë, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar gjyqi i Gallagherit dhe la të kuptohet se kjo është arsyeja për shkarkimin e Spencerit. Spencer, në anën tjetër, tha se është e qartë se ai dhe Trump nuk kanë mendime të njëjta për "rendin dhe disiplinën e mirë".

Gallagher është akuzuar për therjen për vdekje të një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për hapje të zjarrit kundër civilëve derisa ka qenë duke shërbyer në Irak në vitin 2017.

 

Zgjedhjet në Hong Kong, goditje ndaj qeverisë

Udhëheqësja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se qeveria "do të reflektojë seriozisht", pasi kandidatët pro demokracisë shënuan fitore masive në zgjedhjet lokale. Sipas mediave atje, 17 nga 18 këshillat e qarqeve do të kontrollohen tani nga këshilltarët pro demokracisë. Zgjedhjet e së dielës në Hong Kong kanë qenë të parat prejse ka nisur vala e protestave kundër regjimit të Pekinit, gati gjashtë muaj më parë. Pjesëmarrja në to ka qenë e paparë më herët - mbi 71 për qind. Në deklaratën e sotme Lam tha se qeveria do ta respektojë rezultatin. Sipas saj, shumë mendojnë se ai "pasqyron pakënaqësinë e njerëzve me situatën aktuale dhe problemet e thella në shoqëri". “Qeveria do të dëgjojë mendimet e anëtarëve të publikut dhe do të reflektojë seriozisht", tha Lam, e cila gëzon mbështetjen e regjimit në Pekin. Këshilltarët e rretheve kanë pak fuqi politike dhe kryesisht merren me çështje lokale, siç janë rrugët e autobusëve dhe mbledhja e mbeturinave. Por, këshilltarët gjithashtu duhet të zgjedhin 117 vetë nga rrethet e tyre, për t'u ulur në komitetin prej 1,200 anëtarësh që zgjedh shefin ekzekutiv të Hong Kongut.

Nesër mot kryesisht i thatë

        Sot në mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare lindore dhe veri lindore.

           Temperaturat: Budvë e Tivar 20, H. Novi 19, Ulqin 17, Podgoricë 16, Nikshiq 15, Cetinë 14, Kollashin e Shavnik 11, Beranë , Plavë e Plevle 10, Rozhaj e Plluzhinë 9 dhe në Zhablak 6 g.

         Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 20 g. c.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Sot është 25 nëntori Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave. Ajo fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut. Dhuna kundër grave nuk ekziston vetëm në shoqëritë patriarkale, por në çdo shoqëri. Sipas një sondazhi çdo e katërta grua në një vend të zhvilluar siç është Gjermania është viktimë e dhunës.Por, mbetet e vështirë për studiuesit që të japin një shifër të saktë të grave që pësojnë dhunë, pasi shumica e rasteve nuk raportohen. Kështu nga shumë institucione bëjnë thirrje që në një ditë si kjo gratë duhet të ngrenë zërin dhe të mos heshtin për dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Fushata e 16 Ditëve organizohet në mbarë botën nga aktivistë të të drejtave të njeriut për të bërë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave .

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се