Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 11. 2019. 17:49   >>  17:59

Ditari 26.11.2019

26.11.2019

Termet me manjitudë 6,3 shkallë goditi Shqipërinë, shënohen 15 viktima

Një termet  i fuqishëm i manjitudës 6.3 goditi sot Shqipërinë rreth orës 03:50 dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar në orën 7:10 me magnjitudë 5.4. Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon të rritet. Në bazë të informacioneve të fundit të ardhura nga ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ky numër ka arritur në 15. Mbi 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që ka goditur Shqipërinë. Viktimat janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës. Ndërkohë deri më tani 28 persona janë shpëtuar deri tani në Durrës e Thumanë dhe janë dërguar për asistence mjekësore. Deri tani raportohet për disa pallate të shembura në qytetin e Durrësit dhe fshatin Thumanë dhe dhjetëra familje kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa qytetarët dhe ekipet e shpëtimit po tentojnë të ndihmojnë banorët e bllokuar.

“Duhet të ruhet qetësia dhe të përballojmë goditjen së bashku”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën me dhjetëra persona të lënduar nga tërmeti i fuqishëm.“Ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresojmë të mos ketë viktima, pasi ka edhe të plagosur që janë në gjendje të rëndë. Të verifikohet nëse ka qytetarë që kërkojnë ndihmë. Dua të falënderoj personelin mjekësor këtu që është në gatishmëri të plotë. Të gjithë duhet të bëjmë detyrën, pasi Shqipëria është e tronditur shumë rëndë”, tha Meta.“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë. Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë”, shkruan Rama.  Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dhënë deklaratë të jashtëzakonshme lidhur me situatën e krijuar pas tërmeteve të fuqishme që goditën së fundi Shqipërinë. Xhaçka ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga lëkundjet e tokës, ndonëse në kushte të rënda për shkak të gjendjes së krijuar nga ndërtesat e rrënuara.”Janë operacione tepër të vështira pasi ekziston që në godina të ndodhë shembje të tjera. E gjithë Qeveria dhe struktura ndërtuese e emergjencave civile është në terren. Janë 400 efektivë të forcave të armatosura në terren, mbi 1000 efektivë policë të shtetit dhe disa qindra personel mjekësor”, tha Xhaçka.  Ndërkohë, bëhet e ditur se ekipe të shpëtimit nga të gjitha vendet e rajonit janë nisur për në Shqipëri për t’i dalë në ndihmë vendit. Tërmeti që ka rënë mëngjesin e sotëm në Shqipëri është ndjerë edhe në shtete të tjera. Tërmeti me magnitudë 6.4 është ndjerë në: Shqipëri, Itali, Greqi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovinë, Mal të  Zi, Bullgari, Serbi dhe Kroaci.

 

Me Shqipërinë të gjitha vendet, ndihmë dhe ngushëllime edhe nga Mali i Zi

Me rastin e serisë së tërmeteve të fuqishme të cilat në mëngjesin e sotëm e goditën Shqipërinë , nga i cili kanë pësuar deri në këto momente mbi 15 njerëz dhe janë plagosur mbi 600 të tjerë, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq i ka dërguar telegram ngushëllimi kolegut të vetë shqiptarë, Ilir Meta. Në telegram mes tjerash thuhet: “Mali I Zi është i gatshëm që në këto momente të rënda dhe në periudhën që vjen të ofrojë përkrahje të plotë dhe ndihmë Shqipërisë fqinje dhe mike”. Gjukanoviq thekson se telegrami  është shprehje e ngushëllimet më të sinqertë dhe shprehje e solidaritetit me popullin mikë shqiptarë. Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka biseduar sot para dite me kryeministrin shqiptarë, Edi Rama . Ai njëkohësisht i ka ofruar ndihmën e Malit të Zi dhe ka shtuar se disa ministria malazez do të udhëtojnë për në Shqipëri me qëllim që të konkretizohet forma e ndihmës këtij vendi të goditur nga tërmeti. Edhe kryetari i Kuvendit ,Ivan Brajoviq i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të vet shqiptarë ,Gramoz Ruçi.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe të prekurit e tërmetit.  Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se Blloku është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë. “Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit për Mbrojtje Civile. Qendra jonë për Emergjenca është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Mogherinit. Në shenjë solidarizimi me qytetarët e Shqipërisë,sidomos të atyre të goditur nga tërmeti edhe Komuna e Tuzit fton të gjithë qytetarët e Malësisë e më gjerë,bizneset dhe shoqatat tjera që të ofrojnë ndihmën e tyre për bashkëkombësit tanë në nevojë.

Nuk ka pasoja të mëdha  nga tërmetit

Në Mal të Zi, nuk ka pasoja të mëdha nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot në mëngjes Shqipërinë, veçanërisht në bregdet dhe në komunat përgjatë kufirit shqiptar, njoftoi Drejtoria e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Podgoricë. Ministria thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me homologët në Shqipëri për dërgimin e ndihmave të mundshme.

Drejtoria u kujton qytetarëve se në rast të një tërmeti, ata nuk duhet të bëjnë panik dhe gjatë kohës së tërmetit duhet të strehohen në vendin më të sigurt. Tërmeti i fortë që goditi  në orët e para të mëngjesit të  sotëm  Shqipërinë u ndije mjaft edhe në  Komunën e Ulqinit, por deri më tani nuk kemi asnjë njoftim për ndonjë dëm material. Lëkundjet e tokës  ishin aq të forta saqë frikësuan  të gjithë banorët e këtij qyteti. Pa zbardhur  mirë dita një pjesë e tyre braktisën  për pak  çaste  banesat dhe  pallatet e tyre, duke qëndruar jashtë në rrugë e automjete. Kjo situatë shqetësuese vërehet  tek qytetarët e këtushëm gjatë gjithë ditës së sotme. Ulqinakët e tronditur me të cilët biseduan thonë se pas këtij tërmeti nuk e ndiejnë veten e sigurt. Shtojnë se kanë frikë nga lëkundjet e reja dhe rikujtojnë dëmet e mëdha që u ka shkaktuar tërmeti katastrofal i prillit të  vitit 1979. 

 

Do të plotësohen obligimet nga Agjenda evropiane

Mali i Zi do të vazhdojë  me intensitet plotësimin e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane, si dhe aktivitetet dhe detyrimet e pranuara me qëllim të plotësimit sa më cilësor të proceseve reformiste në të gjitha sferat, është theksuar sot në kolegjiumin për negociata. Mbledhjen e kolegjiumit e ka kryesuar kryeministri, Dushko Markoviq i cili ka theksuar se është me rëndësi të tregohet kapaciteti , forca dhe përkushtimi ndaj reformave. Sipas fjalëve të tij ,vëmendje e përhershme në procesin negocues mbetet korpusi i sundimit të ligjit , por edhe jo më pak vëmendje dhe energji duhet kushtuar plotësimit të rekomandimeve nga raporti i sivjetmë për Malin e Zi edhe në sferat tjera të bisedimeve, ka theksuar Markoviq.

 

Në Ballkan të ekzistojë vetëm procesi i asocimit me BE

Në Ballkanin Perëndimor duhet të ekzistojë vetëm një proces , asocimi me BE sepse të gjitha proceset tjera rajonin e çojnë në kahje tjetër , kanë vlerësuar ministri i punëve të jashtme të republikës së Sllovakisë, Mirosllav Llajçak dhe kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët ,Andria Nikoliq gjatë takimit të tyre në në Bratislavë. Mali i Zi u mbetet besnik reformave të brendshme , ka theksuar Nikoliq përmes vlerësimit se do të ishte më tepër e favorshme nëse edhe Brukseli , sipas shembullit të Uashingtonit , së shpejti të emërojë të deleguarin special për Ballkanin perëndimor. Llajçak ka theksuar se në BE janë të vetëdishëm se kërkohet më tepër vëmendje për Ballkanin Perëndimor. Në delegacionin e Malit të Zi përveç Nikoliqit janë edhe deputetët Dragutin Papoviq dhe Millosh Nikoliq. Papoviq dhe  Nikoliq kanë theksuar se shteti i Malit të Zi nuk e humb entusiasimin në rastin e procesit të integrimeve evropiane , pa marrë para sysh mesazhet e fundit inkurajuese të Këshillit të Evropës. Mikpritësja e delegacionit malazezë , kryetarja e Këshillit për punë të jashtme të Parlamentit sllovak Katarina Çafllallvajova ka deklaruar se Mali i Zi ka përparuar dukshëm kur është fjala për pranimin e vlerave evropiane.

 

Nimanbegu; vendim i pa kuptueshëm i prokurorit suprem të shtetit dhe prokurorit special të shtetit

Prokurori suprem i shtetit dhe prokurori special i shtetit kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit për antikorrupsion kur duhej të shqyrtohej puna e organizatës së prokurorisë , ka deklaruar nënkryetari i Parlamentit ,Genci Nimanbegu Ai në intervistën dhënë  Radios së Malit të Zi ka theksuar se “kjo nuk është guxuar të ndodh” . Ai vlerëson pozitivisht iniciativën e kryetarit të parlamentit ,Ivan Brajoviq që me këtë rast të thërrasë mbledhjen e Këshillit për sistemin politikë në të cilën do të marrin pjesë edhe Ivica Stankoviq dhe Milivoje Katniq. Ai ka vlerësuar se vështirë mund të respektohet afati që deri me 18 dhjetor të përfundojë puna lidhur me reformën e legjislacionit zgjedhor. Sipas fjalëve të tij ,rezultatet e para të punës të Këshillit për reformën zgjedhore duhet të konkretizohen së shpejti.

Dialogu nuk vazhdon derisa të hiqet taksa

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund të këtë vazhdim të dialogut (Kosovë - Serbi) derisa bashkësia ndërkombëtare nuk i bën presion Prishtinës dhe derisa nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe. I pyetur lidhur me paralajmërimet për emërimin e një përfaqësuesi të posaçëm evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Daçiq tha se “është shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është ai i cili duhet të jetë në vendin e përfaqësuesit evropian dhe se ai do të jetë kryesori”. Megjithatë, sipas Daçiqit nëse do të këtë një përfaqësues të posaçëm, atëherë ai me siguri do të jetë ndonjë ish-kryeministri ose shef i diplomacisë së ndonjë vendi të BE-së. Shtetet e Bashkuara, më 4 tetor, emëruan ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar presidencial për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar, pasi autoritetet në Kosovë vendosën taksë ndaj mallrave serbe, si kundërpërgjigje ndaj një fushate të Beogradit për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Dialogu që synon arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, ishte lehtësuar nga Bashkimi Evropian përkatësisht shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

 

Trembëdhjetë trupa franceze vriten në Mali

Trembëdhjetë ushtarë francezë u vranë nga përplasja e dy helikopterëve gjatë një operacioni kundër xhihadistëve në Mali, bëri të ditur Zyra e presidentit francez. Emmanuel Macron tha se është "thellësisht i trishtuar nga incidenti". "Këta 13 heronj kishin vetëm një qëllim: të na mbronin", tha Macron në një postim në Twitter. Franca ka dërguar mijëra trupa në Mali në vitin 2013, kur militantët islamikë kanë pushtuar territore të mëdha në veri të këtij vendi. Ushtria e Malit e ka kthyer kontrollin e tyre, por pasiguria atje vazhdon, ndërsa dhuna është përhapur në vende të tjera të rajonit.  Franca ka tani 4,500 trupa të vendosura në Mali, Mauritani, Niger, Burkina Faso dhe Çad, që i ndihmojnë forcat lokale në luftën kundër militantëve islamikë.

Hetimet për incidentin e fundit kanë nisur.

 

Vazhdojnë përleshjet vdekjeprurëse midis protestuesve dhe policisë në Irak

Një protestues u vra dhe 21 të tjerë u plagosën në përleshjet e vazhdueshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad. Autoritetet spitalore thanë se vdekja e protestuesit ka ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga plumbat e gomës. Mbi 340 protestues janë vrarë prejse kanë nisur protestat anti-qeveritare në Irak, më 1 tetor. Protestuesit, shumica të rinj, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar, sipas tyre, shërbimet e dobëta publike dhe korrupsionin e lartë.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë dënuar përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë. Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, por niveli i përgjithshëm i varfërisë qëndron në mbi 20 për qind të popullsisë. Papunësia e të rinjve është 25 për qind - dyfishi i nivelit të përgjithshëm. Autoritetet, në disa raste, kanë përsëritur se problemet e Irakut nuk mund të zgjidhen brenda natës.

Shqyrtim publik për të rinjtë e Komunës së Tuzit

Në Kuvendin e komunës së Tuzit, dje u mbajt shqyrtimi publik, i cili kishte për temë, Propozim planin aksionar për të rinjtë në këtë komunë, e që u organizua nga Sekretariati për qeverisje lokale. Prezantimin e këtij Planit, e bëri sekretarja e sekretariatit për qeverisje lokale në Komunën e Tuzit, Marina Ujkaj. Ajo në prezantim të këtij plani tha se me Ligjin për të rinjtë, janë rregulluar mënyrat e përcaktimit dhe realizimit të politikës së rinisë, si dhe masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren me qellim të avancimit të pozitës shoqërore të të rinjve dhe krijimi i kushteve për realizimin e nevojave të tyre në të gjitha fushat e interesit, si arsimi, aktiviteti dhe pjesëmarrja e të rinjve në bashkësitë shoqërore, informimi i të rinjve, nevoja e tyre dhe ngjashëm. Për nevojat e dokumentit zhvillimor, për të rinjtë e Komunës së Tuzit, në muajin e kaluar në dy shkollat e mesme, në Gjimnaz dhe Medrese, dhe me disa të rinjtë tjerë është realizuar anketimi, të cilën e kanë plotësuar 160 të anketuar. Anketimi është realizuar me qëllim të njohjes së problemit, prioriteteve dhe nevojave të të rinjve nga territori i Komunës së Tuzit.

përgatiti, Senad Gilaj

 

Nesër 75 vjet të Radios dhe 55 vjet të Televizionit të Malit të Zi

Nesër Radio dhe Televizioni i Malit të Zi shënojnë 75 , gjegjësisht 55 vjetorin e punës. Me rastin e këtij jubileu janë shpërblyer edhe punëtorët më të dalluar të këtij mediumi.  Çmimin e karrierës sivjet e kanë fituar Snezhana Paviqeviq dhe Branko Voiçiq, ndërsa çmimin vjetor të gazetarisë e kanë fituar Zharko Bozhoviq dhe Aleksandra Karaxhiq. Mirënjohja speciale për kontributin dhënë cilësisë së programit e ka fituar, Zoran Grba. Çmimi për profesionin teknik- teknologjik i ka takuar Millosh Radulloviqit, kurse çmimi i reproduksionit Goran Millutinoviq. Radosllav T. Stanishiq është fitues i çmimit “Husein Bato Dukaj”. Çmimi vjetor për gazetarë të ri u ka takuar Marko Terziqit dhe Ozren Zogoviq. Çmimet laueratëve do tu dorëzohen nesër në solemnitetin me rastin e ditës së Radio Televizionit të Malit të Zi.

Nesër mot i pa qëndrueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore. Temperaturat: Tivar e Ulqin 20, Budvë 19, Podgoricë e H. Novi 18, Nikshiq 16, Cetinë 15, Shavnik 12, Plevle e B. Pole 11, Beranë e Plavë 10, Kollashin 9, Rozhajë 7 dhe në Zhablak 6 g.  Për nesër pritet vranësim gradual i motit dhe në orët e pas ditës në pjesën më të madhe të vendit  me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullimë . Do të fryjë erë mesatare, pas dite deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 18 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се