Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 11. 2019. 17:03 >> 17:05

Ditari 27.11.2019

27.11.2019

RTMZ prej sot kalon në rezolucionin HD

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq sot zyrtarisht ka inauguruar sinjalin me të cilin ka filluar emetimi digjital i programeve të Radios dhe të televizionit të Malit të Zi. Digjitalizimi i shërbimit publik nacional, siç është vlerësuar nga qeveria e Malit të Zi, është hap civilizues i cili qytetarëve u sjell standardet më të larta botërore të zërit dhe të fotografisë. Kryeministri Markoviq ka theksuar se sot të gjithë  jemi dëshmitar të futjes së Radio dhe Televizionit të Malit të Zi (RTMZ)  në epokën e programit dhe përmbajtjeve bashkëkohore. “Para së gjithash dua të përgëzoj ekipin teknik dhe zhvillimor, drejtorin e përgjithshëm të RTMZ Bozhidar Shundiq, menanxhmentin dhe të gjithë të punësuarit. Kjo datë është me rëndësi historike, jo vetëm për RTMZ por për krejt shtetin e Malit të Zi”, ka theksuar Markoviq. Me realizimin e sotëm të projektit, siç ka theksuar, qytetarëve u mundësojmë standarde më të larta të zërit dhe të fotografisë. Drejtori i përgjithshëm i RTMZ, Bozhidar Shundiq, më parë ka deklaruar se 27 nëntorin të gjithë të punësuarit e presin më dëshirë, sepse shërbimi publik kalon në sinjalin HD. Ai ka shtuar se shërbimi publik nacional, në formën më të mirë të mundshme do të bëhet tempull i gazetarisë në Mal të Zi. Shundiq ka theksuar se sot RTMZ, kur është fjala për pajiset teknike është në mesin e mediave më moderne elektronike jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Të punësuarve u ndahen çmimet vjetore

Me rastin e 27 nëntorit, Ditës së Radio Televizionit të Malit të Zi, të punësuarve u janë ndarë çmimet vjetore. Laureatë të çmimit të karrierës janë gazetari e publicisti Branko Voiçiq dhe redaktorja e muzikës Snezhana Paviqeviq. Gazetari më i mirë në TVMZ është shpallur Aleksandra Karaxhiq kurse në Radio, Zharko Bozhoviq. Çmimet për gazetarin më të mirë të ri u janë dorëzuar Marko Terziq nga TVMZ dhe Ozren Zogoviq nga portali i RTMZ. Për profesionin teknik teknologjik është shpërblyer Millosh Radulloviq, kurse çmimi për produksion i ka takuar Goran Millutinoviqit. Regjisori Radosllav Stanishiq është laureat i çmimit, “Husein Bato Dukaj”, kurse Zoran Grba është fitues i mirënjohjes për kontribut dhënë cilësisë së programit. Kryetari i Këshillit të Radio e Televizionit të Malit të Zi, Ivan Jovetiq, ka theksuar se procesi i digjitalizimit të shërbimit publik ka zgjatur shumë por tani ka përfunduar, mirëpo edhe kjo nuk është e gjitha. “Teknika është mjet për rritjen e cilësisë të programeve. E kemi përkrahur procesin e digjitalizimit dhe shpresoj se së shpejti do të bëhet edhe sistematizimi i ri adekuat i vendeve të punës”, ka theksuar Jovetiq në solemnitetin me rastin e dorëzimit të çmimeve vjetore. 

 

Nesër seanca e Kuvendit të Malit të Zi- 18 pika

Kuvendi i Malit të Zi do të fillojë nesër seancën e rregullt me 18 pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave është propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionet e NATO-s në Irak. Sipas propozimit të Këshillit për mbrojtje dhe siguri në këtë mision do të dërgohen dy nënoficer. Në rend të ditës është edhe propozim ligji për llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin e kaluar së bashku me raportin për revizion. Deputetet do të deklarohen për ligjet e propozuara mbi institucionet kredituese, sanimin e institucioneve kreditore, mbrojtjen e depozitave, likuidimin e bankave, për furnizimet publike për partneritetin publiko privat, etj. Në rend të ditës janë edhe ndryshimet e ligjit për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, për shkollimin superior, administratën elektronike si dhe për identifikimin elektronik. Pritet se në kuadër të pikës zgjedhjet dhe emërimet, deputetët do të deklarohen mbi propozimin e presidentit të shtetit Millo Gjukanoviq që për avokat të popullit të zgjedhet  Sinisha Bjekoviq.

Darmanoviq i gatshëm për seancë dëgjimore

Ministri i punëve të jashtme Sërgjan Darmanoviq ka theksuar se është i gatshëm të shkojë në seancën kontrolluese dëgjimore, të cilën e kanë kërkuar përfaqësuesit e Frontit Demokratik (FD), lidhur me vendimin e tre ambasadorëve që të paguajnë dënimin për nëpunësen e suspenduar në Ministrinë e punëve të jashtme Mirna Nikçeviq. Ambasadorët Miodrag Vllahoviq, Nebojsha Kallugjeroviq dhe Zhelko Peroviq kanë paguar dënimin prej 600 euro të cilin gjyqi për kundërvajtje ia ka shqyrtuar Nikçeviq për shkak të fjalimeve urrejtëse. Darmanoviq ka theksuar se në situatat të ngjashme askurrë nuk ka pasur problem që të paraqitet para Këshillit parlamentarë. “Më parë temë temë kanë qenë Integrimet evropiane të Malit të Zi, kurse tani nëse vendoset , edhe kjo mund të jetë tema. Të theksojmë se deputetet e FD Branka Boshnjak dhe Jovan Vuçuroviq kanë paraqitur iniciativën për dëgjimin e ministrit Darmanoviq në Këshillin për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët.

 

Cilësia e dialogut në favor të punësuarve

Qeveria dhe partnerët e saj social zhvillojnë dialog cilësor i cili në vazhdimësi është avancuar duke respektuar nevojat e punëtorëve dhe të punëdhënësve duke siguruar kështu status më të mirë të punësuarve si dhe ambient më konkurrues afaristë, është vlerësuar në takimin e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq me delegacionin e Unionit të sindikatave të lira në krye me Drejtorin e përgjithshëm, Sërgja Kekoviq dhe të  Lidhjes së sindikatave të Malit të Zi në krye me Drejtorin e përgjithshëm, Dushko Zarubica. Në takim kanë marrë pjesë edhe Nënkryetari i qeverisë për politikën ekonomike dhe sistemin financiar, Millutin Simoviq dhe Ministri për punë dhe çështje sociale, Kemall Purishiq. Markoviq ka theksuar se janë krijuar kushtet për rritjen e rrogave të punësuarve në arsim dhe në shëndetësi. Partnerët janë marrë vesh që përmes Këshillit social të vazhdohet dialogu për ligjin kushtuar sigurimit invalidor e pensionistë.

 

Është hapur  xhirollogaria  për ndihmë për banorët e Shqipërisë

Kryqi i kuq i Malit të Zi ka aktivizuar xhirollogarinë në të cilën qytetarët dhe subjektet nga Mali i Zi mund të paguajnë para dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në sanimin e pasojave të tërmetit shkatërrues në Shqipëri. Mjetet e grumbulluara do ti dërgohen Kryqit të Kuq të Shqipërisë i cili që prej fillimit është aktiv në ofrimin e ndihmës së parë, përkrahjes psiko- sociale dhe distribuimin e ndihmës intervenuese për banorët e rrezikuar dhe vazhdimisht i pranishëm në terren, është kumtuar nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi. Kjo organizatë, siç është kumtuar, e ka kontaktuar Kryqin e Kuq të Shqipërisë menjëherë pas rënies së tërmetit duke i ofruara ndihmë dhe përkrahje. Deri në fund të javës Podgorica do të paguaj 20 mijë euro si ndihmë për Tiranën kurse Komuna e Ulqin 10 mijë euro ndërsa nga Komuna e Tuzit deri tani janë paguar 3000 euro. Si në Ulqin ashtu edhe në Tuz, por shpresojmë edhe në komunat tjera, sot dhe nesër organizohen aktivitetet për grumbullimin e mjeteve financiare dedikuar banorëve të rrezikuar në Republikën e Shqipërisë dhe për sanimi e pasojave të kësaj katastrofe natyrore e cila para dy ditësh ka goditur këtë vend. Përndryshe, sot një ekip special nga Mali i Zi, 18 anëtarësh, shpëtues dhe nga shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit, dhe 6 përfaqësues të Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme u nis për në Shqipëri.

 

Ditë zie dhe gjendje e jashtëzakonshme në Shqipëri

Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë dje në mëngjes, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e pallateve të rrëzuara. Tridhjetedy persona janë të shtrirë ne spitalin e Traumës në Tiranë, 8 prej të cilëve janë në gjendje më kritike. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend. Ai arsyetoi marrjen e masave të jashtëzakonshme duke shpjeguar se një masë e tillë e krijon një nivel tjetër të qeverisjes për 30 ditët e ardhshme. “Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash”, tha kryeministri Rama. Ndërkohë, Papa Françesku ka dërguar "ngushëllimet e tij të përzemërta" për familjet e viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë. Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Papa Françesku thotë se Shqipëria është në lutjet e tij. Shqipëria u godit dje nga një termet i fuqishëm me magnitudë 6.4, duke shkaktuar të paktën 26 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur. Dëme të shumta janë shënuar në ndërtesa, shtëpi dhe hotele kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 40 persona u nxorën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta. Mijëra qytetarë kanë kaluar natën në rrugët e qyteteve të prekura, nëpër çadra dhe kampe të improvizuara. Ndërkohë qeveria ka thënë se do të nënshkruajë kontratë me hotele, për t’iu ofruar strehim personave që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre. Sot është shpallur ditë zie kombëtare. Po ashtu, ditë zie është edhe në Kosovë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka anuluar pritjen shtetërore të organizuar për Ditën e Pavarësisë. Në ndihmë të autoriteteve shqiptare kanë mbërritur ekipe të specializuara nga Kosova, Italia, Greqia, Turqia dhe shumë vende tjera të cilat dërguan ekipe të specializuara të kërkim shpëtimit dhe ndihma tjera, financiare dhe ushqimore.

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Një tërmet prej 6 shkallësh të Richterit goditi pranë ishullit grek të Kretës, njoftuan Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara dhe Qendra Gjermane për Gjeoshkencë. Epiqendra u regjistrua 41 kilometra larg ishullit. Qendra Gjermane për Gjeoshkencë tha se ajo ishte në një thellësi prej 54 kilometrash. Rajoni i Ballkanit tash disa ditë u godit nga disa tërmete. Më i fuqishmi u regjistrua në Shqipëri, ku së paku 25 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë u plagosën.

 

KQZ paralajmëron certifikimin rezultatit të zgjedhjeve

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën kërkohej që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë vlerësimin dhe numërimin e 392 pakove të fletëvotimeve, të ardhura më vonesë nga diaspora. Gjykata Supreme e vlerëson ankesën si të vonuar, ngase është paraqitur pas publikimit të rezultateve përfundimtare më datë 7 nëntor 2019. Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar për këtë çështje në Gjykatën Supreme, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte hedhur si të papranueshme kërkesën e këtij subjekti politik. Pas vendimit të Supremes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot do të duhej ti certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Parlamenti Evropian miraton përbërjen e Komisionit Evropian

Parlamenti Evropian miratoi përbërjen e re të Komisionit Evropian të udhëhequr nga, Ursula Von der Leyen. Votimi i hap rrugë ekzekutivit të BE-së, për të filluar mandatin e tij pesë-vjeçar, më 1 dhjetor. Pro përbërjes së re të KE-së votuan 461 eurodeputetë, 157 ishin kundër, ndërkaq 89 abstenuan. Komisioni i ri ishte dashur të fillonte mandatin e tij më 1 nëntor, por Parlamenti Evropian refuzoi tre kandidatë për komisionarë, duke nxitur një vonesë prej një muaj. Ursula Von der Leyen, një ish-ministre gjermane e Mbrojtjes e zgjedhur nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në qershor, do të jetë gruaja e parë që drejton Komisionin Evropian. Dymbëdhjetë nga 27 anëtarët do të jenë gra. Ky është numri më i madh ndonjeherë i grave në përbërjen e KE-së. Megjithë miratimin e parlamentit, dyshimet vazhdojnë të ekzistojnë mbi Komisionin e ri, për shkak të mungesës së një komisionari britanik. Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ka pranuar të plotësojë vendin e Britanisë në Komision, duke thënë se ai nuk mund të bëjë një emërim, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit. Britania ka vendosur që të largohet largohet nga BE-ja më 31 janar 2020, por disa zyrtarë ligjor të Brukselit janë të brengosur se direktivat e BE-së mund të sfidohen ligjërisht nëse Komisioni Evropian nuk vepron në përbërje të plotë prej 28 anëtarësh.

 

Nesër mot i vranët

Në Mal të Zi sot ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar e Budvë 18 gradë, Herceg Novi 17, Rozhaj 16, Podgoricë 15, Ulqin 14, Plavë 13, Kollashin 11, Cetinë e Nikshiq 10, Beranë 9, Zhablak 8, Bijello Pole 6 dhe në Plevle 5 gradë. 

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Të reshura më të dendura priten në viset qendrore dhe jugore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 gradë celsius.

  

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се