Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 11. 2019. 20:46   >>  20:54

Ditari 29.11.2019

29.11.2019

Mali i Zi nuk guxon të tolerojë dhunë

Lufta kundër tregtisë me njerëz dhe kundër dhunës mbi gratë duhet të jetë e përbashkët për të gjitha segmentet e shoqërisë , dhe Mali i Zi nuk guxon që ti tolerojë këto dukuri , është theksuar në seancën e sotme të parlamentit të gruas. Kryetarja e Këshillit parlamentar për barazinë gjinore, Nada Drobnjak, ka theksuar se viti 2029 është i rëndësishëm sepse me këtë rast do të festohet 100 vjetori i angazhimit politikë të gruas dhe 150 vjetori i themelimit të institutit të gruas. Mali i Zi , siç ka theksuar ajo ,disponon me një kornizë relativisht të mirë ligjore dhe se dokumentuat strategjike janë barazuar në pikëpamjen gjinore. Sipas fjalëve të saj ,në kuadër të angazhimeve ekonomike, gruaja ka bërë hapa përpara , mirëpo përparim nuk mund të këtë nëse ajo nuk ka ndikim në politikë. Siç ka theksuar,nevojitet avancimi i suazave ligjore dhe forcimi i politikës ndëshkuese . Kryetari i Kuvendit ,Ivan Brajoviq, ka theksuar se është me rëndësi që organizohet seanca e parlamentit të gruas në mënyrë që vëmendja të përqendrohet në pozitën e gruas në shoqëri. Siç ka theksuar ai , shteti vazhdimisht ballafaqohet me të dhënat se çdo e dyta grua gjatë jetës është e ballafaquar me një formë të dhunës. Zëvendësi i avokatit të popullit, Sinisha Bjekoviq ,ka theksuar se në dhuna në familje është problem strukturor dhe dukuri e cila ka marr hov, nuk njeh kufij shoqëror , ekonomik dhe as nacional. Edhe ai ka përkujtuar të dhënat se çdo e dyta grua ka qenë dhe është viktimë e një forme të dhunës . Ndërkaq ,ambasadorja e OSBE në Mal të Zi ,Mariz Davije ,ka theksuar se ky problem nuk është i shprehur vetëm në Mal të Zi. Ajo ka shtuar se OSBE do të vazhdojë ta përkrah Malin e Zi kur është fjala për barazinë gjinore.

Të interesuar për bashkëpunim në portin e Tivarit

Përfaqësuesit e portit të Dubait, “Port London”, janë të interesuar për vendosjen e bashkëpunimit me portin e Tivarit, është kumtuar nga Ministria e komunikacionit dhe detarisë. Ministri i këtij dikasteri, Osman Nurkoviq gjatë seancës së Kuvendit të Organizatës detare ndërkombëtare është takuar me ministrin e komunikacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Muhamed Bellgahif All Nuaimi dhe me ftesën e tij e ka vizituar Portin në Dubai, “Port London”. Me rastin e vizitës në Port, menaxhmenti i kompanisë e ka prezantuar punën e vetë dhe planin e zhvillimit të ardhshëm. Gjatë takimit me stafin drejtues të këtij porti është treguar interesim për vendosjen e bashkëpunimit me Portin e Tivarit dhe u tha se do të vazhdojnë bisedimet në këtë temë. Gjatë qëndrimit në Dubai, Nurkoviq ka biseduar edhe me delegacionit nga Polonia, Maroko, Republika Jugafrikane, Panamaja, Indonezia, Sllovenia, Kroacia dhe vende të tjera.

Qeveria të vërtetoj propozim ligjin për plotësimet e ligjit për SIP

Kryetarja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq- Stankoviq i ka bërë ftesë kryetarit të Këshillit social dhe ministrit për punë dhe çështje sociale, Kemall Purishiq që të sigurojë se Qeveria definitivisht do të vërtetojë propozimin e ndryshimeve dhe të plotësimeve të ligjit për sigurimin invalidor dhe pensionistë, SIP. Ajo ka përkujtuar se propozim ligji është kontraktuar ndërmjet partnerëve social par një viti, se Këshilli social ka dhënë mendim pozitiv që në muajin qershor, por Qeveria akoma nuk ka vërtetuar propozimin duke e dërguar atë për miratim në Parlament. Ajo ka shtuar se Këshilli social në muajin qershor e ka ftuar Qeverinë që të miratojë propozimin e ndryshimeve dhe të plotësimeve brenda afatit sa më të shkurtër dhe se me programin e Qeverisë, miratimi i këtij propozimi ishte paraparë për 3 mujorin e dytë të këtij viti. Të punësuarit, të cilët i presin këto ndryshime të ligjit shpeshherë i kanë ndier të gjitha pasojat e tranzicionit ekonomik, të inflacionit, por edhe humbjen e vendeve të punës. Ajo ka shtuar se këta nuk janë kapitalist të mëdhenj, ndërtues të hidrocentraleve, pronarë të automjeteve të shtrenjta dhe të vilave të ndryshme ose as nga ata 10 hotelieret të cilëve me procedurë urgjente u është zbritur tatimi në fitim nga 21 në 7%.

Sreten Radonjiq largohet nga posti i kryetarit të APK-së

Drejtori i Agjencisë për pengimin e korrupsionit, Streten Radonjiq, ka kumtuar se nuk do të konkurrojë për mandatë të dytë në këtë funksion udhëheqës. Ai ka konkurruar, siç është kumtuar, për kryetar të Këshillit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale. Vendimi i tij, siç ka theksuar ai, vet rrjedh nga shkaqe personale, kurse punën e deritashme të Agjencisë e ka vlerësuar si të shkëlqyer. Ai megjithatë nuk ishte në gjendje të përgjigjej se kush do ta zëvendësojë në këtë funksion. Radonjiq, ka theksuar se do të ishte shumë më mirë që drejtori i Agjencisë të zgjidhet tani se sa në vitin e ardhshëm gjatë fushatës zgjedhore. Ai ka shtuar se askush nuk e ka sugjeruar që të largohet nga ky funksion dhe se në këtë vendim nuk kanë ndikuar as numri i lartë i kritikave të cilat kanë arritur nga adresat vendore dhe ndërkombëtare për punën e agjencisë. Kryetari i Këshillit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit, Momçillo Radulloviq, ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha masat që të gatshëm ti presin zgjedhjet në vitin e ardhshëm.

 

Së shpejti memorandumi për bashkëpunim me Vjenën

Delegacioni i Kuvendit të kryeqytetit ka qëndruar për vizitë pune në Vjenë, ku ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm dhe atë të ardhshëm ndërmjet dy administratave të qyteteve, në veçanti për punën e e-administratës. Delegacioni i kryeqytetit ka shfrytëzuar rastin që përmes prezantimit dhe bisedimeve me shërbimet profesioniste dhe me udhëheqjen e Parlamentit të qytetit të Vjenës të njoftohet me praktikat e mira dhe me funksionimin e sistemit të administratës së qytetit, i cili në vazhdimësi është shpallur për destinacionin më të mirë për të jetuar në konkurrencën e kryeqyteteve të Evropës. Delegacionin e Malit të Zi e ka prit kryetari i Kuvendit të qytetit të Vjenës, Tomas Rajngell. Në fund të vizitës, kryetarët e dy parlamenteve lokale kanë propozuar edhe vizitën e kthimit të delegacionit të qytetit të Vjenës ,si dhe nënshkrimin potencial të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve.

 

Gjukanoviq është kandidati i vetëm për lider

Kongresi i 8-të i Partisë demokratike të socialistëve, në të cilin do të zgjedhet kryetari i partisë dhe zëvendësi i tij do të mbahet nesër në Podgoricë. Kryetari i PDS, Millo Gjukanoviq është i vetmi kandidatë për këtë funksion, kurse Dushko Markoviq për zëvendës të kryetarit të partisë për pushtet. Në pjesën solemne të kongresit do të marrin pjesë rreth 3 mijë njerëz, anëtarë të PDS nga i tërë Mali i Zi, si dhe mysafirë nga vendi dhe bota. Në tubim do të marrin pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik dhe një numër i madh i delegacioneve vendore dhe ndërkombëtare i partive politike dhe i organizatave tjera, është kumtuar nga PDS. Kongresi i 8-të është tubimi më i lartë partiak i këtij formati në historinë e PDS. Në pjesën punues të kongresit do të marrin pjesë 598 delegatë të cilët do të zgjedhin kryetarin dhe zëvendës kryetarin e PDS. Në tubimin më të lartë partiakë do të zgjidhet edhe Këshilli kryesor me 146 anëtarë, Komisioni statutor dhe Këshilli mbikëqyrës.

 

Mbi 5200 të pastrehë dhe 1200 banesa të dëmtuara nga tërmeti

Në Shqipëri ka arritur në 49 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin të martën, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po shkojnë drejt fundit dhe paraditen e së premtes po kërkohej vetëm nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ku dyshohet të jetë ende trupi i një personi. Është pikërisht Durrësi qyteti me numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën, 40 viktima. Goditjet e tërmetit shkatërruan duke rrënuar plotësisht, dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish-Kënetës. Sot Qeveria bëri të njohur dhe një bilanc të parë të dëmeve, ku janë mbi 1200 banesa dhe pallatet e prekur. Sipas kryeministrit Edi Rama në zonën e Durrësit janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Ndërsa në Tiranë, 15 banesa janë të shkatërruara dhe 239 të dëmtuara, ndërsa 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 të dëmtuara. Mbi 5200 janë qytetarët e pastrehë nga të cilët 3480 në rajonin e Tiranës dhe 1760 në Durrës dhe Thumanë. Kryeministri Edi Rama tha se tendat do të mbyllen gjatë ditës së sotme dhe të gjithë personat e pastrehë do të sistemohen pranë strukturave hoteliere me të cilat qeveria ka bërë marrëveshje. Ndërsa, dy ditë më parë qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe Durrës, sot në listë u përfshi edhe Laçi për shkak të dëmeve të mëdha të regjistruara dhe në këtë zonë. Një ditë më parë një gjë e tillë u kërkua nga kryetari demokrat Lulzim Basha. “Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimetër. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë”, deklaroi kryeministri, i cili ftoi opozitën të bëhet pjesë dhe e Komitetit për Rindërtimin e dëmeve nga tërmeti.

Do të bëhet çdo gjë për t’i akomoduar sa më shpejt banorët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se do të bëhet çdo gjë për të akomoduar sa më shpejt dhe përshtatshëm, të gjithë ata banorë të goditur nga tërmeti. Ai thotë se do të gjejnë pastaj një zgjidhje afatgjatë për integrimin e plotë të tyre në jetën normale. Në një intervistë të shkurtër për KosovaPress, presidenti i Shqipërisë shpreson se operacionet e kërkimit të banorëve nën rrënoja do të përfundojnë sot. Presidenti i Shqipërisë thotë se do të arrijnë ta përballojnë këtë sprovë që ua dha natyra, pavarësisht nga kosto. Meta shpreson që sot gjatë ditë të ketë një bilanc përfundimtar zyrtar, dhe të përfundojnë operacionet e kërkimit. Pas homazheve që Meta ka bërë sot në "Varrezat e Dëshmorëve" me rastin e Ditës së Çlirimit, ka thënë se fatkeqësia e jashtëzakonshme me të cilën u përball Shqipëria tre ditë më parë, ua bën të pamundur të festojnë këtë ditë me madhështi, veçse i nderojnë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit në luftën anti-fashiste. Që prej mëngjesit të hershëm të së martës Shqipëria është goditur nga disa tërmete, ku njëri nga ta shkatërroi disa lokacione në Durrës dhe Thumanë, duke u marrë jetën dhjetëra personave e qindra të tjerë duke i lënë të lënduar. Njësitë e emergjencave dhe kërkim shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në ndërtesat e rrënuara duke kërkuar për personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Ndërkohë, Shqipëria ka shpallur situatë të jashtëzakonshme në vendet ku ka pasur tërmet.

Haradinaj në Durrës: Kosova nuk do të kursejë asgjë për Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po viziton sot zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, për t’i dhënë përkrahje të mëtejmë të gjithë atyre që janë angazhuar në përballimin e gjendjes dhe të bashkëndjejnë me familjet e prekura nga tërmeti. Ai fillimisht është ndalur të njësitë e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekipeve të mjekësisë në Durrës, prej ku tha se bashkënndjejnë me të gjitha vështirësitë qe i ka Shqipëria. “Të gjithë në Kosovë vërtetë bashkëndjejmë, janë bashkë me të gjithë të prekurit prej tërmetit, njëkohësisht krejt mekanizmat që i ka Kosova i ka në dispozicion, kuptohet koordinimi është i nevojshëm edhe që të bëjmë veprimet e duhura, po ku sigurojmë që nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë që të jemi bashkë”, tha Haradinaj. Pasi njerëzit reaguan se po ka keqpërdorime me donacionet, Haradinaj tha se vullneti i mirë i njerëzve që po dërgojnë ndihma nga Kosova në Shqipëri u dedikohet të prekurve, për çka theksoi se nuk ka asnjë dilemë që donacionet u shkojnë atyre që kanë nevojë.

Megjithatë, pranoi që është e vështirë të menaxhohet një situatë e tillë. Haradinaj tha se ka një numër të caktuar të qytetarëve të Shqipërisë që janë në Kosovë. Ata janë strehuar në familje private e hotele, gjithashtu është hapur edhe kampi në Prizren ku po qëndojnë 500 persona. Bashkë me Haradinajn qëndroi edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili tha se solidariteti i Kosovës e ka bërë më të lehtë përballimin e pasojave.

Askush nuk ka guxuar t’i tregojë, i mbijetuari i vetëm i familjes Cara, sot i varroset gruaja dhe tre fëmijët

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku sot përcillen në banesën e fundit. Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona. Ditën e sotme u dha lamtumira e fundit në Thumanë 6 prej tyre, ndërsa nusja e njërit prej viktimave do të prehet pranë familjes së saj në Korçë. Qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që zhvillohen pranë çadra të ngritur në këtë zonë, transmeton Abc News. Albert Cara i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, ende nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur me familjen e tij. Bashkëshortja e tij Fatmira dhe tre fëmijët Almir, 29-vjeç, Erisa, 25-vjeç si edhe Hasan, 18-vjeç u varrosen sot në orën 13:00. Mësohet se Alberti ka pyetur se si janë pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, por askush nuk ka guxuar t’i tregojë se sot do ti varrosen gruaja dhe tre fëmijët. Sot u zhvillohet ceremonia mortore e familjarëve të familjes Cara në çadrat në Thumanë, së bashku me dy anëtaret e tjera të kësaj familjeje, Sadajana dhe Anthi.

 

Vazhdojnë gërmimet për varrezë të dyshuar masive në Prishtinë

Autoritetet përgjegjëse në Prishtinë po vazhdojnë gërmimet për një varrezë të dyshuar masive me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gërmimet, që kanë nisur këtë javë, janë duke u bërë në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka thënë se ndonëse sot është dita e tretë e gërmimeve, autoritetet ende nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore. “Deri më tani nuk është hasur në mbetje mortore ose ne pjesë kockore të viktimave të luftës dhe as në gjurmë apo vend varrezë të mundshme të jashtëligjshme masive apo individuale”, tha Gara. Gërmimet në këtë lokacion po bëhen pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë se aty mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë. Nga kjo luftë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1,600 persona.

 

Vuçiq me zyrtarët rusë: Serbia mbetet ushtarakisht neutrale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti sot se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale dhe se do të nënshkruajë dokumente srategjike që e konfirmojnë statusin e tillë.

Vuçiq i bëri këto komente në takim me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko, në Beograd. Në njoftimin për media të Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiq dhe Grushko biseduan për situatën në rajon dhe se presidenti serb e falënderoi zyrtarin rus për "mbështetjen aktive ndaj ruajtjes së integritetit territorial të Serbisë". Vuçiq, më 4 dhjetor, do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi, për të tretën herë këtë vit. Serbia, e cila është bombarduar nga NATO-ja në vitin 1999 për shkak të dhunës në Kosovë, e kundërshton anëtarësimin në aleancë. Rusia po ashtu është kundër zgjerimit të NATO-s me vendet e Ballkanit. Këtë javë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka nxjerrë një dokument, në të cilin thuhet se marrëdhëniet Serbi-Rusi janë forcuar që nga ardhja në pushtet e Vuçiqit në vitin 2012.

Merkel do të vizitojë Aushvicin për herë të parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të vizitojë për herë të parë ish-kampin e përqendrimit në Aushvic, bëri të ditur zëdhënësja e saj. Vizita do të zhvillohet të premten e ardhshme, përpara ceremonive përkujtimore me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të vdekjes.

Merkel do të jetë kancerlarja e tretë gjermane, pas Helmut Schmidtit dhe Helmut Kohlit, që do të udhëtojë drejt kampit që kanë ngritur nazistët - atëbotë në Poloninë e pushtuar.

Vizita e saj bëhet me ftesë të Fondacionit të Aushvicit, i cili shënon dhjetë vjet të themelimit.

Në prag të udhëtimit, Merkel dhe kryeministrat e 16 landeve gjermane pritet të konfirmojnë 60 milionë euro donacione për Fondacionin. Pas vrasjes së një milion hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në periudhën 1940-1945, kampi është bërë simbol i gjenocidit të Adolf Hitlerit ndaj hebrenjve evropianë. Mbi 100,000 njerëz atje po ashtu u zhdukën, përfshirë polakë johebrenj, romë, të burgosur sovjetikë të luftës dhe luftëtarë të rezistencës anti-naziste.

 

Vazhdojnë përleshjet vdekjeprurëse midis protestuesve dhe policisë në Irak

Një protestues u vra dhe 21 të tjerë u plagosën në përleshjet e vazhdueshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad. Autoritetet spitalore thanë se vdekja e protestuesit ka ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga plumbat e gomës. Mbi 340 protestues janë vrarë prejse kanë nisur protestat anti-qeveritare në Irak, më 1 tetor. Protestuesit, shumica të rinj, kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar, sipas tyre, shërbimet e dobëta publike dhe korrupsionin e lartë.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë dënuar përdorimin e forcës kundër protestuesve paqësorë. Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në botë, por niveli i përgjithshëm i varfërisë qëndron në mbi 20 për qind të popullsisë. Papunësia e të rinjve është 25 për qind - dyfishi i nivelit të përgjithshëm. Autoritetet, në disa raste, kanë përsëritur se problemet e Irakut nuk mund të zgjidhen brenda natës.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë mesatare, vende -vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Budvë 20, Tivar 19, H. Novi 17, Podgoricë e B. Pole 15, Ulqin 14, Plluzhinë , Beranë e Rozhajë 11, Nikshiq , Plevle , Plavë e Cetinë 10. Kollashin e Shavnik 9 dhe në Zhablak 7 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë orëve të paradites vende- vende me reshje të shiut. Pasdite pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim gradual. Në viset veriore dhe viset e larta janë të mundshme edhe reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjeset prej -1 deri në 12, kurse më e larta e ditës preje 3 deri në 19 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се