Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 12. 2019. 17:20   >>  17:25

Ditari 03.12.2019

03.12.2019

Markoviq në samitin e NATO-s në Londër

Samiti i liderëve të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut Verior mbahet sot dhe nesër në Londër kurse në takimin e nivelit të presidentëve të shteteve dhe kryeministrave merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq.  Mbretëria e bashkuar është mikpritës i këtij tubimi i cili mbahet me rastin e shënimit të 70 vjetorit themelit të NATO-s.  Londra është vendi i parë i selisë së NATO-s , kurse mbretëria e bashkuar është njëra ndër 12 vendet themeluese të aleancës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenmberg ka deklaruar më parë se mbretëria e bashkuar do të vazhdojë të luaj rol të rëndësishëm në aleancë duke dhënë kontribut të rëndësishëm për sigurinë nacionale. Ky tubim është rast për presidentët ose kryeministrat e vendeve anëtare që të merren me çështjen e sfidave  të sigurisë me të cilat ballafaqohen dhe me të cilat do të përballen edhe në të ardhmen .

Nesër për projekt ligjin zgjedhore

Këshilli për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër duhet që nesër të shqyrtojnë projekt ligjet dhe disa akte tjera  të cilat i kanë aprovuar këshillat punues. Anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë informatat për aktivitetet e realizuara të grupeve punuese dhe , siç theksohet , progresin e shënuar. “koordinuesit e këshillave punuese, respektivisht zëvendësit e tyre janë të detyruar që të dorëzojnë informatën me shkrim për aktivitetet e realizuara të Këshillit punues dhe për progresin e shënuar dhe me këtë do të njoftohet këshilli” thuhet në arsyetimin e rendit të ditës. Është paralajmëruar edhe debati për bashkëpunimin me OSBE/ODIHR , me komisionin e Venecias dhe me institucionet dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Deputetët e demokratëve dhe deputeti i pavarur Negjelko Rudoviq kanë kërkuar nga kryetari i Këshillit për reformën zgjedhore Branimir Gvozdenoviq që ta respektojë rregulloren e punës dhe të caktojë mbledhjen në të cilën do të diskutohej për formimin e grupit të ri punues dhe për vërtetimin e afatit për kodifikimin e legjislacionit zgjedhor.

 

Agjencia e MZ njëra ndër më efikase në Ballkan

Agjencia e Malit të Zi për aviacionin civil është njëra ndër agjencitë më efikase në Ballkan , ka vlerësuar me rastin e jubileut të 10 vjetorit të themelimit Eamon Brenan , drejtor i përgjithshëm i EUROCONTROLL-it , institucion ky i dytë me radhë më i rëndësishëm evropianë në aviacion. Nga kjo agjenci kanë theksuar se rezultatet e tyre janë të pranuara nga të gjitha institucionet dhe organizatat relevante evropiane dhe nga ana e Kombeve të Bashkuara. Në këtë solemnitet kanë marrë pjesë presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq , kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq , kryetarja e gjyqit suprem Vesna Medenica, ministri për komunikacion dhe detari Osman Nurkoviq si dhe përfaqësues të pushteteve lokale , të Këshillit të agjencisë , industrisë të aeronautikës nga vendet e rajonit si dhe përfaqësues të afarizmit dhe jetës publike.

 

OJQ dhe mediat krijojnë pasqyrë të gabuar për Malin e Zi

Në Mal të Zi shumë organizata joqeveritare dhe media sillen si organizata profitabile dhe krijojnë pasqyrë të shtrembëruar për shtetin duke ngritur veten e tyre në sytë e BE , kanë vlerësuar nga Lëvizja për Malin e Zi. Nga kjo lëvizje , në letrën dërguar shefit të delegacionit të BE në Podgoricë Aivo Orav, kanë theksuar se OJQ dhe mediat , interesin personal e vendosin para interesave të përgjithshme që Mali i Zi sa më parë , për një motivacion edhe më të madh dhe përpjekj4eve transitore të bëhet anëtarë i BE. Nga Lëvizja për Malin e Zi kanë theksuar se nuk ka dyshim se çdo shoqëri e cila synon një demokraci të rregulluar dhe perëndimore duhet të respektojë rolin dhe të nxisë pluralizmin , mediet e lira, zhvillimin e sektorit joqeveritarë , gjykatë  të pavarur, jo tolerancë ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit etj.  Kjo lëvizje konsideron se sipas një stereotipi të caktuar krijohet pasqyra se të gjithë që kritikojnë pushtetin , të cilët merren me gazetari investigative , me korrupsionin , me kriminalitetin e organizuar dhe me institucionet  e lira , janë subjekte të dëshiruara të cilat duhet përkrahur edhe materialisht dhe duhet afirmuar.

 

Pengesa të shumta për personat me invaliditet

Personat me invaliditet gjithnjë ballafaqohen me pengesa dhe barriera të shumta të cilat pengojnë përfshirjen e tyre në rrjellat shoqërore , edhe pse është bërë një progres i caktuar , para së gjithash nga pikëpamja e identifikimit të kësaj popullate. Siç është kumtuar nga institucioni i avokatit të popullit të Malit të Zi , në vendin tonë akoma nuk ekziston një regjistër i cili do të shërbente për vërtetimin e një numri të saktë të individëve me një formë të invaliditetit . Ai ka shtuar se ngjashëm si edhe në tërë botën , personat me invaliditet edhe në Mal të Zi shpesh herë janë në margjinat shoqërore. Përveç kësaj, siç theksohet, mundësitë e pabarabarta pengojnë përfshirjen e tyre në proceset arsimore dhe pranin e tyre në tregun e punës. Nga institucioni i avokatit të popullit, me rastin e 3 dhejtorit , Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet kanë përkujtuar se në vitin 2006 është miratuar konventa për të drejtat e personave me invaliditet dhe këtë konvent Mali i Zi e ka ratifikuar në vitin 2009.

 

Do të përkrahet arsimimi i shqiptarëv në Mal të Zi

Qeveria  e republikës së Kosovës edhe në të ardhmen do të përkrah zhvillimin e arsimimit  të shqiptarëve në Mal të Zi dhe në viset tjera ku ata jetojnë , ka deklaruar drejtori i përgjithshëm në ministrinë e arsimit, shkencës dhe të teknologjisë të Republikës së Kosovës Agim Brdyla. Atë dhe drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për arsimimin e popujve pakicë në ministrinë e arsimit Marash Dukaj sot i kanë pritur nënkryetari i Komunës së Tuzit Ivan Ivanaj dhe kryetari i parlamentit lokal Fadil Kajoshaj. Siç është kumtuar nga Komuna e Tuzit , gjatë takimit bashkëbiseduesit në veçanti kanë theksuar “thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit në të gjitha nivelet ndërmjet dy shteteve. Bashkëbiseduesit po ashtu janë pajtuar edhe për projektet konkrete të cilat duhet të fillojnë në vitin e ardhshëm në Komunën e Tuzit.

 

Hapet biblioteka e parë e specializuar në Mal të Zi

Përfaqësuesit e agjencisë turke për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërkombëtarë, TIKA dhe të Qendrës për resurse për fëmijë dhe të rijnë në Podgoricë , kanë hapur sot solemnisht bibliotekën e parë të specializuar në Mal të Zi. Biblioteka , e cila gjendet në kuadër të kësaj qendreje , është hapur me rastin e 3 dhjetorit , Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet. Drejtorja e qendrës Miriana Popoviq është falënderuar për donacionin dhe ka shtuar se kjo bibliotekë do të shndërrohet në një  sallë shumë funksionale. Koordinuesi i zyrës së TIKA për Malin e Zi Muhamed Unal ka theksuar se kjo organizatë do të vazhdojë  të ndihmojë arsimimin. Ambasadorja e republikës së Turqisë në Mal të Zi Songull Ozan ka përkujtuar se TIKA në Mal të Zi deri tani ka realizuar 330 projekte nga të gjitha sferat.

Bilanci i tërmetit: 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe 1183 të tjera të shembura

Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve. Qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi, Tirana, Lezha, por ndërkohë dëmtime ka edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat. Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është , 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë, 558 pallate të dëmtuara rëndë, 335 pallate të dëmtuara lehtë , 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.Në një deklaratë për shtyp, Arben Ahmetaj foli sa i takon punës së Komitetit Rindërtues, ku sipas tij, procesi në fjalë është ndarë në disa faza. Ahmetaj sqaroi se faza e parë konsiston në pastrimin e territorit nga inertet dhe spostimin e tyre në Porto Romano. “Faza e dytë nis më 1 janar, ka të bëjë me strehimin e qytetarëve. Objektivi afatgjatë i qeverisë është ndërtimi i 10 mijë apartamenteve në qyteza urbane. Mendohet që një qytezë do ndërtohet në Durrës, fillon me 500 mijë apartamente, një ndërtim i ri në Thumanë, dy ndërtime në Tiranë , bëhet fjalë për ndoshta te zona e ish-autotraktorëve dhe mbase në Kombinat, dy qyteza urbane të reja edhe në Lezhë, e të tjera”, u shpreh Ahmetaj.

THAÇI: VONIMI I ZGJERIMIT TË BE-SË,ËSHTË FTESË PËR RRËMUJË TË RE NË     BALLKAn

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron sot në Bruksel, ku po merr pjesë në konferencën vjetore për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”. Gjatë panelit për marrëdhëniet ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi deklaroi se Kosova dhe rajoni gjenden në një udhëkryq politik dhe historik.Presidenti Thaçi theksoi se perspektiva e qartë evropiane është kyçe për të garantuar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon. Ai shtoi se lidershipi i ri i Bashkimit Evropian duhet të dëshmojë vizion, guxim dhe lidership, duke mbajtur premtimet ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe duke dëshmuar se janë partner i qëndrueshëm i shteteve të rajonit.Shtyrja dhe vonimi i zgjerimit të BE-së, sipas presidentit Thaçi, në realitet është ftesë për rrëmujë të re në Ballkan.“Derisa Strategjia për Zgjerimin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor krijoi bindjen se BE-ja po i jep shtytje vendimtare synimit të Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës për t’u integruar në BE, ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithëve”, tha presidenti Thaçi.Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, presidenti Thaçi argumentoi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më parë, duke qenë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe qytetarët e Kosovës po qëndrojnë të izoluar padrejtësisht.Po ashtu, presidenti Thaçi bëri me dije që marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë njohje për Kosovën dhe perspektivë të qartë në rrugën euro-integruese.

 

Kosova del nga sistemi rregullues energjetik i Serbisë, i bashkohet Shqipërisë

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) kanë nënshkrua dje në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri. Në një komunikatë për publikun, thuhet se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO). Kjo marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020. “Blloku Rregullues, i përbërë prej dy zonave rregulluese, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.

 

Vazhdojnë gërmimet për të pagjeturit, familjarët të pakënaqur

Autoritetet e Kosovës, gjatë vitit 2019, kanë kryer gërmime në 26 lokacione brenda territorit të Kosovës, të dyshuara për varreza masive dhe gërmimet në Kampusin universitar në Prishtinë, të cilat përfunduar rreth tre ditë më parë , nuk janë të fundit për këtë vit thonë zyrtarët e Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur. Megjithatë, Kushtrim Gara, udhëheqës i njësisë në kuadër të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht numrit të lokacioneve të proceduara dhe në të cilat janë kryer gërmimet gjatë këtij viti, mbetet shqetësues numri i paktë i gjetjeve të mbetjeve mortore apo pjesëve kockore. “Janë diku mbi 20 për qind nga ky numër i përgjithshëm i lokacioneve që kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore. Janë zhvarrosur të paktën gjashtë apo shtatë persona, por megjithatë do të kursehem pak nga këto statistika, për shkak se vetëm pasi që të përfundojnë të gjitha ekzaminimet nevojshme mjeko-ligjore dhe pasi të përfshihen në këto raste edhe identifikimet përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i individëve apo personave të zhvarrosur”.

 

Samiti i NATO-s nis me përçarje midis aleatëve

Udhëheqësit e NATO-s janë mblodhë sot në një samit dyditësh në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake. Samiti, megjithatë, mbetet nën hijen e debateve të ashpra për shpenzimet në mbrojtje, politikat në Siri e të tjera.Përkundër tensioneve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO-ja është "aleanca më e suksesshme në histori". "Për mua është e rëndësishme që takohemi dhe sigurohemi që NATO-ja vazhdon të ndryshojë, sepse sukses i NATO-s është që ne kemi qenë në gjendje të ndryshojmë kur bota ndryshon", tha Stoltenberg për rrjetin televiziv CNN, para nisjes së samitit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili vazhdimisht u ka kërkuar vendeve të tjera anëtare të NATO-s që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje, e mbrojti rolin e aleancës, duke thënë se ajo i shërben “një qëllimi të shkëlqyeshëm”. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është krijuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe dhjetë vende evropiane në vitin 1949, mbi parimin e mbrojtjes kolektive. Atë kohë ka pasur shqetësime të mëdha për zgjerimin sovjetik. Javë më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se NATO-“i ka vdekur truri dhe është ankuar për mungesë të koordinimit politik dhe strategjik midis aleatëve. Ky vlerësim ka nxitur kritika të ashpra nga të gjitha vendet anëtare. Macron ka thënë se ka parë një angazhim në rënie të garantuesit kryesor të stabilitetit në Evropë – SHBA-së – dhe ka përmendur këtu dështimin e Uashingtonit për t’u konsultuar me aleatët, përpara tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, në muajin tetor. Tërheqja amerikane i ka hapur rrugë Turqisë – po ashtu aleate e NATO-s – të nisë një operacion ushtarak kundër milicive kurde në Siri, të cilat Ankaraja i konsideron si terroriste. Në një paraqitje përpara mediave në Londër, së bashku me Stoltenbergun, Trump tha se përshkrimi i Macronit për NATO-n është “shumë fyes” dhe “një deklaratë shumë e keqe për 28 vendet”. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më 29 nëntor se lideri francez duhet ta kontrollojë "vdekjen e trurit të tij" dhe e ka akuzuar atë për "njohuri të cekët" për terrorizmin. Erdogan ka delkarua sot në Londër se Ankaraja do ta kundërshtojë planin e aleancës për mbrojtjen e vendeve të Baltikut nëse aleanca nuk i njeh si terroriste grupet që i lufton Turqia. Në një intervistë të publikuar sot, Stoltenberg tha se NATO-ja do t'i përgjigjet çdo sulmi ndaj Polonisë ose vendeve të Baltikut. "Përmes pranisë së forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet e Baltikut, ne i dërgojmë Rusisë një sinjal shumë të fuqishëm: nëse ndodh ndonjë sulm ndaj Polonisë ose vendeve të Baltikut, e gjithë aleanca do të përgjigjet", tha Stoltenberg për një grup gazetarësh.

 

Në Madrid fillon samiti botëror për klimën

Udhëheqësit politikë dhe zyrtarët për çështje të klimës po takohen në Madrit në një samit të Kombeve të Bashkuara për klimën, që do të zgjasë dy javë, për të diskutuar krizën në rritje të ndryshimeve klimatike. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për më shumë vullnet politik për të punuar kundër ndryshimit të klimës, duke paralajmëruar se njerëzimi ka hyrë në një "luftë kundër natyrës" që "duhet të ndalet". Guterres i bëri këto komente më 1 dhjetor, një ditë para fillimit të samitit. Tani, tha ai, toka po ballafaqohet me fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe vdekjeprurëse, thatësira dhe ngritje të niveleve të detërave. Guterres gjithashtu njoftoi se po emëronte Mark Carney, guvernatorin aktual të Bankës së Anglisë, si të dërguar të posaçëm për veprimet klimatike dhe financimin e masave kundër ndryshimeve klimatike.

 

SHBA-ja akuzon Iranin për vrasjen e një numri të madh të protestuesve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për vrasjen e "një numri të madh" të protestuesve. Të dhënat që janë publikuar nga ana e Teheranit ai i quajti “gënjeshtra të plota”. "Tani, derisa ne po flasim, Irani po vret ndoshta mijëra e mijëra njerëz. Për këtë ata ndërpresin Internetin, në mënyrë që njerëzit të mos shohin se çfarë po ndodh", tha Trump, sot gjatë vizitës në Londër të samit të NATO-s. “Është një gjë e tmerrshme dhe bota duhet të vëzhgojë", shtoi ai. Shefi i policisë së Teheranit tha më 3 dhjetor tha se katër "autorët kryesorë" të demonstratave ishin arrestuar dhe se po vazhdon procesi i identifikimit të njerëzve të tjerë të përfshirë në trazira. Një ditë më parë organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se të paktën 208 persona besohet të jenë vrarë gjatë goditjes së autoriteteve ndaj protestave, muajin e kaluar.

 

Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit; arsye edhe shkrimtari Handke

Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi kanë dhënë dje dorëheqje , pjesërisht për shkak të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor. Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990. Kristoffer Leandoer dhe Gun-Britt Sundstrom thanë se largohen nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë të emëruar si anëtarë të jashtëm. Dorëheqjet u konfirmuan nga Akademia dhe vijnë pak ditë përpara ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Nobel, më 10 dhjetor. Leandoer tha se nuk ka "durim" për reformat e brendshme që ka ndërmarrë Akademia pas një skandali të përdhunimit që e ka përfshirë atë në vitin 2017. Sundstrom, ndërkaq, listoi disa aryse për largimin e saj, përfshirë çmimin e këtij viti për Handken. Ajo tha se ishte “e lumtur” që kishte marrë pjesë në dhënien e çmimit 2018 për poeten polake, Olga Tokarczuk, porse ishte kundër zgjedhjes së Handkes për vitin 2019. Sundstrom tha se është kundër qëndrimit se "letërsia është mbi politikën" - një referencë kjo për polemikat rreth Handkes.

 

Avionët rusë dhe sirianë vrasin së paku 15 civilë në Siri

Së paku 15 civilë janë vrarë dje, kur aeroplanët luftarakë rusë dhe sirianë goditën disa zona në provincën Idlib të Sirisë, bëri të ditur një grup monitorues. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, tha se 13 njerëz janë vrarë nga sulmet në një treg në qytezën Maret al-Nouman të Idlibit - provincë që kufizohet me Turqinë dhe kontrollohet në masë të madhe nga forcat opozitare. Vëzhguesi tha se edhe dy civilë të tjerë janë vrarë - njëri në Sarakeb dhe tjetri në al-Saraman. Udhëheqësi i Vëzhguesit, Rami Abdel Rahman, tha se avionët rusë kanë goditur edhe zona të tjera në jug të Idlibit. Rusia i ka ofruar mbështetje të madhe qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile në këtë vend, e cila ka nisur qysh në vitin 2011. Sipas Vëzhguesit, rreth 4,775 njerëz janë vrarë - në mesin e tyre 1,224 civilë - prejse forcat e Qeverisë siriane kanë nisur një ofensivë masive në muajin prill, kundër rebelëve në provincat Hama dhe Idlib.

Nesër mot i kthjellët

         Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët , në viset jugore me reshje të shut, kurse në veri me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore

          Temperaturat: H. Novi 12, Tivar 9, Podgoricë e Ulqin 7, Cetinë 4, Nikshiq 2, Shavnik, Beranë, B. Pole e Plavë 1, Rozhaj e Plluzhinë 0, Plevle -1, Kollashin -2 dhe në Zhablak -4 g.

         Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët do të fryjë erë mesatare deri e fortë  veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 15 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Katër ditë pas tërmetit në fshatin Thumanë të Shqipërisë, banorët vazhdojnë të jetojnë në tenda. Shumica e shtëpive në këtë vend janë të pabanueshme ose janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet kanë filluar t’i shembin disa ndërtesa të cilat janë në prag të rrënimit

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се