Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

23. 09. 2013. 18:47 >> 18:56

LAJMET 23.09.2013

23.09.2013

Malin e Zi do ta ndihmojë Rumania për integrime

Rumania në çdo mënyrë do ta ndihmojë Malin e Zi në rrugën drejt NATO-s dhe UE, ka thënë shefi i parlamentit të këtij shteti, Vallerij Stefan Zgonea. Ai dhe kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq, vlerësuan se për vendet e Ballkanit zgjidhja më e mirë është që së pari të hyjnë në NATO e pastaj edhe në UE, ashtu siç ka bërë edhe Rumania.

Presidenti i Rumanisë Trajan Basesku në bisedën me kryetarin e kuvendit, Ranko Krivokapiq ka konstatuar se ka hapësirë për përparimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve. Krovokapiq ka fituar edhe medaljen e nderit të popullit të Rumanisë, çmimi më i lartë i këtij vendi. Krivokapiq është lideri i parë nga Ballakni të cilit Rumania ia ndau medaljen e cila simbolizon falënderim për humanizmin malazez, të cilët i kanë shpëtuar të mbijetuarit në fatkeqësinë e rënde në komunikacion në kunjonin e Moraçës, që ndolli në fund të muajit qershor të këtij viti.

U propozuan projekt ndryshimet e pozitës bashkëbiseduese

Anëtarët e Këshillit për integrimet evropiane kanë propozuar sot projekt ndryshimet e pozitës bashkëbiseduese të Malit të Zi për konferencën ndërqeveritare për bashkëngjitje në UE, për kapitullin 10- shoqëria informative dhe mediat. Lidhur me këtë u kumtua se do të informohet ministria për për punë të jashtme dhe integrimet evropiane. Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtari i grupit bashkëbisedues për kapitullin 10, Angjellko Llojpur dhe shefja e grupit punues për këtë kapitull, Ruzhica Mishkoviq.

Qëllimi rritja e standardit në Mal të Zi

Bujqit malazez vetëm me rritjen e konkurrencës lehta do të mund ta përballojnë hyrjen në UE, ka versuar ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Petar Ivanoviq.

Për këtë, siç ka thënë ai, qëllimi i qeverisë është ngritja e standardit në bujqësi. “Për këtë qëllim është realizuar projekti i zhvillimit institucional dhe forcimi i bujqësisë, ndërkaq prej vitit 2016 do të kalohet në projektin IPARD”, ka thënë Ivanoviq në hapjen e twining projektit “forcimi i programit të zhvillimit rural”, në kuadër të instrumentit të parapranimit të ndihmës kushtuar zhvillimit të rajoneve rurale në Mal të Zi

MALI I ZI SHEMBULL NË RAJON

Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, gjatë takimit të djeshëm në Nju Jork, kanë vlerësuar se Mali i Zi, gjatë shtatë viteve prej pavarësimit, ka qenë shembull shumë pozitiv i shtetit që ka afirmuar vlerat bazë të Kombeve të Bashkuara. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se Mali i Zi është shembull i mirë për vendosjen e bashkëpunimit të mirë fqinjësor.

Gjukanoviq u ka thënë gazetarëve në Nju Jork se ka qenë e këndshme të dëgjohen të gjitha ato lavdërime në llogari të Malit të Zi dhe mbi rolin e tij në rajon. Ai ka theksuar se takimi i djeshëm ishte rast për vazhdimin e dialogut që Qeveria e Malit të Zi në të kaluarën ka pasur me Ban Ki Mun dhe Kombet e Bashkuara, dhe ka shprehur kënaqësi që me këtë takim bilateral ka filluar pjesëmarrja e delegacionit të Malit të Zi në asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Këto janë raste të shkëlqyera për bisedime mbi përparimin e bashkëpunimit që shteti ynë ka me Kombet e bashkuara. Kryeministri Gjukanoviq do të flasë të premten, më 27 shtator, në seancën e 68-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kurse përveç një sërë aktivitetesh të tjera, ai do të jetë edhe mysafir në pritjen që organizon presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. 

 


DEPUTETËT MBI GJYQËSORIN DHE PROKURORINË

Kuvendi i Malit të ZI ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën deputetët shqyrtojnë një sërë propozimligjesh mbi sistemin gjyqësor dhe mbi prokurorinë, të cilët janë harmonizuar me ndryshimet kushtetuese. Deputetët do të deklarohen mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjit mbi prokurorinë shtetërore, gjykatat, këshillin gjyqësor dhe gjykatën kushtetuese, të cilat i ka propozuar Qeveria. Më së shumti ndryshime janë paraparë me ligjin mbi prokurorinë shtetërore, kurse risi është rizgjedhja e të gjithë prokurorëve. Me miratimin e këtyre ligjeve, siç është arsyetuar, krijohen parakushtet që të zgjidhet kryeprokurori i ri shtetëror, gjykatësit e Gjykatës kushtetuese dhe anëtarët e Këshillit gjyqësor. Deputetet ndërkohë përfunduan debatin për propozim ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqet, ndërkaq ministri i drejtësisë, Dushko Markoviq, ka thënë se disa zgjidhje nuk janë të më të mirat dhe adekuate për shkak të afatit të shkurtër i cili ishte paraparë për përgatitjen e tyre. Ministri i drejtësisë ka thënë se sundimi i të drejtës është kusht i përparimit gjithëpërfshirës të Malit të Zi, jo vetëm në lëmin e legjislaturës.


FILLOI AFATI PËR LISTAT ZGJEDHORE

Afati për paraqitjen e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Mojkovac dhe Petnicë fillon sot. Kur është fjala për Cetinën, afati do të fitojë më 4 tetor, kurse do të përfundojë më 21 tetor. Zgjedhjet në këto tri komuna, sipas vendimit të presidentit, Filip Vujanoviq, do të mbahen më 16 nëntor. E drejta për përcjellje nga mediat të fushatës zgjedhore përfundon më 14 nëntor në mesnatë. Në zgjedhjet e mëparshme në Cetinë, Partia Demokratike e Socialisteve kishte 21 mandate këshilltarësh, Partia Socialdemokrate 6, Partia Socialiste Popullore 3, Partia Liberale dhe Partia qytetare nga 2 mandate, kurse një nga këshilltarët ishte i pavarur. Në Mojkovac, në zgjedhjet e fundit, koalicioni i Partisë Demokratike të Socialisteve dhe i Partisë Socialdemokrate kishte 18 këshilltarë, kurse Partia Socialiste Popullore 13. Në Petnjicë, me vendimin e kuvendit të Malit të Zi, është kthyer statusi i komunës kah fundi i majit.


BAN VLERËSON PROCESIN E NORMALIZIMIT TË MARRËDHËNIEVE

Situata aktuale në Kosovë dhe vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës kanë qenë në fokus të takimeve që Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka zhvilluar të dielën, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me Presidentin e Serbisë, Tomosllav Nikoliq, dhe me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Baroneshën Ketrin Eshton. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm ka thënë se Ban e ka përgëzuar udhëheqjen e Kosovës për progresin e bërë në bisedimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në veçanti Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të cilën e ka quajtur historike. Sipas zëdhënësit, zoti Ban e ka përgëzuar edhe udhëheqjen e Serbisë për vendimet që ka marrë në bisedimet e Brukselit dhe ka shprehur besimin se “marrëveshjet e arritura do të përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë”. Sekretari Ban ka folur me të gjitha palët edhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat kanë qenë gjithashtu temë bisedimesh midis Prishtinës e Beogradit, në Bruksel. Ai ka kërkuar vazhdimin e “angazhimit kontruktiv” të Prishtinës dhe Beogradit për sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të madhe të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Në njoftimin e zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm thuhet se Ban ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me UNMIK-un dhe misionet tjera ndërkombëtare në Kosovë, në interes të “normalizimit” të marrëdhënieve dhe ndërtimit të besimit midis Kosovës e Serbisë. 

 

Kocijançiq: Bisedimet kanë vazhduar pothuaj pa ndërprerë

Bisedimet për implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar pothuaj pa ndërprerë, ndonëse ato nuk kanë qenë në fokus të mediave, ka deklaruar zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiq. “Nuk ka ndërprerje të dialogut dhe ai po vazhdon në plotni. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, veçse nuk mund të them saktësisht se kur do të realizohet takimi i ardhshëm direkt i kryeministrave dhe përfaqësueses së lartë”, ka thënë ajo për gazetën serbe “Novosti”. Sipas saj, Beogradi dhe Prishtina praktikisht mbajnë takime të përditshme, në të gjitha nivelet. “Tani duhet të kryhen shumë punë në nivel të grupeve punuese për përgatitjen e zgjedhjeve lokale”, ka thënë Kocijançiq duke folur për çështjet me prioritet.

Athina: Emri i FYROM të jetë i përbërë, me përcaktim gjeografik

“Jemi në favor të një emri të përbërë, të pranueshëm nga të dy palët, me përcaktim gjeografik, që ndërkaq të vlejë për çdo përdorim. Duam një zgjidhje përfundimtare, të pastër, funksionale”. Këtë ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Ban Ki-Mun, në selinë e OKB. Venizelos, që ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, tha se diskutoi me sekretarin e përgjithshëm çështjen e emrit të Maqedonisë, problemin qipriot, të ardhmen e OKB, si dhe kontributin e Greqisë në procedurat dhe aksionet e Kombeve të Bashkuara për Sirinë.

 

Rezultatet e plota: Merkel 41.5% të votave

Koalicioni i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e së dielës. Rezultatet e plota kanë treguar se demokristianët e Merkelit, së bashku me Unionin Kristian-Social, kanë fituar 41.5 për qind të votave.Megjithatë, partneri aktual i saj, Partia Demokratët e Lirë, ka pësuar humbje me më pak se 5 për qind të votave, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të hyrë në Parlament.Kjo është hera e parë në më shumë se gjysmë shekulli që Demokratët e Lirë nuk do të përfaqësohen në Bundestag, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit. Rezultatet sugjerojnë se Merkel do të duhet të negociojë koalicionin me social-demokratët e qendrës së djathtë, të cilët kanë dalë të dytët me 25.7 për qind të votave.

VAZHDON KRIZA E PENGJEVE NË KENI

Të shtëna të fuqishme dhe shpërthime po dëgjohen nga qendra tregtare në Nairobi të Kenisë, ku besohet se militantët po mbajnë disa pengje. 68 persona janë vrarë dhe më shumë se 170 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së sulmit ditën e shtunë. Ndërmjet 10 e 15 sulmues, që mendohet të jenë pjesëtarë të lëvizjes somaleze al-Shabab, ndodhen ende brenda qendrës Uestgejt. Reporterët e pranishëm në vendngjarje, raportojnë për disa shpërthime zjarri brenda ndërtesës. Ndërkohë beteja për t'i dhënë fund kësaj situate po intensifikohet, pasi që besohet se gjendja e pengjeve po shkon duke u përkeqësuar. Një zyrtar i forcave keniane të sigurisë ka thënë se autoritetet po përgatiten për një sulm ushtarak ndaj vendit ku besohet se janë pozicionuar militantët.

PROTESTA PËR SHKAK TË SULMEVE NË PAKISTAN

Të krishterët pakistanezë janë duke protestuar në të gjithë vendin pas dy sulmeve me bomba në një kishë të dielën. Sulmi në kishën e “Shën Gjergjit” në Peshavarit raportohet se është më i rëndi që është realizuar ndonjëherë kundër të krishterëve në Pakistan. Të hënën, të krishterë të zemëruar kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin për të protestuar kundër sulmeve.Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve ka arritur në 81 të vrarë. Më shumë se 130 të tjerë janë lënduar.Militantët islamik të afërt me talibanët, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës, duke thënë se kështu janë hakmarrë ndaj sulmeve të pilotëve aeroplanë pa ekuipazh kundër Al Kaidës. Kundër të krishterëve, që përbëjnë 4 për qind të popullatës së Pakistanit, sulmet janë të rralla, por thuhet se janë të diskriminuar.

Vërshime deri në 1.5 m në Manila

Të reshurat e shumta, që kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të tokës, kanë marrë jetën e gjashtë personave, ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Zona më e goditur nga kjo situatë është qyteza e Subic, rreth 80 km në veri-perëndim të kryeqytetit, Manila. Nuk është ende e qartë se sa persona kanë mbetur të ngujuar në qytezën prej 160 mijë banorëve, por një prej tyre ka thënë se “shumë” njerëz kanë dalë mbi kulmet e shtëpive, duke pritur që të shpëtohen. Në kryeqytetin e këtij vendi, të gjitha shkollat janë mbyllur pasi niveli i ujit ka arritur deri në 1.5 metër. Furtuna Usagi tashmë e ka kaluar pjesën veriore të Filipineve këtë fundjavë, por kjo stuhi po vazhdon të sjellë të reshura të mëdha.

BENZINA 6 CENTË MË E LIRË

Në Mal të Zi prej nesër benzina do të jetë më lirë 6 centë, kurse çmimet e derivateve dizel të naftës do të mbesin të njëjta, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Një litër i benzinës pa plumb 98 oktanësh në vend të 1.44 eurosh do të kushtojë 1.38 euro. Gjithashtu, gjashtë centë më lirë do të jetë edhe një litër benzinë 95 oktanësh dhe në vend të 1.41 eurosh do të kushtojë 1.35 euro. Çmimi i eurodizelit do të mbesë i pandryshuar dhe do të jetë 1.32 euro.

 

NESËR PRITET MOT KRYESISHT I KTHJELLËT

Sot mban mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat në orën 14: Ulqin 26, Podgoricë, Herceg Novi e Tivar 24, Cetinë e Nikshiq 19, Plevle 16 dhe në Zhablak 11 gradë. Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 gradë. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се