Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 12. 2019. 17:47 >> 17:49

Ditari 09.12.2019

09.12.2019

Rezultatet e Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit janë të pa kontestueshme

Ministri i punëve të brendshme,  Mevludin Nuhoxhiq, ka vlerësuar se rezultatet e Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit janë të pa mohueshme dhe ajo që i dallon akterët e skenës shoqërore është perceptim , andaj përsëri i ka bërë ftesë sektorit civil që të bashkëpunojë më ngusht me qeverinë. Shteti duhet të kriminalizojë pasurimin jo ligjor të funksionarëve publikë  dhe financimin jo ligjor të partive politike dhe në luftën kundër këtyre dukurive nuk guxon të këtë të pa prekur është theksuar në konferencën e sotme nacionale për antikorrupsion në Podgoricë. Ai ka theksuar se nuk ka vend për dyshime në sinqeritetin e ftesës , sepse qeveria disa herë ka treguar shkallën zero të tolerancës ndaj korrupsionit. Nuhoxhiq, duke hapur konferencën të cilën e ka organizuar rrjeti për afirmimin e sektorit jo qeveritarë, MANS, në temën “Dokumenti i komisionit evropianë, analiza qëllimmirë dhe udhërrëfim“.

Nuhoxhiq, ka theksuar se Qeveria, dokumentin më të ri punues të komisionit evropianë e përjeton si analizë me qëllim të mirë, si një pasqyrim të denjë të situatës dhe si udhë rrëfim për të gjitha degët e pushtetit dhe për tërë shoqërinë malazeze drejtë planifikimit të hapave dhe aktiviteteve të ardhshme të cilat duhet të ndërmerren me qëllim të arritjes të standardit evropianë. Drejtorja e MANS-it Vanja Qalloviq ka theksuar se kudo që ka korrupsion politikë , ka edhe korrupsion të nivelit të lartë, sepse “ato e ushqejnë njera tjetrën”. Bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi, me BE, Aleksandar Drleviq, ka theksuar se të gjithë tani janë në një detyrë të përbashkët. Shefi i delegacionit të BE, në Mal të Zi, Aivo Orav, ka theksuar se korrupsioni  është në kundërshtim me vlerat bazë politike, ekonomike dhe shoqërore dhe në kundërshtim me mirëqenien shoqërore. Ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi, Robert Veber, ka theksuar se të gjithë duhet të përfshihen në luftën kundër korrupsionit.

Mali i Zi do të hap kapitullin 8 vetëm pas progresit në fushën e sundimit të ligjit

Mali i Zi, duhet të tregojë progres  në fushën e sundimit të ligjit në mënyrë që vendet anëtare të BE të lejojnë hapjen e kapitullit të fundit në bisedime për anëtarësim, i është thënë Radios Evropa e Lirë, në selinë e Komisionit Evropianë. Sipas këtij dokumenti, vendet anëtare i kanë kumtuar qëndrimet e veta  mbi konstatimin e paradokohshëm të Komisionit Evropianë, se Mali i Zi i ka përmbushur kriteret për hapjen e kapitullit 8 i cili ka të bëjë me  konkurrencën . Komisioni evropianë përmes një letre të veçantë u ka bërë ftesë pushteteve negocuese që të hartojnë pozitën për bisedime në bazë të të cilave ky Komision,  do të përgatis projektin e pozitës negocuese të BE, në bisedime mbi këtë kapitull. Me gjithë atë vendet anëtare duhet të vendosin se kur do të lejojnë hapjen e kapitullit të fundit kur është fjala për Malin e Zi.

Për këtë është i domosdoshëm vendimi  unanim i të gjitha vendeve anëtare dhe, siç bëhet me dije nga burimet diplomatike, tani për tani, nuk ekziston disponimi për hapjen e këtij kapitulli sepse konsiderohet se pushteti në Podgoricë, duhet të tregojë rezultatet konkrete në fushat kryesore, sidomos në kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Nesër mbledhja e këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor

Këshilli për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe të ligjeve tjera do të duhej të shqyrtojë nesër  propozimet dhe projekt ligjet dhe aktet tjera të cilat i kanë përgatitur Këshillat punues. Në rend të ditës është propozim ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi. Anëtarët e Këshillit do të diskutojnë për bashkëpunimin e OSBE /ODIHR, komisionin e Venecias dhe me organizatat dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Mbledhja e mëparshme e Këshillit për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër është shtyrë pasi që anëtarët e këtij trupi parlamentarë nga radhët e Demokratëve, Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq,  kanë refuzuar të përkrahin rendin e ditës. Demokratët, përkrahjen e rendit të ditës e kanë kushtëzuar me caktimin e mbledhjes së veçantë në të cilën do të debatohet për kërkesën e opozitës që të formohet Këshilli i ri punues dhe të vërtetohet afati për kodifikimin e legjislaturës zgjedhore dhe të kodit zgjedhor .

 

Qeveria do të ndajë  410 mijë euro për projekte të reja

Qeveria e Malit të Zi,  do të ndaj rreth 410 mijë euro për realizimin e 4 projekteve, për të cilat drejtoria e punëve publike ka nënshkruar sot kontratat për ofertat më të volitshme në procedurën e furnizimeve publike . Me qëllim të  valorizimit të plotë të qendrës dimërore “Kollashin 1600”,  është kontraktuar faza e dytë e ndërtimit të parkingut, me vlerë prej rreth 70 mijë euro. Punimet, përmes procedurës së tenderit i janë besuar ndërmarrjes “Crnagoraput”, kurse afati i kryerjes së punimeve është 20 ditë, prej fillimit të punimeve. Në të njëjtin lokalitet, në vazhdim është rikonstruktimi i rrugës prej ski qendrës “Kollashin 1450”, deri të  ski qendra “Kollashin 1600”,  e që po zhvillohet në faza. Punime të tjera janë paraparë edhe në anën e tjetër të Bjellasicës, Bjello Pole, ku në vazhdim është ndërtimi i rrugës nga Jasikovci,  drejtë qendrës  së skijimit  “Smilaça”.

Ka akoma hapësirë për “shtrëngimin e rripit”

Akoma ka hapësirë  që të zvogëlohen të ashtuquajturat shpenzime jo produktive në buxhet, siç janë udhëtimet zyrtare, karburantet, reprezentacioni etj, konsiderojnë si nga pushteti ashtu edhe opozita. Qeveria me rastin e koncipimit të buxhetit , ka bërë zbritje pakë nga pak por jo për të gjithë, shkruan gazeta “Pobjeda”. Për disa, këto shpenzime rriten, siç është shërbimi inspektiv dhe policisë me qëllim që, siç theksojnë, të mos rrezikohet funksionimi i tyre. Në opozitë vlerësojnë se sektori publikë shpenzonë pa kontroll dhe pushteti nuk ka për qëllim të ndërmarr masa radikale dhe për të cilat ekziston hapësirë. Të përkujtojmë se përfaqësuesit e ministrisë së financave kah mesi i muajit të kaluar , kur është miratuar propozim buxheti për vitin e ardhshëm, kanë kumtuar se të ashtuquajturat shpenzim jo produktive janë zvoglëluar për të gjitha organet e administratës shtetërore , me përjashtim të atyre funksionimi i të cilave lidhet me këto shpenzime e që para së gjithash janë shërbimet inspektive dhe të policisë.

Projektet ua përshtatim nevojave të diasporës

Drejtoria për diasporë e Malit të Zi, projektet dhe aktivitetet e veta, ua përshtat nevojave dhe interesave të diasporës dhe vlerëson rezultatet e shoqatave në tërë botën, ka theksuar drejtori i kësaj drejtorie Predrag Mitroviq. Nga kjo drejtori kanë theksuar se në Çikago , në lokalet e qendrës kulturore “Rumia” është zhvilluar një takim i madh i diasporës në të cilin kanë marrë pjesë, Mitroviq, kryetarët e komunave Tivar dhe Bjello Pole, Dushan Raiçeviq dhe Petar Smolloviq,  dhe ndihmës drejtorja e drejtorisë për diasporën, Elvira Begteshi. Në emër të Qendrës kulturore Rumia, kryetari i shoqatës Senad  Peraziq, ka theksuar se fjala është për njërën nga shoqatat më të organizuar në diasporë e cila prej themelimit të vetë në vitin 1995 ka realizuar  projekte dhe aktivitete të shumta.  Mitroviq me këtë rast ka theksuar se drejtoria në bashkëpunim  me entin për shkollim është duke hartuar programin e veçantë për organizimin e procesit plotësues mësimor në komunat të cilat i karakterizon numri i madh i mërgimtarëve, siç janë Petnjica, Gucia, Tivari, Bjello Pole dhe Berana.

 

Do të kërkohet vërtetimi i përgjegjësisë për lëshimet

Këshilli i Radio Televizionit të Malit të Zi, ka dënuar qëndrimin e kësaj shtëpie mediatike që me kohë të kumtojë lajmin për sulmin kundër gazetarit të gazetës “Dan”, Vlladimir Otasheviq, në qendrën tregtare Dellta, dhe ka paralajmëruar se do të kërkojë vërtetimin e përgjegjësisë për lëshime. Nga Këshilli kanë theksuar se që nga njoftimi për incidentin, të gjithë anëtarët e Këshillit, në letërkëmbimin reciprok elektronikë, kanë paraqitur indinjat për shkak se, RTMZ, nuk ka publikuar me kohë informatën e sipër përmendur, thuhet në kumtesë. Qëndrimi i tillë i RTMZ, kanë theksuar ata, i ka bërë dëm edhe Këshillit, i cili që nga konstituimi i vetë, insiston në profesionalizëm. Ata, kanë theksuar se nga RTMZ, është kërkuar që të jetë i pari me rastin e publikimit të gjitha informatave me interes për opinionin dhe se nuk mund të tolerohet çfarëdo forme e opstruksionit . Anëtarët e Këshillit, konsiderojnë se e kanë obligim që ti kritikojnë të gjitha lëshimet, por edhe obligimin që ta mbrojnë RTMZ dhe të punësuarit atje nga komentet e ndryshme qëllim këqija.

Vitin e ardhshëm, 4.5 milion për arsimimin profesional

Qeveria vitin e ardhshëm, do të ndaj 4.5 milion euro për arsimimin profesional e që do të kontribuojë kualitetit më të lartë, ka deklaruar Ministri i arsimit, Damir Shehoviq.

Ai, në hapje të konferencës “Arsimi profesional; pasqyrimi, perspektivat e zhvillimit dhe sfidat”, në organizimin e Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, ka vlerësuar se rezultatet e arritura në fushën e arsimit të mesëm dhe profesional, dëshmojnë pjekurin e shoqërisë.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Evropiane në Mal të Zi, Momçillo Radulloviq, ka lavdëruar të arriturat e Ministrisë së arsimit në pjesën që ka të bëjë me arsimimin profesional dhe ka vlerësuar se aktivitetet reformiste dhe investimet në këtë fushë e kanë afruar atë sistemeve evropiane të arsimit.

 

K.Veseli; Historia e luftës së  UÇK është historia e të drejtës për liri e pavarësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Hagë, për tu intervistuar nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara.

Para nisjes, Veseli deklaroi për media se historia e luftës së UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, raporton lajmi.net.

Unë po udhëtoj sot për në Hagë, që t’i përgjigjem ftesës  së Dhomave të Specializuara për intervistim. Gjykata Speciale është sfide përballë krimeve makabre serbe, por dhe moment ndërkombëtar për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë përballë dyshimeve të vëna mbi UÇK-në. Unë jam shumë krenar për angazhimin tim për lirinë e vendit dhe e përsëris se këtë pjesë të jetës sime nuk e ndërroj me asgjë”, tha Veseli.

 

Kthimi i qytetarëve  do të bëhet në mënyrë vullnetare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të kthehen 780 shqiptarë të cilat u vendosën në Kosovë për shkak të tërmetit që goditi vendin.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” raporton se kthimi i qytetarëve po bëhet në mënyrë vullnetare.

Tashmë çdo mjet është vënë në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të kthehen në mënyrë vullnetare, ka njoftuar Haradinaj.

Së bashku më qytetarët që do të rikthehen do të niset edhe një tjetër sasi ndihmash për familjet e prekura nga tërmeti.

 

Rinis mësimi në zonat e  prekura nga tërmeti në Shqipëri

Dy javë pas tërmetit në Shqipëri, nxënësit sot do t’i rikthehen bankave të shkollës.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se sot do të rinisë procesi mësimor në zonat e prekura nga tërmeti në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin.

Ndërsa mbi 30 shkolla të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit nuk do të hapen për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Dy ditë më parë zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaroi planin e zhvendosjes për këtë nxënës, të cilët nuk do të humbasin asnjë orë mësimi.

Haxhiu tha se janë marrë të gjitha masat që nxënësit të transportohen në shkolla të tjera, duke filluar nga pikat e grumbullimit deri tek shpenzimet, të cilat do të mbulohen nga buxheti i ministrisë. /oranews.

BE dhe Serbia nesër hapin kapitullin e ri të negociatave

Bashkimi Evropian dhe Serbia nesër në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel do të hapin Kapitullin 4 për lirinë e lëvizjes së kapitalit.

Serbia kështu do të ketë 18 kapituj të hapur të negociatave dhe do të jetë vendi i vetëm në rajon që do të bëjë një hap përgjatë rrugës në BE në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Serbia kështu do të ketë 18 kapituj të hapur të negociatave. /kk

 

Së paku 43 të vdekur nga zjarri në fabrikën e çantave në Nju Delhi

Të paktën 43 persona kanë vdekur, pas shpërthimi të një zjarri në një fabrikë të çantave në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

Zyrtarët thonë se shumica e viktimave në fabrikën gjashtë katëshe ishin punëtorë, të cilët në momentin kur shpërtheu zjarri po flinin në dyshemenë e ndërtesës.

Të paktën 16 prej 50 personave që u shpëtuan janë në spital dhe po trajtohen. Autoritetet thonë se kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun e zjarrit.

Zjarre të tilla janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit, por edhe pronarët e bizneseve rregullisht injorojnë standardet e sigurisë kur ndërtojnë ndërtesat. Por, ky incident është ndër më vdekjeprurësit në këto vitet e fundit në Indi.

Kryeministri i Indisë, Narenda Modi tha se kjo është një tragjedi e madhe dhe shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave

Nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re, së paku 5 njerëz të vdekur

Një vullkan shpërtheu në Zelandën e Re, duke lënë të vdekur së paku pesë persona dhe plagosur disa të tjerë.

Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë, nga ku u shpëtuan 23 vetë.

Autoritetet thanë se rreth 100 persona besohet të kenë qenë pranë.

"E dimë se ka pasur një numër turistësh në dhe përreth ishullit në atë kohë, si qytetarë të vendit, ashtu edhe vizitorë", tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Ajo shtoi se policia ka nisur operacionin e kërkim-shpëtimit, porse hiri i vullkanit po i pengon përpjekjet.

Vullkani në Ishullin e Bardhë është një nga më aktivët në Zelandën e Re.

 

Gjatë qëndrimit në Washington, bisedimet Lavrov -Pompeo

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të qëndrojë në Uashington, ku do të takojë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Departamenti amerikan i Shtetit tha përmes një deklarate se dy diplomatët "do të diskutojnë një varg çështjesh rajonale dhe dypalëshe".

Sipas disa mediave, Pompeo dhe Lavrov do të bisedojnë për krizat në Ukrainë dhe Siri, për kontrollin e armëve dhe çështje të tjera të lidhura me marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Rusi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se takimi është përgatitur për 10 dhjetor, por nuk dha më shumë detaje.

Pompeo dhe Lavrov janë takuar disa herë gjatë vitit të fundit dhe kanë biseduar herë pas here me telefon.

Nuk është e qartë nëse Lavrov do të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës në Uashington.

 

Pheniani, pretendon se ka kryer një provë të rëndësishme bërthamore 

Koreja e Veriut thotë se ka kryer “një provë shumë të rëndësishëm” në një vend të testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, që zyrtarët e Shteteve të Bashkuara më herët kanë thënë se është çmontuar pjesërisht, si pjesë e bisedimeve për denuklearizimin që Koreja e Veriut ka zhvilluar me SHBA-në.

Njoftimi i 8 dhjetorit vjen vetëm një ditë pasi zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se tema e denuklearizimit të Gadishullit Korean është hequr nga agjenda e bisedimeve me Shtetet e Bashkaura.

Koreja e Veriut po kërkon nga Uashingtoni që të heqë sanksionet ekonomike ndaj Phenianit, para se të vazhdohet tutje me denuklearizimin. Por, Shtetet e Bashkuara thonë se çmontimi i vendeve ku kryhen prova bërthamore, duhet të ndodhë së pari.

Agjencia Koreane e lajmeve tha se prova është kryer më 7 dhjetor në vendin për lansimin e satelitëve në Sohae, në Tongchang-ri, që gjendet në perëndim të Koresë së Veriut.

 

Nesër mot i ndryshueshëm   

      Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vetëm vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

          Temperaturat: Tivar 16 gradë, Budvë e Petrovac 15, Podgoricë, H. Novi e Ulqin 13, Rozhaj 10, Kollashin, Plluzhinë e Plavë 9, Cetinë e Andrijevicë 8, Nikshiq e Bijello Pole 7, Plevle, Zhablak e Shavnik 6 dhe në Beranë 5 g.

             Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në viset jugore dhe qendrore me reshje të përkohshme të shiut, kurse në veri dhe viset e larta malore me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 13 , kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 16 g. c.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се