Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 09. 2013. 18:23 >> 18:35

LAJMET 24.09.2013

24.09.2013

Takim në nju Jork i Gjukanoviqit me Obamën

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq është takuar në Nju Jork me presidentin e SHBA Brak Obama. Gjukanoviq, i cili merr pjesë në seancën vjetore të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka folë në takimin e UNDP.

Ai me këtë rast ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm është e vetmja mënyrë për daljen nga kriza. 

 

Deputetët e Parlamentit filluan debatin për amendamentet në disa ligje të propozuara

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi e filluan debatin për amendamentet në disa ligje të propozuara për gjyqësorin dhe prokurorinë e që janë harmonizuar me ndryshimet kushtetuese dhe për të cilat do të votohet .

Klubet e deputetëve kanë paralajmëruar 35 amendamente. Deputetët duhet të deklarohen për ndryshimet e ligjit për prokurorin e shtetit, të gjyqeve, për Gjyqin kushtetues dhe kolegjin e prokurorisë, për të cilat u debatua të hënën. Gjatë debatit deputetët më të së tepërmi vërejtje kanë paraqitur në ligjin për prokurorin e shtetit me të cilin parashihet rizgjedhja e prokurorëve. 

 

Lukshiq e Davutoglu - bashkëpunimi në të gjitha sferat dhe dialogu intensiv

Bashkëpunimi në të gjitha sferat dhe dialogu intensiv politik janë tregues të marrëdhënieve shumë të mira dhe përfaqësore të Malit të Zi dhe Turqisë , kanë vlerësuar ministrat e jashtëm të dy vendeve Igor Llukshiq dhe Ahmet Davutogllu. Llukshiq gjatë qëndrimit në Nju Jork pati takime bilaterale me ministrat e jashtëm të Turqisë Davutogllu , të Spanjës Hoze Manues Garisa –Margalo dhe të Shqipërisë Dimitër Bushati . Nga Qeveria e Malit të Zi është kumtuar se Llukshiq gjatë bisedimeve me Davutogllu ka shkëmbyer mendimet për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, proceset integruese si dhe për bashkëpunimin në rajon. Davutogllu në veçanti ka theksuar rëndësinë të cilën Turqia ia kushton bashkëpunimit me Malin e Zi në projektet e përbashkëta e që janë në interes për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Llukshiq , u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në ambiciet e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, thuhet në kumtesë . 

 

Ministrat e ekonomisë për gazin në Zagreb

Ministrat e ekonomisë të Malit të Zi, të Kroacisë, BH dhe të Shqipërisë do të bisedojnë të enjten në Zagreb për gazë sjellësin e Jonit dhe Adriatikut e që është vazhdim i gazsjellësit Trans Adriatik, respektivisht për projektin TAP-IAP , shkruan gazeta POBJEDA. Në takimin e Zagrebit, në të cilin do të bisedohet për gazin nga Azarbejxhani, ministria kroate e ekonomisë e ka ftuar ministrin e ekonomisë malazeze Vlladimir Kavariq. Ndërtimi i këtij gazë sjellësit nëpër Malin e Zi,sipas vlerësimeve preliminare do të kushtojë rreth 1 milion euro.

 


Radulloviq - ristrukturimi i Kombinatit dhe minierës së boksitit

Për zhvillim afatgjatë të Industrisë së aluminit në Mal të Zi është i domosdoshëm ristrukturimi pronësor i Kombinatit të Aluminit në Podgoricë dhe i Minierës së Boksitit, kurse investimet për fazën e parë të modernizimit duhet të kapin shumën prej 110 milion euro, ka vlerësuar nënkryetari i kuvendit Branko Radulloviq. Ai ka paraqitur sot në parlament studimin e vetë për ristrukturimin dhe qëndrueshmërinë afatgjate të Industrisë së Aluminit në Mal të Zi. Sipas fjalëve të tij investimet për fazën e dytë të modernizimit e cila mund të realizohet brenda tri vjetëve do të ishin rreth 50 milion euro. 

 

Krivokapiq- Minatorëve duhet siguruar kushte më të mira të punës

Minatorëve duhet siguruar kushte më të mira të punës , siguri më të madhe dhe standarde që janë në fuqi në vendet e zhvilluara të UE si dhe të ardhura dinjitoze, ka deklarua kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq. Ai në telegram urimin me rastin e 24 shtatorit Ditës së Minatorëve Malazezë , ka theksuar se Mali i Zi pas Luftës së Dytë Botërore në mënyrë të duhur ka vlerësuar , njohuritë dhe mundin e tyre. Sot kur shënohet 65 vjetori i xehetarisë në Mal të Zi të gjithë duhet të përkujtojmë kohët që kanë ngelur pas nesh gjatë të cilave minatorët kanë pasur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e gjithëpërfshirës të vendit. Krivokapiq ka theksuar se Mali i Zi duhet të tregojë se është i vendosur dhe i aftë të ruaj dhe të valorizojë pasuritë e veta natyrore përmes garancive për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. 

 

Shqyrtohet situatën epidemiologjike në Beranë

Anëtarët e Këshillit për shëndetësi , punë dhe përkujdesjen sociale do të shqyrtojnë situatën epidemiologjike në Beranë në mbledhjen e caktuar për me 30 të këtij muaji.

Parashihet të zhvillohet seancë dëgjimore kontrolluese e ministrit të shëndetësisë Miodrag Radunoviq , drejtorit të Institutit për shëndetësinë publike Boban Mugosha , të kryetarit të Komunës së Beranës Vuka Golluboviq dhe e drejtorit të ujësjellësit lokal Faruk Paçariz. Të përkujtojmë se në Beranë nga fillimi i epidemisë me 24 gusht mjekëve u janë paraqitur rreth 1 mijë e 500 pacientë për shkak të problemeve me bark.

 

Thaçi merr pjesë në pritjen vjetore të Obamas

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork, sot merr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pritja vjetore nga Presidenti Obama dhe zonja e parë, këtë vit organizohet me rastin e sesionit vjetor të 68-t me radhë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara. Në këtë pritje janë të ftuar të gjithë burrështetasit e vendeve anëtarë të Kombeve te Bashkuara dhe me këtë rast edhe Kryeministri Thaçi merr pjesë me ftesë zyrtare të Presidentit Obama.

 

Fyle: Zgjerimi i BE-së, politika jonë më e suksesshme

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian konsiderohet si politika më e suksesshme e saj. Ai theksoi se pesë vende janë kandidate, si Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Islanda, ndërsa tre vende janë kandidate potenciale, si Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova.Komisioneri Fyle shprehet se duke punuar paralelisht me zgjerimin, Europa është duke thelluar integrimin e saj me shumicën e vendeve anëtare për një union bankar europian me mbikëqyrjen e Bankës Europiane.

Sipas tij, falë reformave të thella që janë në zemër të zgjerimit europian, “bizneset mund të kenë besim për të operuar në një mjedis ku punohet për një shtet ligjor dhe ku korrupsioni luftohet ashpër. Ku gjyqësori është eficent, ku e drejta e pronësisë është e qartë, ku administrata publike është transparente, efektive, e besueshme dhe zotëron kapacitetin për të përmbushur nevojat e bizneseve. Ku barra administrative është e ulët dhe ku standardet europiane janë një normë,theksoi Fyle”.

 

Në Devajë të Vitisë dyshohet për varrezë masive

Banorët e fshatit Devajë të komunës së Vitisë, dyshojnë se në afërsi të fshatit eksizton një varrezë masive. Ata kanë njoftuar se dyshimet për këtë varrezë kanë qenë nga viti 2011, mirëpo tani para dy javësh vërehen shenja që japin elemnente të një varreze. Shefqet Zeqiri nga Devaja thotë se ka 3 vjet që ka rënë niveli i dheut ne atë vend dhe kjo ka bërë që të shtohen dyshimet se aty mund të ketë diçka.Zeqiri shprehet se kanë lajmëruar rastin para dy javësh te organet kompetnte, por nuk kanë marrë masa të gërmohet. ”Nëse vazhdon kjo gjendje, atëherë do të organizohemi si fshat që të bëjmë gërmimin e vendit”.Komandanti i policisë në Viti, toger Xhafer Rexhepi e ka konfirmuar për Radio Kosovën rastin dhe është shprehur se së shpejti do të bëhen hulumtimet në këtë vend.

 

Kryeministrja sllovene do të kërkojë votëbesimin e parlamentit

Kryeministrja sllovene e cila është duke u munduar që të evitojë nevojën e ndihmës ndërkombëtare, ka thënë se do të kërkojë votëbesimin në parlament, që lidhet edhe me votimin e buxhetit të vitit 2014. Buxheti është i disenjuar që të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë taksat që të ndihmojë reduktimin e deficitit prej 3 % të GDP-së (Bruto Produktit Vendor) deri më 2015. Kjo është kërkuar nga Komisioni Evropian derisa deficit këtë vit ka qenë rreth 7.9%. Qeveria planifikon që t’ia prezantojë parlamentit buxhetin deri më 30 shtator. “Unë do të kërkojë votëbesimin dhe do e lidhë këtë me aprovimin e buxhetit”, ka thënë kryeministrja, Alenka Bratusek për televizionin slloven mbrëmjen e së martës. Ajo ka ardhur në pushtet në muajin mars pasi qeveria e qendrës së djathtë ra nga pushteti për shkak të një skandali korrupcioni.

 

Fillon punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sapo ka nisur punimet në selinë e kësaj organizate në Nju Jork. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, është i pari që po i drejtohet sesionit të 68-të të këtij forumi i cili do të vazhdojë deri më 1 tetor. Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe presidenti iranian, Hasan Rohani janë në mesin e folësve që janë paraparë për sot. Obama pritet që të shfrytëzojë fjalimin e tij për të sinjalizuar gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me qeverinë e re në Teheran nëse Irani bën koncesione bërthamore që kërkohen nga SHBA-të dhe aleatët perëndimor. Obama gjithashtu pritet që t’iu bëjë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të aprovojnë një rezolutë që do të mandatonte pasoja nëse Siria dështon që t’i përmbahet planit për shkatërrimin e armatimit të saj kimik. Rohani pritet t’i drejtohet Asamblesë pak më vonë. Vëzhguesit e kësaj ngjarjeje po spekulojnë për një takim të mundshëm të Obamës me Rohanin. Liderët e këtyre dy vendeve nuk janë takuar që 30 vjet.

 

Rusia: Rezoluta e OKB-së për Sirinë mund ta përmend Kapitullin 7

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, thotë se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, mund ta përmend Kapitullin 7 të Kartës së OKB-së, i cili lejon përdorim të forcës ose sanksione të ashpra. Megjithatë , Ryabkov, duke folur sot para gazetarëve në Moskë, tha se masa mund të zbatohet vetëm nëse është shkelur marrëveshja për armatimin kimik. Zyrtari rus, më tutje, tha se ekspertët e armatimit kimik duhet të kthehen në Damask, gjatë ditës së nesërme, për ta vazhduar hetimin lidhur me përdorimin e armatimit kimik në konfliktin e Sirisë. Ekipi do ta analizoj gjendjen lidhur me sulmin e dyshuar kimik, më 21 gusht, afër kryeqytetit Damask. Shtetet e Bashkuara thonë se nga ky sulm janë vrarë më se 1400 vetë. Rusia e ka bindur Sirinë që ta pranoj planin për dorëzimin e arsenalit të saj të armatimit kimik, në mënyrë që të evitohet sulmi ushtarak i Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë.

 

Ryabkov: Kërcënimi me luftë kundër Sirisë, i pakuptueshëm

Numri dy i diplomacisë ruse, Sergei Ryabkov, duke folur sot në dhomën e ulët të parlamentit rus, Dumës shtetërore në Moskë ka thënë se nuk arrin t’i kuptojë amerikanët pse duan patjetër të fusin kërcënimin më luftë kundër Sirisë, pasi regjimi atje tashmë ka treguar gatishmëri për bashkëpunim."Pala siriane tashmë qartë ka demonstruar vullnetin e saj të mirë. Duke e pasur këtë parasysh, duket tërësisht jo e logjikshme që amerikanët, të përkahur nga britanikët dhe francezët, po e nxisin tej mase Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të miratojë një rezolutë që do e përmbante kërcënimin e drejtpërdrejt kundër Sirisë”, ka thënë Ryabkov.

 

Islamikët nuk deklarohen për sulmet vetëvrasëse

Konferenca një ditore e dijetarëve islam që është mbajtur në Kabul, ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmet vetëvrasëse.Dijetarët islamik nga 24 shtete janë mbledhur sot në kryeqytetin afgan, Kabul. Organizatorët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëllimi kryesor i konferencës ka qenë që të diskutohet procesi i ri pajtimit në Afganistan, duke i përfshirë edhe talibanët në atë proces. Klerikët gjithashtu kanë diskutuar për sulmet vetëvrasëse,të kryera ndaj civilëve, policëve dhe zyrtarëve qeveritar. Konferenca e cila e ka pasur përkrahjen e qeverisë afgane, ka qenë e organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islam dhe Këshilli i Klerikëve Islam të Afganistanit.

 

Tërmet i fuqishëm në Pakistan

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot pjesën perëndimore të Pakistanit, raporton agjencia Reuters. Dridhjet e tokës kanë qenë aq të fuqishme sa ato janë ndjerë edhe në kryeqyteti indian, Nju Dehli, ku ndërtesat janë shkundur. Shërbimi gjeologjik amerikan ka thënë se tërmeti i magnitudës 7.8  e ka goditur krahinën perëndimore pakistaneze të Balochistanit.

 

Londër: Shkencëtarët më afër krijimit të vaksinës universale

Një ekip i hulumtuesve në Kolegjin Britanik në Londër thotë se ka lëvizur më afër krijimit të vaksinës universale, e cila do të mbronte kundër çfarëdo forme të gripit. Shkencëtarët thonë se ata e kanë përdorë pandeminë e gripit të derrave në vitin 2009, për ta krijuar “projektin” për vaksinën universale për grip. Ekipi i shkencëtarëve ka njoftuar se vaksina, e cila e stimulon trupin për t’i prodhuar të ashtuquajturat qelizat T, mund të jetë efektive në parandalimin e virusit të gripit, që të mos shkaktoj sëmundje serioze. Shkencëtarët e thonë se derisa vaksina të zhvillohet plotësisht mund të kalojnë pesë vite. Raportohet se gripet sezonale e shkaktojnë vdekjen e 250 mijë e deri në 500 mijë njerëzve për çdo vit.

 

Edhe nesër mot me diell

Sot nëMal të Zi mban mot kryesisht me diell . Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri vende vende e fortë jug-perëndimore.
Teperaturat: Budvë e Tivat 26, Podgoricë, Nikshiq, Tivar, H. Novi e Ulqin 25, Shavnik 24, Cetinë e B. Pole 23, Beranë, Plevle e Kollashin 22, Plavë 20, Rozhaj 19 dhe në Zhablak 17 g.
Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore .
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 27 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се