Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

16. 12. 2019. 17:33   >>  17:39

Ditari 16.12.2019

16.12.2019

Identifikohen vrasësit e nëpunësit të policisë

Nënshtetasi i   Shqipërisë L.H. , 43 vjeçar, e ka vrarë mbrëmë nëpunësin e  policisë të Malit të Zi Millutin Lekoviq , ka kumtuar sot Drejtoria e policisë. Në kumtesë theksohet se Drejtoria e policisë, me shërbimet tjera partnere i ka identifikuar personat të cilët e kanë vrarë policin Lekoviq. “Autor i drejtpërdrejtë i veprës penale është 43 vjeçari L. H. nënshtetas i Shqipërisë ,kurse me të ishin edhe dy persona të tjerë ,po ashtu nënshtetas shqiptarë”, thuhet në kumtesë. Në kumtesë theksohet se këta persona dyshohet të kenë kryer vepër të rëndë penale të vrasjes kundër personit në detyrë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve dhe të materieve eksploduese dhe për vepër penale të kalimit pa leje të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz . Të tre personat e dyshuar do ti dorëzohen Prokurorisë së lartë të shtetit sot në Podgoricë.

Janjusheviq : Do të jemi në mbrojte të policëve

Drejtoria e policisë do ti ndërmarrë të gjitha masat në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën , me qëllim të mbrojtjes së nëpunësve policor, sepse ata , siç ka theksuar ,ndihmës drejtori i Drejtorisë së policisë, Nikolla Janjusheviq nuk janë caqe në të cilat duhet të qëllojë dikush. Janjusheviq në programin e mëngjesit të servisit publikë nacional ka theksuar se vrasja e nëpunësit policore Millutin Lekoviq në Igallo është akt brutal dhe jo njerëzor. Ai ka shtuar se Drejtoria e policisë ka mbetur pa një nëpunës të mirë  dhe të ndershëm dhe se tash një kohë të gjatë tërheqin vërejtjen ndaj numrit gjithnjë e më të madh të sulmeve kundër nëpunësve policorë. Nënshtetasit e huaj të arrestuar, siç ka theksuar Janjusheviq, janë në kompetencat e prokurorisë  ,kështu që gjatë ditëve të ardhshme do të bëhen me dije masat të cilat do të ndërmerren.

Gjukanoviq ngushëllon familjarët e policisë Lekoviq

Vrasja e policit Lekoviq , është vërejtje tragjike dhe vërejtje se jetojmë në kohën e sfidave të mëdha të pa parapara të sigurisë , ka theksuar presidenti, Millo Gjukanoviq. Ai i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së policit Lekoviq i cili ka humbur jetën si pasojë e plagosjes pas të shtënave që janë zhvilluar në qendër të Igallos deri sa ishte në detyrë. Telegram ngushëllimi familjes Lekoviq u kanë dërguar edhe kryeministri, Dushko Markoviq dhe ministri për punë të brendshme ,Mevlludin Nuhoxhiq. Markoviq në telegram thekson se Lekoviq do të mbahet mend si policë i mirë dhe trim, i cili e ka dhënë jetën për shtetin e vetë. Nuhoxhiq ka shtuar se Lekoviq është dëshmuar si polic dhe njeri i mirë dhe se Ministria e brendshme gjithmonë do ta përkujtojë personalitetin e tij.

 

Akademi solemne me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Malit të Zi

Sot në Teatrin Popullor  të Malit të Zi është mbajtur Akademia solemne me rastin e shënimit të 75 vjetorit  të çlirimit të Malit të Zi nga fashizmi . Akademinë, me sloganin “Mali i Zi është i lirë “ e ka organizuar Lidhja e shoqatave të luftëtarëve të LNÇ  dhe antifashistëve të Malit të Zi .

  Mali i Zi duhet të ndërtojë institucione dhe të vendos mekanizma të fortë shoqërorë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave antifashiste në kohën e sfidave të reja të sigurisë , ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq. Ai në akademinë solemne me rastin 75 vjetorit të çlirimit të Malit të Zi nga fashizmi ,ka theksuar se vuajtjet e banorëve të Malit të Zi në Luftën e Dytë Botërore nuk mund ti mas asnjë statistikë. Sipas fjalëve të tij , Lufta e Dytë botërore, për fat të keq, ka qenë kohë e përçarjeve të shumta në Mal të Zi , me të cilat edhe shoqëria bashkëkohore malazeze është e preokupuar edhe sot. “Besoj se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është garantues për ruajtjen e orientimit të tij të përhershëm antifashistë”, ka theksuar Gjukanoviq .

Sot u shënua 15 dhjetori i çlirimit të Tuzit

Sot me një ceremoni rasti e në organizim të Komunës së Tuzit u shënua 15 dhjetori dita e çlirimit të kësaj qyteze të Malësisë. Në këtë ceremoni festive fjala e rastit i takoj kryetarit të komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj i cili me këtë rast u shpreh se ka dhe ndjenë respekt për të gjithë ata që morën pjesë  dhe dhanë jetën e tyre për çlirimin e Tuzit e posaçërisht përmendi brigadën e 22 shqiptare e cila dha kontributin kryesor për çlirimin e këtij vendi. Gjeloshaj, shtoi po ashtu se ky 15 dhjetor e ka gjetur Tuzin si komunë të pavarur e cila vazhdon me sukses të realizojë nevojat e qytetarëve  dhe projektet e parapara kapitale e sidomos potencojë fillimin e punëve në bulevardin  që lidhë Tuzin me  Podgoricën. Ne këtë ceremoni festive të pranishmëve iu drejtua edhe nënkryetari i komunës Haris Ramoviq i cili kryesisht foli për  zhvillimin e luftës në këto troje duke përmendur  edhe disa nga viktimat që ranë për çlirimin e vendit në mesin e të cilëve ishin  Ramadan Sharkiq, Luce Gojcaj , Sheko Kajoshaj e shumë e shumë të tjerë. Me këtë rast u ndanë edhe mirënjohjet e komunës të cilat këtë vit u takuan: humanistit Omer Kajoshaj, udhërrëfyesit Edin Krniq dhe publicistit Ruzhdija Axhoviq. Të cekim në fund se për të pranishmit u shtrua një koktej modest.

 

Marash Dedvukaj

 

Vendosen standarde të larta profesioniste të përmbaruesve publikë

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për përmbaruesit publikë janë vendosur standarde të larta të profesionalizmit në këtë profesion , të cilët në çdo çështje duhet të tregojnë nivel të lartë të profesionalitetit dhe përgjegjësisë , ka theksuar ministri i drejtësisë në Qeverinë e Malit të Zi ,Zoran Pazhin. Ai në hapjen e konferencës me titull “Sjelljet profesioniste dhe përgjegjësia e përmbaruesve publikë” që po mbahet në Budva ,ka theksuar se vetëm me një punë efikase profesioniste dhe të përgjegjshme , përmbaruesit publikë , si edhe pjesëtarët e profesioneve tjera në gjyqësor mund të meritojnë besimin e qytetarëve dhe të ekonomisë dhe në tërësi të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë malazeze. Ai ka përshëndetur vendimin e para dokohshëm të dhomës së përmbaruesve publikë që të avancojnë kodeksin etikë të përmbaruesve publikë dhe ta harmonizojnë atë me standardet ndërkombëtare nga kjo sferë.

 

Markoviq të mërkurën do të përgjigjet në pyetjen e deputetëve në parlament

Kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq do të përgjigjet të mërkurë në Parlament në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve .Përfaqësuesi i Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq do ta pyes kryeministrin nëse Qeveria është e gatshme të realizojë obligimet ndërkombëtare të Malit të Zi të cilat rezultojnë nga rezoluta e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste dhe nga rezoluta me të cilën Parlamenti evropianë u ka dhënë mirënjohje viktimave të regjimit të tillë në Evropë. Deputetin e PDS Filip Vukoviq e intereson situata në sferën energjetike të Malit të Zi dhe nëse rezultatet garantojnë se ky sektor do të jetë në të ardhmen nxitës i rritjes edhe më të fuqishme ekonomike të Malit të Zi. Rashko Konjeviq nga PSD do të pyes kryeministrin nëse me buxhetin e vitit të ardhshëm është paraparë implementimi i zgjidhjeve nga propozimi i ligjit për sigurimin invalidor e pensionistë të miratuar nga Këshilli social.  Përfaqësuesin e klubit të partive të pakicave Genc Nimanbegun e intereson zgjidhja e furnizimit me ujë në rajonin e Krajës, në Komunë të Tivarit , rikonstruimi i rrugës Katerkollë – Ostros dhe ndërtimi i vendkalimit kufitarë Skje -Zogaj.

Debat për të drejtat njerëzore dhe standardet e BE

Tryeza e rrumbullakët me titull “Të drejtat njerëzore dhe standardet e BE – roli i administratave lokale” ,ka filluar  sot në Podgoricë nën organizimin e  Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave. Tubimi , i cili do të zgjasë dy ditë , organizohet për përfaqësuesit e administratave lokale dhe të institucioneve tjera për komunat Podgoricë, Cetinë dhe Tuz. “Qëllimi i tryezës së rrumbullakët është prezantimi i kornizës ligjore dhe strategjike që është në kompetencat e Ministrisë për të drejtat njerëzore dhe të drejtat e pakicave dhe që është harmonizuar me standardet e BE , si dhe prezantimi i rolit të administratave lokale në implementimin e tyre”, është kumtuar nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave. Nga kjo ministri është theksuar se do të diskutohet për tema shumë të rëndësishme siç janë: ndalimi i diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave , të personave me invaliditet , të LGBTI popullatës dhe të romëve dhe të egjiptianëve. Theksohet se do të diskutohet edhe për zbatimin e politikës të barazisë gjinore dhe për raportin me bashkësitë fetare, si dhe për përgatitjen dhe miratimin e planeve aksionare lokale.

 

Haradinajt nuk i del ‘parashikimi’ për viza në dhjetor: Liberalizimi në pranverë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të ndodhë vetëm në pranverë të vitit të ardhshëm dhe jo këtë vit siç kishte paralajmëruar .

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se u ka dërguar shkresë të gjitha vendeve të BE-së që janë vendimmarrëse, ku ka kërkuar që të hiqen vizat për kosovarët, tashmë nuk shpreson se një vendim mund të merret këtë vit.

Ai ka thënë se shtyrjes së datës për liberalizim i ka kontribuar edhe Vetëvendosja dhe LDK-ja të cilat po i zvarritin procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Megjithatë, Haradinaj ka thënë se Qeveria ka kryer të gjitha obligimet dhe se vonesat po bëhen pa ndonjë arsye. Mendon se vendimi është politik, teksa ka falënderuar Gjermaninë dhe kancelaren Merkel për përpjekjet e vazhdueshme që kosovarët të lëvizin të lirë në zonën shengen. Kryeministri në detyrë ka komentuar edhe prolongimin e krijimit të institucioneve nga ana e VV-së dhe LDK-së. Ai ka thënë se po e ka të vështirë të mbajë qeverinë në këtë gjendje, teksa ka kërkuar nga këto dy parti të ndërtojnë institucionet e reja.

 

Pacolli sot takon Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme pritet të takohet me Papa Françeskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Këtë e ka bërë të ditur MPJ përmes një njoftimi për medie, shkruan lajmi.net.

Sipas kësaj ministrie, Pacolli gjatë ditës së sotme do të pritet në audience private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Pacolli pritet të informojë Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.

 

Zhbogar: Vetingu në gjyqësor është opsioni i fundit

“Vetingu është opsioni i fundit. Për veting ka një parakusht, ai është koncensusi nga të gjitha anët politike, por kjo është zgjidhja e fundit. Për momentin nuk shohim se ka nevojë për një gjë të tillë. Ky është qëndrimi ynë, gjithsesi vendimi mbetet që të sillet në shtet, në Maqedoninë e Veriut”.Kështu deklaroi ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, pas takimit të sotëm me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murati.Në pyetjen e gazetarëve se si BE-ja do të përgjigjet në kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev për mbështetje për zbatimin e vetingut në gjyqësor, Zhbogari theksoi se ende nuk e ka dëgjuar deklaratën, por përsëriti se qëndrimi i BE-së është i qartë.“Ne preferojmë që gjyqësori t’i shfrytëzojë elementet për përmirësimin nga brenda. Në fund nuk është edhe në gjendje aq të keqe”, deklaroi ambasadori Zhbogar. Shefi i delegacionit të BE-së në RMV paralajmëroi se do të vazhdojnë me mbështetjen dhe informoi se për vitin e ardhshëm planifikojnë projekt për monitorim të rasteve të korrupsionit të lartë. Zhbogari shfaqi bindje se kjo do ta përmirësojë situatën në gjyqësor.

 

Rama: Kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në mars

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri me 31 mars të 2020.

Kjo kërkesë e shefit të qeverisë i është dërguar Kuvendit të Republikës.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë  të plagosur.

Shefi i qeverisë ka pohuar se qeveria do të ndërtojë të gjithë banesat e shembura, ndërsa  për këtë ka kërkuar ndihmë nga vende e tjera.

 

Seancat për ankesat kundër aktgjykimit të Mlladiqit mbahen në mars

Seancat dëgjimore për ankesat e mbrojtjes dhe të prokurorisë në rastin e ish-komandantit të ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, do të mbahen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës më 17 dhe 18 mars të vitit të ardhshëm, njoftoi sot gjykata.

Më 22 nëntor, 2017, gjykata në Hagë e ka dënuar Mlladiqin me burgim të përjetshëm, pasi i njëjti është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizim të popullatës së Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të Forcës Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara, gjatë luftës së viteve 1992-95, transmeton REL.

Këto krime, përveç gjenocidit në Srebrenicë, janë cilësuar si krime kundër njerëzimit, shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe shkelje e konventave të Gjenevës.

 

SHBA-ja fton Korenë e V. për bisedime rreth çarmatosjes

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Stephen Biegun, i bëri thirrje Koresë së Veriut që të ulet në tryezë, për të diskutuar rreth çarmatimit bërthamor. Komentet e tij nga Seuli vijnë pak ditë pasi Koreja e Veriut kreu teste të reja raketore. Koreja e Veriut e ka kushtëzuar çarmatosjen bërthamore me lehtësimin e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara. Ajo ka thënë se i jep kohë SHBA-së deri për Krishtlindje.Biegun, përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, tha se deklaratat e tilla të Phenjanit janë "armiqësore, negative dhe të panevojshme" dhe shtoi se SHBA-ja "ka një synim, jo një afat"."Është koha ta bëjmë punën tonë. Le ta kryejmë. Ne jemi këtu dhe ju e dini se si mund të na kontaktoni", tha Biegun.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk do t'i heqë sanksionet derisa Koreja e Veriut nuk e braktis plotësisht programin e saj bërthamor. Koreja e Veriut ka thënë se nëse SHBA-ja nuk bën një ofertë të pranueshme, ajo do të gjejë "mënyrë të re".Trump dhe homologu i tij verikorean, Kim Jong-un, u takuan në Singapor në qershor të vitit 2018 dhe në Vietnam në fillim të këtij viti, për të biseduar rreth çarmatosjes bërthamore të Gadishullit Korean.

 

 

Dhjetëra persona plagosen në protestat kundër qeverisë në Bejrut

Pjesëtarë të policisë dhe protestues kundër qeverisë janë përleshur për të dytën ditë me radhë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, duke lënë dhjetëra persona të plagosur.

Protestuesit kanë hedhur shishe dhe mjete shpërthyese kundër zyrtarëve policorë, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Ndërkohë, ministrja e Brendshme, Raya el-Hassan, ka urdhëruar nisjen e hetimeve rreth veprimeve të forcave të sigurisë për të shtypur protestat, duke lënë dhjetëra persona të lënduar. Protestat kundër qeverisë dhe keqmenaxhimit të ekonomisë në Liban kanë nisur në muajin tetor. Protestuesit janë të zemëruar meqë konsiderojnë se liderët e këtij shteti kanë dështuar të mbajnë ekonomi stabile, kanë rritur çmimet, ka papunësi të lartë dhe korrupsion.

Këto përleshje janë ndër më të rëndat prej kur kanë nisur protestat paqësore në këtë vend. Këto organizime kanë rezultuar me largimin e Saad al-Hairirit nga pozita e kryeministrit, mirëpo bisedimet për formim të qeverisë së re janë bllokuar.

 

Nesër mot kryesisht i vranët , por i thatë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët , por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

        Temperaturat në orën 13; në Budvë 20, Tivar 19, Ulqin 18, H. Novi 17, Beranë 14, Podgoricë e Plavë 13, Plluzhinë 12,  Zhablak e Kolllashin 11, Rozhajë 10, Cetinë e Plevle 8, Guci 7, Shavnik 6 dhe në Bijello Pole 4 gradë

          Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme ,por kryesisht i thatë. Do të fryjë erë mesatare , vende- vende deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 19 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се