Žabljak
Pretežno vedro
0.3 °C
Pljevlja
Vedro
2.3 °C
Herceg Novi
Vedro
7.4 °C
Nikšić
Vedro
1.5 °C
Cetinje
Vedro
14.8 °C
Bar
Vedro
6.8 °C
Podgorica
Vedro
4.6 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
6.4 °C
Kolašin
Vedro
1.8 °C

Ditari

19. 12. 2019.   >>  17:58 0

Ditari 19.12.2019

19.12.2019

Markoviqin në romë e ka pritur kryeministri Konte

Kryeministri i Malit të Zi  Dushko Markoviq Ka udhëtuar sot për vizitë në Romë, me ftesën e kryeministrit të Italisë Gjuzepe Konte. Siç është paralajmëruar me parë nga qeveria , Markoviq merr pjesë në punën e samitit të iniciativës së Evropës qendrore , në të cilën Mali i Zi do ta marr presidencën me këtë iniciativë. Siç është kumtuar nga shërbimi i qeverisë për marrëdhënie me opinionin , Mali i Zi në samit , në të cilin janë ftuar 16 kryetarë të qeverive , do të marrë nga Italia presidencën me iniciativën e Evropës Qendrore si mekanizmin më të vjetër dhe më të madh rajonal në hapësirën e Evropës Qendrore dhe Lindore i cili tubon 17 shtete. Theksohet se me marrjen e presidencës një vjeçare, e cila fillon në janar të vitit të ardhshëm, Mali i Zi do ta vërtetojë përkrahjen ndaj aktiviteteve të iniciativës të Evropës qendrore në krijimin e rajonit të qëndrueshëm dhe me prosperitet , duke promovuar njëkohësisht perspektivën evropiane të shteteve aspirante për anëtarësim në BE.

Lëshohet rasti për dialogun politikë në parlament

Bashkimit evropianë i vjenë keq për shkak të lëshimit të rastit për rivendosjen e dialogut politikë në Parlamentin e Malit të Zi , ka deklaruar zëdhënësi i BE Peter Stano duke shtuar se bojkotimi i parlamentit nuk është zgjidhje për shtetin i cili zhvillon bisedime për anëtarësim në BE. BE i vjen keq edhe për shkak të mungesës së kuorumit Këshilli për reformën e legjislacionit zgjedhor dhe të legjislacionit tjetër nuk e ka kryer me sukses punën para skadimit të mandatit me 18 dhjetor. Siç ka theksuar ai , BE përsërit se debati politikë duhet të zhvillohet në parlamentë dhe se bojkotimi nuk është zgjidhje , sidomos për shtetin e cili  zhvillon bisedime për anëtarësim në BE. Stano ka përkujtuar se Evropa në vazhdimësi i ka inkurajuar pjesëmarrësit politikë në Mal të Zi q të marrin përgjegjësinë dhe debatin politikë ta kthejnë në parlament.

Këshilli administrativ do të diskutojë nesër për Medojeviqin

Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të Zi do të shqyrtojë nesër kërkesën  e prokurorit special të shtetit që të lejohet inicimi i procedurës penale kundër deputetit Nebojsha Medojeviq. Siç është kumtuar, hetimi kundër Medojeviqit është iniciuar sepse organet hetuese kanë njohuri se përmes një ndërmjetësuesi , Medojeviq i ka marrë 10 mijë euro nga biznesmeni Dushko Knezheviq. Medojeviq më parë i ka mohuar akuzat duke shtuar se Knezheviq “nuk i ka dhënë asnjë cent as atij , Frondit Demokratik dhe as Lëvizjes për Ndryshime”. Ai po ashtu ka shtuar se pret që Kuvendi i Malit të Zi ta refuzojë këtë hamendje , siç thekson ai të rrezikshme dhe që deputetet ta mbrojnë këtë institucion nga hakmarrja e prokurorit.

 

Podgorica dhe Prishtina do të përmirësojnë shkëmbimin reciprok kulturor

Podgorica dhe Prishtina në periudhën që vjen do të intensifikojnë shkëmbimin dhe bashkëpunimin kulturor , është theksuar në takimin e dy kryebashkiakëve Ivan Vukoviq dhe Shpend Ahmeti , të mbajtur në margjinat e forumit investues në Podgoricë. Vukoviq ka konstatuar se marrëdhëniet në nivelin shtetëror janë të mira dhe se lidhjet ekonomike janë gjithnjë e më të forta gjë që është themel i mirë edhe për intensifikimin e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve , siç ka theksuar ai, para së gjithash në planin kulturorë. Përveç lidhjeve kulturore , ai ka theksuar edhe rëndësinë e infrastrukturës rrugore duke shtuar se në këtë drejtim do të kontribuoj dukshëm autostrada Tivar-Bolare si dhe rruga Podgoricë-Guci e cila është në vazhdim e sipër. Kryebashkiaku i Prishinës është pajtuar që të intensifikohet bashkëpunimi kulturor. Ai ka shprehur falënderim për Malin e Zi për çdo gjë që ka bërë për njerëzit nga Kosova duke theksuar se në Prishtinë përpiqen që ti ruajnë lidhjet dhe marrëdhëniet me Podgoricën dhe Malin e Zi.

 

Deri në fund të mandatit edhe përmendorja e Bllazho Jovanoviqit

Gjatë disa viteve të ardhshme në Podgoricë do të realizojnë projekte me vlerë rreth 200 milion euro , ka theksuar kryebashkiaku Ivan Vukoviq në mbledhjen solemne të kryeqytetit , me rastin e 19 dhjetorit ditës së Podgoricës. Vukoviq , ka theksuar se deri në fund të mandatit të administratës lokale , Podgorica do të fitojë edhe përmendorën e Bllazho Jovanoviqit.  Ai ka shtuar se administrata e qytetit ka shumë shkaqe që të jetë krenare për veprat e realizuara gjatë këtij viti dhe siç ka theksuar brenda një viti do të ketë edhe shumë më tepër. Ai po ashtu ka shtuar se kryeqytetit përpiqet çdo ditë që ta përmirsojë cilësinë e jetës në Podgoricë. “ Me përkrahjen e fuqishme të qeverisë së Malit të Zi kemi inicuar edhe ciklin më të rëndësishëm investues në historinë e kryeqytetit, përfshirë këtu edhe realizimin e projektit shekullor, të sistemit për pastrimin e ujërave të zeza” ka theksuar Vukoviq. Kryetari i Kuvendit të kryeqytetit Gjogje Suhih ka theksuar se Podgorica sot është një qytet moderrn i cili  rritet dhe zhvillohet dita ditës. Ai ka shtuar se është krenar për traditën antifashiste , të cilës, siç ka theksuar ai, shteti ynë dhe kryeqyteti i kanë takuar gjithmonë. Në mbledhjen e sotme solemne janë dorëzuar edhe çmimet e 19 dhjetorit. Çmimi pas vdekjes i është ndarë Darko Vujoshviq i cili duke u përpjekur të shpetojë një familje tre antëarëshe e humbi jetën. Po ashtu çmimi i 19 dhjetorit i është ndarë Dejan Saviqeviqit për kontributë të jashtëazakonshë dhënë fudbollit të Malit të Zi , si dhe kompanisë BEMAX për afarizëm të përgjegjshëm shoqëror.

 

Këshilli do të përcjell drejtë për drejtë veprimin e policisë

Këshilli për kontrollin qytetarë të punës së policisë ka paralajmëruar se do të përcjell drejtë për drejtë zbatimin e autorizimeve dhe veprimtarinë e policisë gjatë tubimeve të ardhshme publike të paralajmëruara. Kontrollin qytetarë të policisë e realizon këshilli si trup i cili vlerëson zbatimin e autorizimeve policore me qëllim të mbrojtjes të drejtave dhe lirive të njeriut.  Këshilli ka përkujtuar se në pajtim me standardet vendore dhe ndërkombëtare e drejta për tubime të qeta është e garantuar vetëm kur ato zhvillohen në qetësi. Këshilli u bënë ftesë qytetarëve të Malit të Zi të cilët kanë paraparë pjesëmarrjen në tubimet publike që me praninë dhe sjelljet e tyre të kontribuojnë që këto evente të kalojnë të qeta dhe të sigurta , përmes respektimit të rendit dhe qetësisë publike.

 

Edukimi për përparimin e jetës të rinjve me invaliditet

Rreziku potencial për diskriminimin e fëmijëve dhe të rinjve me invaliditet ekziston edhe në institucionet arsimore dhe shëndetësore , si dhe përmes realizimit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe në shfrytëzimin e hapësirave publike. Që rreziqet të zvogëlohen është i domosdoshëm edukimi për të drejtat e tyre , ka deklaruar drejtorja ekzekutive e shoqatës “Fëmijët e Malit të Zi” Sabra Deceviq, në tryezën e rrumbullakët “Përkrahja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve me invaliditet pa diskriminim”. Ky tubim është realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pakicave. Drejtorja e institucionit publikë “Dnevni Centar” në Plevle Svetllana Dujoviq ka theksuar se projekti është realizuar mirë dhe se me realizimin e tij janë trajnuar njerëz në tërë në Malin e Zi lidhur me monitorinin e të drejtave. Ajo ka theksuar se problemi nuk qëndron tek fëmijët sepse ata i pranojnë shokët me të meta si shok të vetët , nëse u sqarohen në mënyrë adekuate disa gjëra , andaj është e domosdoshme edukimi i fëmijëve dhe i prindërve të tyre.

 

BE: FORMONI QEVERINË DHE VAZHDONI REFORMAT E DIALOGUN

Shefja e Zyrës së BE-së dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë si dhe  EULEX-it kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët. Ata kërkojnë formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe institucionet të vazhdojnë me reformat në zhvillimin ekonomik, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet. Ky është thelbi i procesit demokratik. Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura. Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja. Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit, thuhet nga zyra e kuvendit të Kosovës.

 

SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë

Pas deklaratës së Bashkimit Evropian për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhë i janë bashkuar kësaj thirrjeje. Ambasada amerikane në Prishtinë i bëri jehonë thirrjes së Bashkimit Evropian, duke shtuar se "njerëzit e Kosovës me padurim presin një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”. Ndërkaq, ambasada britanike në Prishtinë tha se mbështet thirrjen e misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në deklaratën e përfaqësuesve evropianë në Prishtinë, thuhet se Kosova duhet me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin, të cilin e lehtëson BE-ja. "Nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për t'i çuar përpara këto procese, në interes të Kosovës dhe popullit të saj dhe në përputhje me Kushtetutën dhe dëshirën e shprehur të elektoratit", thuhet mes tjerash në deklaratë. Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor. Dy partitë me numrin më të madh të votave, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë në negociata për formimin e koalicionit qeveritar, por ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 26 dhjetor.

 

 

BEYER DHE SCHMIDT OPTIMISTË PËR KOALICIONIN MES VV-LDK

Dy deputetët e Bundestagut gjerman dhe anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Peter Beyer dhe Christian Schmidt që po qëndrojnë sot në Kosovë njëzëri u shprehën optimist dhe realist për formimin e Qeverisë në Kosovë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendose dhe Lidhjes Demokratike. Në një konferencë për media, deputeti Shmidt kërkoi një qeveri stabile dhe jo lojëra taktike mes partive. Sipas tij nuk ka shumë kohë dhe presin që të gjendet një zgjidhje për formimin e qeverisë. Derisa theksoi se idetë për shkëmbimin e territoreve janë të rrezikshme. “Ne pas zgjedhjeve mendojmë se kjo është javë vendimtare për vendin tuaj për krijimin e Qeverisë. Prandaj për ne është në interes tonin që të bëjmë të qartë se zhvillimet në Kosovë për Gjermaninë janë të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’i zhvilluar bisedimet të koalicionit, megjithatë ne kemi zhvilluar takime me partnerët tanë të LDK-së, kemi zhvilluar takime me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. E njëjta gjë vlen edhe për zotëri Albin Kurti ku edhe atë e kemi takuar. Për sa i përket takimeve me përfaqësues të tjerë ka të bëjë vetëm me agjendën tonë. Për bisedimet për formimin e qeverisë ne jemi realist dhe optimist se së shpejti do të formohet qeveria e Kosovës theksuanë deputetët e Bundestagut gjerman.

 

HARADINAJ: LVV DHE KURTI KA PËRGJEGJËSI T’I KRIJOJË INSTITUCIONET

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në vend. Haradinaj ka thënë se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtit, që të gjej formulat e duhura dhe të krijoj institucionet e vendit. Ai ka thënë se Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës nuk ka ndonjë pikëpamje për diskutimet e fundit të partive, për çështjen e Presidentit. “Ne jemi parti opozitare,nuk jemi pjesë e bisedave të LDK dhe LVV, kështu që barra bie mbi mandatarin të krijojë Qeverinë. Temat që ndërlidhen më të, gjenden alternativa apo formula. Po flas prej përvojës barra bjen mbi partinë fituese t'i gjejë formulat e palëve dhe partnerëve. Aleanca nuk obligohet nga diskutimet e dy partive. Nuk kemi pikëpamje për këtë temë, për çështjen e Presidentit dhe kryeministrit. Përgjegjësi është e LVV dhe Albin Kurtit me i dhënë epilog formimit të institucioneve. Kuptohet që partnerët kanë kërkesa të ndryshme por, mandatari e ka atë privilegj të i akomodoj ato”, ka thënë Haradinaj.

Putin: Akuzat ndaj Trumpit "të ëndërruara"

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se procesi i shkarkimit ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte i bazuar në akuza të "ëndërruara". Duke folur në Moskë, në konferencën e tij vjetore për mediat, Putin tha se pret që Trump të mbetet në detyrë, pavarësisht se Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro akuzave ndaj tij.

“Procesi ende duhet të kalojë në Senat ku republikanët me sa di unë e kanë shumicën", tha Putin. Sipas presidentit rus, "partia që humbi zgjedhjet po e vazhdon luftën me mënyra të tjera". Me këtë ai iu referua Partisë Demokratike në SHBA. Dhoma, e kontrolluar nga demokratët, votoi për dy akuza kundër tij: abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit. Vendimi përfundimtar, për shkarkimin ose jo të presidentit Trump, pritet të merret në Senat. Putin e krahasoi procesin për shkarkimin e Trumpit, me hetimet e mëparshme ndaj presidentit amerikan, lidhur me pretendimet për bashkëpunim me Rusinë, për të cilat Putin tha se ishin të pabazuara. Në konferencën për media të cilën e mbulojnë 1,895 gazetarë, Putin tha gjithashtu se Rusia është e gatshme të dakordohet për një traktat të ri të armëve me Shtetet e Bashkuara, por se nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më tani, për propozimet ruse, lidhur me këtë çështje. “Nëse nuk ka një traktat të ri, atëherë nuk do të ketë asgjë në botë që do të ndalë garën e armëve, për të cilën unë mendoj se është gjë e keqe”, tha Putin.

 

Çfarë ndodh tani me Trumpin?

Donald Trump u bë të mërkurën presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara që u akuzua zyrtarisht nga Dhoma e Përfaqësuese për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit. Gjykimi i tij kalon tani në Senat, ku ligjvënësit do të vendosin nëse do ta largojnë nga detyra ose jo. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, duhet të emërojë “menaxherët” që do ta paraqesin rastin kundër Trumpit në Senat. Ata mund të emërohen këtë javë ose pas festave të fundvitit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha pas votimit të dy akuzave se i duhen më shumë informacione nga Senati, përpara se të emërojë menaxherët. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, dhe udhëheqësi i pakicës demokrate, Chuck Schumer, kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta për mënyrën se si duhet të zhvillohet gjyqi. Ata tani pritet të negociojnë privatisht dhe përmes mediave. Pelosi nuk tha se kur do t’i dorëzojë akuzat në Senat, gjë që është e nevojshme të bëhet përpara se të nisë gjyqi. Trump do të përballet me gjykimin në Senat, i cili do të vendosë nëse ai duhet të dënohet dhe të hiqet nga detyra. Senati kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit, e cila ka treguar pak shenja se do të votojë për shkarkimin e tij. Për ta shpallur fajtor Trumpin duhen dy të tretat e votave të Senatit 100-anëtarësh.

Problem serioz për shëndetin e njeriut

Një problem mjaft serioz me të cilin ballafaqohën banorët e fshatit Omerbozhaj është era e pa këndshme e cila vjen nga deponia. Deponia gjendet në afërsi të fshatit dhe nga dita në ditë banorët jetojnë me këtë dukuri të pa durueshme. Aroma e pa këndshme, tymi nga ndezja e mbeturinave dhe gomave është bërë pjesë e pa ndashme e të përditshmes së tyre. Prandaj, ata janë të detyruar që shumë shpesh të mbyllen në shtëpi. Aroma e pa këndshme dhe tymi arrijnë edhe në fshatrat Dinoshë , Rogath, Milesh, Dhe të Zi , madje shumë shpesh edhe në Tuz. Në vende të ndryshme të botës deponitë punohen larg vendeve të banuara, mirëpo tek ne është e kundërta. Për këtë deponi është thënë se është punuar sipas standardeve më të larta , mirëpo e vërtet është krejt ndryshe , për ç'gjë më së miri dinë ata që jetojnë në afërsi të saj. Kjo deponi është ndotëse dhe një helm i vërtet mjedisor e kjo nuk duhet të ndodh në një shtet ekologjik siç është Mali i Zi.

 

Violetë Gjokaj

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut

Sot në mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore.

Temperaturat: Budvë 18, Tivar 17, H. Novi 16, Podgoricë 14, Ulqin e Kollashin 13, Zhablak e Cetinë 11, Nikshiq e Plluzhinë 9, Plavë , Rozhaj e Shavnik 8, Beranë 6 dhe në Bjello Pole e Plevle 3 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut, kryesisht në viset qendrore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se