Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

20. 12. 2019. 17:39 >> 17:41

Ditari 20.12.2019

20.12.2019

Kushdo që kërcënon duhet të marr përgjigje të qartë

Presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq  ka deklaruar se çdo kush që kërcënon që është i gatshëm të ndizet dhe të viktimizohet , duhet të marrë përgjigje të qartë . Në emisionin TVMZ  Zhiva Istina, e cila do të emetohet sonte  ka deklaruar se është gabim çdo kush , qoftë individ ose cilido institucion se mund ta fitojë shtetin e Malit të Zi. “Me keqardhje i përgjigjem logjikës së fuqisë dhe asaj të forcës , mirëpo mendoj se për të gjitha çështje , pra edhe atyre të rëndësishme rreth të cilave dallohemi në mënyrë drastike , se është e mundur të bisedohet në atmosferë tolerante. Mirëpo, kur ju sjellin në situatën që duhet të përgjigjeni ndaj argumenteve të tyre , atëherë dëshiroj të them se është gabim çdo kush , qoftë individ ose institucion se mund ta fitojë shtetin , përfshirë këtu edhe shtetin e Malit të Zi” ,ka rekomanduar Gjukanoviq. Raste të përpjekjeve të  tilla ka pasur mjaft, ka përkujtuar Gjukanoviq ,duke theksuar se i kemi në kujtesë të freskët ngjarjet nga viti 2015 dhe 2016. Ai ka shtuar se jemi shumë më tepër në këtë anë , të cilët kemi dhënë çdo gjë në jetë që të ndreqim një padrejtësi historike dhe të ripërtërijmë shtetin e Malit të Zi dhe që jemi shumë krenarë për  këtë vepër tonën . Andaj , siç ka theksuar ai , jemi të gatshëm që këtë vepër ta mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme , ka theksuar Gjukanoviq ,duke komentuar kërcënimet me rastin e miratimit të Propozim ligjit për lirinë e feve.

Mospajtimet rreth ligjit për lirinë e feve të zgjidhen me kompromis

Dyshimet rreth ligjit për lirinë e feve në Mal të Zi duhet zgjidhur me kompromis , ka theksuar presidenti i Serbisë ,Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se nuk është fatlum dhe as i kënaqur me propozimin e këtij akti ligjorë , sepse ka të bëjë me interesat vitale të popullit serbë dhe të Kishës ortodokse serbe. Ai ka shtuar se nuk e ka të lehtë të flas për gjërat që ndodhin në territorin e një shteti tjetër, transmeton agjencia Tanjug. “Mirëpo, pasi që fjala është për interesat e popullit tonë, nuk jam me fat dhe as i kënaqur me këtë propozim” , ka theksuar Vuçiq ,duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me Propozim ligjin për lirinë e feve në Mal të Zi. Vuçiq ka shtuar se pret që mospajtimet rreth këtij propozimi të zgjidhjen me dialog dhe kompromis.

 

Sot u mbajt seanca e parlamentit të Malit të Zi

Lideri i Frontit demokratik, Andreja Mandiq  i ka bërë sot ftesë Qeverisë që ta tërheq nga procedura propozim ligjin për lirinë e feve ose të bindjeve dhe mbi pozitën juridike të bashkësive fetare, sepse në të kundërtën, siç ka theksuar ai ,do të ndodhin gjëra të tmerrshme. Përndryshe ,Kuvendi i Malit të Zi ka refuzuar sot me shumicë votash propozimin e FD që në rend të ditës të futet propozimi i ndryshimeve të ligjit  për mirënjohjet shtetërore dhe mirënjohjet e tjera me të cilat parashihet që 13 nëntori të shënohet si Dita e Petrit të Dytë Petroviq Njegosh dhe Ditë e kulturës malazeze. Duke arsyetuar këtë propozim ,Mandiq ka theksuar se Mali i Zi ndahet në pjesën e Njegoshit të cilës i takojnë deputetet e FD ,por , siç ka theksuar ai ,Mali i Zi i sotëm më tepër i takon Xhorxh Soroshit. Në lidhje me këtë kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq ka theksuar se askurrë nuk është mirë të bëhet thirrje për ngjarje të tmerrshme , sepse ato as nuk do të ndodhin. Deputeti i PDS Andria Nikoliq, ka theksuar se foltorja e parlamentit nuk mund të shfrytëzohet për thirrje ose për vërejtje për ndonjë formë të dhunës.

 

Nuk do të këtë procedurë penale kundër deputetit Medojeviq

Këshilli administrativ ka refuzuar njëzëri kërkesën e prokurorit special të shtetit që të lejohet inicimi i procedurës penale kundër deputetit Nebojsha Medojeviq.  Këshilli i ka propozuar parlamentit që të mos lejojë inicimin e procedurës penale kundër këtij deputeti . Të përkujtojmë se hetimi është iniciuar kundër Medojeviqit, sepse organet hetuese kanë njohuri se përmes një ndërmjetësuesi ,  Mandiq ka marrë 1o mijë euro nga biznesmeni Dushko Knezheviq. Më parë, Mandiq i ka mohuar akuzat, duke theksuar se Knezheviq “Nuk i ka dhënë asnjë cent as atij dhe as Frontit Demokratik, por as Lëvizjes për ndryshime”. Medojeviq ka theksuar se pret nga Kuvendi që ta refuzojë këtë , siç ka theksuar ai ,hamendje të rrezikshme dhe deputetët do të mbarojnë këtë institucion nga hakmarrjet e prokurorit.

Pjesëtarët e UMZ do të angazhohen në mbrojtjen e kufirit

Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, UMZ , do të angazhohen në mbrojtjen e kufirit shtetëror nga migrantët ilegal deri në fund të vitit të ardhshëm ,me qëllim të përkrahjes ndaj organit të drejtorisë kompetente për punët policore , është vendosur në mbledhjen e sotme të  Këshilli për mbrojtje dhe siguri në Cetinë. Mbledhjen e ka kryesuar presidenti i Malit të Zi dhe në të kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit , kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, si dhe kryeministri Dushko Markoviq . “Pas shqyrtim, është sjell vendimi për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ushtrisë malazeze në stërvitjet ndërkombëtare. Ushtria e Malit të Zi në vitin e ardhshëm do ti dërgojë pjesëtarët e vetë në 7 manovra ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë. Ky vendim është sjellë në bazë të detyrimeve që dalin si anëtarë i NATO-s , nga procesi i asocimit në BE , pastaj të iniciativave rajonale , nga planet e bashkëpunimit bilateral dhe nga nevoja e ushtrisë për manovra dhe strvitje të caktuar ,me qëllim të zhvillimit të aftësive ushtarake gjatë vitit të ardhshëm. Në mbledhjen e Këshillit, në bazë të ftesës, kanë marrë pjesë edhe ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq , ministri për punë të jashtme Srgjan Darmanoviq dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi Dragutin Dakiq.

 

Boshkoviq : ushtrisë ti kthejmë vendin që e meriton

Ushtrisë së Malit të Zi i kthehet vendi të cilin e miraton , që të jetë institucion me besim më të lartë dhe të gjithë në shtet të lihen të sigurtë , ka theksuar ministri i mbrojtjes në Qeverinë e Malit të Zi , Predrag Boshkoviq.  Në konferencën vjetore të mbajtur në Cetinë janë prezantuar simbolet e reja, uniformat punuese dhe solemne të ushtrisë së Malit të Zi, të cilat , edhe aty ,siç është theksuar , janë punuar në bashkëpunim me Turqinë dhe tregojnë lidhjen e traditës së ushtarit malazezë me bashkëkohoren . Boshkoviq ,ka theksuar se gjatë këtij viti është rrumbullakësuar integrimi i Malit të Zi në NATO dhe se gjatë tri ditëve të fundit janë pranuar mbi 300 ushtarë , oficerë dhe nënoficerë me kontratë. Ai ka theksuar se me blerjen e tre helikopterëve të tipit Bell 412  qytetarët ndihen më të sigurt , sepse e dinë se në çdo moment mund të llogarisin në ndihmën e ushtrisë së Malit të Zi. Ministri i mbrojtjes po ashtu ka shtuar se çetat e këmbësorisë janë të pajisura me 67 autoblinda të lehta dhe se është nënshkruar kontrata me Izraelin për modernizimin e tyre dhe e gjithë kjo kap shumën e 65 milion euro. Boshkoviq ka shtuar se Mali i Zi është i vetmi vend në rajon i cili e ka zgjidhur problemin e armatimit të tepërt.

 

Do të realizohet fushat e edukimit digjital

Ministritë  e punëve të brendshme , e sportit dhe të rinjve, e administratës publike dhe Drejtoria e policisë  kanë nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e fushatës edukative të edukimit digjital dhe mbrojtja e të rinjve në internet. Ministri i punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq ,ka theksuar se përmes kësaj fushate , partneritetit dhe punës së përbashkët fëmijët do të arrijnë njohuri dhe shkathtësinë e komunikimit në rrethin digjital , do të mësojnë se si të mbrohen nga përmbajtjet e dëmshme dhe si të reagojnë në rastin e dhunës onlajn. “Jam i bindur se kjo fushatë do të shtojë  ndërgjegjen e të rriturve, të fëmijëve dhe të rinjve nga rreziqet në internet”, ka theksuar Nuhoxhiq . Sipas fjalëve të tij , qëllimi i fushatës është që çdo fëmijë ti ofrohet edukimit digjital të nevojshëm për një përparim të sigurt dhe rritje pa shqetësime në botën bashkëkohore.

Rritja e BPB në tre mujorin e tretë 4.7%

Bruto prodhimtaria e brendshme BPB  i Malit të Zi në tre mujorin e tretë të këtij viti ka qenë 1.630.6 miliardë euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë 99.5 milion më i lartë, tregojnë llogaritë preliminare të Entit për statistikë MONSTAT. Siç është kumtuar ,rritja reale e BPB në kuartalin e tretë ka qenë 4.7%. Drejtorja e MONSTAT-it ,Gordana Radojeviq, ka theksuar se bruto prodhimtaria e brendshme në periudhën prej korrikut deri në fund të shtatorit ka qenë 1.63 miliardë euro. Ajo ka theksuar se rritja më të konsiderueshme në kuartalin e tretë është shënuar në sektorin e ndërtimtarisë. Radojeviq po ashtu ka kumtuar se kontribut të veçantë në rritjen e bruto prodhimtarisë së brendshme gjatë kësaj periudhe kohore ka dhënë sektori i turizmit.

 

Markoviq : Enti është institucion të cilit i besohet

Enti për hidrometeorologji dhe sizmologji është institucion të cilit i beson Mali i Zi dhe i cili nga kjo fushë prezantohet në botë në formën më dinjitoze, ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq në solemnitetin me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të shërbimit hidrometeorologjik. Markoviq, e ka përkrahur punën e mëtejme të Entit dhe ka vlerësuar se rëndësia e këtij institucioni dhe e paralajmërimeve të tij me kohë dhe të besueshme janë segment i rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit dhe të qytetarëve. Kryeministri ka theksuar se 70 vjet të ekzistencës nuk janë vetëm 7 decenie nga themelimi i këtij shërbimi, por janë 7 decenie të ndërtimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të institucionit i cili ofron të dhëna me kohë të sakta dhe të besueshme për situatën kohore , klimën dhe ujërat. Siç ka theksuar , Enti për hidrometeorologji dhe sizmologji është shtyllë qendrore e shoqërisë në misionin e mbrojtjes së qytetarëve, të trashëgimisë kulturo historike të vendit, dhe të mirave materiale në përgjithësi.

 

Sot nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojnë në Tiranë në atë që njihet si takimi i “Mini-Shengenit ballkanik”.Në takimin e Tiranës nesër do të marr pjesë edhe presidenti i malit të Zi Millo Gjukanoviq , është kumtuar sot nga kabineti i tij.

Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e nikoqirit të këtij takimi, kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Ai në një postim në Facebook ka treguar disa nga arsyet pse Kosova nuk duhet të jetë e pranishme në këtë takim, njofton Klan Kosova.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”.

Ky takim vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Për shkak të rrethanave të njëjta, Kosova e kishte refuzuar pjesëmarrjen edhe në dy takimet paraprake. 

Takohen Kurti e Mustafa

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që së shpejti të nisin takimin e radhës në përpjekje për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje .

KosovaPress merr vesh që në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, kanë arritur përfaqësuesit e VV-së, ndërsa, së shpejti pritet të vije Isa Mustafa .

Kurti e Mustafa për herë të fundit janë takuar të shtunën e kaluar .

 

Daçiq takohet me Lavrovin në Moskë, bisedojnë për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka zhvilluar sot një takim në Moskë me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov .

Dy ministrat kanë rënë në konkludim se raportet mes dy shteteve janë në nivel të lartë të partneritetit strategjik dhe të besimit .

Gjatë takimit, ata diskutuan për temat e bashkëpunimit bilateral, përforcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme, rreth gjendjes në Kosovë si dhe në rajon, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Daçiq e njoftoi kolegun e tij rus për gjendjen aktuale në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e falënderoi për mbështetjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

 

Identifikohet sulmuesi në Moskë

Mediat ruse e identifikuan personin që hapi zjarr të enjten në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë në Moskë si Yevgeny Manyurov, 39 vjeç, i cili ka punuar si roje e sigurisë .

Ai vrau një oficer të këtij shërbimi dhe plagosi pesë të tjerë me armë automatike, para se të vritej nga një snajperist.

Një nga të plagosurit është civil.

Në Kremlin, vetëm disa kilometra larg, presidenti rus, Vladimir Putin, ka qenë duke mbajtur takim me Shërbimin Federal të Sigurisë në kohën e sulmit.

Detajet për personin e armatosur u raportuan të premten nga e përditshmja qeveritare ruse, Rossiiskaya Gazeta, duke cituar burime të policisë.

Manyrov, kur ka hapur zjarr, "ka thirrur slogane tipike të (grupit militant) Shteti Islamik", raportoi gazeta Kommersant.

Shërbimi Federal i Sigurisë është shërbimi kryesor i inteligjencës ruse.

 

Trump: Dua gjykim të menjëhershëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi gjykim të menjëhershëm në Senat, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën për shkarkimin e tij.

Trump u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Rasti tani duhet të kalojë në Senat dhe ligjvënësit atje duhet të vendosin për largimin ose jo të presidentit nga detyra.

Senati kontrollohet nga Partia Republikane e Trumpit dhe gjasat për shkarkimin e tij shihen si tejet të vogla.

Megjithatë, demokratët, që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuseve, kanë refuzuar deri më tash ta çojnë rastin në Senat, duke thënë se ky institucion nuk i lejon dëshmitë e dëshmitarëve dhe se, në këtë mënyrë, nuk do të mbajë gjykim të drejtë.

Në një seri të postimeve në Twitter, Trump tha se demokratët nuk duan gjykim, sepse "rasti i tyre është shumë i keq".

"Ata kanë zero prova", tha Trump.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, ka thënë më herët se procesi në Senat mund të zhvillohet pa dëshmitarë.

 

Kina "nuk do të lejojë" ndërhyrjen e forcave të huaja në Hong Kong dhe Makau

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë  se Kina nuk do të lejojë kurrë që forcat e huaja të ndërhyjnë në rajonet e saj të veçanta: Hong Kong dhe Makau, teksa në këtë të fundit është betuar qeveria e re pro-Pekinit .

Duke folur në një ceremoni për shënimin e 20-vjetorit të kthimit të rajonit Makau nën rregullin kinez, ai ka përshëndetur ish-koloninë portugeze për patriotizmin dhe besnikërinë që ka, mirëpo nuk ka përmendur protestat kundër qeverisë në ish-koloninë britanike, Hong Kong .

“Më duhet ta theksoj se prej kthimit të Hong Kongut dhe rajonit Makau në vendim amë, çështjet e këtyre rajoneve të veçanta administrative janë punë të Kinës dhe të asnjë force tjetër të huaj”, ka thënë Xi.

“Nuk do të lejojmë që forcat e jashtme të ndërhyjnë”, ka shtuar ai.

Rajoni Makau i është kthyer Kinës më 20 dhjetor të vitit 1999, sipas organizimit të njëjtë me të cilin funksionon edhe Hong Kongu, “një shtet, dy sisteme”.

Pikërisht për këtë çështje në Hong Kong është duke u protestuar për muaj të tërë, pasi banorët e këtij vendi thonë se atyre janë duke u cenuar të drejtat e tyre.

Pekini në anën tjetër mohon të këtë cenuar autonominë e Hong Kongut dhe ka fajësuar vazhdimisht qeveritë e huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nxitje të trazirave në Hong Kong.

 

Nesër mot i vranët: shi dhe bubullimë

   Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe në viset jugore e qendrore me reshje të shiut , kurse në veri i vranët dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare , vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

    Tempeaturat:  Tivar e Ulqin 15, H. Novi , Budvë e Plevle 14, Podgoricë 13, Plluzhinë e Shavnik 10, Cetinë, Nikshiq , Plavë , B. Pole e Beranë 9, Kollashin e Rozhajë 8 dhe në Zhablak 5 g.

           Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 15 , kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 18 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се