Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

24. 12. 2019. 17:14 >> 17:22

Ditari 24.12.2019

24.12.2019

Sonte besimtarët e krishterë festojnë Kërshëndellat

Muaji dhjetor sjellë me vete festen më të madhe tek besimtaret e krishterë festen madhështore te Krishtlindjes. Kjo patjetër se ka domethënie jashtëzakonisht të madhe tek besimtarët e këtij konfesioni, të cilët edhe i kushtohen plotësisht kremtimit te kësaj feste lindjes të madhërishmit Jezu Krishtit. Besimtaret nga mbare bota përgatiten moralisht, por edhe materialisht që të kremtojnë këtë festë kaq domethënëse. Lindja e Jezu Krishtit simbolizon shpresën, një lindje të re, një shpresë të re, një rikthesë në jetën e tyre, kështu tek besimtaret lind një interesim një dritë dëshirash ,një lindje e shpresave të mëdha e të pafund për shumë familje te cilat plotësisht i përkushtohen kësaj nate. Pra, çdo besimtar u gëzohet Kërshëndellave dhe se zemrat e tyre mbushen plotë lumturi dhe harmoni kështu që edhe problemet e shumta për momentin disi harrohen e lihen pas dore e kujtohen vetëm çastet e gëzueshme. Kjo patjetër duhet te praktikohet në çdo familje që së paku në këtë natë të harmonizohen qëndrimet, të rregullohen mosmarrëveshjet eventuale dhe shpirtërisht të jemi të përgatitur që në mënyrë të denjë të festojmë dhe ti përkushtohemi sa duhet dhe si duhet krijuesit, se vetëm kështu do të dëshmojmë se nderojmë dhe respektojmë, së pari krijuesin e pastaj edhe njëri tjetrin, shoqërinë e sidomos atë më të shtrenjtën për ne familjen. Prandaj le te jetë kjo feste rikthesë për të mirën e secilit dhe dëshmi se ne shqiptaret dimë , duamë dhe jemi të denjë ti respektojmë të gjitha këto dhe me sjelljen tonë të jemi shembull për të tjerët se si duhet dhënë vlerën festës më të madhe lindjes se Jezu Krishtit. Uroj te gjithë besimtarëve këtë festë kaq domethënëse e posaçërisht te gjithë shqiptareve kudo që janë, me dëshirë që ta festojnë me dinjitet, në lumturi dhe harmoni familjare. Gëzuar !

Urime me rastin e Krishtlindjes

Me rastin e kremtimit të festave të Krishtlindjes , argjipeshkvit të Tivarit ,Rrok Gjonlleshaj dhe ipeshkvit të, Kotorrit Ilija Janiq ,si dhe të gjithë besimtarëve të fesë katolike në Mal të Zi telegram urimi me rastin e kësaj të kremte u kanë dërguar presidenti I Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Presidenti në telegramin e vetë thekson se kremtimi i Krishtlindjes është rast të përkujtojmë se vlerat universale të humanitetit , paqes dhe tolerancës janë kultivuar në Malin e Zi shekuj me radhë , para së gjithash përmes multikulturalitetit dhe multikonfesionalitetit dhe me të cilat jemi krenarë. Edhe kryeministri Dushko Markoviq, kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq, ministrat në Qeverinë e Malit të Zi , kryetar të partive politike ,si dhe individ të shumtë të jetës shoqërore e kulturore të Malit të Zi.

 

Këshilli ligjdhënës ka përkrahur propozim ligjin për lirinë e feve

Këshilli ligjdhënës e ka përkrahur sot Propozimin e ligjit për lirinë e feve ose të bindjeve dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. Se ky propozim ligj është në pajtim me kushtetutën kanë votuar 7 anëtarë të Këshillit nga koalicioni në pushtet, kurse dy deputet opozitarë ishin kundër. Përfaqësuesi i Fronit demokratik ,Millun Zogoviq ka kërkuar që anëtarët e Këshillit të deklarohen me apel , në mënyrë që , siç ka shtuar ai , të mbetet e shkruar se kush për shkak të direktivave partiake i ka shkelur normat morale dhe profesionale. Ai më parë , gjatë debatit, ka vlerësuar se Propozim ligji duhet të riformulohet nga themeli dhe ti kthehet propozuesit. Deputeti i partisë liberale ,Andria Popoviq ,ka theksuar se ligji aktual është i tejkaluar. “Ky është ligj që nga koha e RSFJ . Sot shteti i Malit të Zi funksionon në një sistem ndryshe dhe gjendet në procesin e integrimeve në BE”, ka shtuar Popoviq.

Njëkohësisht Këshilli ligjdhënës ka vlerësuar se ndryshimet e propozuara të ligjit për rendin dhe qetësin publike janë në pajtim me kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi. Personi politike , i cili me rastin e intonimit të himnit shtetëror , qendror i ulur ose krijon tollovi ose në një mënyrë tjetër nuk i jep nderin e merituar , siç theksohet në Propozim ligj , do të dënohet prej 700 deri në 2000 euro. Ndërkaq, personat juridik , për mosrespektimin e simboleve shtetërore të Malit të Zi do të dënohet prej 2.5 deri në 5 mijë euro.

Është detyrë e shtetit që në mënyrë ligjore ti mbrojë interesat e qytetarëve

Mitropolia e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi ka të drejtë që duke respektuar rregullat e tubimeve publike ti paraqes qëndrimet dhe ti mbrojë interesat e veta, kurse detyrë e shtetit është që në mënyrë ligjore ti mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve të vetë, ka theksuar kryetari i kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Me rastin e tubimit të sotëm të klerit të kishës ortodokse serbe para parlamentit të Malit të Zi , Brajoviq ka theksuar se shteti nga Qeveria përmes trupave punues parlamentarë dhe plenumit është i hapur për dialog dhe të nxitet prezantimi institucional i argumenteve. Të theksojmë se disa qindra klerikë të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi ishin tubuar para ndërtesës së parlamentit gjatë mbledhjes së Këshillit për legjislacion i cili në rend të ditës kishte propozim ligjin për lirinë e feve. Mitropoliti Amfillohije u ka bërë ftesë deputetëve që të mos lejojë që dikush të manipulojë me vendimet e tyre dhe dispozitat ligjore.

 

FD heq dorë nga pengimi i votimit

Fronti Demokratik , me ftesën e mitropolitit të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi Amfilloihje, ka hequr dorë nga qëllimi që të pengojë votimin në parlament mbi Propozimin e ligjit për lirinë e feve , ka theksuar njëri nga liderët e kësaj aleance politike, Andria Mandiq. “Kemi hequr dorë nga ajo që e kishim planifikuar me lutjen e mitropolitit Amfillohije. Kemi pasur për qëllim që në Kuvendin e Malit të Zi ta shndërrojmë në të ashtuquajturin Kuvendi i Bullgarisë. Ai megjithatë e ka përsëritur apelin që të mos votohen për ligjin e propozuar.

Megjithatë s’ka takim Kurti-Mustafa, nga VV thonë se s’ka asgjë të caktuar

Ndonëse ishte paralajmëruar se takimi mes liderëve të VV-së e LDK-së do të nis sot prej orës 13:00, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur .

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se nuk ka diçka të paraparë për sot.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me dikë për zyrtarëve të LDK-së, mirëpo të njëjti nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, VV e LDK kanë edhe dy ditë kohë për arritjen e marrëveshjes për koalicion, pasi që të enjten mbahet edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.“Mollë sherri” mes këtyre dy subjekteve deri më tani ka qenë pozita e presidentit, të cilën me ngulm e ka kërkuar për vete LDK, mirëpo që ka hasur në një kundërshtim të Vetëvendosjes.

 

Vuçiq nuk e di se kur do të rifillojë dialogu me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV O2”, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu me Kosovën .

Sipas tij, kjo nuk dihet pasi që në Kosovë akoma nuk është formuar qeveria dhe nuk dihet kur do të hiqet taksa prej 100 për qind e vendosur që nga muaji nëntor i vitit të kaluar .

“Si mund ta di. Nuk e di kur do të fillojë, apo nëse kur Kosova të formojë qeverinë e re apo kur të hiqet taksa”, theksoi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Në këtë intervistë Vuçiq po ashtu ka folur edhe për “Mini-Shengenin”, i cili theksoi se jo të gjithë në Bashkimin Evropian e pëlqejnë këtë iniciativë.

“Ata nuk e pëlqejnë Ballkanin të drejtojë biznesin e tyre, ata ndjehen të shqetësuar kur nuk vendosim për vete”, tha Vuçiq, i cili shtoi se këtë iniciativë nuk mund ta ndalë dhe kundërshtoj askush pasi që kjo nismë për “Mini-Shengenin”, mbështetet nga katër lider.

Zaev: Zgjedhjet do të mund të anulohen nëse nuk miratohen ligjet kryesore

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në konferencë për shtyp, tha se “nëse në Kuvend nuk miratohen ligjet kryesore që janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, atëherë zgjedhjet mund edhe të anulohen”.

“Njëqind herë e kamë thënë deri tani se zgjedhjet nuk duhet të anulohen, por e kam për obligim politik e qytetar të mos lejojmë asgjë të pengojë realizimin e asaj që do të thotë interes i qytetarëve”, tha Zaev.

Ai i bëri thirrje shumicës kuvendare që të votojnë ligjet kryesore.

Zaev thotë se çdo ditë po ndjek ngjarjet në Kuvend dhe se përgjegjësi kanë të gjithë edhe deputetët dehe Qeveria por edhe komunat.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në 5 prioritetet e Presidentes së KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë publike 5 prioritetet kryesore të unionit deri në vitin 2024 .

Në prioritetin kur flet për një Evropë më të fortë në botë, Ursula von der Leyen përmend Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke rikonfirmuar mbështetjen për hapjen e negociatave, transmeton oranews.

"Dua të rikonfirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Unë shoh një rol të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformave në të gjithë rajonin. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe të njëjtat sfida. Ne do të ndërtojmë të njëjtën të ardhme së bashku. Unë mbështes plotësisht propozimin i Komisionit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", shprehet Presidentja e Komisionit Europian.

Më tej ajo shton se procesi i pranimit ofron një mundësi unike për të promovuar dhe shkëmbyer vlerat dhe interesat tona thelbësore.

 

Bosnje Hercegovina miraton strukturën e re të Qeverisë

Ligjvënësit në Bosnje Hercegovinë kanë miratuar qeverinë e re, duke thyer bllokadën prej 14 muajve prej kur janë mbajtur zgjedhjet .

Me 29 vota për, nëntë kundër dhe një abstenim, është miratuar struktura e re e Këshillit të Ministrave .

Kjo pikë kthese vjen pas një kompromisi të arritur në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, për ta emëruar, Zoran Tegeltijan si kryeministër të ri.

Tegeltija, ministrat dhe zëvendës-ministrat janë betuar pas votimit të 23 dhjetorit.

Një nga çështjet kyçe për mosmarrëveshje në mes të të tria palëve ka qenë kundërshtimi i liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për anëtarësimin eventual të këtij shteti në NATO.

Në kuadër të kompromisit të arritur në muajin nëntor, presidenca boshnjake është pajtuar për të dërguar një program të reformave në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ende është e paqartë sesi dallimet për të formuar qeverinë do të ndikojnë në rrugën e këtij shteti drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian, apo në bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 

Së paku tetë civilë vriten nga sulmet ajrore ruse në Siri

Së paku tetë persona, përfshirë pesë fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë në një shkollë që strehonte civilë të zhvendosur në veri-perëndim të Sirisë

Njoftimin e bëri Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me bazë në Londër.

Incidenti ka ndodhur në një fshat të provincës Idlib.

Të mbështetur nga sulmet ajrore ruse, forcat e qeverisë siriane filluan një sulm të ri në territorin e fundit të kontrolluar nga rebelët, gjatë javës së kaluar, duke shkaktuar një eksod masiv të civilëve, në zonat më të sigurta pranë kufirit turk.

Trupat siriane, tani janë më pak se katër kilometra larg Maaret al-Numan, një qyteti të madh i cili mbahet nga rebelët, njoftoi agjencia e lajmeve AFP, më 24 dhjetor.

Provinca Idlib është e mbizotëruar nga militantët e lidhur me grupin militant al-Kaida dhe është gjithashtu shtëpi për rreth 3 milionë civilë.

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se gjysma e civilëve janë zhvendosur nga Idlibi, pas sulmeve ajrore të vazhdueshme dhe përshkallëzimit të luftimeve në zonë.

SHBA-ja i mundëson Pakistanit pjesëmarrje në trajnimet ushtarake

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë Pakistanin t’i bashkohet programit për trajnime ushtarake, pas pezullimit dyvjeçar, duke rikthyer një element të ndihmës ushtarake amerikane të ngrirë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili pati akuzuar Islamabadin se nuk po bën mjaftueshëm për të ndalur terrorizmin.

Ky vendim reflekton një përmirësim të marrëdhënieve të tensionuara në mes të të dyja shteteve, pas ngjitjes në pushtet të Imran Khanit .

Trump ka mirëpritur kryeministrin pakistanez në Shtëpinë e Bardhë në muajin korrik, derisa Uashingtoni disa herë ka mirëpritur ndihmën e Islamabadit në bisedimet për paqe me talibanët afganë .

Ndihma ushtarake ishte pezulluar para zgjedhjes së Khanit kryeministër në gusht të vitit të kaluar.

Në shtator të 2017-ës, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se planifikojnë të pezullojnë ndihmën ushtarake për Pakistanin, derisa ky shtet të marrë hapa më të mëdhenj për shkatërrimin e atyre që Trump i ka quajtur “streha të sigurta” për grupet militante kundër Afganistanit. Në total, ndihma ushtarake e pezulluar e SHBA-së për Pakistanin ka vlerën e 2 miliardë dollarëve. Pakistani ka mohuar se strehon terroristë dhe ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke shfrytëzuar Islamabadin si viktimë për dështimin që kanë përjetuar në luftën gati 18-vjeçare në Afganistan. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se pezullimi “ka ndikuar në zvogëlimin e përjashtimeve për programet që mbështesin interesat jetike të SHBA-së”, transmeton rel.

 

Shqetësimet e qytetarëve të Anës së Malit lidhur me punimet që po bëhen në Krythë

Forca e Re Demokratike përmes një komunikatë për media, mbështet shqetësimet e qytetarëve të Anës së Malit lidhur me punimet që po bëhen në Krythë kundër planeve në fuqi. “ Dje në Kuvendin e Komunës së Ulqinit kryetari i Forcës Nazif Cungu në emër të klubit të këshilltarëve ka kërkuar që për këto punime të jepen informata nga ekzekutivi dhe kryetari i Komunës dhe të sillet përfundimi për ndalimin e ndërtimit të fabrikës së bitumit në Krythë dhe çdo ndërtimi të ngjashëm që është në kundërshtim me planet dhe qëndrimet e banorëve të trevës së Anës së Malit dhe Ulqinit në përgjithësi. Informata nga ekzekutivi është kërkuar në pajtueshmëri me Rregulloren, Statutin dhe ligjet. Shprehim indinjatën e thellë që këshilltarët e zgjedhur si përfaqësues të popullit nuk mund të marrin informacionin e duhur nga ekzekutivi i cili ka lejuar ose po bën punimet fillestare për një investim kaq të madh pa leje. Është për t’u habitur që dhënia e informatave është paralajmëruar për tubimin e qytetarëve e jo në institucionin e Kuvendit i cili ka të drejtë për të marrë vendime fuqiplote ligjor”, njofton Shërbimi për Informim i Forcës së Re Demokratike .

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë ditës kryesisht i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat në orën 13 ishin si më poshtë:

H. Novi e Budvë 15, Tivar 14 .Podgoricë e Ulqin 13, Cetinë 8, Nikshiq e B.Pole 7, Shavnik 6, Beramn e Plluzhinë 5, Plevle e Kollashin 4, Plavë e Rozhajë 3 dhe në Zhablak 2 g.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta .

Do të fryj erë e dobët deri mesatare veriore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të sillet në intervalet prej -7 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 16 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се