Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 01. 2020. 18:56 >> 19:02

Ditari 01.01.2020

01.01.2020

Atmosferë festive në Podgoricë dhe qytete tjera në Mal të Zi 

Mbrëmja e ndërrimit të moteve ishte e hareshme dhe në atmosferë festive, pothuajse në të gjitha qendrat në mal të Zi, kurse në qytete të shumta u organizua pritja e Vitit të Ri në ambiente të hapura. Në kryesheshet e qyteteve të shumta, u organizuan përmbajtje kryesisht muzikoro- zbavitëse ku u tubuan qytetar të shumtë në pritje të çasteve të para të viti 2020.

Ngjashëm ishte edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, ku këtë vit, udhëheqja e e qytetit, ka organizuar pritjen e  Vitit të Ri në sheshin qendror.

Mali i Zi është një destinacion i preferuar për mbrëmjen e ndërrimit të moteve, andaj organizatorët janë përpjekur që bashkëqytetarëve dhe turistëve të jashtëm tu ofrojnë mbrëmje të paharruar. Qytetarët e tubuar, në atmosferë festive, kanë përcjellur program të pasur muzikor, ngjashëm sikur në qytete tjera bregdetare ku u paraqitën emra të njohur të muzikës nga vendet e rajonit.

Disponimi i të pranishmëve kulmoi kur akrepat e orës numëruan sekondat e fundit të vitit që lamë pas dhe regjistruan çastet e para të Vitit të Ri.   

Ndërkaq, në trevat tona, janë të rralla organizimet e ngjashme sikur në qytete tjera sidomos ato bregdetare, por ajo organizohet kryesisht në atmosferë familjare, kuptohet në disponim të mirë, me të dashur, miq  dhe të njohur.

Edhe pse , tashmë ekzistojnë kushte për organizime masive në sheshe apo ambiente të mbyllura, ato në trevat tona janë mjaft të rralla.

Ngjashëm ishte edhe në komunën e Ulqinit, ku nuk pati ndonjë përmbajtje të organizuar në ndonjë ambient të hapur apo të ngjashëm, por prapëseprapë, mbrëmja më e gjatë dhe më  e hareshme e vitit, kaloi në disponim të mirë kryesisht në ambient familjar.

Atmosferë festive për miliarda njerëz në mbarë botën 

Miliarda njerëz nëpër botë kanë festuar fillimin e një viti të ri dhe një dekade të re pas mesnatës.

Sidnei dhe Auckland u bënë qytetet e para të mëdha botërore që filluan me shfaqje të mëdha të fishekzjarreve, pasi një pjesë e vogël e ishullit të Paqësorit të largët afër linjës së datës ndërkombëtare, kishin kaluar tashmë faqet e kalendarit në vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Kishte edhe skena të rënda në Hong Kong pasi shteti shënoi fillimin e Vitit të Ri mes protestave pro-demokracisë, derisa Pekini dhe Singapori festuan në të njëjtën kohë.

Sido që të jetë, vendet në Evropë e kanë pritur Vitin e Ri në mesin e fishekzjarreve dhe ceremonive të ndryshme.

Mbrëmja e Viti të Ri, kryesisht e qetë

Mbrëmja e ndërrimit të moteve në Mal të Zi, kaloi kryesisht e qetë, ka deklaruar Millan Deliq, nga qendra operative-komunikuese të  drejtorisë Policisë. Ai, në konferencën për gazetarët, ka thënë se kanë ndodhur pesë vepra penale si dhe nëntë shkelje të rendit dhe qetësisë publike, kurse 12 persona janë arrestuar, njofton Antena M.  

Ndërkaq, siç kanë njoftuar, kanë ndodhur 22 aksidente në komunikacion por pa viktima në njerëz. Kur është fjala për vepra penale, në Bjello Pole, është sulmuar personi zyrtar, në Kollashin është regjistruar dhunë në familje dhe panik. 

Mali i Zi u gëzohet sukseseve të shtetit kroat

Kroacia nga sot, ka marr kryesimin e Këshillit të BE. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i ka uruar kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Andrej plenkoviq dhe Qeverisë së këtij vendit, marrjen e kryesimit të BE.

”Mali i Zi, si aleat i NATO-s, në NATO dhe anëtari i ardhshëm i BE i gëzohet sukseseve të Republikës së Kroacisë. Përshëndesim vendimin e këtij vendit, që politikën e pozicionuar lartë të zgjerimit të BE, e kanë radhitur në krye të arritjeve të veta”, ka thënë Markoviq.

 

Akciza më të larta në alkool, pijet e gazuara dhe cigaret

Akcizat në alkool, pijet e gazuara dhe në duhan, janë rritur duke filluar nga sot. Siç është kumtuar nga drejtoria e doganave, duke respektuar kalendarin ekzistues të akcizave, ato në alkool janë rritur prej 1. 25 mijë euro, në 1.5 mijë për çdo hektolitër. Akcizat në pijet e gazuara janë rritur prej 25  në 30 euro për hektolitër, kurse në duhanin e përpunuar prej 35, në 40 euro për kilogram,

Drejtoria e doganave, i ka ftuar të gjithë prodhuesit, importuesit si dhe subjektet të cilat kryejnë tregtinë me pakicë dhe shumicë, e të cilët në ditën e rritjes së akcizave kanë sasi të caktuara të mallit, të bëjnë regjistrimin e tij dhe të llogarisin akcizat e duhura për ti paguar ato, thuhet në kumtesë.

 

Shqipëria, prej sot, merr drejtimin e OSBE-së

Data e sotme do të hyjë në historinë më të re të kombit shqiptar për faktin se Shqipëria merr drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e njohur ndryshe si OSBE.

Respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimi i përshkallëzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së.

“Marrja në detyrë e kryesimit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës”, citohet të ketë thënë Rama.

Zyrtatrisht, prioritetet e Shqipërisë do të paraqiten nga kryeministri Rama në Këshillin e OSBE-së që do të mbahet më 9 janar në Vjenë.

Kroacia, nga 1 janari mori kryesimin me Këshillin e Evropës

Këtë ditë Zagrebi zyrtarisht e konsideron historike, duke pasur parasysh se ky është shteti i fundit që ka hyrë në BE, ndërsa tashmë ka detyrë serioze para vetes.

Kryeministri kroat Plenkoviq tashmë ditët në vijim do të jetë nikoqir dhe do të ketë takim me një numër të madh të udhëheqësve të institucioneve evropiane.

 Nga 7 janari, dy ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidencialë. Pelnkoviq udhëton për në Paris në takim me presidentin francez Emanuel Makron

Një prej temave të bisedave do të jetë zgjerimi i cili gjatë kryesimit kroat që do të jetë ndër prioritetet në agjendë.
Tre ditë më vonë në Zagreb vjen kryetari i Këshillit Evropian.

Më 16 janar, Plenkoviq niset për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Pas Kroacisë, kryesimin me BE-në do ta marrë Gjermania, pas së cilës detyrën do ta marrin Portugalia pastaj Sllovenia

 

Trupa shtesë të SHBA në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara do të vendosin 750 trupa shtesë në Lindjen e Mesme dhe ky numër do të shtohet në ditët në vijim, pasi protestuesit pro-iranianë sulmuan Ambasadën e SHBA-së në kryeqytetin irakian të Bagdadit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim për Iranin, pasi e fajësoi këtë vend për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Irakun fqinj.

Ambasada amerikane u sulmua nga një turmë demonstruesish, të zemëruar nga vrasja e militantëve të lidhur me Iranin, gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së më 29 dhjetor 2019.

Presidenti Trump tha se Irani "do të paguajë një çmim shumë të madh" për çdo dëmtim ose humbje të jetës.

 

Në mesazhin e parë në 2020, Papa Françesku, dënon dhunën ndaj grave

Në mesazhin e tij të parë për vitin 2020, Papa Françesku e dënoi dhunën ndaj grave, dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të gruas.

"E gjithë dhuna që u është shkaktuar grave paraqet një përdhosje ndaj Zotit", tha Papa, gjatë një meshe në Bazilikën e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit.

Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të grave.

"Sa shpesh flijohet trupi i një gruaje në reklama, përfitime financiare, pornografi, shfrytëzohet si një sipërfaqe që duhet të përdoret", tha ai, duke shtuar se trupi i femrës "duhet të çlirohet nga logjika e konsumit, dhe se ai duhet të respektohet dhe të nderohet.

Papa Françesku i vlerësoi gratë si "dhuruese dhe ndërmjetëse të paqes" dhe i nxiti që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes, në mënyrë që ta bëjnë botën më të bashkuar dhe më paqësore.

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi, sot ka  mbajtur  mot kryesisht i kthjellët, në veri me vranësira të pakta lokale. Fryn erë mesatare deri e fortë e drejtimeve veriore.

Temperaturat: Budvë 16 gradë, Herceg Novi 14,  Tivar 13, Podgoricë e Ulqin 12, Cetinë 9, Nikshiq 6, Kollashin, Plluzhinë, Andrijevicë, Beranë, Rozhaje e Guci 1,  Plevle, Shavnik, Bjello Pole e Plavë 0 dhe në Zhablak -1 gradë.

Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

 Do të fryjë e dobët e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura mëngjesit prej 14 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 1  deri në 16 gradë celsius.

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се