Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

02. 01. 2020. 18:24   >>  18:27

Ditari 02.01.2020

02.01.2020

Vazhdon atmosfera festive e Vitit të Ri 

Mbrëmja e Vitit të Ri, në sheshet  e disa qyteteve, ku janë tubuar dhjetëra mijëra njerëz për të festuar natën më të gjatë dhe më të hareshme të ndërrimit të moteve,  është edhe një vërtetim se Mali i Zi është vend stabil dhe i sigurt, kanë njoftuar nga Qeveria. Ndërkaq, siç është njoftuar më parë mbrëmja e ndërrimit të moteve kaloi kryesisht në qetësi kurse, atmosferë festive ka vazhduar edhe mbrëmë ku, edhe krahas motit mjaft të ftohtë pati organizime të ndryshme në ambiente të hapura , në Podgoricë dhe në disa  qytetet bregdetare. Në këto qendra, të pranishmit i kanë argëtuar emra të njohur të muzikës nga vendet e rajonit. Atmosferë festive vazhdon edhe sot pasi edhe 2 janari është ditë pushimit. 

Edhe më shumë mjete të pakthyeshme për vitin 2020 

Në këtë vit kemi siguruar mjetë më të mëdha të pakthyeshme për përkrahjen e prodhuesve ,ka paralajmëruar zëvendëskryeministri e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural , Millutin Simoviq.

Ai në Tviterin e Qeverisë ka vlerësuar se në vitin 2019  bashkarishtë kemi arritur rezultate të mira .Simoviq ka theksuar se adresat më të shpeshta të punës ishin prodhuesit të cilët përballen me problemet ,si dhe bashkësitë lokale të cilat kanë për nevojë avancimin e kushteve të infrastrukturës.

“Do të vazhdojmë zhvillimin dinamik të bujqësisë tonë ,do të përforcojmë kapacitetet ekzistuese,si dhe hapjen e të rejave “,ka thënë Simoviq.

 

Mali i Zi, nuk kërcënon askënd

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, nuk beson në bisedat se në rajon ekziston gara në armatim edhe përkundër faktit se fqinjët seriozisht janë duke modernizuar kapacitetet ushtarake .

Në intervistën për gazetën Pobjeda, Boshkoviq, ka thënë se përciell se çfarë janë duke punuar vendet në rajon sa i përket modernizimit të ushtrisë, por kjo, siç thekson,  është rezultat i punës së përgjegjshme me të cilën merret.

 Marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar në Izrael, për modernizimin e automjeteve të blinduara,  në vlerë prej 31.6 milion euro, Boshkoviq, e konsideron të rëndësishëm se do të financohet nga ana e shtetit izraelit. Këto mjete, siç ka theksuar, do të përdoren në Mal të Zi për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë së tij.

 

Hrapoviq: investimet milionëshe në shëndetësi janë duke dhënë rezultate

Investimet milionëshe në sistemin shëndetësor kanë rezultuar me diagnostifikimin më të mirë dhe më preciz ,si dhe me listat më të vogla të pritjes në të gjitha institucionet,ka deklarua ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq dhe ka shprehur besimin se tri klinika të reja rreth Qendrës klinike do të jenë në funksion në vitin 2022.

Ai ka theksuar se  kujdesi ndaj pacientit ,pastaj qasja cilësore në mbrojtjen shëndetësore janë qëllimet e Qeverisë  dhe në pajtim me këtë janë definuar edhe të gjitha politikat në fushën e shëndetësisë.

Hrapoviq,ka theksuar se me blerjen e pajisjeve medicinale  në periudhën dyvjeçare,institucionet publike shëndetësore në vend , janë përforcuar më teknologjinë më të re në vlerë prej 3.3 milion euro.

Urime me rastin e Ditës së Bjello Poles

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dërguar urimin me rastin e 3 janarit, Ditës së komunës së Bjello Poles.  Kryetarit të kësaj komunës , Petar Smolloviq, kryetarit të Kuvendit, Abaz Dizdareviq, këshilltarëve, pjesëmarrësve të mbledhjes solemne dhe të gjithë qytetarëve të Bjello Poles, me dëshirat më të mira për punën e mëtejme të suksesshme.

“Bjello Pole, është duke u bërë qytet i zhvillimit stabil dhe dinamik ,gjë që është rrugë e sigurt për rritjen e standardit shoqëror ,si dhe për një jetë më të mirë të gjithë qytetarëve”, thuhet mes tjerash në urimin e  presidentit Gjukanoviq.

Qytetarëve të Bjello Poles, telegram urimi me rastin e Ditës së komunës, u ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, i cili ka theksuar se tradita e fuqishme antifashiste pasqyrohet në vlerat e bashkëjetesës në harmoni të besimeve dhe kombeve si parakusht i rëndësishëm i zhvillimit demokratik i kësaj qendre të ekonomisë dhe kulturës në veriun e vendit.

 

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vet është në krizë

Në Vitin e Ri 2020, Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) - përkundër krizës politike në këtë vend. Tirana zyrtare po përballet me shumë sfida.

Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1. janar nga Sllovakia. OSBE e ka selinë e vet në Vjenë, ndërsa pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta - prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera. "Shqipëria është e vendosur që të japë kontributin e vet për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit", ka deklaruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, në korrik në Vjenë. Ky vend ballkanik gjendet aktualisht në krizë, për shkak të mospajtimeve mes forcave të brendshme politike për shumë gjëra. Demokracia në Shqipëri nuk është stabilizuar tërësisht as 30 vjet pas rënies së regjimit komunist. Vet OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ky mision angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit, në një situatë konflikti permanent mes pozitës dhe opozitës, ku disa institucione janë bllokuar me vite të tëra.

Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste drejton aktualisht shumicën parlamentare, por Partia Demokratike ka djegur vitin e kaluar mandatet e saj në Parlament dhe e bojkoton institucionin më të lartë. Partia Demokratike ka bojkotuar edhe zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, për shkak të dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kjo parti ka kërkuar largimin e Ramës nga pushteti. Vëzhguesit thonë se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Spasovski: Qeveria teknike votohet më 3 janar

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Veriore, Oliver Spasovski thotë se qeveria teknike do të votohet në Kuvend më 3 janar ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 12 prill.

Duke folur për  dallime mes pushtetit dhe opozitës për ministrin teknik të Punëve të Brendshme, Spasovski thotë se VMRO-ja duhet të respektojë kushtetutën  andaj edhe pret propozim të ri.

 

Byrnes: Maqedonia e Veriut është në një rrugë pozitive që premton

Ambasadorja amerikane në vend Kate Marie Byrnes, në fjalimin e saj të parë të vitit të ri thekson se vendi vitin e kaluar e ka përfunduar i gatshëm për ta realizuar aspiratën shumëvjeçare për t’u bërë anëtare e NATO-s, se po thellohen marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa mundësitë për integrim rajonal janë të ndritshme.

Sipas saj, po përforcohet ekonomia e vendit, e cili gjithashtu, vazhdon ta tregojë gatishmërinë e tij për hapjen e negociatave aderuese të cilat janë me rëndësi kyçe. Por megjithatë, potencon Byrnes, mbesin edhe shumë punë dhe shumë sfida, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vendi juaj e përfundoi vitin duke u ulur në tryezë me NATO aleatët e saj të ardhshëm në Londër, i gatshëm që në fillim të vitit 2020 përfundimisht ta realizojë aspiratën shumëvjeçare që t’i bashkëngjitet Aleancës”, thotë ambasadorja. Ajo thotë se viteve të fundit vërehet thellim i marrëdhënieve dypalëshe me SHBA-në, duke e përmendur mbajtjen e stërvitjes ushtarake “Goditje vendimtare” dhe vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, i cili siç thotë ka pasur mundësi të shfaqë mbështetje për vendin.

 

Shefi i ushtrisë së Tajvanit vdes në një aksident me helikopter

Shefi i ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në një zonë malore, gjatë një ulje emergjente, tha ministria e Mbrojtjes .

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali i forcave ajrore, Shen Yi-ming, u vra më 2 janar, pasi helikopteri Black Hawk që transportonte 13 persona u rrëzua afër kryeqytetit, Taipei, tha një zëdhënës i ministrisë .

Pesë pasagjerë të tjerë i kanë shpëtuar aksidentit, shkaku i të cili ende mbetet i paqartë. Shen, 62 vjeç dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë ishin në një mision rutinë për të vizituar ushtarët në verilindje të ishullit.Incidenti ndodhi një javë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare .

Kina thotë se Tajvani është territor i  saj dhe është e gatshme – nëse është e nevojshme – të përdorë edhe forcën për të vënë kontrollin. Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje diplomatike zyrtare me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i fortë ndërkombëtar dhe furnizuesi kryesor i armëve, i shitën ishullit 60 helikopterë Black Hawk më 2010. Kina rregullisht e quan ishullin çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara. Tajvani thotë se është një vend i pavarur.

 

Irani thotë se "nuk frikësohet nga lufta" pas kërcënimit të Trumpit

Liderët ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar Uashingtonin kundër kërcënimeve për ndonjë veprim ushtarak, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Teherani do të mbahet përgjegjës për protestat kundër Shteteve të Bashkuara në Irak.

“Ne nuk do ta dërgojmë vendin në luftë, mirëpo nuk jemi të frikësuar nga ndonjë luftë dhe i themi Amerikës që të flasë në mënëyrë korrekte me kombin iranian”, ka thënë gjenerali, Hossein Salami, i cili udhëheq Gardën Revolucionare Islamike.

“Ne kemi fuqi t’i shkatërrojmë ata disa herë dhe nuk jemi të shqetësuar”, ka thënë ai në një fjalim në qytetin jugperëndimor, Ahwaz.

Ndërkohë, gjenerali ushtarak, Abdolrahim Musavi, ka thënë se forcat e armatosura iraniane janë të gatshme të përballen me “armikun”.

“Nëse dikush bën edhe gabimin më të vogël, ne do të reagojmë me vendosshmëri”, ka thënë Musavi, sipas transmetuesit shtetëror, IRIB.

Më 31 dhjetor, dhjetëra persona të zemëruar nga sulmet ajrore të SHBA-së, që kanë shënjestruar milicinë iraniane, kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad.

Përleshjet kanë vazhduar edhe më 1 janar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë, derisa forcat amerikane kanë mbrojtur ambasadën duke hedhur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit.

 

Zjarret në Australi, deklarohet situatë emergjente për një javë

Kreu i New South Wales të Australisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për një javë, në përgjigje të kërcënimit të përshkallëzuar ndaj zjarreve që kanë kapluar këtë vend.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta janë parashikuar për fundjavën, duke çuar në rrezik ekstrem të përhapjes së zjarrit . Gjithashtu po përgatitet evakuimi i disa prej 4,000 personat e bllokuar nga zjarret në shtetin fqinj Victoria . Që nga shtatori, zjarret kanë lënë të vdekur 18 persona dhe kanë shkatërruar më shumë se 1200 shtëpi nëpër NSW dhe Victoria. Të paktën 17 persona mbeten të zhdukur pas zjarreve vetëm këtë javë. Mijëra njerëz tashmë janë duke ikur nga një zonë e pushimeve turistike në New South Wales, gjë që po konsiderohet si zhvendosja më e madhe nga rajoni ndonjëherë.

Nesër, mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 13: Budvë 16 gradë, Tivar e Herceg Novi 13, Ulqin 11, Podgoricë e Cetinë 10, Nikshiq 8, Shavnik 6, Beranë 5, Plavë e Rozhajë 3, Plevle, Andrijevicë, Kollashin e Zhablak 2, Bjello Pole 1 dhe në Guci -1 gradë.

Për nesër parashihet mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -11 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 gradë celsius. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се