Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 09. 2013. 17:01   >>  17:16

LAJMET 26.09.2013

26.09.2013

Gjukanoviq: Ne Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Mali i Zi dhe Shqipëria përmes bashkëpunimit  promovojnë stabilitetin dhe prosperitetin në rajon me interes të dyanshëm të qytetarëve të vetë . Këtë  potencial  të  madh për bashkëpunim së shpejti do ta shëndrrojme në projekte konkrete , ka theksuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas bisedimeve me  kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq në margjinat e seancës të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Gjukanoviq në Nju Jork është takuar edhe me presidentin e SHBA Barak Obama. 

 

Rama, ka theksuar se me kryeministrin e malit të Zi ka biseduar për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit në rajon. Kryeministri i Shqipërisë ka vlerësuar se me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rajoni dukshëm ka ndryshuar  dhe se në të zyrtarisht nuk ka konflikte. Ai po ashtu ka thënë se përmes bashkëpunimit rajonal promovohen paqja dhe siguria si dhe prosperiteti ekonomik e social i qytetarëve. Duke komentuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë se asnjë herë bashkëpunimi nuk ka qenë në nivel më të mirë. Ndërkaq kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi konsideron se është me rëndësi që pakica malazeze të jetë e integruar në shoqërinë dhe institucionet kosovare si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror. Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në pritjen e organizuar më parë është takuar edhe me presidentin e SHBA Barak Obama.

 

Pejoviq: Shumë organe shtetërore kanë ngecur

Shumë organe të shtetit kanë ngecur lidhur me  deponimin e mbeturinave në Vasove Vode dhe të gjithë duhet ta rishqyrtojnë përgjegjësinë e vetë për shkak të situatës së keqe në këtë mjedis, ka vlerësuar  sekretarja shtetërore në ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të turizmit Daliborka Pejoviq.

Ajo në konferencën me rastin e miratimit të dokumentit qeveritar , informatë për situatën në mjediset shtatore në vitin 2012 , ka theksuar  për situatën në lokalin e sipër përmendur ka munguar dialogu. Komuna e Beranës është fajtore  për shkak se nuk i ka animuar sa duhet organet shtetërore  duke i pasur të gjitha parakushtet për zgjidhjen e problemit ka theksuar Pejoviq.

 

Biznes zonat mundësojnë afarizëm me kushte të favorshme

Biznes zonat si formë e veçantë e organizimit të aktiviteteve afariste ofrojnë mundësi për një afarizëm me kushte të favorshme që duhet të kontribuojë  në rritjen e eksportit , punësimit si dhe balancin ndërmjet sektorit të prodhimtarisë, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Odës ekonomike . Në Oden ekonomike të Malit të Zi kanë theksuar se qeveria ka miratuar programin e nxitjes së zhvillimit të biznesit qëllimi i të cilit është nxitja e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla prodhuese në trollin infrastrukturor , pastaj rritjen e punësimit në Komunat më pakë të zhvilluara si dhe aktivizimin e kapitalit të investuesve vendor dhe të jashtëm. Në mbledhjen e Këshillit të shoqatës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të ndërmarrësve e cila u mbajt në panairin e Adriatikut në Budvë , në kuadër të bezes  panairit të 15, është prezantuar in informata për biznes zonat e planifikuara dhe kushtet e afarizmit të biznesit të vogël dhe të mesëm në nivelin e kryeqytetit- Podgorica.

 

PSP: Për referendum mungojnë kushtet ligjore

PSP e Malit të Zi i mbetet konsekuente qëndrimit  se Komuna e plot e Tuzit duhet të formohet si dhe të gjitha komunat tjera në Mal të Zi , për aq më parë se për organizimin e referendumit konsultativ nuk ekzistojnë kushtet e domosdoshme , para së gjithash ato ligjore me të cilat parashihet formë e tillë e deklarimit të qytetarëve , thuhet në kumtesën për opinion të kësaj partie.

Të gjithat aktivitetet e deritashme me qellim të përgatitjes dhe mbajtjes së referendumit PSP i konsideron si jo serioze. Ngjashëm ndodh edhe me përpjekjen më të re për formimin edhe të një komisioni për hartimin e elaboratit  për arsyetueshmerinë ekonomike për  formimin e Komunës së plot të Tuzit, thekson këshilltari i PSP në KU të Tuzit Zhelko Miliq , i cili ka përkujtuar se përfaqësuesit e kësaj partie nuk kanë  pranuar të marrin pjesë as në punën e Komisionit të mëparshëm. Miliq ka kumtuar se nuk do të marr pjesë në punën e Komisionit të sapo formuar për hartimin e elaboratit , edhe pse në opinion siç thekson ai në përbërjen e Komisionit të përmendur figuron edhe emri i tij.

 

Me 8 tetor skadon afati për organet kompetente

Ish punëtorët dhe punëtorët aktual të Kombinatit të Aluminit në Podgoricë  u kanë dhënë kompetentëve në Qeveri afat deri me 8 tetor që të deklarohen për kërkesën e tyre lidhur me pagesën e kompensimeve. Përfaqësuesi i punëtorëve të cilët kanë arritur të drejtën për pension Radovan Toshkoviq ka deklaruar për agjencinë Mina Biznis se punëtorët kanë vendosur në tubimin e sotëm që me 8 tetor të tubohen para dyerve të fabrikës në ora 7. Rreth 240 punëtorë të KAP-it , të cilët kanë arritur të drejtën e pensionimit të parakohshëm kërkojnë nga administrata dhe nga shteti pagesën e kompensimeve  si dhe pagesën nga Fondi banesor.

 

Njohjet e reja dhe diplomacia drejtpërdrejt

Vizita e udhëheqësve të Kosovës në Kombet e Bashkuara në New York, ku në Kuvendin botëror po marrin pjesë përfaqësues të afro dyqind vendeve anëtare të organizatës botërore, është një shans tjetër i afirmimit të mëtejmë të shtetësisë së Kosovës me synimin përfundimtar, anëtarësimin në Asamblenë e Përgjithshme dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Njohjet e djeshme nga Grenada dhe Libia janë një provë tjetër se diplomacia bilaterale dhe kontaktet e drejtpërdrejta në nivelin më të lartë po japin rezultate. Shanset e Kosovës për anëtarësim të mundshëm në organizatën botërore këtë vit janë më të mëdha se gjithherë më parë, sepse tanimë njohjet kanë kaluar mbi gjysmën e numrit magjik që rritë disponimin politikë në rreshtimet gjeografike të vendeve në Asamblenë e Përgjithshme karshi subjektivitetit të Kosovës.

 

Delegacioni i Kosovës në New Jork merr premtime për njohje të reja

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në New Jork ku po mbahet sesioni i 68-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua sot me homologët e tij nga Botsuana dhe Sudani Jugor, ku ka kërkuar njohjen e Kosovës nga këto dy shtete.

Siç bënë të ditur zyra për informim e Ministrisë së Jashtme, në të dyja takimet, ministrit Hoxhaj i është premtuar përgjigje pozitive.  Homologu nga Botsuana, Phandu Skelemani ka konfirmuar se njohja e Kosovës është çështje procedurash, kurse edhe ministri i i Jashtëm i Sudanit Jugor, Barnaba Benjamin, ka thënë se njohja e Kosovës është çështje kohe, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

           

KQZ miratoi draftin për bashkëpunim me OSBE-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot draft memorandumin e mirëkuptimit me OSBE-në, për bashkëpunim gjatë zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të vendit. Bazuar në Marrëveshjen e Brukselit e cila parasheh që zgjedhjet komunale të organizohen edhe në veri me lehtësimin e OSBE-së, KQZ shqyrtoi sot letërkëmbimin në mes OSBE dhe KQZ, me përmbajtjen e detyrimeve në këtë proces. Përveç paragrafit ku flet se OSBE do ta lehtësojë transferimin e të dhënave relevante për komunat veriore, i cili është kërkuar të riformulohet, pasi është kompetencë e regjistrit civil, pikat tjera kaluan dhe u miratuan. Valdete Daka kryetare e KQZ-së, tha se ky draft duhet të kalojë pasi përgjegjësitë e OSBE- janë dhënë me marrëveshjen e Brukselit.

 

Rasmussen: Misioni i KFOR-it në Kosovë është histori suksesi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, duke folur për Zërin e Amerikës tha se misionin i KFOR-it në Kosovë është një histori suksesi dhe se forcat e NATO-s do të ndihmojnë për zbatimin e marrëveshjes politike midis Kosovës dhe Serbisë.“Operacioni ynë në Kosovë është një histori suksesi.

Ne filluam aty para shumë vitesh me 15 mijë trupa, tani kemi vetëm 5 mijë. Kjo përfaqëson përmirësimin e rëndësishëm të situatës së sigurisë”, tha ai.“NATO dhe KFOR-i sot, konsiderohen si të paanshëm nga të gjitha palët. Ne do ta vazhdojmë praninë tonë për sa kohë që ajo të jetë e nevojshme”, shtoi Rasmussen. Ai shtoi se NATO-ja do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Athina akuzon Shkupin për mungesë konstruktiviteti

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka akuzuar Shkupin zyrtar se po shkel Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995 dhe se po vepron në mënyrë jokonstruktive në zgjidhjen e kontestit të emrit.  Në deklaratën me shkrim të MPJ-së greke, pak orë para takimit në mes dy homologëve, Poposki dhe Venizelos, thuhet se Maqedonia po sillet në kundërshtim me parimet e OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke mos respektuar marrëdhëniet fqinjësore, sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjëve. MPJ sqaron në deklaratë edhe origjinën e problemit të emrit.  “Shikuar historikisht, termi ‘Maqedoni’ është fjalë greke, e cila ka të bëjë me Mbretërinë dhe kulturën e maqedonasve antikë, të cilët i takojnë kombit helen, dhe që, pa dyshim, janë pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore. Gjeografikisht, termi ‘Maqedoni’ ka të bëjë me rajonin më të gjerë i cili shtrihet në territorin e tanishëm të shumë vendeve ballkanike,e që pjesa më e madhe ndodhet në Greqi, ndërsa pjesë më të vogla në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, në Bullgari dhe në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.     

 

Shpërthime në Irak, 21 të vrarë

Të paktën 21 persona janë vrarë si pasojë e disa shpërthimeve që kanë pasur në shënjestër tregjet në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Bombat që kanë shpërthyer në rajonin Sabaa al-Bour, në veri të Bagdadit, kanë vrarë të paktën 14 persona/ Më shumë se 40 njerëz të tjerë janë plagosur. Shpërthimi tjetër në qarkun Dora, në jug të Bagdadit, ka vrarë shtatë persona të tjerë. Muajve të fundit, dhuna sektare është shtuar ndjeshëm në Irak, duke arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2008. Më shumë se 5 mijë persona janë vrarë gjatë këtij viti, ndërkohë që 800 prej viktimave janë regjistruar vetëm gjatë muajit gusht.

 

Në një sulm në Kashmirin indian, 6 të vrarë

Policia në zonën indiane të Kashmirit ka thënë se së paku gjashtë persona janë vrarë dhe të tjerë kanë pësuar lëndime serioze në një sulm, që dyshohet se është kryer nga kryengritësit separatistë në një stacion policor. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytezën e Hiranagarit në rajonin Jamu. Policia thotë se sulmuesit kishin të veshur uniforma të ushtrisë indiane.India dhe Pakistani kanë pretendime territoriale në tërë Kashmirin. India e ka akuzuar Pakistanin se i përkrahë militantët islamikë, që e luftojnë regjimin indian në Kashmir për më shumë se dy dekada.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në mal të Zi mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri vende vende edhe fortë nga drejtimet e jugut dhe jug perëndimit.

Temperaturat në orën 14. Podgoricë e Ulqin 26, tivarë e Budvë 25, Petrovac, Tivat, b. Pole e Andrievicë 24, Beranë e Rozhaj 23, . H. Novi 22, Plavë 21, Cetinë e Shavnik 19 dhe në Kollashin e Zhablak 18 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell , kohë pas kohe me vranësira mesatare . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sjellët prej 5 deri në 17 , kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се