Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 01. 2020. 19:01   >>  19:08

Ditari 07.01.2020

07.01.2020

Besimtarët Ortodoks sot festojnë Kërshëndellat 

Besimtarët ortodoks sot festojnë Krishtlindjet, festën më të gëzuar të krishterë. Sipas besimeve dhe zakoneve  të hershme Kërshëndellat konsiderohen festë familjare. Këtë ditë nuk shkohet mysafir, dhe lindja e Krishtit festohet në shtëpi të vet. Të krishterët tradicionalisht besojnë se këtë ditë, të gjithë ata që gjatë vitit kanë qenë në konflikte duhet të pajtohen dhe të falin njëri tjetrit. Kërshëndellave u paraprinë agjërimi 40 ditor, kurse në ditën e festës sofra është e shtruar përplot me ushqime . Në këtë festë ortodoksët urimet i këmbejnë me përshëndetjen “Krishti u lind, me të vërtet u lind”. Besimtarëve ortodoks Kërshëndellat dje u uruan presidenti Millo Gjukanoviq, kryeministri Dushko Markoviq dhe kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq, si dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Amfillohije i ftoi besimtarët në paqë

Besimtarët e Kishës Ortodokse malazeze dhe të Kishës Ortodokse Serbe  në liturgji të ndara kanë kremtuar festën më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjen. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Amfillohije e ka mbajt liturgjinë në Tempullin e Rilindjes së Krishtit në Podgoricë, kurse liturgjitë tjera me rastin e Krishtlindjeve janë mbajtur sot në mëngjes edhe në qytete të tjera të Malit të Zi. Amfillohije i ka ftuar besimtarët në paqe dhe në përhapjen e dashurisë vëllazërore.

Prej nesër hyn në fuqi Ligji për lirinë lirinë e besimit

Ligji për lirinë e besimit dhe bindjeve fetare dhe të pozitës juridike të bashkësive fetare në Mal të Zi, i cili para dhe pas miratimit në Kuvendin e Malit të Zi, ka shkaktuar pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe dhe partive opozitare, prej nesër hyn në fuqi, njoftojnë mediat në vend. Pra, prej nesër nuk vlen më Ligji i deritashëm për pozitën juridike të Bashkësive fetare nga viti 1977. Ligji i ri garanton lirinë e plotë të besimit për të gjithë besimtarët dhe pozitë të barabartë për të gjitha Bashkësitë fetare në Mal të Zi, si dhe Lirinë e plotë të bindjeve për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk janë besimtarë. Sipas këtij ligji është rregulluar që të gjitha objektet fetare, të cilat paraqesin trashëgimi kulturore, e të cilat ishin pasuri shtetërore e Malit të Zi para humbjes së shtetësisë me 1918, e të cilat më vonë në mënyrë gjegjëse juridike nuk kanë kaluar në pronë të ndonjë bashkësie fetare, do të njihen si pasuri shtetërore. Mirëpo, nëse ndonjëra nga Bashkësitë fetare disponon me fakte se në bazë të dikurshme apo të sotme të rregulloreve të vlefshme është bërë pronare e ndonjë pasurie, shteti do ta pranojë dhe do ta respektojë atë.

 

Mali i Zi i “ngopur” me ndasi dhe zgjidhje të këqija

Mali i Zi ka mjaft përçarje, akuza dhe zgjidhje të këqija, nga të cilat pasoja kanë vetëm qytetarët dhe standardi i tyre, ka thënë kryetarja e Socialistëve, Snezhana Jonica, duke shtuar se kjo parti nëse do të marrë pjesë në zgjedhje parlamentare, do të ofrojë mundësi të ndryshme politike. Ajo ka thënë se Mali i Zi nga ndonjë parti politike më në fund duhet të fitojë fushatë në të cilën flitet për gjëra konkrete, e jo vetëm për akuza të ndërsjella. Duke folur për formimin e Socialistëve të Malit të Zi dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të ardhshme, Jonica ka theksuar se është e çuditshme ajo që menjëherë pas formimit të partisë fillojnë akuzat nga parti të ndryshme. Akuzat, siç ka thënë ajo, kanë të bëjnë se Socialistët janë formuar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe të pengojnë bojkotimin, për të cilin deri tani as kush nuk ka thënë se në të vërtetë do të realizohet.

 

Vit mjaft sfidues për Gjykatat malazeze

Viti 2019 për Gjykata ka qenë jashtëzakonisht sfiduese dhe Gjykatat me përpjekje të mëdha i kanë dalë në krye, deklaroi në intervistë për Dnevne Novine, kryetarja e Gjyqit Suprem Vesna Medenica.  Ajo paralajmëroi se vitin 2020 do ta shënojnë transparenca e gjykatave, ulja e numrit të lëndëve që presin prej më herët tek Gjykata e shkallës së parë, harmonizimi i praktikës së Gjyqit suprem të Malit të Zi me atë evropiane për të drejtat e njeriut, plotësimi i obligimeve në kuadër të kapitullit bashkëbisedues 23 dhe 24, transparenca më e madhe në dialogun me përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe zgjidhja e lendeve të cilat kanë qenë në fokus të opinionit. Ajo duke analizuar rezultatet e të gjitha gjyqeve në vitin që lamë pas tha se përshtypja e saj personale është që rezultatet janë solide kur kihet parasysh se gjyqet me sukses janë ballafaquar me lëndët e vjetra.

Gjikanoviqës ju ndërpre paraburgimi

Gjykatësi hetues i Gjyqit themelorë të Podgoricës, Milladin Pejoviq, i ka ndërprerë paraburgimin gazetares Angjella Gjikanoviq.  Pejoviq ka thënë se për caktimin e paraburgimit, sipas akuzës së dhënë, duhet të ekzistojnë rrethana të veçanta të cilat tregojnë se e akuzuara do të përsëris veprën penale, shkruan portali “Vijesti”. “Rrethanat e cekura në propozimin për caktimin e paraburgimit, nuk sjellin përfundim të bazuara në objektivitet, se e akuzuara në rast të mbrojtjes nga liria, do të përsëris veprën penale, sepse për ekzistencën e bazës së tillë sepse e dyshuara deri më tani nuk është dënuar për ndonjë vepër penale”, ka thënë Pejoviq. Nga ana tjetër, prokurorja Ana Kaleziq ka kërkuar masë paraburgimi për, siç ka theksuar, faktin se Gjikanoviq është gazetare, dhe së është faktike se dezinformimet në portalin FOS Media, kanë shkaktuar panik në mesin e qytetarëve. Gjikanoviq është arrestuar të dielën për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të nxitjes së panikut dhe çrregullim rendi publik. Ajo pas arrestimit ka dhënë dorëheqje në këtë medie, kurse para prokurores Kaleziq e ka mohuar veprën penale për të cilën akuzohet dhe ka thënë se qëllimi i tekstit nuk ishte shkaktimi i panikut, por informim objektiv i opinionit.

Viti 2020 do të jetë vit i trendëve pozitive

Ky vit ka filluar me trende pozitive nga viti i kaluar dhe problemet të cilat lypin zgjidhje, vlerësoi për Portalin e Radiotelevizionit të Malit të ZI profesor Bozho Mihajlloviq. Ai tha se pret nga vitit 2020 të jetë vit i rritjes afatgjate stabile të ekonomisë. Përfundimi i aksit të parë të autostradës Tivar – Bolare për njerëz të politikës, është ajo që do të shënojë vitin që e kemi filluar. Bozhoviq pret se në vitin 2020 shkallë të lartë të rritjes ekonomike dhe çdo rritje tjetër. Nga shënimet kryesore do të veçoja rritje stabile, aktivitetin e lartë investues, rritjen e të ardhurave nga turizmi dhe ndërmarrjet e mesme dhe të larta në të gjitha sektoret, inflacioni i ulët, stabilitetit të financave publike e tjerë.

 

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Asnjëri prej anëtarëve të Kryesisë së VV-së nuk ka folur para mediave për atë që është diskutuar në mbledhjen e nisur para rreth dy ore, shkruan lajmi.net.  E kryetari i VV-së, Albin Kurti u ka thënë gazetarëve se kontaktet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa janë të vazhdueshme dhe ata do të takohen sa më shpejtë që të jetë e mundur. “Kemi filluar një mbledhje të kryesisë, tash kemi angazhime tjera, dhe do t’i vazhdojmë  nesër. Komunikimet janë të vazhdueshme do të takohemi sa më shpejtë që të mundemi”, ka bërë të ditur Kurti. Ndërkaq, nuk dihet nëse dy liderët e partive do të takohen sot, pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka dhënë Kurtit 48 orë kohë për propozimin e emrit për kryeministër.

 

Serbia nuk ndalet, paralajmërohen tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se do të vazhdojë të luftojë për siç tha ai, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë, ku përfshihet edhe Kosova. Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka vazhduar avazin e tij për tërheqjet, e Daçiq ka thënë për “Tanjug”, transmeton lajmi.net, se shteti i tij do të vazhdojë të punojë e luftojë për tërheqjet e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme. “Unë pres që më shumë shtete të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Daçiq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të punojë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai po ashtu ka deklaruar se Serbia do të punojë shumë që të krijoj marrëdhënie edhe më të mira jo vetëm me Rusinë e Kinën por edhe me SHBA-të, Gjermaninë, Francën e Britaninë e Madhe. Njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, Daçiq theksoi se është e rëndësishme, që siç tha ai, që të gjithë në rajon të besojnë se jemi më të fortë dhe se mund të arrijmë shumë më tepër nëse kërkojmë interesa të përbashkëta.

 

Dhjetëra të vrarë gjatë varrimit të komandantit iranian

Së paku 35 njerëz humbën jetën në turmë gjatë varrimit të komandantit ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, në qytetin Kerman. Deri tek incidenti erdhi pasi njerëzit nisën të shkelin njëri-tjetrin. Afro 50 persona të tjerë u plagosën, raporton BBC. Miliona njerëz vlerësohet të kenë dalë në rrugët e Kermanit - vendlindjes së Soleimanit. Ata brorhorisin "vdekje Amerikës" dhe "vdekje presidentit amerikan, Donald Trump". Soleimani u vra në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara më 3 janar. Vrasja e tij i ka çuar në kulm tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër. Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit. Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen. Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si "terrorist".

 

Gjermania tërheq një pjesë të forcave nga Iraku

Ushtarët gjermanë janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë. Gjermania tha se forcat e saj do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt. Vendimi u mor për shkak të tensioneve midis SHBA dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani. Përveç ushtarëve pranë Bagdadit, Gjermania ka trupa në rajonin e Kurdistanit në Irak, ku ata trajnojnë forcat lokale të sigurisë. Qeveria gjermane tha se forcat mund të zhvendosen përsëri në Irak, nëse misioni i tyre i trajnimit rifillon. Parlamenti irakian ka thënë se dëshiron tërheqjen nga Iraku të koalicionit ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që lufton militantët e grupit ekstremist të ashtuquajtur Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak. Ministri i Jashtëm gjermane, Heiko Maas, i tha transmetuesit publik ZDF se ai ishte i shqetësuar për mundësinë e ringjalljes së mundshme të Shtetit Islamik, nëse trupat e huaja largohen shpejt nga Iraku. Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani. Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.

 

Putin viziton Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po qëndron për vizitë në Siri ku takoi presidentin, Bashar al-Asad dhe zhvilloi konsultime me zyrtarët ushtarakë rusë në Damask. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në Moskë, se Putin udhëtoi me një automjet në rrugët e kryeqytetit sirian, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut në selinë e grupit të Forcave të Armatosura Ruse.  Vizita e Putinit nuk ishte e paralajmëruar më herët.  Rusia është aleati kryesor i presidentit sirian Bashar al –Asad, forcat ushtarake të të cilit po luftojnë me rebelët që kundërshtojnë regjimin e tij. Idlib në veri-perëndim të Sirisë është rajoni i fundit i madh i mbajtur nga rebelët që kundërshtojnë presidentin Bashar al-Asad. Qeveria Siriane e mbështetur nga Rusia e ka bombarduar Idlibin që nga fundi i nëntorit. Më shumë se 235.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në provincën Idlib të Sirisë.  Eksodi ndodhi midis 12 dhe 25 dhjetorit.

 

Zjarret shkatërrojnë mijëra shtëpi në Australi

Gati 2,000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në Australi, që kanë përfshirë këtë vend tash e sa muaj. Zyrtarët në shtetin Nju Sauth Uells thanë se 1,588 shtëpi janë djegur dhe 653 të tjera janë shkatërruar. Rreth 200 janë shkatërruar në Viktorian fqinje dhe mbi 100 në shtete të tjera. Së paku 25 njerëz kanë vdekur dhe miliona kafshë kanë ngordhur prejse kanë nisur zjarret në muajin shtator. Sezoni i zjarreve në Australi është i paparë më herët dhe thuhet të jetë nxitur nga temperaturat rekorde dhe thatësira të mëdha. Të hënën, shiu që ka rënë, ka ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve dhe uljen e temperaturave, por meteorologët kanë paralajmëruar për valë të të nxehtit sërish nga e premtja. Këshilli i Sigurimeve të Australisë ka vlerësuar se kostoja e dëmeve nga zjarret ka arritur në 700 milionë dollarë australianë, por ka thënë se pret që ajo të rritet ndjeshëm. Cilësia e ajrit në kryeqytetin Kanbera është renditur së voni në fund të listës së vendeve me ajër të ndotur në botë.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell. Fryn erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperaturat në orën 13 u shënuan: H. Novi e Budvë 12 gradë, Tivar 11, Ulqin 10, Podgoricë 9, Cetinë 8, Nikshiq 7, Zhablak, Rozhajë e Guci 1, Plluzhinë 0, Beranë e Andrijevicë -1, Kollashin -2, Shavnik -3, B. Pole -4 dhe në Plevle -6 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë kryesisht  mesatare nga drejtimet e veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -15 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 14 g.c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се