Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 01. 2020. 17:23   >>  17:26

Ditari 08.01.2019

08.01.2019

Trpkoski - Mardhënjet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera

Mardhënjet e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera dhe ndër më të mirat në rajon, për ç,gjë më së miri dëshmojnë kontratat  dhe aktivitetet e shumta bilaterale,ka vlerësua ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Podgoricë Mihajllo Trpkoski. Ai pos tjerash ka potencua mbledhjen e përbashkët të dy shteteve me vizitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Mal të Zi dhe takimet e tjera në nivelin më të lartë shtetëror. Me këtë rast ambasadori Trpkoski  potencoi se shtetet të cilat i plotësojnë kushte në rrugën drejtë BE duhet së shpejti të vazhdojnë me negociata,  duke shtuar se shteti i ti nuk heqë dorë nga përcaktimi që sa më parë të bëhet anëtar i familjes Evropiane. Ai, në intervistën për agjencinë Mina, ka thënë ese  mos hapja e negociatave për Maqedoninë Veriore dhe për të gjithë në rajon  dhe më gjerë është befasi e madhe dhe e pakëndshme. Si dëshmi e kësaj , ka shtuar ai ishte ratifikimi mjaft i shpejtë i protokolit të Natos në të gjitha vendet anëtare, përveç në Spanjë, ku ,siç ka thënë ai realisht nuk kanë mundur ta ratifikojnë mirëpo një gjë të tillë e presin në fillim të vitit 2020.  

M.Bregu - Bashkangjitja në UE është proces e jo datë

Bashkangjitja në UE është proces e jo datë, kurëse ndryshimet janë të nevojshme , jo vetëm me qëllim të plotësimit të kërkesave të Unionit, por edhe për shkak të atyre të cilët jetojnë në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe të atyre të cilët janë duke u larguar, ka vlerësua sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunimin rajonal Majlinda Bregu. Ajo,në intervistën për  ,,Vijestin,, ka thënë se nuk duhet fokusuar në caktim të datës sepse bashkangjitja në  BE është më shumë se vetë kjo.

Do të formohet rrjeti nacional i cili vepron në lëmin e mbrojtjes nga diskriminimi

Rrjeti nacional i cili vepron në lëmin e mbrojtjes nga diskriminimi ,të cilin do ta përbëjnë  përfaqësuesit e institucionit të Obdusmanit, sektorit civil dhe administartës publike, do të duhej të formohën brenda këtij viti , me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe njohurisë së qytetarëve për këtë dukuri dhe mbrojtja më efikase e të drejtave të tyre. Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut të Malit të Zi, Sinisha Bjekoviq, ka sqaruar se rrjeti përveç përfaqësuesëvet të mbrojtësit do ta përbëjnë edhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe organeve të Administratës shtetërore, fokusi i të cilit është veprimi në parandalimin, promovimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

 

Ministria e mbrojtjes është duke menduar për shtyrjen e dërgimit të ushtarëve malazez në misionin e Natos në Irak

Ministria e mbrojtjes është duke menduar për shtyrjen e dërgimit të ushtarëve malazez në misionin e Natos në Irak për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, të nxitura me vrasjen e gjeneralit Iranjan Kasem Sullejmani,është kumtuar nga resori i kësaj ministrie. Kuvendi pak më heret ka miratua vendimin e këshillit për siguri dhe mbrojte për dërgimin e dy pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në këtë mision. Me të njëjtin vendim është parapa që ushtarët malazez të jenë të stacionuar në pozicionet logjistike në aeroportin e Bagdadit. Nga Ministria e Mbrojtjes për gazetën ,, Pobjeda,, kanë deklarua se egziston mundësia e shtyrjes të dërgimit të ushtarëve malazez në këtë mision edhe pse siç kanë theksuar kjo nuk ishte paraparë para gjysmës së këti viti.

Ndëtimi i banesave për pjesëtarët e ushtrisë dhe ministrisë së mbrojtjes

Me qëllim të zgjidhjes të nevojave banesore të pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi dhe të punësuerëve në Ministrinë e Mbrojtjes, përveç se në Danillovgrad është planifikua ndërtimi i banesave për nevoja të tyre edhe në Podgoricë, Nikshiq, Plevle e Tivar, ka deklarua drejtoresha e drejtorisë për resurset materiale në ministrinë e Mbrojtjes, Allma Lulanaj Joviqeviq. Nga kjo ministri më heret kanë paralajmërua se këto ndërtesa për pjestarët e ushtrisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Danillovgrad do të ndërtohen 68 banesa, të cilat duhet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti.

 

Nga shpërthimi i zjarrit në Tolloshi ka humb jetën qytetari 54 vjeçar me inicialet D.B

Në zjarrin që ka shpërthye mbrëmë rreth orës një pas mjesnate në lagjen Tolloshi e ka humbur jetën personi me i niciale D.B 54 vjeçar , njoftohet nga qendra operativo komunikuese e  policisë. ,, Në katin e shtëpisë familjare të pronarit me iniciale L.M , e cila gjendet në rrugën Millutin Vuçiniq në lagjen Tolloshi ka ardhur deri tek zjarri  nga i cili humbi jetën qytetari D.B kanë  njoftuar nga policija të cilët poashtu janë prononcuar se hetuesia për këtë ngjarje ende vazhdon.

 

Nikolla Janoviq i ka uruar reprezentacionit hendbollistik të Malit të Zi pjesmarrje të sukseshme në kampionatin Evropian

Ministri i sportit dhe të rinjvet Nikolla Janoviq i ka uruar reprezentacionit hendbollistik të Malit të Zi pjesmarrje të sukseshme në kampionatin Evropian i cili prej nesër e deri me 26 të këtij muaji, për herë të parë mbahet në 3 shtete Austri, Norvegji dhe Suedi. Me këtë rast ministri Janoviq u dëshiroj hendbollistëve prezantim të sukseshën në këtë kampionat i bindur se në ndeshjet që do të zhvillojnë, si edhe çdo herë do ti stolisin lufta e fortë dhe kacafytja me kundërshtarët, vetitë për të cilat edhe janë të njohur, theksoi pos tjerash Janoviq.

KURTIT I SKADON AFATI I PRESIDENTIT THAÇI SONTE NË ORËN 24:00

Në historinë e Kosovës, për herë të parë fituesi i zgjedhjeve po heziton të mandatohet për kryeministër, duke u munduar të fitojë kohë, derisa në po atë ditë para takimit me presidentin prezanton madje edhe gjysmën e qeverisë së tij. Megjithatë, si duket sot është dita e fundit kur pritet që edhe presidenti Thaçi të ndërmarrë veprime. Si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve, presidenti i vendit e ka obligim kushtetues të kujdeset për funksionimin e institucioneve. Por, ndonëse nga Zyra e Presidentit nuk kanë pranuar të deklarohen sot rreth kësaj çështjeje, nga burime brenda këtij institucioni mësohet se afati 48 orësh i presidentit Thaçi, të cilin e dha pas takimit me Kurtin, zyrtarisht skadon sonte në orë 24:00. Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidentit i duhet propozimi me zarf i emrit të të nominuarit për kryeministër, por sipas njohësve të Kushtetutës, kjo nuk është fare e nevojshme dhe si procedurë nuk është obligative, pasi që Kurti edhe ditën e takimit me Thaçin ka folur si kryeministër në ardhje. Po ashtu, ai është edhe fitues i zgjedhjeve si kandidat për kryeministër, prandaj çdo përpjekje për shmangie nga marrja e përgjegjësisë si mandatar në përpjekje për të fituar kohë, mund të ndalohet nga ana e presidentit Thaçi me një vendim zyrtar. Madje, sipas njohësve të Kushtetutës, bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të presidentit, ai mund të shqyrtoj edhe opsione të tjera, përderisa Kurti si fitues i zgjedhjeve nuk po e shfrytëzon të drejtën e tij për ta marrë mandatin dhe formuar qeverinë e re.                                                          

 

MBLIDHET LV-JA, TAKOHEN KURTI – MUSTAFA E PËRFUNDON AFATI I THAÇIT

Edhe pas më shumë se tre orë mbledhje, asgjë nuk është bërë progres në negociatat mes dy partive Vetëvendosjes dhe LDK. Për më tepër, liderët edhe dje janë dakordua për t’u parë përsëri. Para mediave, Mustafa tha se nuk ka qenë i hidhëruar me Kurtin dhe do të takohemi nesër  përsëri, tha shkurtimisht Mustafa. Takimi duhet të mbahet sot në objektin e Kuvendit të Kosovës, kanë konfirmuar nga të dyja partitë. Një orë pas nisjes së takimit Kurti – Mustafa, përfundon edhe afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaçi e ka dhënë për kreun e LV-së, që të propozojë mandatarin.Pas takimit që zgjati vetëm pak minuta, Thaçi kishte shkruar në Facebook se do ta priste 48 orë për propozimin liderin e LV-së, në të kundërtën ka kërcënuar me ndërmarrje të veprimeve kushtetuese dhe ligjore. Dje gjatë ditës, Albin Kurti ka thënë se në mbledhje ishin gjashtë persona, që mund të dëshmojnë se nuk është diskutuar për atë çështje. “Gjatë takimit të shkurtë konsultativ, i cili nuk mund të ketë efekte ligjore, presidenti nuk ka përmendur kurrfarë afatesh dhe nuk e ka përmendur shprehjen ‘48 orë’, e që më vonë është mundur të lexohet në publikimin e tij në Facebook. Gjatë takimit, i cili ka zgjatur më pak se 6 minuta, në dhomë kemi qenë 6 persona”, tha Kurti.  

 

Putin mbërrin në Stamboll për inagurimin e gazjellësit Rrjedha Turke

Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Stamboll një ditë përpara ceremonisë së inagurimit të gazsjellësit Rrjedha Turke, tha shërbimi i lajmeve të Kremlinit. Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike, pritet të qëndrojë së bashku me Putinin në ceremoninë e inaugurimit. Rrjedha Turke është një projekt që është zhvilluar në pesë vitet e kaluara dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarë. Gazsjellësi do të transportojë gaz rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Evropën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë. Projekti është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës. Putin udhëtoi në Turqi nga Siria kur zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad. Në ceremoninë në Stamboll, do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar kabineti i tij. Gjatë vizitës, Vuçiq do të takohet me presidentin turk Erdogan, atë rus Putin dhe kryeministrin bullgar Boyko Borisov. 

Rrëzohet aeroplani ukrainas në Iran, 176 persona humbin jetën

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me 176 njerëz në bord është rrëzuar në Iran. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystayko, tha se 82 qytetarë iranianë ishin në bord, si dhe 63 kanadezë, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë.Këshilli për Siguri i Ukrainës tha se 11 ukrainasë gjithashtu humbën jetën në në këtë aksident, duke përfshirë nëntë anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran, tha agjencia e lajmeve shtetërore Fars. Raportet bëjnë të ditur se aeroplani ishte rrugës për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit. Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ekuipazhet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua aeroplani. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të kuptuar rrethanat e aksidentit dhe numrin e viktimave. "Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit," tha ai në një deklaratë.

 

Mbi 6,000 persona të vdekur nga fruthi në Kongo

Më shumë se 6,000 persona kanë vdekur nga epidemia e fruthit në Republikën Demokratike të Kongos, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj Organizate, kjo epidemi është më e madhja dhe është duke u zgjeruar më së shpejti, pasi rreth 310,000 raste janë raportuar nga fillimi i vitit 2019. Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë prezantuar një program urgjent të vaksinimit nga muaji shtator. Mungesa e infrastrukturës, sulmet në qendra shëndetësore dhe mungesa e kontrolleve të shpeshta është thënë të kenë vështirësuar parandalimin e shpërndarjes së sëmundjes. Fruthi është virus që përcillet me temperatura të larta.Kjo sëmundje mund të rezultojë me paaftësi gjatë gjithë jetës. Ajo me raste mund të jetë edhe vrasëse nëse shkakton pneumoni. Vlerësohet se rreth 110,000 persona vdesin brenda një viti, si pasojë e kësaj sëmundjeje.

 

SHBA-ja u ndalon kompanive ajrore amerikane fluturimet mbi Iran dhe Irak

Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar të gjitha fluturimet e transportuesve amerikanë në Irak, Iran dhe në Gjirin Persik, pas sulmeve me raketa ndaj forcave amerikane në Irak, më 8 janar. Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) lëshoi një njoftim për ndalesën e “operatorëve të aviacionit civil, nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irak, Iran dhe ujërat e Gjirit Persik si dhe të Gjirit të Omanit".FAA do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë. Njoftimi u bë vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa balistike, nga territori i tij, duke synuar të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë personelin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja. FAA tha se ndalimi i fluturimeve në këtë hapësirë ajrore bëhet "për shkak të aktiviteteve të ngritura ushtarake dhe tensioneve të rritura politike në Lindjen e Mesme, të cilat paraqesin një rrezik për operacionet e aviacionit civil të SHBA-së.

 

Irani sulmon bazat ushtarake amerikane në Irak

Dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga më shumë se një duzinë raketash balistike nga Irani, njofton Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së. Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit. Ai u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump. Pentagoni thotë se dy bazat e ushtrisë amerikane që u sulmuan janë në Irbil dhe Al Asad të Irakut. Është e paqartë nëse ka pasur viktima. "Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën si dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham, përmes një deklarate. Garda Revolucionare e Iranit tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e gjeneralit Soleiman.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Ka fry erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperaturat në orën 13 u shënuan : Tivare e Budvë 14 gradë, H.Novi 13, Podgoricë e Ulqin 11, Cetinë e Zhablak 9, Nikshiq 8 ,  Shavnik 6, Rozhajë 3, Pluzhinë , Plavë e Guci 1, Kollashin e Andrievicë – 2, B.Pole - 3 dhe në Plevle – 5 gradë.

Për nesër metereologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë kryesisht e dobët nnga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej – 12 deri në 4 kurse më e larta e ditës prej 3 deri në 15 g c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се