Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 01. 2020. 17:01 >> 17:03

Ditari 09.01.2020

09.01.2020

Prej sot hyn në fuqi Liri i ri për fetë

Ligji për lirinë e besimit dhe bindjeve fetare dhe të pozitës juridike të bashkësive fetare në Mal të Zi, i cili para dhe pas miratimit në  Parlament, ka shkaktuar pakënaqësi të Kishës Ortodokse Serbe dhe partive opozitare, prej dje ka hyrë në fuqi, njoftojnë mediat në vend. Andaj, prej sot nuk vlen më Ligji i deritashëm për pozitën juridike të Bashkësive fetare nga viti 1977.  Ligji i ri garanton lirinë e plotë të besimit për të gjithë besimtarët dhe pozitë të barabartë për të gjitha Bashkësitë fetare në Mal të Zi, si dhe lirinë e plotë të bindjeve për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk janë besimtarë.  Sipas këtij ligji është rregulluar që të gjitha objektet fetare, të cilat paraqesin trashëgimi kulturore, e të cilat ishin pasuri shtetërore e Malit të Zi para humbjes së shtetësisë me 1918, e të cilat më vonë në mënyrë adekuate juridike nuk kanë kaluar në pronë të ndonjë bashkësie fetare, do të njihen si pasuri shtetërore.

Ngjarjet në Mal të Zi kulminacion i ndikimit rus

Analisti politik, Dushan Janjiq ka vlerësuar se ngjarjet e fundit në Mal të Zi, pas miratimit të Ligjit për lirinë e besimeve, janë kulminacion i ndikimit rus si në Serbi ashtu edhe në Mal të Zi. “Mendoj se Mali i Zi nuk është më shënjestër kryesore. Ai është aty që eventualisht të destabilizohet një pjesë e NATO-s, në mënyrë që Moska të mund të negociojë me këtë Aleancë, mirëpo shënjestër kryesore janë Beogradi dhe Serbia. Moska është aty për tu sjellë në mënyrë arrogante, sepse Serbia nuk dinë se ka do të shkojë”, ka thënë Janjiq. Sipas fjalëve të tij, dinamika dhe energjia e cila është aktivizuar në Mal të Zi dhe Serbi, pas miratimit të Ligjit në Kuvendin e Malit të Zi, i ka tejkaluar pritjet dhe ka shprehur pakënaqësi, dhe është veç vetëmobilizuar.  Miratimi i Ligjit, siç thekson ky analist, ishte vetëm shkak që në të dy anët të shprehet një problem shumë më i thellë, i cili, sipas fjalëve të tij, quhet pikëpamja nacionaliste e identitetit.

Miratimi i Ligjit, gabim i madh i Malit të Zi

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajlloviq ka vlerësuar se Qeveria e Malit të Zi ka bërë gabim të madh me miratimin e Ligjit për lirinë e besimeve. Ajo ka shtuar se kjo mund të ketë pasoja jo vetëm për Kishën Ortodokse Serbe, por edhe Bashkësitë e tjera fetare. “Ky është presedan në sjelljen e një shteti në raport me pronën e një bashkësie fetare, e këtu nuk bëhet fjalë për lirinë. Të mos flasim më për statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe pozitën e serbeve. Kam frikë se do të kemi mjaft probleme lidhur me këtë, sepse nuk mund të mbetemi imun ndaj kësaj padrejtësie”, ka thënë Mihajlloviq për një medium serb, duke shtuar se serbet në Mal të Zi janë të vetëdijshëm se shteti i Serbisë është me ta. Mihajlloviq ka thënë poashtu se në Serbi nevojitet më shumë unitet për çështje të rëndësishme siç është Kosova dhe pozita e serbeve, pa marrë parasysh nëse jetojnë në Mal të Zi, Kroaci apo në ndonjë vend tjetër në rajon. Ajo ka vlerësuar se kur është fjala për temat të tilla duhet të harrohet politika e brendshme ditore dhe zgjedhjet, dhe se duhet ti kemi interesat e përbashkëta.

Mali i Zi i sigurt, edhe krahas aktiviteteve subverzive

Këshilli për sigurinë kombëtare, në mbledhjen e djeshme, ka vlerësuar se Mali i Zi është i sigurt edhe krahas aktiviteteve të shumta subverzive, të cilat, siç thuhet, ishin drejtuar në kompromentimin e shtetit, simboleve të tij, bartësve të pushtetit si dhe në thirrjen për llogarinë përfundimtare me rendin kushtetues, shtetin juridik, organet e rendit dhe të sigurisë, me të gjitha mjetet.  Në këtë mënyrë, siç thuhet në kumtesën e qeverisë, Mali i Zi edhe kësaj radhe e ka dëshmuar se është vend i sigurt për qytetarët e tij, respektivisht, destinacion i sigurt dhe i dëshiruar për numrin gjithnjë e më të madh të turistëve. Këshilli është informuar lidhur me raportin  e policisë dhe organeve tjera shtetërore  për aktivitetet që janë ndërmarr për të siguruar qetësinë dhe rendin stabil gjatë festave të viti të ri dhe kërshëndellave si dhe aktivitetet lidhur me protestat me rastin e miratimit të ligjit për lirinë e besimit  dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. Policia e Malit të Zi dhe të gjithë zyrtarët e saj, pas miratimit të Ligjit për lirinë e feve, kanë treguar raport profesional dhe përgjegjës ndaj situatës shumë të ndjeshme, që domosdo përcillet me sfida dhe rreziqe të caktuara, konsiderojnë në Këshillin qytetarë për përcjelljen e punës së policisë.

Ndoshta edhe shtyhet dërgimi i ushtarëve malazez në Irak

Ministria e mbrojtjes është duke menduar për shtyrjen e dërgimit të ushtarëve malazez në misionin e NATO-s në Irak për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, të nxitura me vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Suleimani, është kumtuar nga ky resor ministror.  Kuvendi, pak më herët ka miratua vendimin e këshillit për siguri dhe mbrojte për dërgimin e dy pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në këtë mision.  Me të njëjtin vendim është parapa që ushtarët malazez të jenë të stacionuar në pozicionet logjistike në aeroportin e Bagdadit.  Nga Ministria e Mbrojtjes për gazetën “Pobjeda”, kanë deklarua se ekziston mundësia e shtyrjes së dërgimit të ushtarëve malazez në këtë mision edhe pse, siç kanë theksuar,  kjo nuk ishte paraparë para gjysmës së këtij viti. Siç theksohet në kumtesën e kësaj Ministrie, nëse ushtarët malazez do të jenë pjesë e misionit të NATO-s në Irak, do të varet nga qëndrimi i NATO-s për të ardhmen e këtij misioni, si dhe vlerësimit të situatës së sigurisë. Përndryshe Edvard Jozef, profesor në Universitetin Xhon Hopkins, konsideron se Ministria e mbrojtjes së Malit të Zi, nëse ka paralajmëruar angazhimin e ushtarëve të vet në misionin e NATO-s në Irak, duhet ta ndjekë atë vendim. “Nëse kanë paralajmëruar dërgimin e ushtarëve, e më vonë e kanë anuluar këtë vendim, një gjë e tillë nuk është e mirë. Pjesëmarrja në mision do të ishte dëshmi e qartë e përkushtimit të Malit të Zi në këto momente kritike”, theksoi Jozef. Në pyetjen nëse NATO do të insistojë që ushtarët malazez të marrin pjesë në mision, e nëse pushteti megjithatë vendos që të shtyjë dërgimin në Irak, Jozef thekson se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. 

 

Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE

Holanda nuk i kundërshtohet politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) ka thënë kryeministri i këtij vendi, Mark Rutte, duke shtuar se shtetet duhet të jenë të gatshme, siç ishte Mali i Zi, për të filluar negociatat. Sipas fjalëve të tij, Holanda nuk asgjë kundër zgjerimit të BE. “Mirëpo duhet të respektojmë rregullat dhe të kujdesemi që i gjithë procesi të jetë i ashpër dhe i ndershëm. Ky është pozicioni ynë”, ka thënë Rutte për agjencinë Mina. Duke komentuar atë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i kanë filluar negociatat, ai ka thënë se Shqipëria nuk është e gatshme për këtë. “Shqipëria për momentin nuk është e gatshme për fillimin e negociatave me Brukselin, kurse Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi”, konsideron kryeministri holandez. Ai ka shtuar se disa vende nuk kanë dëshiruar që procesi i negociatave i Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Brukselin të jenë të ndara. Në pyetjen nëse viti 2025 është afat real për hyrje të disa vendeve të Ballkanit perëndimorë në BE, Rutte ka thënë se bashkangjitja në BE deri në datën e caktuar nuk është qëllim i vetëm.

Nevojë për formim të Rrjetit nacional për mbrojtjen nga diskriminimi

Rrjeti nacional i cili vepron në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, të cilin do ta përbëjnë përfaqësuesit e institucionit të Obudsmanit, Sektorit civil dhe Administratës publike, do të duhej të formohet brenda këtij viti, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe njohurisë së qytetarëve për këtë dukuri dhe mbrojtja më efikase e të drejtave të tyre. Mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut  në Mali të Zi, Sinisha Bjekoviq, ka sqaruar se Rrjetin, përveç përfaqësuesve të mbrojtësit, do ta përbëjnë edhe përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë civile dhe organeve të Administratës shtetërore, fokusi i të cilit është veprimi në parandalimin, promovimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

 

Vende të reja të punës, prioritet edhe në vitin 2020

Prioritetet e Entit për punësim të Malit të Zi edhe në këtë vit do të jetë përkrahja për vetëpunësim, afarizëm dhe hapja e vendeve të reja të punës në zonat më pak të zhvilluara, kurse në fokus do të jetë edhe aftësimi i të punësuarve për profesionet deficitare, inkluzioni social i grupeve të ndjeshme dhe punësimi i personave me invaliditet, ka thënë në intervistë për “Dnevne Novine”, drejtori i Entit për punësim të Malit të Zi, Sulo Mustafiq.  Ai ka thënë se në Mal të Zi, tash një kohë të gjatë është prezent trendi i rritjes së numrit të të punësuarve dhe zvogëlimi i shkallës së regjistruar të papunësisë. Duke folur për Ligjin e ri për punë, Mustafiq konsideron se me këtë Ligj, krahasuar me zgjedhjet e deritashme Ligjore, do të përmirësohet pozita e të punësuarve. “Këtu para së gjithash mendojë në rregulloret që kanë të bëjnë me vazhdimin e kontratës së punës në kohë të caktuar, orarit të punës, shfrytëzimin e obliguar të pushimit vjetor, mosmundësimin e kontratës “bjanko” të punës dhe mbrojtjen e femrave”, ka thënë Mustafiq.

 

Në 20 destinacionet më të bukura turistike edhe Mali i Zi

Mali i Zi, është radhitur në vendin e parë mes 20 destinacioneve prestigjioze për vitin 2020, sipas rekomandimit të Bllumbergut amerikan.  Ata, duke preferuar bukuritë natyrore dhe bregdetin malazez, kanë theksuar se në Mal të  Zi, moti është i ngrohtë gjithnjë deri në muajin tetor kur janë edhe çmimet më të volitshme.  Krahas  Malit të Zi, në listën e Bllumbergut, gjenden edhe Italia, Ishujt e Jonit, Kirgistani, Budapesti, Bolivija e kështu me radhë.

 

Kurti e Mustafa takohen sërish

Kryetarët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, sot do të vazhdojnë takimin për të negociuar formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar. Kurti e Mustafa janë takuar dy ditët e kaluara, në takime që kanë zgjatur më shumë se tre orë, por pas përfundimit të takimeve, asnjëri nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media. E tëra çfarë është thënë pas takimeve, janë deklaratat e zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se ka lëvizje pozitive dhe dy kryetarët do të takohen sërish. Me tone optimiste për takimin e djeshëm është shprehur edhe LVV, e cila përmes një komunikate ka njoftuar shkurt se ka përafrime të qëndrimeve dhe se do të takohen sërish. Sipas shumë zyrtarëve të të dy partive, dita e sotme do të jetë dita e përmbylljes së marrëveshjes, pasi që kanë mbetur edhe disa çështje për t’u diskutuar, por që në parim ka pajtueshmëri.  Një veprim i tillë i VV-së, përbën shkelje të afatit të caktuar nga presidenti për caktimin e emrit për kryeministër, afat ky që përfundoi gjatë ditës së djeshme. Sipas asaj që është raportuar në media, LDK mund të marrë dy ministri më shumë se Vetëvendosje, për shkak se kjo e fundit tashmë ka pozitën e kryeparlamentarit, post ky që në pajtimin paraprak i ishte premtuar pikërisht LDK-së. Ndërkaq, mbetet të shihet edhe pajtueshmëria për postin e presidentit, çështje kjo që e ka mbajtur pezull marrëveshjen që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe fillimi i negociatave VV-LDK.

Analistët politikë, optimistë për marrëveshjen LV – LDK

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë kanë shprehur optimizëm për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re në mes të LV-së dhe LDK-së. “Po qe se dy partitë kanë vullnet për koalicion, ka kohë të mjaftueshme për ta arritur atë. Mbetet të shihen cilat do të jenë kërkesat e LDK-së dhe oferta e LV-së tash, pas situatës së krijuar me zgjedhjen e kryeparlamentarit”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” analisti politik Imer Mushkolaj. Edhe analisti tjetër politik, Artan Murati, beson se është e mundshme një marrëveshje në mes të këtyre partive. “Konsideroj se një marrëveshje në mes të LV-së dhe LDK-së është e mundshme dhe se ka kohë të mjaftueshme për të ndodhur”, ka thënë ai, duke shtuar se të dyja partitë duhet të jenë racionale në kërkesat e tyre për koalicion qeverisës. Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës dje kanë shënuar përparim në drejtim të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje. Ata nuk kanë treguar se cila nga këto parti ka bërë lëshime nga qëndrimet, por gazeta “Epoka e re” nga burimet e veta brenda dy partive ka mësuar se LDK-ja kërkon një ministri më tepër dhe postin e presidentit. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përfillur kohën shtesë prej 48 orësh të presidentit Hashim Thaçi për dorëzimin e kandidatit për kryeministër. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën, pas takimit të parë konsultativ me liderin e LV-së, Albin Kurti, i kishte dhënë afat prej 48 orësh LV-së për propozimin e mandatarit për kryeministër të vendit. Ky afat ka skaduar dje pasdite. Në të kundërtën, presidenti kishte paralajmëruar se do t’i marrë veprimet e nevojshme kushtetuese.

 

I vështirë dialogu Kosovë- Serbi nëse BE nuk premton anëtarsim

European Council on Foreing Relations (ECFR), ka publikuar një raport të gjatë rreth asaj se pse anëtarësimi në Bashkimin Evropian ia vlen ende për vendet e Ballkanit Perëndimor. Një raport i tillë është publikuar pas zhvillimeve brenda BE- së në pjesën e fundit të vitit 2019, ku Franca bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shumë njohës të rrethanave në Ballkanin Perëndimor kanë thënë se një qëndrim i tillë i Francës së Macronit do të afektojë negativisht edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një konstatim i tillë është nxjerrë edhe në publikimin e fundit të ECFR, ku thuhet se është e vështirë që të pritet përparim në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit nëse dy vendeve nuk iu premtohet anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas ECFR një premtim do të nxiste më shumë Serbinë, ndërkohë nuk përjashtojnë se një premtim i tillë është i rëndësishëm edhe për Kosovën edhe përkundër se gjendet në një perspektivë tjetër dhe pak më larg anëtarësimit. Në raport gjithashtu theksohet fakti se negociatat ndërmjet dy shteteve nuk kanë shkuar si duhet, dhe sipas ECFR pa premtimin për anëtarësim , Serbia nuk ka gjasa që të jetë më bashkëpunuese se sa që është tani.

 

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Si drejtues i saj, Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë, Sekretarin e Përgjithshëm, Thomas Greminger.  Greminger u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. Po kështu, ai u shpreh optimist sa i takon drejtimit të kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria. Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli përgjatë ceremonisë së marrjes së kryesimit të Presidencës së OSBE-së. “Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij hyrëse. Duke falënderuar paraardhësin Miroslav Lajcak, Kryeministri shqiptar tha se ai do të shërbejë si referencë.  Duke marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për herë të parë vendi i vogël ballkanik merr një rol ndërkombëtar. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Shqipërinë për marrjen e kryesimit të radhës së OSBE. “Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur që shoh një listë gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimi”, shkruan Thaçi në postimin e tij.

 

Dënojmë çdo formë të racizmit dhe antisemitizmit

Misioni i OSBE-së në Shkup dënon të gjitha format e racizmit, antisemitizmit dhe jotolerancës. Misioni në faqen e saj zyrtare në Facebook ka ftuar anëtarët dhe mbështetësit e gjitha partive politike të përmbahen nga shprehja dhe shpërndarja e përmbajtjeve fyese në baza etnike, fetare apo tjera. “Periudhat parazgjedhore janë kohëra kur shtetet janë të prekshëm në gjuha e diskriminimit dhe jotelerancës që mund të sjell deri te pasoja serioze. Të dhënat e Misionit dhe të OJQ-ve lokale nga shtatë vitet e kaluara tregojnë se incidentet e gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut shënojnë rritje historike gjatë kohës së periudhës parazgjedhore veçmas në baza të përkatësisë etnike e politike”, theksojnë në OSBE. Misioni shton se kjo është kohë e rëndësishme për vendin, duke pasur parasysh zbatimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. OSBE thekson se zgjedhje të lira, korrekte dhe pa gjuhë të urrejtjes janë të domosdoshme për këtë vend.

 

Kongres, pritet votimi i rezolutës që kufizon veprimet ushtarake kundër Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë sot një rezolutë që do të kufizojë kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë me Iranin. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se urdhri që dha Trump për sulmin me dron që vrau javën e kaluar gjeneralin iranian Qasem Soleimani, u bë pa u këshilluar me Kongresin. Zyrtarë të administratës informuan një ditë më parë Kongresin mbi këtë çështje, por duket se ligjvënësit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se sa i justifikuar ishte sulmi. "Nuk është e pranueshme për zyrtarët brenda qeverisë që të na thonë se ne nuk mund të debatojmë apo të diskutojmë se sa e justifikuar ose jo ishte ndërhyrja ushtarake ndaj Iranit. Kjo gjë nuk përputhet me parimet amerikane dhe është jo-kushtetuese dhe e gabuar”, tha senatori republikan Mike Lee. Rezoluta ka të ngjarë të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve ku demokratët gëzojnë shumicën, por ka pas gjasa që kjo gjë të ndodhë edhe në Senat i cili kontrollohet nga republikanët.

 

SHBA-të thonë se janë të gatshme për bisedime serioze me Iranin

Shtetet e Bashkuara thanë se "janë të gatshme" të angazhohen pa parakushte në negociata serioze me Iranin. Zotimi vjen pasi SHBA-ja vrau komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar, ndërsa Irani u përgjigj me sulme në bazat amerikane në Irak, këtë javë. Në një letër dërguar Kombeve të Bashkuara, SHBA thonë se vrasja e Soleimanit ka qenë akt i vetëmbrojtjes. Më herët, Uashingtoni ka thënë se Soleimani ka planifikuar sulme kundër interesave amerikane para se të vritej. Në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft, tha se SHBA-ja është e gatshme të negociojë "me qëllim parandalimin e rrezikimit të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare". Por, ambasadori i Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, tha se oferta e SHBA-së për bisedime është "e pabesueshme" derisa SHBA-ja vazhdon me sanksione të ashpra kundër ekonomisë së Iranit. Soleimani është parë si zyrtari i dytë më i rëndësishëm i Iranit, pas udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Si udhëheqës i forcës Kuds, ai ka qenë arkitekt i politikës së Iranit në rajon.

 

NATO të bëjë më shumë në Lindjen e Afërt

Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në Lindjen e Afërt kanë bërë që presidenti Trump të kërkojë nga NATO më shumë angazhim në Gjirin Persik. Partnerët transatlantikë kanë reaguar me diplomaci. Presidenti amerikan, Donald Trump pret nga NATO, që të angazhohet më shumë në Lindjen e Afërt. Këtë Trump e bëri të qartë në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur, se Trump në bisedë ka theksuar vlerën e NATO-s dhe rolin e saj në ndalimin e konflikteve e ruajtjen e paqes në rajon. Jens Stoltenberg është treguar i hapur, sipas të dhënave nga Brukseli. NATO dhe Bundeswehri gjerman vendosën të ndërpresin misionin e trajnimit në Irak dhe të zhvendosin trupat në pjesë të tjera të Irakut. Ndërkohë dhjetëra ushtarë spanjollë të vendosur në Bagdad si pjesë e një operacioni të drejtuar nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në Irak u zhvendosën të martën në një pozicion më afër Kuvajtit. NATO njoftoi të martën se do të ripozicionojë personelin e saj në Irak në lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si një masë paraprake kundër tensionit përshkallëzues.

Presidenti Trump paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosë sanksione më të fuqishme ekonomike ndaj Iranit, pas sulmit iranian me raketa kundër dy bazave ushtarake në Irak që strehojnë trupa amerikane. Në fjalimin përpara vendit që mbajti dje, ai njoftoi gjithashtu se asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e mbrëmshëm. “Të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt dhe në bazën tonë ushtarake pati vetëm dëme minimale,” tha ai. “Përsa kohë që unë të jerm president, Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore,” deklaroi Presidenti Trump. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka deklaruar se qëndron me SHBA-të në përgjigjen e saj ndaj sulmeve raketore në bazat amerikane në Irak. Duke folur para gazetarëve në Tokio, Abe tha se vendi i tij u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ushtrojnë vetëpërmbajtje, duke shtuar se qëndrimi i tyre është që të mbështesin “përgjigjen e përmbajtur” të SHBA-ve. Presidenti amerikan ka dhënë shenja për ulje të tensioneve në konfliktin e tij me Teheranin, që ka dërguar botën në prag të luftës, duke bërë me dije që nuk do të përdorë forcën ushtarake për t’u hakmarrë kundër Iranit për sulmet e tij me raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak, që nuk kanë rezultuar me viktima.

 

Autoritetet australiane bëjnë thirrje për një tjetër evakuim masiv

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete. Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme. "Nëse merrni udhëzime për t'u larguar, atëherë duhet të largoheni", tha Andrews në një konferencë televizive. "Kjo është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë tuaj", tha ai. Sipas informacioneve të publikuara nga qeveria federale, deri më tani, 27 njerëz janë vrarë nga zjarret. Zjarret kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një sipërfaqe e njëjtë me madhësinë e Koresë së Jugut. Mijëra njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mijëra të tjerëve u është dashur të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarret. Autoritetet kanë paralajmëruar se zjarret e mëdha, të nxitura nga temperaturat e larta, era dhe një thatësirë tre-vjeçare, do të vazhdojnë derisa të ketë reshje të konsiderueshme. Agjencia e motit njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë se këtë muaj do të ketë reshje të shiut.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot ka mbajtur mot kryesisht me diell. Fryn erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 13 ishin:  në Budvë 16 gradë, Tivar 13, Ulqin e Herceg Novi 12, Podgoricë e Cetinë 11, Nikshiq 10, Zhablak 8, Rozhajë e Guci 5, Kollashin, Beranë e Plavë 1, Bijello Pole 0 dhe në Plevle -4 gradë.

Edhe për nesër paralajmërohet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -12 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се