Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 01. 2020. 17:17 >> 17:27

Ditari 10.01.2020

10.01.2020

Nuk bëjmë politik të diskriminimit

Politika jonë është e orientuar në mosdiskriminim dhe respektim të të drejtave themelore dhe të pakicave, ka thënë ministri i të drejtave të njeriut dhe pakicave, Mehmed Zenka. Ai ka rikujtuar se janë miratuar një sërë ligjesh që dalin nga obligimet e kësaj ministrie.

Është miratuar Ligji kundër diskriminimit, Ligji mbi përdorimin e lirë të simboleve kombëtare, Ligji mbi të drejtat e pakicave, Ligji mbi liritë fetare, kurse është vërtetuar Ligji mbi partneritetin jetësor të personave të të njëjtës gjini. Ai ka rikujtuar se në vitin 2018 qeveria ka ndarë një milionë euro për financimin e projekteve nga pesë fusha të këtij sektori, kurse në vitin 2018 1.5 milionë euro. Për vitin 2020 gjithashtu është paraparë 1 milionë euro për financimin e projekteve që mbulojnë pesë sektorët tanë, ka thënë Zenka.

FD dënon kumtesën e Këshillit për siguri nacionale

Fronti Demokratik e ka dënuar kumtesën e Këshillit për siguri nacionale, në të cilën e falënderon Mitropolinë e Kishës ortodokse serbe për organizimin e shërbesave fetare paqësore dhe, siç theksojnë nga kjo aleancë politike, njëkohësisht është bërë dhe bëhet e tëra që përmes aparatit policor represiv me dhunë të sigurohet zbatimi i ligjit mbi liritë fetare.

Fronti Demokratik thekson se Këshilli Kishës Ortodokse Serbe i dërgon mesazhe dyfytyrësie falënderimi mbi ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, kurse me veprimet e veta bën të gjithën që paqja qytetare në Mal të Zi të rrezikohet.

Deputetet të mendojnë se çfarë do të bëjnë

Këshilli prokuroria e ka propozuar kandidatin për kryeprokuror shtetëror, kurse tani është në duar të deputetëve të mendojnë se çka do të bëjnë dhe në çfarë situate do ta sjellin organizatën e prokurorisë shtetërore, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit shtetëror, Ivica Stankoviq.

Duke u përgjigjur në pyetjen se sa reale është që të zgjidhet kryeprokuror shtetëror nëse merren parasysh të gjitha rrethanat, politike dhe të tjera, Stankoviq ka rikujtuar faktin se askush nga kritikuesit e mëdhenj nuk ka marrë guxim të paraqitet në thirrjen publike për zgjedhjen e kryeprokurorit shtetëror. Çuditem që mes këshilltarëve të shumtë se si duhet të funksionojë Prokuroria nuk është gjetur asnjë që do të ishte i gatshëm të kalojë nga fjalët në vepra, dhe në praktikë të tregojë se si do ta rregullonte organizatën e Prokurorisë shtetërore. Sipas të gjitha gjasave është shumë më lehtë të kritikohet çdokush, e njëkohësisht të mos kesh rezultate të punës së vet, ka vlerësuar Stankoviq në intervistën dhënë Agjencisë MINA.

Padi kundër Dushko Knezheviq, Nenad Vujosheviq dhe zyrtarëve të Atlas Bankës

Prokuroria speciale shtetërore ka ngritur sot tek gjykatësi hetues padi kundër biznesmenit në arrati Dushko Knezheviq, ish sekretarit të kryeprokurorisë shtetërore Nenad Vujosheviq, si dhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të Atlas Bankës.

Akuza është ngritur për shkak të veprave penale të formimit të organizatës kriminale dhe pastrimit të parave. Padia është ngritur në bazë të të dhënave të ditarit të gjetur në banesën e Knezheviqit që, siç thuhet, përmban listën e njerëzve të cilëve u ka dhënë para. Prokurori special kryesor ,Milivoje Katniq e ka paraqitur këtë provë në intervistën dhënë Televizionit të Malit të Zi në tetor të vitit të kaluar. Organizata kriminale ka vepruar sipas urdhrit të Knezheviqit, kundër të cilit në Prokurorinë speciale shtetërore zhvillohen disa procese.

 

Numër gjithnjë e më të madh të programeve për shkëmbim të studenteve

Ministria e arsimit do të tentojë që të rris mobilitetin shkues dhe ardhës për studentët dhe personelin akademik ,deklaroi drejtoresha e Drejtorisë për arsim të lartë ,Mubera Kurpejoviq. Ajo për agjencinë MINA tha se internacionalizimi është një nga qëllimet e rëndësishme të arsimit të lartë .”Çdo vit kemi numër gjithnjë e më të madh të programeve në të cilat merr pjesë Mali i Zi dhe gjithnjë edhe më të madh të bursave të cilat i ndajnë Qeveritë e huaja “,tha Kurpejoviq. Ajo tha se pjesëmarrja e rëndësishme ,siç është Rasmus plus në bazë të të cilit institucionet i nënshkruajnë kontratat edhe me institucionet tjera të cilat e përdorin këtë program .Sipas fjalëve të saj,Mali i Zi ka edhe programe tjera multilaterale të cilët sigurojnë shkëmbimet te studentëve malazez e njëri nga me te njofturit është programi Cepus. Siç theksoi ajo,programi Cepus ofron mundësi më të mëdha për studentet e huaj të cilët qëndrojnë në Mal të Zi,sepse nuk paraqet mungesë të shumtë .”Ne edhe për studentet malazez ,si dhe për studentet të cilët vinë sigurojmë një shumë të konsiderueshme të hollave ,kurse për ata të cilët vinë tek në u sigurojmë vendosjen dhe ushqimin”,tha Kurpejoviq.

 

Transmetuesi elektrik i Malit të Zi për vitin 2020 ka fituar rreth 3 milionë euro

Duke e dhënë në dispozicion të tregtarëve të energjisë elektrike vetëm një pjesë të kapacitetit të kabllos energjetike nëndetare të Malit të Zi dhe Italisë, kompania e Sistemit të transmetimit elektrik të Malit të Zi ka pasur fitim rreth tre milionë euro, ka kumtuar kryetarja e Këshillit të drejtorëve të transmetuesit elektrik ,Vesna Bracanoviq.

Vërtetimi i parë i arsyetimit të kësaj ndërmarrjeje ka arritur qysh në dhjetor të vitit të kaluar me lëshimin në përdorim të kabllos midis Italisë dhe Malit të Zi, në të cilin pala malazeze disponon me 200 megavat për orë. Duke ua dhënë në dispozicion tregtarëve të energjisë elektrike vetëm një pjesë të kapacitetit të vet në këtë kufij të ri, 70 megavat për orë, transmetuesi elektrik i Malit të Zi në ankandet vjetore për vitin 2020 ka fituar rreth 3 milionë euro, ka thënë Bracanoviq. Sipas fjalëve të saj, kjo do të thotë se me eksploatimin komercial të një të tretës së kapaciteteve, në kufirin e ri midis Malit të Zi dhe Italisë, transmetuesi elektrik i Malit të Zi ka arritur të fitojë më shumë se gjysmën e fitimeve të përgjithshme të vitit të kaluar në kufijtë ekzistues elektrik.

 

Thaçi i shkruan sërish Kurtit, i kërkon t’i tregojë nëse dëshiron ta pranojë apo refuzojë mandatin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka theksuar se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e tij .

Pas funksionalizimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Thaçi i ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë e presin funksionalizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe presin nga ai si President të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër .

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit.

Në cilindo rast, të pranimit apo refuzimit të mandatit, Thaçi ka kërkuar nga Kurti që ta njoftojë për një gjë të tillë në mënyrë që t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Doris Pack: VV e LDK të tregojnë se janë të afta të krijojnë një qeveri

Diplomatja dhe politikania gjermane Doris Pack ka folur për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kryetarja e grupit të grave të EPP-së është shprehur se Vetëvendosja dhe LDK-ja duhet të bëjnë kompromise dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit sa më parë. Doris Pack ka thënë po ashtu se Albin Kurtit duhet t’i ipet kohë që ta dëshmojë veten si Kryeministër.

Sa i përket zvarritjeve për liberalizimin e vizave ajo thotë se është e padrejtë që kosovarët të mbahen të izoluar, megjithatë beson që viti 2020 do të jetë vit i heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian ka folur për Express edhe për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Doris Pack as Kosova e as Serbia nuk do të mund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian pa i zgjidhur problemet mes tyre. Ajo ka komentuar edhe iniciativën e Mini-Shengenit ballkanik duke thënë se kjo iniciativë nuk do të mund të ndodhë pa Kosovën.

Tahiri: Vonesat në krijimin e qeverisë nuk janë shenjë e mirë

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar vonesat në formimin e qeverisë së re.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vonesat në krijimin e qeverisë nuk janë shenjë e mirë.

“Vonesat në krijimin e qeverisë nuk janë shenjë e mirë për pritjet e atyre votuesve që i dhanë prioritet një partie që nuk kishte qenë në qeveri. Dita e mirë shihet në mëngjes, themi ne!”, ka shkruar Tahiri.

Po bëhen tre muaj që kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë pajtuar për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

LV-ja njëanshëm pa pëlqimin e LDK-së, por me vota të saj, ka zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

Cakaj takon Schallenberg: E domosdoshme hapja e negociatve

Gjatë qëndrimit në Vjenë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në takim u diskutua për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Por jashtë temave të diskutimit nuk mbeti dhe procesi i integrimit.

“Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE.” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Si Cakaj ashtu dhe ministri austriak Schallenberg, nënvizuan edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave.

 

Kryeministri kroat beson në nisjen e negociatave Shqipëri, Maqedoni e Veriu

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka thënë se beson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin shumë shpejt negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Plenkoviq ka thënë në një konferencë për media në Zagreb, bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, se shteti i tij është duke tentuar “të krijojë një klimë pozitive”, që mund t’ua mundësojë këtyre dy shteteve arritjen e qëllimit të tyre.

Më 1 janar të këtij viti, Kroacia është ngjitur në krye të presidencës së BE-së, që funksionin me rotacion çdo gjashtë muaj, dhe që nga ajo kohë ka treguar se do të mbështesë Tiranën dhe Shkupin.

Franca dhe Holanda kanë penguar nisjen e bisedimeve për këto dy vende vitin e kaluar, duke nxitur zhgënjim dhe shqetësim për shkak të mundësisë së rritjes të ndikimit rus dhe atij kinez në Ballkanin Perëndimor.

Për të qenë i gatshëm për anëtarësim në BE, vendi që aplikon duhet fillimisht të negociojë 35 fusha, duke përfshirë, bujqësinë, transportin, energjinë, dhe politikat gjyqësore e shoqërore.

Presidenti francez, Emmanual Macron ka thënë këtë javë se ai dëshiron që samiti BE-Ballkan, që është caktuar të mbahet në muajin maj, “të jetë moment i unitetit” për Evropën.

Zyrtarë të lartë kroatë kanë thënë se këto deklarata duket se janë shenjë që zgjidhja mund të gjendet para takimit të liderëve të bllokut evropian në muajin mars.

 

Kina paralajmëron heqjen e vizave për Maqedoninë e Veriut

Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral në sferat e tregtisë, investimeve, energjetikës, bujqësisë, infrastrukturës, kulturës, turizmit, arsimit, shkencës, teknologjisë, mjekësisë tradicionale kineze, paralajmëroi dje ambasadori kinez në vend Xhang Xuo në konferencën për shtyp, në të cilën i bëri të ditura hollësitë nga bashkëpunimi i deritanishëm me Maqedoninë e Veriut, por i theksoi edhe sfidat kryesore me të cilat është përballur vendi i tij, vitin e kaluar, kur e shënoi 70-vjetorin e themelimit.

Ai paralajmëroi se këtë vit dy vendet do të punojnë në drejtim të vendosjes së regjimit pa viza. Ambasadori kinez nuk tha konkretisht se çfarë investime planifikon Kina për këtë vit, por si sfera në të cilat më së shumti do të vendoset fokusi i përmendi produktet bujqësore, kulturës dhe turizmit, mbrojtje të mjedisit jetësor. Numri i turistëve kinezë, të cilët e kishin vizituar vendin ka arritur 14 mijë, ndërsa vëllimi tregtar mes të dyja vendeve ka arritur rreth 650 milionë dollarë amerikanë, me çka Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut nga Evropa.

 

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t'i kufizuar Trumpit veprimet ushtarake kundër Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një rezolutë jo detyruese për t’i kufizuar presidentit amerikan, Donald Trump mundësinë për të nisur intervenim ushtarak kundër Iranit.

Rezoluta është miratuar në Dhomën e udhëhequr nga demokratët, ku shumë ligjvënës dyshojnë në juridiksionin e Shtëpisë së Bardhë për kryerjen e vrasjes së komandatit të forcave elite iraniane, Qasem Soleimani.

Tre republikanë kanë votuar në të mirë të kësaj mase, derisa tetë demokratë e kanë kundërshtuar atë.

Rezoluta e miratuar i kërkon presidentit Trump “të ndalojë shfrytëzimin e Forcave të Armatosura të SHBA-së për përfshirje në armiqësi kundër Iranit”.

Ajo po ashtu i kërkon presidentit që të “konsultohet me Kongresin në secilin hap para se të angazhojë” ushtrinë në armiqësi me Iranin.

Dokumenti përmend edhe se ushtria mund të angazhohet kundër Iranit, nëse Kongresi shpall luftë.

 

Iraku kërkon nga SHBA-ja një plan të tërheqjes së forcave

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, tha zyra e kryeministrit Mahdi, raporton Uashington Post .

Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo.

Kjo kërkesë, pason një vendim të parlamentit irakian, i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga Iraku.

Parlamenti e ndërmori këtë veprim, pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak të cilat strehonin trupat e SHBA-së.

Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane.

Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikanë për të përgatitur planet, për një tërheqje të sigurt të trupave amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan tërheqjen e forcave nga Iraku.

Situata me zjarre pritet të përshkallëzohet në Australi

Autoritetet në Australi kanë paralajmëruar se situata do të përshkallëzohet në dy zona me zjarre në pasditën e së premtes, sipas kohës lokale.

Sipas tyre, zjarret do të zgjerohen në kufi mes Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka paralajmëruar se e premtja do të jetë “një ditë e vështirë në shtetet lindore”, për shkak të parashikimeve për erëra të forta dhe temperatura të larta.

Edhe Australia Jugore është thënë se rrezikohet nga ky mot.Aktualisht në Australi është raportuar për 100 zjarre aktive.

Autoriteti për Zjarret në Viktoria ka nisur një varg paralajmërimesh urgjente, duke u bërë thirrje njerëzve që të largohen para se vendi të bëhet shumë i rrezikshëm.

Në disa pjesë të Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor, autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre për të anashkaluar “tragjedinë”.

Zjarret në Uellesin e Ri Jugor kanë shkatërruar rreth 1,000 shtëpi vetëm në ditët e para të 2020-ës.

Nga muaji shtator, të paktën 27 persona kanë vdekur në Australi nga zjarret, të cilat kanë shkatërruar 10.3 milionë hektarë.

“Ne jemi shumë larg nga përfundimi i kësaj krize dhe shkatërrimit”, ka thënë Morrison.

Zjarrfikës nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, dhe Zelanda e Re u janë bashkuar ekipeve australiane për t’iu ndihmuar në luftimin e zjarreve.

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët .Frynë ere kryesisht e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 13 u shënuan:Budvë 16 gradë ,Tivar ,Herceg Novi e Petrovac 13,Ulqin 12, Podgoricë 11,Cetinë e Nikshiq 10, Rozhajë 9, Kollashin,Shavnik e Plavë 4, Beranë e Pluzhinë 3 ,Andrievicë 2,Biello Pole 1 dhe Plevle -2.

Për nesër metereologet paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme. Në veri dhe në viset e larta malore edhe me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 6,kurse m[ e larta e ditës prej 1 deri në 16 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се