Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 01. 2020. 17:25 >> 17:27

Ditari 14.01.2020

14.01.2020

Ekziston  hapësirë për dialog

Ekziston hapësirë për dialog ndërmjet shtetit dhe Kishës ortodokse serbe , ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq , duke shtuar se është me rëndësi të ruhet paqja dhe stabiliteti në Mal të Zi. Ai në intervistën dhënë agjencisë MINA ka theksuar se nuk ekziston frika se do të këtë sulm kundër të drejtës në pronësi  dhe ka theksuar se propaganda nga struktura të ndryshme politike në Serbi ka kontribuar në mas të madhe në destabilizimin e situatës. Në pyetjen që të komentojë raportet aktuale ndërmjet Podgoricës dhe Beogradit dhe a pajtohet me vlerësimet se prej vitit 2006 nuk kanë qenë në nivel më të ulët , Darmanvoiq ka theksuar se Mali i Zi përpiqet të zhvillojë politikë e cila do ti kontribuoj paqes në rajon dhe se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë njëra nga tri shtyllat e politikës së tij të jashtme. Siç ka theksuar, çdo gjë që ka ndodhur lidhur me këtë rast është një formë e përzierjes në punë të brendshme të një shteti sovran , anëtar i NATO-s dhe kandidatë serioz për anëtarësim në BE dhe nuk u shkon në favor  marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit të rajonit. Darmanoviq ka theksuar se deklaratat e para të presidenti serbë Aleksandar Vuçiq kanë qenë inkurajuese. Me gjithë atë, siç ka theksuar , pas deklaratave të para inkurajuese , ka pasur propagandë e pa parë nga disa pjesë të strukturës politike serbe.

Shkreli dhe Vukçeviq nuk janë të një mendimi lidhur me kryetarin e KZSH

Kryetari i Këshillit administrativ, Luigj Shkreli, ka deklaruar se kryetari i ri i Komisionit zgjedhor të shtetit do të zgjidhet  më së voni deri në muajin mars , kurse kryetari aktual Gjorgje Vukçeviq ka theksuar se mandati i skadon vetëm pas tri vjetësh.  Vukçeviq është zgjedhur kryetar i KZSH në mars të vitit të kaluar , kurse me 17 janar të këtij viti i plotëson kushtet për pensionin e pleqërisë. Shkreli për gazetën “Pobjeda” ka theksuar se Vukçeviqit i skadon mandati për shkak të arritjes së kushtit për pensionin e pleqërisë, mirëpo, siç ka theksuar , komisioni nuk do të jetë i paralizuar në vitin zgjedhor. Vukçeviq për gazetën “Dan” , ka theksuar se mandati i skadon pas tri vjetësh dhe se ky trup mund të veprojë me mandatin e plotë. Ndërkaq, analisti Sergej Sekulloviq ka theksuar se ndërprerja e marrëdhënies së punës sipas ligjit duhet të respektohet , kurse pastaj Kuvendi duhet të shpall konkursin publike për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit zgjedhor të shtetit.

Do të prezantohen prioritetet e presidencës kroate me Këshillin e KE

Ambasadori i Kroacisë në Mal të Zi ,Velko Grubishiq do të prezantojnë nesër prioritetet e presidencës kroate me Këshillin e bashkimit evropianë. Të theksojmë se Kroacia e kryeson Këshillin e BE prej me 1 janar deri me 30 qershor të këtij viti. Nga ambasada e Kroacisë kanë theksuar se shpresojmë që kryesia e këtij shteti me Këshillin e BE do të jetë frytdhënëse për fqinjët . Siç është paralajmëruar, mysafir i nderit në prezantim do të jetë kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq. Më parë kryeministri kroatë Andrej Plenkoviq ka prezantuar 4 prioritetet kyçe të presidencës kroate , të cilat i ka definuar si “Evropa që rritet dhe që zhvillohet , Evropa që bashkon , Evropa që mbron dhe Evropa me ndikim në planin global”. Vlen të theksohet se kryeqyteti i Kroacisë Zagrebi në muajin maj do të jetë mikpritës i samitit të BE dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

Në komuna 580 nëpunës më pak

Në nivelin lokal krahasuar me vitin 2018 , nunëri i të punësuarve është zvogëluar për 580 njerëz , ka deklaruar ministrja e administratës publike ,Suzana Pribilloviq. Ajo ka theksuar se është ndërpre trendi i punësimit në administratën publike ,gjë që nuk është reflektuar negativisht në rritjen e përgjithshme të punësimit në Mal të Zi. Në vitin e kaluar , siç ka theksuar ajo, ka filluar riorganizimi i administratës publike kështu që aktualisht kemi 6 organe më pak. “Qeveria e Malit të Zi është e vendosur që administrata publike të jetë shërbim publik i qytetarëve , efikase , optimale dhe ekonomike “, ka konkludim Pribilloviq në vide mesazh të cilin e ka publikuar Qeveria e Malit të Zi.

Konfiskohen 20 mijë mjete piroteknike

Policia e Malit të Zi brenda një muaji ka konfiskuar mbi 20 mijë mjete piroteknike , ka deklaruar shefi i sektorit për rendin dhe qetësinë publike në Drejtorinë e policisë, Mlladen Markoviq. Ai ka përkujtuar se gjatë këtij viti ka filluar aksioni fiishekzjarret ,duke filluar prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar deri me 16 dhjetor të këtij viti, transmeton Portali i RTMZ. Ai ka veçuar të dhënën se 15 individ janë lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, duke shtuar se shitja e tyre tani zhvillohet në rrjedhat legale. Ai ka theksuar se situata e rendit dhe qetësisë publike gjatë dhe pas festave ka qenë e rregullt dhe se policia ka vepruar në mënyrë profesionale gjatë tërë kësaj kohe.

 

Vetëvendosje i dërgon ofertë të re LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka pranuar një ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar një ofertë të re për bashkëqeverisje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ai ka thënë se kjo ofertë e Vetëvendosjes do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim.

“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka deklaruar Mustafa.

 

Walker: Nuk duhet harruar e kaluara

Nesër është 21 vjetori i masakrës së Reçakut, njëra nga masakrat më të tmerrshme të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë. Për të folur për këtë ngjarje sot në emisionin e mëngjesit në RTK ishte i ftuar ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë,William Walker,

21  vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Këtë gjenocid, që tronditi gjithë opinion ndërkombëtar ambasadori William Walker, e cilësoi si krim kundër njerëzimit.

Walker tha sot ne RTK se e ka kujtim të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë në Reçak.

Walker tha se 15 janari i vitit 1999 ka qenë mjaft i rëndësishëm për të dhe për popullin e Kosovës. “Njerëzit në Reçak janë si një familje për mua, njerëz të mrekullueshëm që kanë sakrifikuar shumë siç kanë bërë edhe shumë banorë të fshatrave tjera në Kosovë në atë kohë”,shtoi ai  .

Ai tha se është prekur nga fakti se disa nga liderët e rinj politikë po e harrojnë Reçakun. Ambasadori Walker foli edhe për mohimin e masakrës së Reçakut disa javë më parë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq , për të cilin tha se ishte i ngjashëm me atë të Sllobodan Millosheviqit.

Sipas tij, nuk duhet harruar të kaluarën dhe se masakra e  Reçakut, masakrat e familjes Jashari dhe të tjerat janë të rëndësishme për t'u kujtuar, jo për të stimuluar urrejtje dhe dhunë, por njerëzit të kujtojnë se ka pasur sakrificë të madhe, shumë e kanë paguar me jetë, me çmimin më të lartë për atë që kemi ne sot në Kosovë.

 

Zoran Zaevi ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është ftuar të dëshmojë në seancën e radhës për rastin “Monstra”, me kërkesë të prokurorit Gavrill Bubevski .

Me kërkesë të Prokurorisë është ftuar edhe Zvonko Kostovski, Zoran Trajkovski, Zoran Vellkovski dhe Ljupço Todorovski.

Gjykata i pranoi këto kërkesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev dhe Kostovski janë ftuar për të dëshmuar në lidhje me atë se si kanë marrë bisedat e përgjuara, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

Ndërsa Vellkovski është ftuar si denoncues i ngjarjes.

Me kërkesë të prindërve të personave të vrarë, dëshmitarë shtesë do të jetë edhe Aleksovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ish-presidentit Gjorge Ivanov.

Turqia arreston 176 ushtarë nën dyshimin për lidhje me Gulenin

Prokurorët turq urdhëruan arrestimin e 176 ushtarëve, për lidhje të dyshuara me rrjetin, për të cilin Ankaraja thotë se qëndron pas përpjekjes për grusht-shtet, tre vjet e gjysmë më parë, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Ndjekësit e dyshuar të klerikut mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gulen, janë shënjestruar në një sulm të vazhdueshëm që nga një grushtshtet i dështuar në korrik të vitit 2016, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz.

Por, Gulen mohon të jetë i përfshirë në ngjarjet e vitit 2016.

Operacionet kundër rrjetit zhvillohen në vazhdimësi.

Operacioni i fundit policor u koordinua nga qyteti perëndimor i Izmirit dhe synoi njerëzit në 49 provinca, tha Anadolu. Ajo tha se në mesin e të arrestuarve janë 143 togerë, 6 pilotë dhe ushtarë të tjerë.

Pas ngjarjeve të 2016-ës, rreth 80,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit, dhe rreth 150.000 shërbyes civil, personel ushtarak dhe të tjerë u shkarkuan ose u pezulluan nga puna.

Aleatët e Turqisë dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar shkallën e goditjes, ndërsa Ankaraja ka mbrojtur masat si një përgjigje e nevojshme ndaj kërcënimit të sigurisë.

Nisin arrestimet në Iran për rrëzimin e avionit ukrainas

Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet.

Homazhet për viktimat u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

Shpërthim në Afganistan, dy të vrarë dhe disa të plagosur

Dy fëmijë u vranë dhe të paktën tetë persona të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të dy bombave në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e-Sharif, njoftuan zyrtarët .

Adil Shah Adil, zëdhënësi i shefit të policisë së Provincës Balkh, tha se shpërthimet ndodhën në një rrugë në kryeqytetin krahinor më 14 janar .

Viktimat ishin të moshës 14 dhe 10 vjeç

Të plagosurit përfshinin civilë dhe një anëtar të forcave të sigurisë afgane.

Askush nuk e pranoi përgjegjësinë për sulmin, por talibanët kanë rritur sulmet në Provincën Balkh dhe gjetkë në veriun e Afganistanit javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, një bombë e vendosur në një automjet, shpërtheu në Mazar-e Sharif, duke vrarë një banor lokal dhe plagosur të paktën dy të tjerë, sipas policisë.

Militantët talibanë vazhdojnë të organizojnë sulme, duke synuar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarë qeveritarë.

Incidentet ndodhin derisa grupi zhvillon bisedime paqeje me një të dërguar të SHBA-së, i ngarkuar me negociatat për t'i dhënë fund konfliktit ushtarak në Afganistan.

 

Mbi 60 njerëz të vdekur nga ortekët e borës në Kashmir

Së paku 55 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e ortekëve të borës në Kashmir - pjesën e kontrolluar nga Pakistani.

Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.

Ortekët dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.

Zyrtarë të pjesës së administruar nga India thanë se së paku dhjetë njerëz, përfshirë ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e ortekëve në këtë zonë.

Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit.

 

Edhe nesër mot me diell

   Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

     Temperaturat: Ulqin 15, Tivar e H. Novi 14, Podgoricë 12, Cetinë 10, Nikshiq, Plavë e Rozhajë 8, Zhablak 7, Kollashin 6, Beranë, Plluzhinë e Shavnik 5, Guci 4, dhe në Bjello Pole e Plevle 0 g.

      Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme . Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 17 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се