Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 01. 2020. 17:34 >> 17:37

Ditari 15.01.2020

15.01.2020

Qeveria është e hapur për bisedime me mitropolinë

Qeveria mbetet e hapur për bisedime me të gjitha bashkësitë fetare , ka deklaruar kryeministri Dushko Markoviq duke shtuar se Mali i Zi i ka bërë ballë fushatës agresive të pa parë mediatike , qëllimi i të cilës ka qenë destabilizimi i shtetit. Ai në konferencën me rastin e prezantimit të prioriteteve të presidencës 6 mujore të Kroacisë me Këshillin e BE ka përsëritë se Mali i Zi me rastin e miratimit të ligjit për lirinë e feve i ka respektuar të gjitha rekomandimet e komisionit të Venecias. Markoviq ka shtuar se qeveria mbetet e hapur për bisedime me të gjitha bashkësitë fetare në Mal të ZI. “Jemi të hapur për bisedime me mitropolinë malazeze bregdetare për nënshkrimin e marrëveshjes bazë kurdo që ata të jenë të gatshëm “, ka theksuar Markoviq. Duke folur për situatën aktuale Marko ka theksuar se Mali i Zi i ka bërë ballë fushatës të pa parë agresive mediatike , qëllimi i të cilës ka qenë destabilizimi i shtetit të Malit të Zi.

Mali i Zi duhet të jetë anëtari i parë i radhës i BE

Kroacia do të luftojë për fqinjët e vetë dhe për perspektivën e tyre sa më të shpejtë të anëtarësimit në Bashkimin Evropianë, ka theksuar ambasadori i këtij shteti në Podgoricë Veselko Grubishiq, duke shtuar se Mali i Zi është lider në këtë proces dhe duhet të jetë anëtarë i parë  i radhës i BE-s. Ai sot në Podgoricë i ka prezantuar prioritetet e presidencës së Kroacisë me Këshillin e BE. Siç ka theksuar Kroacia do të vazhdojë të ndihmojë të gjitha shtetet përreth  “Mali i Zi është lider në procesin e asocimit dhe duhet të jetë anëtari i parë i radhës në BE”, ka theksuar Grubishiq . Të theksojmë se Kroacia e kryeson Këshillin e BE prej me 1 janar deri me 30 qershor të këtij viti. Grubishiq ka theksuar se Kroacia , gjatë presidencës, ka për qëllim të merret me nevojat e thellimit të tregut unik , me forcimin e konkurrencës , me promovimin e vlerave të larta të investimeve shtesë , pastaj me digjitalizim dhe me iniciativën private.

 

Janë të forcuara lidhjet dhe bashkëpunimi i nstitucional

Dialogu politikë me republikën e Sllovakisë është përparuar në të gjitha nivelet , kurse lidhjet gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimi institucional është përforcuar, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq i cili sot ka prit ambasadorin e Sllovakisë Roman  Hlloven. Për vizitë lamtumirëse me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Mal të Zi. Bashkëbiseduesit  kanë shprehur besimin se marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy shteteve anëtare të NATO-do të vazhdohen , kurse Sllovakia edhe në të ardhmen do të ofrojë përkrahje të fuqishme për Malin e Zi në rrugën e tij integruese në BE. Gjatë takimit është folur edhe për  temat aktuale shoqëroro-politike si dhe për rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit parlamentar  edhe marrëdhëniet ekonomike nga fushat me interes për të dyja vendet.

 

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik me Belgjikën

Guvernatori i Bankës qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiq ka biseduar sot me Ivan Lekoviqin , ambasador i ardhshëm i Malit të Zi në mbretërinë e Belgjikës , kurse takimi ishte organizuar me qëllim të përgatitjes së Lekoviqit për marrjen e detyrës së ambasadorit në Bruksel.  Bashkëbiseduesit kanë folur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe mbretërisë së Belgjikës. Siç theksohet në kumtesën e Banks Qendrore  Zhugiq ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik i Malit të Zi me Belgjikën është në rritje konstante , jo vetëm në fushën e shkëmbimit të mallrave por edhe në fushën e investimeve . Bashkëbiseduesit janë pajtuar se Mali i Zi disponon me potencial për zhvillim të mëtejmë dhe zgjerim të bashkëpunimit ekonomik me mbretërinë belge, sidomos në fushën e investimeve. Investuesit belg janë të interesuar për resurset me të cilat disponon Mali i Zi dhe të cilat duhet valorizuar në periudhën e ardhshme gjë që mund të jetë bazë e mirë për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

 

Për 15 projkete 3 milion euro

Ambasada e SHBA në Mal të Zi në bashkëpunim me ministrinë e arsimit realizon gjithësejt 15 projekte që kanë të bëjnë me infrastrukturën shkollore, vlera e përgjithshme e të cilave është afro 3 milion euro. Ministri i arsimit Damir Shehoviq dhe ambasadorja e SHBA në Mal të Zi Xhudi Raizing Rajnke kanë theksuar sot , me rastin e prezantimit të projekteve të përbashkëta, se vetëm gjatë këtij viti është paraparë rikonstruimi i 5 shkollave me vlerë mbi 1 milion euro. Projektet realizohen me investimet e siguruara përmes zyrës së ambasadës amerikane për bashkëpunimin mbrojtës, me një pjesë edhe nga Ministria e arsimit, kurse kjo ministri ka siguruar dokumentacionin projektues dhe mbikëqyrjen profesionale të punimeve. Ambasada e SHBA  ka paralajmëruar edhe donacione të tjera të cilat , mes tjerash, do të kenë të bëjnë me infrastrukturën e objekteve sportive shkollore.

 

Në zonën informale kanë qenë 1.5 miliard euro

Sipas vlerësimeve në vitin 2019 në Mal të Zi kanë qenë rreth 1.5 miliard euro jashtë rrjedhave të pagesave zyrtare , ose 35% të bruto prodhimtarisë së brendshme. Kjo tregon se problemi i ekonomisë informale është tejet i shprehur edhe pse qeveria zhvillon luftë konstante kundër këtij fenomeni. Është formuar komisioni për luftën kundër ekonomisë informale,respektivisht kontrabandës së cigareve, alkoolit dhe mallrave të tjera me akcizë. Problemi është evident edhe në tregun e punës dhe të dhënat tregojnë se ndërmjet 25 dhe 30 mijë punëtorëve  punojnë në tregun e zi. Kjo do të thotë se të ardhurat e tyre nuk janë të evidentuara  kështu që nuk paguhen as tatimet dhe as kontributet në këto të ardhura. Duhet të merremi më tepër me shkaqet dhe pasojat e këtij veprimi dhe të punojmë në ngritjen e ndërgjegjes të gjitha subjekteve shoqërore në identifikimin e lidhjeve ndërmjet ekonomisë informale dhe cilësisë së jetës përmes pjesës së humbur të prodhimtarisë shoqërore , ka theksuar kryetari i Odës ekonomike të Malit të Zi Vllastimir Golluboviq . Në turizëm, siç është vlerësuar , humbën rreth 300 milion euro , kurse fshehja e TVSH-së sipas të dhënave të drejtorisë së tatim pagimeve , sillet prej 120 deri në 150 milion euro në vit.

 

Shpallet konkursi për drejtorin e agjencisë për pengimin e korrupsionit

Këshilli i agjencisë për pengimin e korrupsionit, ka shpallur konkursin publik për zgjedhjen e drejtorit të kësaj agjencie , kurse kandidatët , përveç kushteve të tjera , duhet t dorëzojnë së paku tri mendime lidhur me cilësitë punuese dhe profesioniste. Kryetari i deritashëm i APK Sreten Radonjiq, është zgjedhur kryetar i Këshillit të agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen e lirë të informatave. Për ndryshe këtë funksion si ushtrues i detyrës tani e ushtron Savo Millashinoviq  i cili ka qenë ndihmës drejtor i APK -s . Përveç kushteve të përgjithshme për punë në organe shtetërore , kandidatët për drejtor të agjencisë duhet të kenë përgatitje superiore shkollore dhe 10 vjet përvojë pune , prej të cilave së paku  5 vjet në punët nga fusha e luftës kundër korrupsionit ose mbrojtja e të drejtave njerëzore. Theksohet se drejtori i agjencisë nuk mund të zgjedhet personi i cili gjatë 10 vjetëve të fundit ka ushtruar ose ushtron funksionin e deputetit ose të këshilltarit, të anëtarit të qeverisë , pastaj funksion në partinë politike , si dhe as individi i cili gjatë 5 viteve të fundit ka qenë i emëruar për ndonjë funksionar publikë nga qeveria ose parlamenti i Malit të Zi.

 

Të premten do të dorëzohet çmimi OKTOIH

Mësimdhënësve të biologjisë Desanka Malixhan dhe Sanja Ognjenoviq të premten do tu dorëzohet çmimi shtetëror Oktoih për vitin e kaluar. Malixhan është arsimtare në shkollën fillore “Radoica Peroviq” , kurse Ognjenoviq në gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq” në Podgoricë. Çmimet në solemnitetin që do të mbahet në vilen Gorica do ti dorëzojë ministri i arsimit Damir Shehoviq. Të theksojmë këtu se çmimi OKTOIH është themeluar në vitin 1970 dhe paraqet mirënjohjen më të lartë shtetërore për rezultate ekselente në fushën e arsimit dhe edukimit dhe të standardit të nxënësve dhe studentëve. Vendimin për  laureatët e ka sjellë juria kryetar e të cilës ka qenë Zoja Bojaniq -Lllalloviq.

 

THAÇI: HESHTJA E NDËRKOMBËTARËVE PËR GJENOCIDIN SERB KA ZHGËNJYER QYTETARËT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas orës përkujtimore të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Shtime në nderim të të rënëve në Masakrën e Reçakut, nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka thënë se heshtja dhe amnistia ndërkombëtare ndaj gjenocidit serb të kryer në Kosovë i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët.“Nuk mund të mos e shpreh revoltën e qytetarëve të Kosovës që kishin besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë dhe për të garantuar drejtësi për të gjitha viktimat”, ka shkruar Thaçi.Njëzet e një vjet më parë, më 15 janar 1999, forcat serbe në Reçak ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë, të të dy gjinive dhe të gjitha moshave.Ky krim makabër zgjoi botën demokratike, e cila deri atëherë ishte kufizuar vetëm në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku i kërkonin Serbisë që të ndalte dhunën dhe të shmangte rrezikun e një krize humanitare në Kosovë.E falënderoj posaçërisht ambasadorin William Walker, që gjithmonë na qëndroi pranë, ka shkruar Hashim Thaçi.

LDK I KTHEN PËRGJIGJEN E VJETËR VV-SË: KËRKON KTHIMIN E KRYEPARLAMENTARIT

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e tyre Vetëvendosjes pas kërkesës së kryetarit Albin Kurtit që t’i kthejë përgjigjën për ofertë që i ka dërgua dje Vetëvendosja. Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, LDK i ka dërguar propozimin e vjetër të 8 janarit që e kanë shpalosur edhe verbalisht në takim, njofton Klan Kosova. “Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”. Propozimi i 8 janarit i LDK-së ishte ndarja e ministrive 5 me 5, kryekuvendari dhe presidenti.

 

THAÇI BISEDË TELEFONIKE ME BORRELLIN, I KËRKON LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin ka diskutuar për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon. Presidenti Thaçi dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së u pajtuan për nevojën e themelimit sa më shpejtë të institucioneve të reja qeverisëse në Kosovë. “Jemi të vetëdijshëm që na presin detyra të mëdha dhe se është e nevojshme që sa më parë të kemi Qeveri të re, që do të përballet me sfidat dhe do t’i realizojë obligimet ndërkombëtare që ka Kosova”, u shpreh presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe të cilat janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE. Presidenti Thaçi kërkoi që BE-ja ta përmbushë obligimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, tha presidenti Thaçi në bisedën telefonike me Përfaqësuesin e Lartë Borrell.

 

Komisionari për Zgjerim i BE-së viziton Shkupin dhe Tiranën

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të qëndrojë sot dhe nesër në Shkup dhe Tiranë - në vizitën e parë në rajon prejse ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar. Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri - e para në Ballkanin Perëndimor si komisionar - dua të dërgoj sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e rajonit është prioritet, si për mua personalisht, ashtu edhe për Komisionin Evropian”, tha Varhelyi. "Ne qëndrojmë pas propozimit për të hapur negociatat e pranimit me të dyja vendet dhe punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt", shtoi ai. Në tetor të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kanë përmbushur kushtet.

Vendimi është bllokuar nga Franca, e cila ka kërkuar reforma të mëtejshme nga dy vendet, por edhe reformim të procesit të zgjerimit. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Varhelyi gjatë qëndrimit në Shkup, sot, do të takojë presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe zyrtarë të tjerë të këtij shteti. Varhelyi do të vizitojë nesër Tiranën , ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit. Varhelyi do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit, i cili në fund të nëntorit është goditur nga një tërmet shkatërrues.

 

Qeveria e Medvedevit jep dorëheqje

Qeveria e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev, dorëzoi sot dorëheqjen te presidenti Vladimir Putin. Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi Putin, gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit, bëri thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024. "Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, do të ketë ndryshime të rëndësishme, sa i përket balancës së pushtetit", tha Medvedev gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv. "Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t'ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur me dorëheqje", tha Medvedev.

 

Putin kërkon ndryshime kushtetuese në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shfrytëzoi fjalimin vjetor drejtuar kombit për të bërë thirrje për ndryshime të mëdha kushtetuese, që do të rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024. Duke iu adresuar Asamblesë Federale, Putin tha se Kushtetuta e Rusisë, e vitit 1993, duhet ndryshuar, për t'i dhënë Dumës Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, të drejtën për të emëruar ministrat e kabinetit dhe kryeministrin. Këto kompetenca aktualisht i takojnë presidentit. Putin po ashtu tha se Rusia duhet të mbetet "republikë e fuqishme presidenciale". "Presidenti duhet të ruajë të drejtën për të përcaktuar detyrat dhe përparësitë e qeverisë, si dhe të drejtën për të shkarkuar kryeministrin, zëvendësat e tij dhe ministrat federalë, në rast të moskryerjes së detyrave ose humbjes së besimit", tha Putin.

Rohani bën thirrje për unitet kombëtar në Iran

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar, në kohën kur ky vend po përballet me protesta, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas të pasagjerëve, një javë më parë. Mbrojtja ajrore e Iranit ka qëlluar avionin e pasagjerëve vetëm pak orë pasi ka goditur bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së, më 3 janar. Irani e ka pranuar përgjegjësinë për rrëzimin e avionit disa ditë më vonë, gjë që ka çuar në shpërthimin e protestave kundër regjimit."Njerëzit duan të jenë të sigurt se autoritetet i trajtojnë ata me sinqeritet, integritet dhe besim", tha Rohani në një fjalim televiziv të mërkurën. Ai iu bëri thirrje forcave të armatosura "të kërkojnë falje" dhe t'i shpjegojnë popullit se çfarë ka ndodhur në tragjedi. Fluturimi PS752 është rrëzuar pasi është nisur nga Teherani më 8 janar. Të 176 njerëzit në bord kanë humbur jetën. Shumica e viktimave kanë qenë shtetas iranianë dhe kanadezë. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha po ashtu të mërkurën se njerëzit po protestiojnë "kundër faktit se ata janë gënjyer për disa ditë". "Njerëzit bëjnë gabime, gabime të pafalshme. Por, kjo ka ndodhur në kohë krize. Duhet të sigurohemi që krizat e tilla të parandalohen", tha Zarif.

 

Sot votimi për dërgimin e akuzave kundër Trumpit në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, e cila udhëhiqet nga demokratët, do të votojë sot lidhur me dërgimin e akuzave formale kundër presidentit Donald Trump në Senat. Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, tha po ashtu se ajo do të emërojë të ashtuquajturit menaxherë të Dhomës që do të ndjekin rastin kundër Trumpit gjatë gjykimit në Senat. Pelosi, deri më tash, nuk i ka dërguar akuzat në Senat, pasi Partia Republikane - së cilës i përket edhe presidenti - ka refuzuar të lejojë pjesëmarrjen e dëshmitarëve në gjykim. Trump akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit. Dhoma e Përfaqësuesve i ka ngritur akuzat formale kundër tij në muajin dhjetor. Nëse gjatë gjykimit në Senat shpallet fajtor - gjë që thuhet se ka pak gjasa pasi ky institucion kontrollohet nga republikanët - Trump do të shkarkohej nga detyra. Trump këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe hetimet kundër tij i quan "gjueti shtrigash".

 

Boeing përballet me shifrat më të ulëta të shitjeve në dekada

Kompania e prodhimit të aeroplanëve, Beoing ka raportuar për numrin më të vogël të shitjeve në dy dekadat e fundit, teksa vazhdon të përballet me krizë për shkak të incideneve që kanë ndodhur me aeroplanin e llojit, 737 Max. Kjo nënkupton se ky gjigant amerikan ka humbur titullin e prodhuesit më të madh të aeroplanëve në botë, ndaj rivalit evropian, Airbus. Aeroplani i llojit, 737 Max nuk është përdorur nga kompanitë ajrore në botë nga marsi i vitit të kaluar, për shkak të rrëzimit të dy prej pajisjeve të këtij lloji, çka kanë rezultuar me 346 persona të vdekur. Boeing ka thënë se pas pezullimit të blerjeve, si pasojë e aksidenteve, kompania ka shitur 53 për qind më pak aeroplanë për dallim nga viti paraprak. Muajin e kaluar Beoing ka ndalur prodhimin e atij që është konsideruar aeroplani komercial më i shitur, 737 Max. Rivali i Boeingut, Airbus ka thënë më herët gjatë këtij muaji se ka shitur 863 aeroplanë më 2019, duke e konsideruar këtë shifër rekorde për kompaninë. Shefi i ri ekzekutiv i kompanisë Boeing, David Calhoun, ka nisur udhëheqësinë të hënën. Calhoun ka thënë se “është i bindur në të ardhmen” e kompanisë, duke thënë se qëllimi kryesor i tij është rikthimi i aeroplanëve 737 Max në qiell.

 

Edhe nesr mot me diell

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Ulqin 15, Tivar, H. Novi e Budvë 14, Podgoricë 13, Nikshiq e Cetinë 12, Zhablak 8, Plavë e Rozhaj 7, Kollashin 6, Plluzhinë 4 dhe në Plevle, B. Pole e Beranë 0 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 18 g. c.

 

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се