Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 01. 2020. 17:37 >> 17:45

Ditari 17.01.2020

17.01.2020

Qeveria nuk zgjedhet dhe as që do të rrezohet përmes procesionit

Asnjë Qeveri nuk është zgjedhur, as që do të rrezohet përmes procesionit , është rekomanduar nga Qeveria e Malit të Zi drejtuar mitropolit Amfillohije. Një gjë e tillë , siç kanë theksuar është e ndaluar me kushtetutë, kështu që edhe Qeveria dhe të gjitha organet shtetërore vendosmërisht do të qëndrojnë në pozicionin e mbrojtjes të ligjit dhe Kushtetutës. Në Qeveri edhe njëherë kanë përkujtuar se janë të gatshëm për dialog. Siç është kumtuar, kohë më parë mitropoliti Amfillohije ka deklaruar në Tivat se duhet rrezuar Qeverinë në se nuk tërheq ligjin për lirinë e besimit . Përkujtojmë mitropolitin se Qeveria zgjedhet në Parlament me dëshirën e përfaqësuesve të popullit të zgjedhur në zgjedhjet demokratike e posaçërisht bëhet me die se asnjë Qeveri deri me tani nuk është zgjedhur dhe as që do të rrëzohet përmes procesionit , cili do shkak që të jetë , thuhet në kumtesë. Nga Qeveria përkujtojmë po ashtu se një gjë e tillë është e ndaluar me Kushtetutë dhe se kisha vepron ndaras nga shteti. Në fund nga Qeveria është potencuar se ajo dhe të gjitha organet shtetërore me vendosmëri do të qëndrojnë në pozitën e mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjit , thuhet në reagimin e Qeverisë.

Protestat e organizuara nga KOS shfrytëzohen për mohimin e Malit të Zi si shtet i pavarur

Protestat e organizuara nga Kisha ortodokse serbe shfrytëzohen për mohimin e identitetit dhe qenies shtetërore malazeze, por edhe të Malit të Zi si shtet i pavarur, ka vlerësuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Ai, duke komentuar ligjin mbi lirinë fetare dhe ngjarjet që kanë pasuar pas miratimit të tij, ka thënë se zhurma nuk është ngritur vetëm për shkak të ligjit, por fushata është e orientuar edhe drejt mohimit të Malit të Zi dhe malazezëve si komb.

Protestat që i organizon Kisha Ortodokse serbe shfrytëzohen, siç thotë ai, për të mohuar qenien shtetërore të Malit të Zi, identitetit dhe Malit të Zi si shtet i pavarur. Kemi pasur deklarata të personave të caktuar ku flitet se Mali i Zi kurdoherë do t’i kthehet Serbisë, gjë gjë tregon se natyra e protestave të përgjithshme dhe zhurma nuk është ngritur për ligjin mbi liritë fetare, por fushata është e orientuar drejt mohimit të Malit të Zi, malazezëve si komb dhe pavarësisë së shtetit, ka thënë Boshkoviq për Televizionin e Malit të Zi. Ai ka rekomanduar se ligji që ka hyrë në fuqi nuk do të tërhiqet dhe se Mali i Zi, siç ka thënë edhe kryeministri Dushko Markoviq, është i gatshëm të bisedojë me mitropolinë e Kishës ortodokse serbe mbi marrëveshjen bazë. Edhe para ligjit nuk është regjistruar vetëm Kisha ortodokse serbe, sepse ka dëshiruar të jetë jashtë ligjit dhe mbi shtetin e Malit të Zi.

Letër e hapur shefit të delegacionit të BE në Podgoricë, Aivo Orav

Liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq i kanë dërguar letër të hapur shefit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Podgoricë, Aivo Orav, në të cilën theksojnë se presin nga Brukseli që të kyçet në zgjidhjen e çështjes kishtare në Mal të Zi. Në të kundërtën, siç theksojnë, Bashkimi Evropian do ta sjellë në pikëpyetje kredibilitetin e vet edhe ashtu të rrezikuar, dhe do shkaktojnë dyshim se përsëri e përkrahin diktaturën e fundit në Evropë. Tre liderët, në letrën drejtuar Oravit, theksojnë se Bashkimi Evropian shpesh herë ka dhënë deklarata rreth disa çështjeve më pak të rëndësishme. Kemi pritur që menjëherë do të reagojë në krizën e cila mund të shkaktojë kaos në rajon, me shkelje evidente dhe brutale të të drejtave fetare dhe të njeriut, diskriminim, shkelje të lirive politike dhe mediatike dhe me arrestimin e krejt klubit të deputetëve opozitarë, thuhet ne letrën e Liderëve të Frontit Demokratik.

Ligji sulm ndaj KOS

Ligji mbi liritë fetare është sulm ndaj Kishës serbe e jo ndaj Mitropolisë dhe peshkopatave, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai, në pyetjen e Televizionit Prva, mbi raportet e tij me Gjukanoviqin pas ngjarjeve në lidhje me miratimin e ligjit për liritë fetare në Mal të Zi, ka thënë se kjo nuk i prishë marrëdhëniet, por interesat i kanë të ndryshme. Frikohem se dalëngadalë po shlyhet emri i kishës serbe në Mal të Zi dhe do të mbesin disa mitropoli dhe peshkopata, ka thënë Vuçiq. Ajo ka theksuar se në Mal të Zi ka 28.73 përqind serbë dhe po zhvillohet luftë e madhe, sepse po tentohet të zbritet ky numër. Kjo bëhet me fushata, duke xhiruar filma mbi kryengritjen e Krishtlindjeve të vitit 1919, seriale të ndryshme, të gjitha falsifikime historike, ka thënë Vuçiq.

 

Luigj Shkreli menjëherë të ftojë mbledhjen

Qendra për arsimimin qytetar e ftoi Luigj Shkrelin ,kryetar i Këshillit administrativ në Kuvendin e Malit të Zi që menjëherë të ftojë mbledhjen e Këshillit për shpalljen e konkursit për kryetar të Komisionit shtetëror zgjedhor. Nga kjo organizatë joqeveritare rikujtojnë se Gjorgjije Vukceviq ,kryetar i Komisionit zgjedhor të shtetit ,sipas prononcimit personal ,Kuvendin në muajin tetor të vitit të kaluar e ka njoftuar për faktin që më 17 janar të të këtij viti i mbush 67 vjet. Përveç kësaj,ky fakt ,siç shtoi, ishte i njohur për deputetët dhe gjatë propozimit të Vukceviqit për kryetar të Komisionit zgjedhor të shtetit në Këshillin administrativ.”Gjatë tre muajve të plotë Këshilli administrativ nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë çështje dhe më në fund është koha që të shpallet konkursi ,sepse sot kryetarit aktual të Komisionit zgjedhor të shtetit sipas ligjit duhet ti pushojë mandati “,theksohet në kumtesën e Qendrës për arsimimin qytetar.

 

Fitueset e çmimit shembull dhe nxitje për të rinjtë

Fituesit e çmimit “OKTOIH” janë nxitje për të gjithë punëtorët e arsimit dhe shembulli më i mirë për të rinjtë , është thënë në ceremoninë solemne të ndarjes të këtij çmimi shtetëror. Ministri i arsimit , Damir Shehoviq ua ka dorëzuar sot në vilen Gorica , shpërblimin “Oktoih” për vitin 2019, mësimdhënëseve të biologjisë Desanka Malixhan , arsimtare në shkollën fillore” Radoica Peroviq”, dhe Sanja Vllahoviq në gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq” në Podgoricë. Shehoviq ka përkujtuar se 133 individë dhe 67 institucione deri me tani kanë fituar shpërblimin
“Oktoih” ,i cili është themeluar para 50 vitesh. Sipas fjalëve të tij , fitueset e çmimit kanë njohur rendesinë e profesionit të tyre dhe kanë vendosur se gjeja e vetme me vlerë që njeriu ka ,mendimin dhe idenë ta përcjellin tek të tjerët . Kryetarja e jurisë ,Zoja Bojaniq Llalloviq ka thënë se fitueset e çmimit të sivjetmë me punën e vetë kanë dëshmuar se institucionet në të cilat punojnë krenohen me rezultatet e tyre , kurse secila në mënyrë të vetë kanë bërë shumë në fushën e arsimit , nxënësve dhe të shtetit.

Për ajrin më cilësorë të kyçen të gjitha institucionet

Dyshimet se ajri në Bjello Pole , viteve të fundit , është i kualitetit shqetësues ,ka vërtetuar stacioni kompetent i vendosur në fund të vitit të kaluar në këtë qytet. Situatë e ngjashme është edhe në qytetet e tjera në veri të shtetit, andaj është më se e nevojshme që për zgjidhjen e këtij problemi të kyçet edhe Qeveria e Malit të Zi, vetëqeverisja lokale , organizatat vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor, është thënë , ndër të tjera, në panel diskutimin e sotëm në temën “Ndikimi dhe pasojat e kualitetit të dobët të ajrit në shëndetin e banorëve dhe mjedisit jetësor”, në Bjello Pole. Në mesin e propozimeve me të cilat do të ndikohet në zvogëlimin e ndotjes së ajrit janë dëgjuar edhe disa përvoja nga vendet e rajonit, siç është largimi nga komunikacioni i automjeteve dizel , rritja e taksës në këto automjete, pastaj futja e subvencioneve për automjetet të cilët shfrytëzojnë derivatet e pastra ekologjike.

Paralajmëron Thaçi: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të bëhet propozimi për mandatarin, raporton T7 .

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve .

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve më 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejtë. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjorë”, shtoi ai.

Thaçi kërkon dënimin e kriminelëve serbë që kryen gjenocid në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të Kosovës.

Duke i përgëzuar prokurorët për punën dhe duke i inkurajuar për profesionalizëm dhe pavarësi nga ndikimet e jashtme, presidenti Thaçi ka folur për mosdënimin e kriminelëve serbë që kryen krime makabre ndaj popullatës civile në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova ka kaluar nëpër sisteme të drejtësisë në faza të ndryshme tash e mbi 20 vjet, ndërsa ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mungesën e vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës.

Këtu presidenti Thaçi ka përmendur misionet për sundimin e ligjit që kanë qenë në Kosovë, duke përfshirë UNMIK-un, EULEX-in dhe paralelisht me to edhe Tribunalin e Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, të cilat theksoi se nuk kanë bërë mjaft për dënimin e kriminelëve të Serbisë për vrasjet masive me qëllim të spastrimit etnik dhe as për dhunimin e mbi 20 mijë grave shqiptare.

Ky neglizhim, sipas presidentit Thaçi, përbën amnistim të këtyre krimeve nga drejtësia ndërkombëtare.

Kreu i shtetit ka thënë se këto lëshime e kanë rënduar arritjen e paqes, pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi i ka inkurajuar prokurorët që të qëndrojnë larg ndikimit politik, por edhe larg ndikimit diplomatik.

 

Soreca: Dialogu politik i detyrueshëm

Zhvillohet konferenca XVI e komisioneve parlamentare për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asocimit të Evropës Juglindore.

Ambasadori i BE-së nënvizon rëndësinë e dialogut edhe pse koshient se ky dialog sidomos mes partive shpesh nuk është i lehtë.

“Parlamenti është simbol i dialogut politik. Dhe ju e dini më mirë se unë se dialogu politik nuk është gjithmonë i lehtë ndërkohë që është kryesor për progresin ekonomik dhe social të çdo shteti. Është dhe i detyrueshëm për të ecur përpara drejt integrimit europian. Dialogu është i rëndësishëm jo vetëm brenda një vendi por dhe mes vendeve dhe qeverive të rajonit. Stabiliteti dhe prosperiteti nuk mund të arrihet në izolim.

Gjithashtu Soreca nënvizoi se BE është krah Shqipërisë dhe kjo u konfirmua dhe nga mbështetja që BE dha Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

 

BE-ja do përballet me rreziqe nëse nuk çon sinjale pozitive për Ballkanin

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka tërhequr vërejtjen për rreziqet me të cilat mund të përballet Bashkimi Evropian nëse nuk i dërgon sinjal të qartë rajonit të Ballkanit Perëndimor, raporton RTS .

Lajçak ka deklaruar se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor .

“Është e domosdoshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave për pranim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet samiti i majit i BE-së me Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Lajçak në konferencën mbi sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor më 2020 në Berlin.

Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se zgjerimi është agjendë pozitive, ndërsa ka shtuar se kohë më parë ka përshtypjen se zgjerimi po trajtohet si problem.

Lajçak ka shtuar se BE-ja duhet të ushtrojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell TASR.

Ukraina fton 6 vende të ndihmojnë hetimet për aeroplanin e rrëzuar

Ukraina ka kërkuar nga Kanadaja, Franca, Suedia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Irani që të caktojnë ekspertë, për të ndihmuar në hetimin e aeroplanit të rrëzuar më 8 janar në Teheran .

Irani fillimisht e mohoi që forcat e tij e rrëzuan aeroplanin, por ushtria e vendit, më 11 janar, pranoi se aeroplani ukrainas u qëllua "pa dashje" nga një raketë kundër-ajrore.

Në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shumica e 176-të viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë, dhe një numër më i vogël ukrainasë, afganë, suedezë, britanikë dhe gjermanë .

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se kërkesa u dërgua si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Londër, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve, qytetarët e të cilave u vranë në incident.

Kërkesa e Ukrainës pason deklaratën e ministrit të Jashtëm kanadez, Francois-Philippe Champagne, i cili tha se vendi i tij, si dhe Afganistani, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina po kërkojnë që Teherani të paguajë kompensim për familjet e viktimave të incidentit.

Përmes një deklaratë të përbashkët pas takimit në Londër, grupi i vendeve tha se Irani duhet të zhvillojë një "hetim të plotë, të pavarur dhe transparent ndërkombëtar".

 

Vazhdojnë negociatat midis talibanëve dhe përfaqësuesit të SHBA-së

Në Katar është mbajtur dita e dytë e bisedimeve, midis grupit militant taliban dhe një ekipi negociues amerikan të udhëhequr nga Zalmay Khalilzad.

"Bisedimet do të vazhdojnë për disa ditë dhe ne do të ndajmë informacione në intervale të ndryshme", tha zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, në një postim në Twitter, më 17 janar.

Shaheen shtoi se bisedimet ishin "të dobishme" dhe se palët po diskutojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje.

Ai nuk bëri të ditura më shumë detaje.

Ende nuk ka asnjë koment nga zyrtarët amerikanë, por agjencia Reuters citoi dy burime, të cilat kanë thënë se nëse arrihet marrëveshja, atëherë talibanët do të zbatojnë një armëpushim 10-ditor me trupat amerikane, një ulje të dhunës dhe diskutim me qeverinë afgane.

Forcat amerikane janë të vendosura në Afganistan që nga viti 2001.

Pushtimi i tyre kishte për qëllim dëbimin e talibanëve, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Në atë kohë talibanët kontrollonin Afganistanin dhe strehuan Osama bin Ladenin, ideatorin e sulmeve.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur qëllimin e tij për të larguar 13.000 trupat amerikane nga Afganistani.

OKB: Të ndalen menjëherë luftimet në Idlib të Sirisë

Komisionarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Michelle Bachelet, bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të veprimeve ushtarake në provincën e Idlib-it në Siri, duke thënë se përpjekja e fundit për armëpushim akoma nuk kishte arritur të mbrojë civilët .

Më 10 janar, Turqia dhe Rusia, u pajtuan për një armëpushim në rajonin e banuar nga rreth 3 milionë njerëz.

Ankaraja për vite me rradhe ka mbështetur rebelët sirianë, të cilët luftojnë për të mposhtur presidentin sirian, Bashar al -Asad.

Rusia e përkrahë qeverinë e Asadit.

Dëshmitarët dhe burime nga ana e kryengritësve thanë se aeroplanët rusë dhe ata të forcave të Asadit, kanë ndërmarrë sulme të reja në provincë.

Moska mohoi se po bombardon caqet ku gjenden civilët.

"Është thellësisht shqetësuese që civilët vriten çdo ditë përmes sulmeve me raketa, si nga ajri ashtu edhe nga toka", tha Bachelet, përmes një deklarate.

Zyra e saj pranoi raporte se sulmet ajrore rifilluan më 15 janar, tha ajo.

Rreth 350.000 sirianë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur nga Idlibi, që nga fillimi i dhjetorit 2019, duke kërkuar strehim në zonat kufitare pranë Turqisë, thanë Kombet e Bashkuara.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell .Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme .Temperaturat e shënuara në orën 13:Ulqin 17 gradë ,Budvë 16, Tivar e Petrovac 15, Podgoricë 14, Herceg Novi ,Cetinë e Nikshiq 13, Zhablak 12,Rozhajë 9, Kollashin 6, Plavë 5, Shavnik 3, Andrievicë e Plluzhinë 1 dhe në Plevle ,Biello Pole e Beranë -2.

Për nesër pritet mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell, kurse pasdite dhe gjatë natës, në viset jugore dhe qendrore, vende-vende me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit prej -7 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 14 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се