Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 01. 2020. 18:15   >>  18:17

Ditari 31.01.2020

31.01.2020

Gjukanoviq; Ligji është vetëm alibi për fushatë  anti-malazeze 

Ligji  për lirinë e feve nuk është shkak i protestave aktuale, por alibi për fushatë anti-malazeze, me të cilën  dëshirohet që ai të kapitullojë, ka vlerësuar  kryetari i PDS, Millo Gjukanoviq. Ai, në mbledhjen e Këshillit komunal të PDS, në Podgoricë, ka theksuar se  debati për Ligjin, sado që të sjell pakënaqësi, ka treguar se është mjaft frytë dhënës për ata të cilët jetojnë në iluzione se çështja e pavarësisë së Malit të Zi ka përfunduar me 21 maj, të vitit 2006 dhe tërësisht është vërtetuar anëtarësimi i Malit të Zi në NATO aleancën. “Situata me rastin e ligjit në fjalë tregon, për fat të keq, se një nacionalizëm gjithnjë është i gjallë në qëllimin e vetë që ta shkatërrojë Malin e Zi, dhe t'i marrë ato inegjerenca të cilat, pa dyshim, i takojnë çdo shteti të pavarur dhe sovran”, ka theksuar Gjukanoviq.

 Ky, siç ka theksuar ai, është nacionalizëm i cili përpiqet të sjell vendime në vend të institucioneve malazeze.

 “Ky debat nuk zhvillohet për ligjin dhe as për pronën. Ky është debat për shtetin”, ka theksuar, Gjukanoviq. Sipas fjalëve të tij, kundërshtarët e Malit të Zi, nuk pushojnë, dhe jetojnë në bindje se, Mali i Zi, do të shuhet një ditë. Ai ka theksuar se nën moton e bisedimeve për ligjin dhe rrëmbimin potencial të pronës dhe, në bazë të kësaj, rrezikimin e bashkësisë nacionale serbe në Mal të Zi, shihet një luftë tejet perfide kundër shtetit të Malit të Zi. Ai, ka përkujtuar se në ligj është paraparë “procedurë eksplicite juridike e cila do të ndihmojë të arsyetojmë faktin në të cilin jemi të bindur, kurse atyre që të mbrojnë atë që mendojnë se është e tyre.

Mali i Zi, përparon në politikën ekonomike

Mali i Zi, plotëson me sukses agjendën e vetë reformuese, përparon në politikën ekonomike dhe në stabilizimin e financave publike dhe, çdo ditë, vepron në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë të gjithë qytetarëve të vetë, është theksuar në takimin e kryeministrit, Dushko Markoviq, me drejtorin ekzekutiv të konsistencës holandeze në bankën botërore, Koen Davids. Kryeministri, Markoviq, ka theksuar se Qeveria duhet të jetë e përkushtuar në Integrimet Evropiane, pastaj në zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë e disiplinës financiare si dhe në mbrojtjen e taksapaguesve përmes luftës kundër ekonomisë informale.

Davids, ka theksuar se, Malin e Zi, duhet ta përgëzojnë të gjithë për rezultatet e arritura deri tani si dhe në hapat vizionarë kur është fjala për luftën kundër ndryshimeve klimatike si dhe vendimin e shtetit që ti kthehet burimeve të ripërtërishmesh të energjisë.

Ai, ka shtuar se marrëdhëniet e Malit të Zi me Bankën Botërore, janë shumë të mira dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë. “Për Malin e Zi, viti 2020, ka filluar i mbarë. Shifrat duken të mira si dhe menaxhimi me financat publike”, ka theksuar Davids. Gjatë takimit është konstatuar se priten rrjedha  të mira në ekonomin malazeze, mirëpo, tregu botëror mbetet sfidë për shkak të ngecjes së rritjes ekonomike globale.

Mali i Zi, përkrah vendosjen e paqes afatgjate në Lindjen e Afërt

Mali i Zi, i përkrah përpjekjet për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindje të Afërt, është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme. Siç theksohet, i kuptojnë dhe i vlerësojnë përpjekjet e SHBA dhe të presidentit amerikanë Donalld Tramp që në bisedimet e drejtë për drejta ndërmjet dy palëve të arrihet zgjidhe e pranueshme për të gjithë, në bazë të konceptit të dy shteteve të cilat jetojnë në paqe, si fqinjë. “Mali i Zi identifikon dhe e përkrah nevojën që përmes përpjekjeve ndërkombëtare të bëhen angazhime drejtë zgjidhjes së qëndrueshme dhe të drejtë për konfliktin palestinezë, me të cilën do të sigurohej paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Lindjen e Afërt,  dhe të kënaqen aspiratat legjitime të dyja palëve”, theksohet nga kjo Ministri. Konsiderohet se të gjitha propozimet  të cilat do të paraqiten duhet të jenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, përmes respektimit të gjitha rezolutave relevante të OKB dhe të principeve të pranuara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me këtë çështje.

 

Është e pa tolerueshme të publikohen bisedat telefonike

Profesori i të drejtës penale e funksionar shumë vjeçar policor, Velimir Rakoçeviq, ka vlerësuar si të pa tolerueshme publikimin e transkripteve të bisedimeve të dy funksionarëve të lartë policor. Duke komentuar transkriptimin e bisedës të dy funksionarëve të lartë policorë, të cilin e kanë publikuar disa portale malazeze dhe rajonale , Rakoçeviq ka theksuar se kjo nuk mund të tolerohet. “Fjala është për një keqpërdorim të rëndë . Disa operator  të celularëve me seli jashtë shtetit të Malit të Zi, i shfrytëzojnë këto mundësi dhe aktiviteti i tyre shndërrohet në kundërshtim me ligjin. Fjala është për Mtel  dhe Telenor, të cilat i kanë selitë në Serbi, kurse servisin SMS, e kanë në Mal të Zi”, ka theksuar Rakoçeviq, në emisionin e mëngjesit të TVMZ . Ai, ka theksuar se mundësitë e tyre teknike janë të tilla sa që “brutalisht, çdo shfrytëzues të këtyre rrjeteve, jo vetëm se mund ta përgjojnë në kohë reale, por edhe të përcjellin lëvizjen e tij”. Rakoçeviq, ka sqaruar se nëse agjencia për sigurinë nacionale don për të përgjuar dikën, duhet të marrë lejen e kryetarit të Gjyqit suprem.

Gjermania e përkrah Malin e Zi në forcimin e sigurisë së kufirit

Gjermania, e përkrah Malin e Zi, në planin e miratimit të standardeve të Shengenit dhe forcimin e sigurisë kufitare,  kurse forcimi i sigurisë kufitare është kontributi më konkret në forcimin e Evropës, është kumtuar sot në Berlin, në takimin e ministrit të punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq, me ministrin federal për punë të brendshme të Gjermanisë, Horst Zehofer. “Policia e Malit të Zi,  realizon bashkëpunim intensiv dhe cilësor me policinë gjermane në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit të rëndë dhe të organizuar, në veçanti, në kontrabandën e narkotikëve. Së bashku, shqyrtojmë sfidat e sigurisë në Evropë, kurse nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës federale të Gjermanisë, harmonizimi i të cilës është në vazhdim, është tregues i përpjekjeve tona të përbashkëta që marrëdhëniet miqësore  ti forcojnë akoma më tepër”, ka theksuar Nuhoxhiq.

Zehover, ka theksuar se Gjermania, në kontinuitet e përkrah Malin e Zi, drejtë anëtarësimit në BE. Ai ka konstatuar se Qeveria e  Malit të Zi, ka shënuar rezultate të rëndësishme në këtë fushë. Nuhoxhiq dhe Zehover, kanë biseduar edhe për migrimet ilegale të cilat sjellin me vete edhe çështjen e formave të ndryshme kriminale, siç është tregtia me qeniet njerëzore dhe terrorizmi.

Fillim i ri, me perspektivë të qartë

Edhe pse sot do të largohet nga BE, mbretëria e bashkuar nuk e braktisë Evropën dhe as Ballkanin Perëndimor, kurse Mali i Zi, dëshiron të forcojë partneritetin e vetë strategjik dhe ti intensifikojë marrëdhëniet bilaterale me mbretërinë e bashkuar, është theksuar gjatë takimit të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, me ambasadoren britanike, Alison Kemp. “Marrëdhëniet e Malit të Zi me Mbretërinë e bashkuar, kanë qenë të mira dhe përmbajtësore në të gjitha sferat e rëndësishme për Malin e Zi. Në veçanti, kemi forcuar aleancën përmes anëtarësimit në NATO. Tani dëshirojmë marrëdhënie të reja dhe më përmbajtësore sidomos përmes bashkëpunimit më dinamik ekonomik”, ka theksuar kryeministri, Markoviq. Ai, ka shtuar se Mali i Zi, përshëndet dhe respekton marrëveshjen ndërmjet mbretërisë së bashkuar dhe BE, që ka të bëjë me të gjitha kontratat ndërkombëtare të cilat vendi ynë i ka nënshkruar me BE, përfshirë këtu edhe marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale.

 Ambasadorja, Kemp, ka theksuar se mbretëria e bashkuar do të vazhdojë ta përkrah Malin e Zi, në fushën e mbrojtjes, të sigurisë, në luftën kundër kriminalitetit të rëndë dhe të organizuar si dhe në arsimim. Mbretëria e Bashkuar, për   Malin e Zi, konsiderohet  si shtet  mik. Tani është një fillim i ri me perspektivë të qartë dhe dëshirojmë partneritet strategjik të cilit i gëzohemi”, ka theksuar Markoviq.

 

Ndryshimet e kontratës profesionale për rroga më të larta

Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, dhe përfaqësuesit e sindikatës së shëndetësisë,  kanë nënshkruar sot ndryshimet e kontratës kolektive profesionale sipas të cilave, rrogat e të punësuarve në këtë fushë, deri në vitin e ardhshëm, do të rriten 15.3 %.

Hrapoviq, ka theksuar se të ardhurat e punëtorëve shëndetësorë gjatë këtij viti do të rriten 12%,  kurse në vitin e ardhshëm, edhe 3%,  dhe këto ndryshime do të fillojnë të zbatohen prej me 1 mars, të këtij viti.

“Vlerësimi i mjeteve të nevojshme plotësuese për të ardhurat e punëtoreve për këtë vit, janë 9 milion e 37 mijë euro. Mjetet e domosdoshme, janë paraparë me Ligjin për buxhetin, për këtë vit, në kuadër të buxhetit rrjedhës të Fondit për sigurimin shëndetësor. Për vitin 2021, është vlerësuar  se mjetet e nevojshme shtesë janë 2 milion e 973 mijë euro, në nivelin vjetor”, ka theksuar Hrapoviq.

Të hënën e ardhshme, votohet Qeveria a re e Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar datën 3 shkurt në ora 11:00 seancën për të votuar Qeverinë e re të Kosovës.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit.

 

L.Haziri; Të shikohen të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes 

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi se do i shterin të gjitha mekanizmat që deri të hënën, kur edhe është caktuar seanca për votimin e qeverisë së re të Kosovës të definohet partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse thotë se ka pak kohë deri të hënën, Haziri shprehet se duhet të shikohen të gjitha mundësitë që të bëhet marrëveshja.

"Do të shtjerrën të gjitha mundësitë politike, të gjitha mekanizmat, të gjitha format që deri të hënën të definohet qartë dhe të zbardhet qartë partneriteti LDK- Vetëvendosje. Kemi në dispozicion edhe pak kohë, nuk është shumë por duhet me u bë", tha ai.

Nënkryetari i LDK-së për KosovaPress tha se deri ditën e hënë duhet të evitohet mundësia për qeveri të pakicës.

"Është çështje e vlerësimeve politike që deri të hënën ka mundësi që të evitohet qeveria e pakicës", u shpreh ai.

Pas kërkesës së mandatarit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që seanca për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të mbahët të hënën

 

I.Meta: Shqiptarët kanë nevojë për dialog më shumë se kurrë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar të enjten se shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime.

Sipas Metës, shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirëse dhe më shpresëdhënëse.

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimmarrjen dhe destinacionin europian të vendit”, u shpreh Meta.

“Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirëse dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!“,

Më 11 shkurt, do të bëhet ratifikimi i i protokollit për anëtarësim në NATO

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar sot se në seancë e 11 shkurtit kur pritet të ratifikohet Protokolli për anëtarësim në NATO do të jenë të një numër i caktuar i funksionarëve të lartë shtetëror të vendeve fqinje.

“Në seancën kur te bëhet ratifikimi më 11 shkurt do të jenë të ftuar kryeparlamentarët dhe Presidentët e vendeve fqinje anëtare si: Shqipërisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë, përfaqësues të lartë të NATO-s, Kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg edhe pse nuk dihet nëse do të vijë ai personalisht, Institucionet vendase, ish- Presidentët, ish kryetarët e Kuvendit dhe përjashtim do të bëhet për dy liderët Zaev dhe Mickoski”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

“Ratifikimi votohet me shumicë të thjesht, gjegjësisht shumicën e deputetëve prezent në seancë”, tha Xhaferi.

 

Greqia planifikon vendosjen e barrierës në Detin Egje

Greqia po planifikon të vendosë një barrierë lundruese në Deti Egje, për të parandaluar mbërritjen e migrantëve dhe refugjatëve nga Turqia.

Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, raporton Reuters.

Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milionë refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë.

Derisa një marrëveshje me Turqinë ka ulur ndjeshëm numrin e refugjatëve, që nga viti 2016, ishujt grekë ende po përballen me kampe të mbipopulluara.

Autoritetet greke po planifikojnë që ta blejnë pengesën me gjatësi 2.7 kilometra e cila do të vendoset në det - jashtë ishullit të Lesbos - ku gjendet kampi i mbipopulluar Moria.

Qeveria tashmë ka përgatitur dokumentin, përmes të cilit fton kompanitë ofertuese të bëjnë propozimet për shitjen e pengesës.

 

OBSH, emergjencë globale për shkak të koronavirusit

Shpërthimi i koronavirusit të ri është shpalllur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Arsyeja kryesore e kësaj shpalljeje nuk është për shkak të asaj që po ndodh në Kinë, por në vendet tjera”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shqetësim kryesor tani është shpërndarja e virusit në shtetet me sistem të dobët shëndetësor.

Aktualisht 170 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se 98 persona janë prekur nga ky virus në 18 shtete të botës, mirëpo nuk është raportuar për viktima.

Shumica e rasteve kanë qenë persona që nga udhëtuar nga qyteti kinez, Vuhan, ku ka shpërthyer virusi.

Koronavirusi është një familje e gjerë virusesh.

Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i. Sars - sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes - ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Demokratët nuk arrijnë të sigurojnë numër të mjaftuar të demokratëve

Demokratëve në Shtetet e Bashkuara u është dhënë një goditje e madhe në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë në gjyqin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

Ata kishin nevojë për katër vota të senatorëve republikanë, për të votuar në mënyrë që të lejohet paraqitja e dëshmitarëve, por njëri nga senatorët tha se nuk do ta mbështes kërkesën e demokratëve.

Senatori, Lamar Alexander, tha se demokratët e kanë dëshmuar se Trump kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme, por kjo nuk ishte një vepër për shkarkim.

Njoftimi i hap rrugën lirimit të mundshëm të presidentit nga Senati qysh ditën e premte.

Në Senatin me 100 ulëse, gjenden 52 republikanë.

 

Macron, i rezevrvuar ndaj planit paqësor në Lindjen e Afërt

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti dyshime në lidhje me perspektivën e një zgjidhjeje dy-shtetesh midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Komentet e tij u bën, pasi u pyet për të komentuar planin e paqes për Lindjen e Mesme, të cilin këtë javë e shpalli presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

"Unë besoj në dy sovranitete", tha Macron kur u pyet nga gazeta Le Figaro nëse ai besonte në zgjidhjen me dy shtete.

Ai nuk e sqaroi më shumë qëndrimin e tij.

Macron, gjithashtu tha që ai nuk do të paraqiste ndonjë plan të tij, por sugjeroi që

plani i presidentit Tram mund të hasë në vështirësi  për tu zbatuar në terren.

Palestinezët duan shtet të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gaza, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Statusi përfundimtar i Jerusalemit ka qenë gjithmonë një nga pyetjet më të vështira dhe më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Plani u mirëprit nga Izraeli, por u përshëndet me gjakftohtësi në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Iniciativa u prit me zemërim nga palestinezët dhe u hodh poshtë nga disa vende myslimane.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

        Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri vende vende deri e fortë, nga drejtimet e jugut.

         Temperaturat: Tivarë e Budvë 14 gradë, Petrovac 13, Beranë, H. Novi e Rozhaj 12, Ulqin 11, Podgoricë e Andrievicë 10, Cetinë 8, Plevle , Plavë e Bjijello Pole 7, Zhablak e Plluzhinë 6, Kollashin 5, Nikshiq 4, dhe në Shavnik 2 g.

          Edhe për nesër, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 g. c.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се