Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 02. 2020. 17:04 >> 17:10

Ditari 03.02.2020

03.02.2020

Të gatshëm për takim me kryeministrin Markoviq

Përfaqësuesit e Mitropolisë malazez- bregdetare, janë të gatshëm të takohen me kryeministrin, Dushko Markoviq, me shpresë që qeveria, sinqerisht është e përcaktuar për nisjen e bisedimeve thelbësore  dhe dhe serioze me qëllim që, në pajtim rendin juridik të Malit të Zi, ta anuloj Ligjin për liritë fetare ose të  gjitha dispozitat diskriminuese të tij.

Në sajtin e Mitropolisë, është publikuar përgjigjja e mitropolitit Amfillohije, në ftesën e Markoviqit, për dialog për Ligjin e miratuar për liritë fetare. “Jemi të gatshëm, duke pas parasysh vendimin vendimin e Sinodit të shenjtë të Kishës ortodokse serbe dhe të Këshillit të episkopëve të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, si dhe duke respektuar Kushtetutën, do të takohemi me ju me shpresë se sinqerisht jeni të përcaktuar për bisedime thelbësore dhe të njerëzishme me qëllim që, në pajtim me rendin juridik të Malit të Zi, të shmanget ligji ose të gjitha dispozitat e tij diskriminuese”, thuhet në kumtesën e  Mitropolisë.    

 

Problemet rreth ligjit të zgjidhen në mënyrë institucionale

Vendimi i Gjyqit Evropian për të drejtat e njeriut në Strasburg, që të refuzoj kërkesën për ndalimin dhe zbatimin e Ligjit për liritë fetare, tregon se këtë problem, duhet zgjidhur në mënyrë institucionale, ka vlerësuar kryetari i Shoqatës së juristëve, Bransillav Radulloviq. Ai, ka theksuar se mesazhi i parë se me zbatimin e  ligjit, në këtë moment, nuk do të ketë kurrfarë pasojash të dëmshme të pamënjanueshme me ç'gjë, bie poshtë teza mbi plaçkitjen e kishës.

E dyta, sqaron Radulloviq, që kontesti duhet zgjidhur institucionalisht, respektivisht, përmes iniciativës  Gjyqit Kushtetues, dhe më pas me nënshkrimin e  kontratës themelore me shtetin, ka thënë ai. Radulloviq, konsideron se vendimi i gjyqit në Strasburg, si dhe disa vendime të mëparshme dhe disa të ardhshme, do të jenë vendimtare, para së gjithash, për faktorin ndërkombëtar për definimin e  drejtimit për zgjidhjen e problemit.  Ai, ka thënë po ashtu, se më herët ka kumtuar kurse tani është vërtetuar se Mitropolia, nuk do të paraqes iniciativën Gjyqit Kushtetues, duke sqaruar se refuzimi i Mitropolisë që të shfrytëzoj  mekanizmat juridik, është pasojë e vlerësimeve  se me tubimet e veta masive do të detyrojnë strukturat e  pushtetit që pa përdorimin e mekanizmave institucional, të tërheqin ligjin në fjalë.   

 

Më tepër se 5.5 milion euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale

Qeveria, përmes Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, për zhvillimin e  infrastrukturës rurale, në këtë vit  do të investojë më tepër se 5, 5 milion euro. Vetëm përmes projektit të cilin Qeveria e realizon së bashku me Fondin ndërkombëtar për zhvillim të bujqësisë IFAD, dhe bashkësitë lokale do të investohen rreth 3 milion euro, është kumtuar nga kjo Ministri.

Me qëllim të përzgjedhjes dhe realizmit të projekteve të cilat në vitin 2020, do të realizohen me IFAD-in, dhe bashkësitë lokale, Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ka shpallur sot dy ftesa publike. Projektet realizohen në shtatë komuna në Mal të Zi; Nikshiq, Bijello Pole, Beranë, Mojkovac, Petnjicë, Zhablak dhe në Shavnik. “Projekti ka për qëllim t'i kontribuojë zhvillimit të zonave rurale përmes përparimit të infrastrukturës, por edhe avancimi i prodhimtarisë bujqësore. Për realizimin e  këtyre qëllimeve, projekti është i ndarë në dy komponente, e që kanë të bëjnë me shpalljen e  sotme të ftesës publike, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

 

Është e domosdoshme biseda me të gjitha bashkësitë fetare

Në Mal të Zi, është e e domosdoshme të fillohen bisedimet e institucioneve shtetërore me të gjitha bashkësitë fetare me qëllim të uljes së tensioneve dhe ruajtjen e stabilitetit të shoqërisë, është kumtuar pas bisedimeve të udhëheqësisë së Partisë boshnjake me kryetarin e Partisë popullore evropiane, Donald Tusk, të zhvilluara në Bruksel. Gjatë këtyre bisedimeve, siç është kumtuar, janë analizuar rrjedhat aktuale politike në Mal të Zi, me theks të veçantë në ngjarjet që kanë ndodhur pas miratimit të Ligjit për liritë fetare . Përfaqësuesit e Partisë boshnjake, kanë theksuar rëndësinë e rrugës evropiane të Malit të Zi dhe përforcimin e besimit të ndërsjellë përmes dialogut për të gjitha çështjet e rëndësishme.  

Është e nevojshme që të gjitha subjektet të tregojnë gatishmërinë për dialog në institucionet e Malit të Zi, pa ndikime dhe përzierja nga jashtë, thuhet në kumtesë.  

 

Qëllimi i reformave, legjislatura e pavarur dhe efikase

Përdorimi i paanshëm i marrëveshjes për pranimin e fajit ndërmjet prokurorëve dhe të akuzuarve, i përcjell me kontrollin e përpiktë gjyqësorë, mund ta përforcojë më tej kredibilitetin dhe efikasitetin e sistemit penal- juridik, ka deklaruar shefi i delegacionit të BE, Aivo Orav.

Ai, në konferencën, “Rruga më e shkurtë e drejtësisë - rezultatet dhe efekti i zbatimit të marrëveshjes për pranimin e fajit”, ka deklaruar se qëllimi përfundimtarë i reformave është legjislatura e pavarur, e ndershme, profesionale dhe efikase, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë të drejtat e barabarta dhe qasje të njëjtë në drejtësi. Ndërkaq drejtorja e përgjithshme e legjislaturës, Maja Llakoviq- Drashkoviq, ka theksuar se instituti i marrëveshjes për pranimin e fajit, për herë të parë është zbatuar në procesin e ligjvënies në Mal të Zi në procedurën e Ligjit  penal nga viti 2009, duke u bazuar në drejtësinë anglo-saksone. Ajo, ka thënë se ky Institut është futur në legjislaturën penale në Mal të Zi me qëllim të përshpejtimit të procedurave të shumta penale dhe uljen e shpenzimeve, duke mos rrezikuar interesat e ligjshmërisë dhe drejtësisë, ka thënë ajo.

 

Janari rekord, premtues për një vit të mbarë për aeroporte

Aeroportet e Malit të Zi, sipas statistikave të para, në muajin Janar kanë shërbyer 17% më shumë udhëtarë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është kumtuar nga kjo Kompani.

Drejtori ekzekutiv i aeroporteve, Danillo Orllandiq, ka deklaruar se 15 mijë udhëtarë më shumë, u jep të drejtën të besojnë se ky do të jetë një vit i shkëlqyer për Aeroportet e Malit të Zi. “Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve, është rritur edhe numri i aeroplanëve që kanë fluturuar nga aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit”, ka thënë Orllandiq, dhe ka shtuar se numri gjithnjë e më i madh i linjave të hapura me kompanitë më prestigjioze ajrore i kontribuon Malit të Zi si destinacion turistik.  

 

Nga mesnata e ardhshme, çmime më të ulëta të naftës

Eurodizeli dhe vaji për djegie nga mesnata e ardhshme do të lirohen 7, respektivisht 6 cent, kurse çmimet e benzinës vazhdojnë të jenë të njëjta, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë.

Siç është njoftuar, gjatë 15 ditëve të ardhshme, një litër e karburantit eurodizel do të kushtojë 1,19 euro, kurse vaji për djegie, 1,16 euro.

Ndryshimet e fundit të karburanteve ishin me 24 dhjetor, kur vaji për djegie është shtrenjtuar 2 cent për litër. Ndërkaq ndryshimi eventual i radhës i çmimeve të karburanteve do të jetë me 18 shkurt.

 

Kurti, prezanton programin dhe kabinetin e ri qeveritar 

Në seancën e Kuvendit për formimin e qeverisë së re, kandidati për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës.

 Kemi një program që adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetarë. Me këtë program ne jetësojmë premtimet e 6 tetorit, të kësaj dite që shënoi  ndryshimin e madh politik në vend, e të cilin ne sot po e institucionalizojmë së bashku me qeveri të re”, tha Kurti.

Lideri i LVV-së, po ashtu tha se do të jenë qeveri e kursimit të parasë publike dhe me më pak shpenzime në poste e privilegje që të shpenzohen më shumë në projekte zhvillimore.

“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike, ashtu edhe siç po e shihni para meje do të jenë 15 ministra, e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Pra, më pak shpenzime në poste e privilegje që të shpenzojmë më shumë në projekte zhvillimore. Do të departizohen e depolitizohen agjencionet dhe ndërmarrjet publike, do të reduktojmë e ristrukturojmë ato e do të vendosim indikatorë të matshëm për të rregulluar cilësinë e për të matur edhe suksesin, edhe dështimin”, tha ai.

Ai po ashtu gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës, tha se do të jenë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe e punësimit për të ndaluar migrimin masiv, për të nxitur punësimin e për të rritur produktivitetin.

Po ashtu Kurti tha se në mandatin e tij qeverisës, buxheti do të jetë tre miliardë euro.

Pas prezantimit të programit të qeverisë, Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin qeverisës, dhe  pas pauzës,  Kuvendi ka vazhduar punën kurse, siç është paralajmëruar,  më pas pritet që deputetët të deklarohen për programin e propozuar të qeverisë dhe kabinetin e ri qeveritar.

 

A. B. Harchenko; Pa Rusinë dhe miratimin nga KS i OKB, s'mund të ket marrëveshje 

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan Harchenko, tha se Rusia do të përfshihet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, nëse merr një ftesë të tillë nga Beogardi.

Pa Rusinë dhe pa miratim nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, marrëveshja midis dy vendeve nuk vjen në shprehje, tha Harchenko për mediat në Beograd.

Ai tha se Rusia gjithmonë ka qenë në favor të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se atë e shqetëson dëshira për zgjidhje të shpejtë.

Harchenko tha se nuk janë të sakta kritikat se Rusia nuk do zgjidhje dhe se përmes Serbisë dëshiron të ruajë ndikimin në rajon.

"Interes i Rusisë gjithmonë ka qenë vazhdimi, në këtë rast rifillimi i bisedimeve", tha Harchenko, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë në fund të vitit 2018 kur Kosova u ka vënë taksë 100 për qind importeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

 

Presidenti i PS, sot dhe nesër qëndron në Tiranë

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli sot dhe nesër qëndron  për vizitë në Shqipëri, ku do të ketë takime me krerët e lartë shtetërorë, përfshirë edhe opozitën.

Sassoli, do të jetë i pranishëm në sallën e seancave plenare, ku do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Pas takimit, me Ruçin, Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Në Tiranë Sassoli do të qëndrojë dy ditë, ku do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi,  kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në qendër të vizitës do të jetë çështja e negociatave. Sassoli është shprehur optimist se negociata do të hapet para Samitit të Zagrebit./tch

 

Shkup, në pritje të fillimit të bisedimeve me BE

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të nisin negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ka deklaruar ambasadori i Italisë në Shkup, Carlo Romeo.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori italian thotë se qëndrimi i vendit që përfaqëson është se paralelisht me metodologjinë apo reformat brenda BE-së, të zhvillohet edhe procesi i çeljes së negociatave me këto dy vende.

Ai thotë se Italia është për një proces më efikas dhe dinamik të zgjerimit dhe jo për ndërlikimin e procedurave.

“Politika e zgjerimit edhe më tej është fundamentale për Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të jetë më e përgatitur për zgjerime të reja. Konsiderojmë se metodologjia e re duhet të realizohet paralelisht me reformat brenda unionit, pra, mund të zhvillohet paralelisht me procesin e hapjes së bisedimeve, që sipas natyrës, është një proces i gjatë që bazohet në sistemin meritor të çdo shteti potencial për anëtarësim në BE. Ne, nuk jemi për komplikimin e procesit, por te kemi një proces më dinamik më efektiv,ka deklaruar ambasadori italian, Carlo Romeo.

Ambasadori italian la thënë se pritjet e tij janë që data e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën të jepen në mbledhjen e Këshillit Evropian në mars.

 

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kinë

Numri i njerëzve të vdekur nga shpërthimi i një koronavirusi në Kinë arriti në 361, pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në provincën Hubei raportoi të hënën për 57 viktima të reja.

Në total janë mbi 17,200 njerëz të prekur nga kjo sëmundje në gjithë Kinën.

Hubei, vendi ku sëmundja është raportuar për herë të parë në muajin dhjetor, është izoluar pothuajse tërësisht: gati të gjitha rrugët dhe transportet publike janë mbyllur.

Po ashtu është shënuar edhe viktima e parë nga ky virus jashtë Kinës. Autoritetet në Filipine kanë thënë se një 44-vjeçar, kinez nga Vuhan, duket se ka qenë i infektuar me virus para se të arrinte në Filipine.

Rusia, Britania, Suedia janë në mesin e shteteve që po ashtu kanë njoftuar se kanë identifikuar rastet e para të personave të prekur nga virusi i ri.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë vendosur kufizime në udhëtimet e qytetarëve të Kinës dhe të atyre personave që kanë qëndruar në Kinë në dy javët e fundit.Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar ka deklaruar se “shtetasit e huaj do të ndalohen të hyjnë në SHBA”, nëse ata së fundmi kanë udhëtuar drejt Kinës. Këto vendime të Uashingtonit kanë ardhur pasi më 1 shkurt, zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar se tetë persona janë të infektuar nga virusi i ri.

 

Senati, vendos kësaj jave lidhur me gjykimin e presidentit D.Tramp

Argumentet përfundimtare në gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të nisin të hënën në Senat.

Senatorët, që janë anëtarë jurie dhe vendosin nëse do ta shkarkojnë ose jo presidentin nga detyra, do të kenë mundësi të flasin deri më 5 shkurt.

Votimi për të dënuar ose liruar presidentin do të mbahet po atë ditë, rreth orës 16:00, sipas kohës lokale.

Në muajin dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga demokratët, e ka fajësuar Trumpin për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.

Akuza formale e demokratëve thotë se Trump "i ka shfrytëzuar kompetencat e tij zyrtare për t'i bërë presion Qeverisë së Ukrainës, që të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, në favor të përfitimit të tij personal".

Trump e mohon çdo keqbërje dhe hetimet kundër tij i cilëson si "gjueti shtrigash".

Senati, i cili udhëhiqet nga Partia e tij Republikane, pritet ta shpallë të pafajshëm atë. Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedura të shkarkimit.

 

Sulmuesi në Londër, ishte nën mbikëqyrjen e policisë

Një person që u vra nga policia, pasi theri me thikë disa njerëz në Londër, është liruar nga burgu në muajin janar.

Autoritetet thanë se Sudesh Amman, 20 vjeç, është liruar rreth një javë më parë, pasi ka shërbyer gjysmën e dënimit prej tre vjetësh e katër muaj burgim për vepra terroriste.

Ai ka qenë nën mbikëqyrje të policisë në kohën e sulmit, që ndodhi të dielën në jug të Londrës.

Tre njerëz u plagosën në sulm, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Policia tha se beson se incidenti është terrorist dhe se lidhet me islamistët.

Autoritetet e rendit janë duke zhvilluar hetime, por deri më tash nuk është bërë ndonjë arrestim.

 

Nesër mot kryesisht i vranët dhe jostabil

Në Mal të Zi, po mban mot me vranësira mesatare deri krejtësisht i vranët.

Fryn erë e  dobët deri mesatare jugore dhe jugperëndimore.

Temperaturat në orën 13: në Budvë 17 gradë, Beranë, Tivar, Petrovac e Bijello Pole 16, Ulqin 15, Podgoricë, Herceg Novi, Plevle, Andrijevicë e Rozhajë 14, Plluzhinë 11, Shavnik e Plavë 10, Nikshiq, Zhablak e Kollashin 9 dhe në Cetinë 8 gradë.

Për nesër parashihet të majë mot me vranësira mesatare deri krejt i vranët, me të reshura të përkohshme të shiut, më intensive në pjesën e dytë të ditës. Në viset veriore në orët e mbrëmjes priten të reshura të borës.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore, e cila në nga pasdita  do të marrë kahje veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 16 gradë celsius.

 

 

 

përgatiti, Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се