Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 02. 2020. 17:53 >> 17:57

Ditari 06.02.2020

06.02.2020

Të forcohet partneriteti strategjik me SHBA

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq merr sot pjesë në mëngjesin e 68-të  të lutjeve i cili tradicionalisht organizohet në Uashtington, me pjesëmarrjen e presidentit të SHBA, Donalld Trump dhe të një numri të madh të zyrtarëve amerikan dhe botërorë. Vizitën në Uashington, kryetari Brajoviq e ka shfrytëzuar edhe për takime në Kongres me kongresistin Majkell Tarner, si dhe me bashkëkryesuesit e kokusit malazez, kongresistët Sheli Pingi dhe Dag Llamborn. Brajoviq i ka njoftuar bashkëbiseduesit me ngjarjet aktuale politike në Mal të Zi dhe në rajonin e Ballkanit perëndimor, në veçanti duke shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe ndihmën të cilën në vazhdimësi ia ofron Malit të Zi Kongresi i SHBA. Siç është kumtuar nga kabineti i tij, Brajoviq ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve mike në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Në Mal të Zi shërbejnë rreth 600 klerik kurse të paraqitur janë vetëm rreth 20

Në Mal të Zi së paku shërbejnë 600 klerik, kurse Mitropolia malazezo- bregdetare në shtet i ka paraqitur vetëm rreth 20 sish, për të cilët tash një decenie nuk paguan taksa të cilat në bazë të ligjit janë të detyruar ti paguajnë si gjithë të tjerët, ka theksuar zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Dushko Markoviq në mbledhjen e Këshillit komunal në Budvë. Markoviq, duke folur për Ligjin aktual për liritë fetare ka theksuar se Mali i Zi momentalisht gjendet para sfidës së fundit për të qenë progresiv stabil dhe i përjetshëm. Ai ka theksuar se Qeveria do ta pranojë dialogun me Kishën, sepse, “edhe pse din se kush qëndron pas skenës, qëllimi është kuptimi më i mirë, afrimi i qëndrimeve dhe kërkimi i zgjidhjes për të mirën e Malit të Zi dhe të qytetarëve të tij”. “Nuk do të lejoja që cilido ligj, pra as ligji aktual, të na konfliktojë me njëri tjetrin. Mirëpo, kësaj here nuk është problem ligji për liritë fetare; ai është vetëm shkas që të bëhen përpjekje që të shpërbëhet Mali i Zi”, ka theksuar Markoviq. Në mbledhjen e Këshillit komunal të Budvës është bërë analiza e situatës aktuale politike në Mal të Zi. Siç është kumtuar, gjatë diskutimeve konstruktive është treguar vendosmëri që të vazhdohet me politikat dhe qëndrimet e udhëheqjes partiake të cilat e çojnë Malin e Zi drejtë progresit, prosperitetit dhe harmonisë shumë etnike dhe shumë kulturore.

Dialogu të cilin e ka iniciuar Qeveri është i domosdoshëm

Besimtarët e Kishës Ortodokse Serbe me klerin e vetë do ta shfrytëzojnë pa pengesë të drejtën në lirinë e të gjitha riteve fetare dhe të drejtat e tyre do të jenë të mbrojtura, është theksuar nga Partia Demokratike e Socialistëve. Deputeti i kësaj partie, Radulle Novoviq ka kumtuar se askush nuk mund tua marrë të drejtën në lirinë e pagëzimeve, kungimeve, kurorëzimeve kishtare, të liturgjive e kështu me radhë. Ai ka theksuar se Ligji mbi liritë fetare me asnjë nen të vetin nuk parasheh “konfiskimin“ e pronës të Kishës Ortodokse Serbe, por vetëm parasheh se është pronë shtetërore ajo trashëgimi sakrale, kulturore për të cilën nuk ekzistojnë të dhëna për të drejtën e pronësisë. Dialogu, koncensusi dhe toleranca reciproke i duhen shoqërisë malazeze, ka kumtuar kryetarja e Partisë Socialdemokratike, Draginja Vuksanoviq, duke shtuar se kjo parti do të deklarohet më vonë lidhur me ftesën e kryeministrit Dushko Markoviq për dialog. Ajo ka vërtetuar se e ka marrë ftesën e kryeministrit Markoviq, i cili i ka ftuar të gjitha partitë relevante politike dhe faktorët shoqëror për dialog lidhur me çështjet të cilat, siç ka theksuar, do të ndihmojnë në tejkalimin e përçarjeve dhe të gjendet emëruesi i përbashkët në interes të qytetarëve dhe në interes të perspektivës evropiane të shtetit. Edhe Ambasada amerikane në Podgoricë u ka bërë ftesë të gjitha palëve që të marrin pjesë në dialogun konstruktiv për ligjin mbi liritë fetare duke theksuar se liritë themelore duhet të jenë të mbrojtura. Dialogu të cilin e ka iniciuar Qeveria, momentalisht është i domosdoshëm për shoqërinë malazeze, ka vlerësuar Qendra për Tranzicionin Demokratike duke shtuar se ata do ti përgjigjen ftesës për dialog. Drejtori i kësaj OJQ-je, Dragan Koprivica, ka theksuar për agjencinë MINA se do të marrin pjesë në dialogun të cilin e ka iniciuar Qeveria, para së gjithash nga shkaku se shoqërisë në momentin aktual dialogu i nevojitet më së tepërmi.

Serbia përmes kishës i bënë presion Malit të Zi

Bota duhet ta dënojë kolonializmin e vjetruar dhe Perëndimi duhet të reagojë më tepër dhe më me vendosmëri, ka kumtuar gazetari dhe analisti i pavarur, Boris Varga, në intervistën dhënë Radios së Malit të Zi. Situatën aktuale dhe raportin e Serbisë ndaj Malit të Zi ai i ka krahasuar me raportin e Rusisë dhe Ukrainës. Pothuajse sipas të  njëjti model, duke punuar për një kohë të gjatë për BBC, ka sqaruar Varga, ka vërejt se sa ngjashmëri ka në Ballkan me atë që e ka vërejt në Lindje. “Ajo që e bënë Rusia në një formë imperialiste,e mohon identitetin e ukrainasve  dhe pengon konsolidimin e shtetit dhe të demokracisë ukrainase, pengon anëtarësimin e saj në NATO dhe në BE, mohon dhe nënvlerëson ekzistimin e gjuhës ukrainase, pothuajse  sipas konceptit të njëjtë tani kemi presionin nga Beogradi ndaj Podgoricës i cili nuk ka qenë gjithmonë i njëjtë, por mund të themi brenda një modeli universal ku, poashtu, mohohet identiteti malazez, nënçmohet shtetësia malazeze dhe mohohet gjuha malazeze, ka theksuar Varga.

Sa më parë të mbyllen kapitujt, metodologjia nuk është e rëndësishme

Për Malin e Zi, si vend kandidat i cili më së tepërmi ka përparuar në bisedime, është me rëndësi që sa më parë të mbyllen Kapitujt, ka deklaruar ish deputeti i Parlamentit Evropian dhe i Parlamentit të Sllovenisë Roman Jakiç. Në bisedën me  korrespodentin e TVMZ nga Brukseli, Jakiç ka theksuar se nuk sheh ndonjë dallim të madh ndërmjet metodologjisë së re dhe asaj paraprake me përjashtim të motivacionit më të madh për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Jakiç ka theksuar se është me rëndësi që sa më parë të mbyllen Kapitujt, e jo cila metodologji është në fuqi. Mali i Zi, siç ka shtuar, ka bërë hapin më të madhe përpara në këtë drejtim dhe konsideron se çështja qëndron në esencën e përllogaritjeve.

Dialogu është instrumenti kryesor për zgjidhjen e çështjeve nga e kaluara

Në definimin e bashkëpunimit të ardhshëm, por edhe zgjidhja e çështjeve që ngarkojnë nga e kaluara duhet pasur mirëkuptim reciprok, respektimi i llojllojshmërive përmes kultivimit të dialogut si instrument kryesor për realizimin e këtyre objektivave, ka konkluduar ish presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Vujanoviq ka marrë pjesë në Samitin Botëror 2020, “varshmëria reciproke, prosperiteti i përbashkët dhe vlerat universale”, në Seul të Kores Jugore. Vujanoviq ka marrë pjesë në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor, përmes Iniciativës Paqësore Ballkanike, të iniciuar nga ana e Fondacionit për Paqen Universale. Siç thuhet në kumtesë, Vujanoviq me këtë rast ka bërë një retrospektivë të konflikteve të mëparshme në Ballkan të shekullit 20 duke filluar prej dy Luftërave ballkanike, përmes dy Luftërave botërore e deri tek Lufta e fundit për dezintegrimin e ish-Jugosllavisë, duke përkujtuar në këtë rast rolin konstruktiv të Malit të Zi. Vujanoviq e ka falënderua Fondacionin për Lirinë Universale për këtë iniciativë e cila ka identifikuar rëndësinë e paqes në Ballkanin Perëndimor. Organizator i samitit është Fondacioni për Paqen Universale, organizatë kjo jo qeveritare ndërkombëtare me status të veçantë në Këshillin ekonomik social të Kombeve të Bashkuara, e cila përmes vlerave universale të paqes dhe të dialogut, jep kontribut të madh në zgjidhen e çështjeve të hapura ndërshtetërore, ndëretnike e ndërfetare.

Dialogu mund të vazhdojë, por pa njohje e kërkimfalje për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Kosovën në rast se kushtëzohet njohja dhe kërkimfalja. Rifillimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë tash e sa kohë është duke u kërkuar nga ndërkombëtarët, mirëpo edhe qeveria e re e Albin Kurtit, është zotuar se prioritet do ta ketë rifillimin e dialogut. Mirëpo, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një bashkëbisedim me qytetarët në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se, në rast se Kosova niset për bisedime me Beogradin zyrtar me shantazhe, duhet ta harrojë vazhdimin e dialogut dhe se kjo është një ide shumë e gabuar, transmeton lajmi.net. Sipas tij, nëse Prishtina zyrtare vjen me ndonjë propozim i cili nuk është thelbësor për dialogun, por të vije me propozimin se si ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe sa më shpejt Serbia të bëjë kërkimfalje, atëherë siç u shpreh Vuçiq, nuk ka se çfarë të diskutohet në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Por, përsëri, shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm, racionalë që e kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të përpiqen të kërkojnë një kompromis. Dhe nëse nuk dëshirojnë, nëse mendojnë se mund ta mposhtin Serbinë me shantazhe, atëherë ata e kanë shumë gabim”, theksoi Vuçiq.

Mos e hiqni taksën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, të mos e heqë taksën ndaj mallrave serbe. Përmes një letre drejtuar Kurtit, Haradinaj thotë se "në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”. “Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë”, thuhet në letrën e Haradinajt të cilën e ka postuar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Në fund të vitit 2018, qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Haradinaj, vendosi taksën ndaj mallrave serbe, për shkak të siç kishte thënë "fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, dhe lobimit kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare". Beogradi menjëherë pezulloi pjesëmarrjen në bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar  zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, kryeministri Kurti tha se qeveria e tij, nuk i vë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike, por edhe arsye aktuale.

Kosova ndanë me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë

Ramush Haradinaj ka qenë një tavolinë i ulur me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo. Ata kanë diskutuar për disa minuta për gjendjen në Kosovë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA. Haradinaj ka thënë se e ka siguruar Pompeon se Kosova ndanë me Amerikën sistemin e vlerave të demokracisë. “Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë”, shkruan Haradinaj në njoftim.

SHBA-ja e transformoi rajonin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor është një rajon më i mirë, para së gjithash falë Shteteve të Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës. Ai gjatë një diskutimi në Këshillin Atlantik në Uashington, tha se SHBA-ja ka kontribuar tek transformimi i Ballkanit Perëndimor - nga një zonë me armiqësi dhe kapitujve të gjatë të konfliktit dhe gjakderdhjes - në një zonë paqeje dhe bashkëpunimi. “Por, sigurisht ende nuk jemi ku mundemi dhe duhet të jemi, sepse ka akoma çështje dhe probleme për të zgjidhur dhe ne shpresojmë në ndihmën e miqve amerikanë dhe si komb shqiptar, si shqiptarë që jetojmë jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi absolutisht në një gjendje më të mirë”, ka thënë Rama. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Rama ka takuar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Shkupi mirëpret metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mirëpriti metodologjinë e re të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e cila u publikua nga ana e komisionarit për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi. Autoritetet e Shkupit janë optimiste se në mars, Komisioni Evropian do të miratojë propozimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se Shkupi nuk druan nga dokumenti i hartuar, ndërsa shprehu bindjen e përmbushjes së detyrimeve për të rrumbullaksuar procesin e integrimit evropian. Ai shtoi se për Maqedoninë e Veriut janë të pranueshme katër kriteret e metodologjisë, ndërsa theksoi se vendi është i përgatitur dhe në një garë të barabartë "do të mund të përballej edhe me kushte më rigoroze dhe do t’i kalonte edhe vendet që tashmë janë në bisedime". Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se pret fillim të negociatave për anëtarësim, por duke e vlerësuar si pozitive mundësinë e ndërprerjes së negociatave në rast regresi. Kjo, sipas MPJ-së, do të shënojë fillimin e një konkurrence të shëndoshë të reformave mes vendeve të rajonit.

 

Rusia bën shumë për stabilitetin në Ballkan

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij po bën shumë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ambasadorët e rinj në Rusi, Putin kujtoi, siç tha ai, "takimin kuptimplotë" me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që zhvilloi në fund të vitit të kaluar në Soçi. Rusinë dhe Serbinë i lidh një partneritet strategjik, që mbështetet në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të njerëzve, tha ai, duke shtuar se Rusia "po bën shumë për ta mbajtur situatën në Ballkan të qëndrueshme dhe të sigurt". "Ne jemi të përkushtuar në arritjen e një zgjidhjeje për problemin e Kosovës, që do të jetë funksionalisht dhe reciprokisht e pranueshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", tha presidenti rus.

Kina do të ulë tarifat ndaj mallrave amerikane

Kina tha se do të ulë gjysmën e tarifave, për më shumë se 1.700 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke rritur shpresat se lufta e kushtueshme tregtare midis dy vendeve po shkon drejt fundit. Ministria e Financave e Kinës kumtoi se ulja e tarifave në mallra me vlerë rreth 75 miliardë dollarë do të hyjë në fuqi më 14 shkurt. Vendimi i autoriteteve kineze vjen tre javë pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për të ashtuquajturën marrëveshje tregtare "Faza 1", e cila përfshinte zotimin e Kinës për të rritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve amerikane në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, gjatë dy viteve. Në këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara thanë se do të heqin disa tarifa të vendosura ndaj mallrave kineze. Ministria kineze shfaqi shpresën se të dyja vendet do të jenë në gjendje t'i përmbahen marrëveshjes tregtare, dhe ta zbatojnë atë për të rritur besimin e tregut, forcimin e tregtisë dypalëshe dhe ndihmën për rritjen ekonomike globale. Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, rreth dy vite më më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

Senati e shpall presidentin Trump të pafajshëm

Senati amerikan e liroi Presidentin Donald Trump nga dy akuzat e ngritura për shkarkimin e tij: shpërdorim pushteti dhe pengim i Kongresit. Senati i kontrolluar nga republikanët votoi dje pasdite 52 me 48 për ta liruar Presidentin nga akuza e parë se kishte bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën në këmbim të asaj që demokratët thonë se ishin hetime të motivuara politikisht. Votimi për akuzën e dytë, pengim i Kongresit, përfundoi me rezultatin 53 me 47. Përfundimisht presidenti u lirua nga të dyja akuzat. Shpallja jofajtor e Presidentit Trump mund të ketë ndikime afatgjata në politikë dhe në ekuilibrin e pushtetit në Uashington. Ajo e fuqizon politikisht presidentin në fushatën e tij për zgjedhjet e nëntorit 2020. Gjatë fjalimit të tij vjetor mbi gjendjen e vendit që u mbajt të martën në mbrëmje Presidenti nuk e përmendi procesin për shkarkimin e tij. Por ai e ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme duke e cilësuar si "gjueti shtrigash", e duke theksuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të pakta dhe intervale të gjata me diell. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriut.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Herceg Novi 10 gradë, Budvë 9, Podgoricë, Tivar e Ulqin 7, Rpozhaj 3, Cetinë e Bijello Pole 2, Plevle 1, Nikshiq, Beranë e Plavë -2, Kollashin -3 dhe në Zhablak -7 gradë.

Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -13 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 12 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се