Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 02. 2020. 17:27 >> 17:49

Ditari 11.02.2020

11.02.2020

M.Çaushogllu: Turqia e konsideron Malin e Zi si aleatë të rëndësishëm

Turqia e sheh Malin e Zi, si një aleatë të rëndësishëm, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, dhe ka përkujtuar se Turqia, i ka dhënë përkrahje Malit të Zi, në të gjitha fazat e anëtarësimit në NATO, sepse, siç ka vlerësuar, Mali i Zi, paraqet faktor stabiliteti dhe të paqes në rajon. Çavushogllu, është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq . “Me zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë, në një masë të duhur i ka kontribuar diplomacia e zhvilluar parlamentare, duke shtuar se ky bashkëpunim në fusha të shumta është bazuar në principin e dobisë reciproke, por edhe në principin e respektimit të dyanshëm”, ka theksuar Brajoviq. Ai, ka theksuar se vizita e tij e ardhshme zyrtare në Republikën e Turqisë, do të jetë rast që të konkretizohen modelet e bashkëpunimit ndërmjet dy Parlamenteve dhe ka paralajmëruar se me kënaqësi do të marr pjesë në solemnitetin me rastin e 120 vjetorit prej themelimit të Kuvendit të Madh Popullorë të Republikës së Turqisë, me ftesën e kryeparlamentarit turk, Mustafa Shentopi . “Bashkëbiseduesit janë pajtuar se vizitat dhe kontaktet në nivelin e lartë zhvillohen me një dinamik të volitshme, dhe se intensifikimi i tyre do ti kontribuojë mirëkuptimit më të mirë reciprok dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve, politike ashtu edhe ekonomike, thuhet në kumtesë.

Markoviq : Presim më tepër investues nga Turqia

Mali i Zi dhe Turqia, zhvillojnë marrëdhënie të mira partnere dhe miqësore, por edhe bashkëpunim të fortë ekonomik me perspektiva të mira për forcimin e tyre të mëtejmë, është kumtuar në takimin e kryeministrit, Dushko Markoviq, me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushogllu , i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

“Mali i Zi, shënon një rritje të fortë ekonomike gjatë tri viteve të kaluara. Mali i Zi është destinacion atraktiv investues dhe mendoj se kompanitë turke do të jenë edhe më të pranishme dhe se investimet do ti orientojnë në veri të vendit. Më gëzon rritja e shkëmbimit tregtar dhe uroj një rritje të mëtejme të bashkëpunimit ekonomik”, ka theksuar kryeministri, Markoviq. Ai, ka theksuar investimet e shumta në infrastrukturën gjithë përfshirëse dhe, dyanshëm, është konstatuar një vlerë e re të cilën Mali i Zi, turizmi i tij dhe ekonomia, mund ta fitojnë përmes valorizimit të aeroporteve, për të cilat janë të interesuara disa kompani turke. Ministri Çavushogllu, ka vlerësuar se Mali i Zi, dhe Turqia, zhvillojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë në të gjitha fushat. Ai, ka përmendur edhe ndihmën të cilën Turqia, përmes agjencisë së vetë për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtare, TIKA, ia ofron Malit të Zi. Siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer edhe mendimet për situatën aktuale në rajon dhe kanë apostrofuar rëndësinë e ekzistencës së perspektivës Evropiane dhe Euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq, ministri i jashtëm i Turqisë, Çavushogllu, ka biseduar sot edhe me shefin e diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq. Me këtë rast ministri i jashtëm turk, Çavushogllu, dhe ministri për punë të jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, ka nënshkruar marrëveshjet për ofrimin e mbrojtjes konsullore të nënshtetsave malazezë edhe në ushtruarjen e veprimtarisë së paguar të anëtarëve të familjeve të përfaqësive diplomatike-konsullore. Njëkohësisht, Çaushogu ka shprehur besimin se, Mali i Zi, së shpejti do të jetë anëtari i parë i radhës së BE.

 

Rast i mirë për avancimin e mëtejmë të partneritetit ndërshtetëror

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka biseduar sot me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlud Çavushogllu, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Presidenti Gjukanoviq, është shprehur i kënaqur që i jepet rasti të bisedojë me kryediplomatin e Turqisë, duke vazhduar shkëmbimin e informacioneve dhe avancimin e partneritetit, edhe ashtu mjaftë të theksuar, mes dy vendeve.

Dialogu dinamik politikë dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës mes dy vendeve, më së miri vërtetojnë nivelin e lartë të marrëdhënieve diplomatike, të vendosura para 141 viti, ka pohuar Gjukanoviq.

Ndërkaq, ministri Çavushogllu, duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, i ka përcjellje presidentit Gjukanoviq, përshëndetjet e kolegut turk, Rexhep Taik Erdogan, dhe ka paralajmëruar se ai, së shpejti, do të vizitojë Malin e Zi. Bashkëbiseduesit, kanë veçuar rëndësinë e mirëbesimit dhe bashkëpunimit të ndërsjelle në Ballkan, si dhe avancimin e marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit dhe Turqisë.

Mali i Zi, nuk ka kërkuar angazhim më të madh të NATO-s

Edhe një e pa vërtet e radhës e cila plasohet gjatë këtyre ditëve nga disa qendra të caktuara në Beograd, është se Mali i Zi, përmes kanaleve të ndryshme ka kërkuar angazhim më të madh të NATO-s dhe se është refuzuar, është kumtuar nga shërbimi për informim i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Nga kabineti i presidentit, Gjukanoviq, është kumtuar se gazeta e Beograddit, “Politika”, sot në ballinën e vetë ka publikuar tekstin me titull; “Sa është i rëndësishëm Millo për NATO-n”, duke pohuar se jo zyrtarisht, njoftohet që Mali i Zi, përmes kanaleve të ndryshme ka kërkuar angazhim më të madhe të NATO-s, dhe se kjo kërkesë është refuzuar. “Gjoja për tu dukur sa më autentike”, shkruan se “aleanca nuk do të reagojë me rastin e çështjeve fetare”. Informatën me përmbajtje të ngjashme e kanë transmetuar edhe shumë media të tjera serbe”, thuhet në kumtesë. Kjo, siç theksohet, është edhe një e pavërtetë e radhës e cila gjatë këtyre ditëve plasohet nga qendra të ndryshme të caktuara, në Beograd. “Nuk ekziston ndonjë kërkesë drejtë NATO-s ose drejtë ndonjë organizate tjetër ndërkombëtare, për ndonjë angazhim në Mal të Zi, pas miratimit të ligjit për liritë fetare andaj as që ka pasur ndonjë reagim me të cilin po spekulohet”, është theksuar nga kabineti i presidentit të Malit të Zi.

Dihet se kur është e mundshme vizita në uniformë

Delegacionit të Serbisë, të cilin e ka udhëhequr ministri i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është lejuar hyrja në Mal të Zi, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, duke shtuar se uniformat ushtarake shfrytëzohen vetëm me rastin e vizitave të përmendoreve me rëndësi shtetërore. Disa media, kanë publikuar informatën se anëtarëve të delegacionit të Serbisë, nuk u është dhënë leja që të hyjnë në Mal të Zi, me uniformë ushtarake. Darmanoviq, ka theksuar se delegacionit të Serbisë, hyrja në Mal të Zi, u është lejuar për shkak se kjo vizitë nuk ishte shtetërore. Ato, siç ka sqaruar, shfrytëzohen vetëm me rastin e vizitave në përmendore me rëndësi shtetërore, kurse varreza e ish ministrit të mbrojtjes të Republikës federale të Jugosllavisë, Pavle Bullatoviq, nuk është përmendore me rëndësi shtetërore, respektivisht nuk është i regjistruar në këtë listë. Të përkujtojmë se me ligjin për nënshtetasit e huaj është përcaktuar se kur një nënshtetas i jashtëm mund të mbajë uniformë ushtarake në Mal të Zi.

Veprimtarie e kishës ortodokse serbe do ta përshpejtojë ripërtëritjen e kishës ortodokse malazeze

“Procesionet në Mal të Zi, janë politikisht të motivuara. Qëllimi, i cili përmendet gjatë këtyre procesioneve për mbrojtjen e kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, është tërësisht në kundërshtim nga ajo që flitet në këto tubime. Kisha ortodokse serbe të gjithë këtë e bënë me qëllim që të “shlyhet Mali i Zi dhe Serbia të lihet anash”. Në këto tubime përmendet, Gjukanoviq, por mendohet për Vuçiqin”, ka theksuar për Radion e Malit të Zi, kryetari i Partisë demokratike liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq.

Ai, ka theksuar se çështja e pronës kishtare në Mal të Zi, nuk është çështje e protestave dhe e rrugës por, siç ka theksuar ai, duhet të zhvillohen bisedime për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje. “Mendoj se procesi i ripërtëritjes të kishës ortodokse malazeze, do të përshpejtohet për shkak të veprimtarisë të kishës ortodokse serbe”, ka thënë ai.

Në tërë këtë veprimtari, Jovanoviq, ka identifikuar ndikimin rusë. Marrëdhëniet historike ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, kisha ortodokse serbe i shfrytëzon për të realizuar qëllimet e veta. “Për kishën ortodokse serbe është e pranueshme që tempulli i Shën Savës dhe shumë tempuj të tjerë në Serbi, janë pronë e shtetit dhe se janë të regjistruar në Republikën e Serbisë por nuk mund të pranojë se situatë e njëjtë duhet të jetë edhe në vendet tjera, konkretisht në Mal të Zi.

Millashinoviq kandidatë i vetëm për drejtor APK-s

Savo Millashinoviq, është i vetmi kandidatë i cili i plotëson kushtet për tu zgjedhur drejtor i agjencisë për pengimin e korrupsionit APK, është konstatuar në mbledhjen e Këshillit të kësaj Agjencie. Është kumtuar se, Aleksa Ivanoviq dhe Jovica Reçeviq, nuk i plotësojnë kushtet e konkursit. Biseda e anëtarëve të këshillit të APK, me Millashinoviq, do të zhvillohet të premten. Ish drejtori i APK-s, Sreten Radonjiq, kah fundi i vitit të kaluar është zgjedhur kryetar i Këshillit të agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen e lirë informacione. Këshilli i agjencisë për pengimin e korrupsionit, ka zgjedhur me 13 janar, Savo Millashinoviqin, ushrues të detyrës të drejtorit të këtij institucioni. Ai më parë ishte ndihmës drejtor i po kësaj agjencie.

 

Kurti, fletë për marrëveshjet e arritura ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri pas marrjes së detyrës, ka folur rreth zbatimit të marrëveshjeve të kaluara ndërshtetërore, duke thënë se në këtë drejtim duhet punuar më shumë për eliminimin e dobësive dhe afrimin sa më të madh ndërmjet dy vendeve.

I pyetur nga KosovaPress se sa do të jetë e efektshme mbledhja e ardhshme e dy qeverive në Shkodër, duke pasur parasysh se edhe marrëveshjet e 2018 nuk janë implementuar dhe nëse do të rishikohen marrëveshjet e nënshkruara deri më tash, Kurti tha se barrierat do të eliminohen.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se një pjesë e marrëveshjeve ka ecur mirë, por u shpreh optimist se këto do të zgjidhen në të ardhmen.

“Është e vërtetë që kemi nevojë për përshpejtim për një shpejtësi të re, Albini e quan fillimi i ri, është i ri në detyrë, por një shpejtësi e re është e domosdoshme, sepse faktikisht kemi shumë marrëveshje, një pjesë e tyre kanë ecur mirë, një pjesë e tyre nuk kanë ecur mirë, dhe besojmë që misioni ndërshtetërore do t’i japë mundësi të dy qeverive që të mblidhen jo vetëm për t’i nënshkruar marrëveshje të reja , por për të parë ecurinë e marrëveshjeve ekzistuese”, tha Rama.

E.Rama; Ska makro-Shëngen shqiptar pa mikro-Shëngenin Balkanik

Kryeministri i Kosovës dhe homologu i tij nga Shqipëria kanë folur në konferencën e përbashkët për media në Tiranë në lidhje me idenë e mini-Shëngenit ballkanik, nismë të cilën Prishtina zyrtare e ka refuzuar duke mos marrë pjesë në asnjërin nga takimet e deritanishme rajonale. Duke dhënë detaje nëse kjo temë është diskutuar në takimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti tha se më tepër kanë folur për makro-Shëngenin shqiptar se sa për mini-Shëngenin ballkanik. Kryeministri Rama tha se është në dorën e Kosovës dhe Shqipërisë që të vendosin rreth lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve, duke kërkuar që ky proces të ecën përpara, në mënyrë që siç u shpreh ai, as Serbia dhe as vendet tjera nuk mund të thonë se ‘po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin’. “Unë besoj se s’ka makro-Shëngen shqiptar pa mini-Shëngen ballkanik, tha Rama.Ai tha se duhet nisur punën me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas Shëngenit dhe heqjen e barrierave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

L. Soreca; 97% e shqiptarëve në mbështetje të BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ditën e sotme ka prezantuar metodologjinë e re të zgjerimit të Unionit.

Ndërkohë me anë të një statusi në Twitter, ambasadori Soreca ka thënë se pas një sondazhi të bërë, 97% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin hyrjen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Kjo sipas Sorecës konfrimon edhe një herë qëndrimin e shqiptarëve se nuk shohin alternativë tjetër.

“97% e qytetarëve mbështesin hyrjen në BE. Kjo konfirmon se qëndrimi i shqiptarëve ndaj Bashkimit Evropian nuk po ndryshon dhe ata nuk shohin një plan B për vendin e tyre. Kjo i jep një mandat të fortë por edhe një përgjegjësi të madhe BE-së dhe shteteve anëtare të saj ndaj qytetarëve.” shkruan Soreca.

Soreca sot gjatë prezantimit të metodologjisë së re të zgjerimit të Unionit Evropian se tashmë pritet që të bien dakord edhe vendet skeptike.

 

O.Varhelyi; Çdo shtyrje e negociatave rrezikon rajonin

Komisioneri për zgjerim, Olivér Várhelyi gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian, teksa ka prezantuar metodologjinë e re të zgjerimit thotë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik duke dëmtuar stabilitetin në rajon.

"Për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Komisioni do të japë informacion të detajuar mbi përparimin e bërë nga këto dy vende në mënyrë që të përgatisë terrenin për Këshillin për vendimin. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin", tha Várhelyi transmeton oranews.

Sipas komisionerit Shqipëria dhe Maqedonia duhet të konsiderohen si dy vende anëtare të ardhshme të BE.

"Ne kolektivisht duhet të rimarrim besimin dhe besueshmërinë; kjo do të thotë që ne duhet të trajtojmë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor gjithnjë e më shumë si shtete anëtare të ardhshme", tha ai.

 

Seancë solemne për ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO

Seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot në Kuvend në prani të presidentëve dhe përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve fqinje, kreu shtetëror dhe politik i Maqedonisë, kori diplomatik. Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të.

Do të mbetet i papërfunduar edhe ratifikimi në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prejse procesi të përfundojë në Madrid, njofton KOHA.

Propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore, prejse Qeveria vendosi për ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet vazhdimësia në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë duke marrë parasysh atë që vendi shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

Më tepër se 1000 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se edhe 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke çuar në 1,016 numrin e viktimave në këtë vend.

Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës.

Në provincën Hubei, që është epiqendër e epidemisë, 103 njerëz kanë vdekur dhe 2,097 raste janë të prekura, tha të martën Komisioni Shëndetësor.

Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me koronavirus në 24 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos lejojë që epidemia të dalë jashtë kontrollit.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

Dobësohet stuhia “Ciara”, por shkakton viktima dhe shkatërrime të shumta

Rrugë të përmbytura, fluturime të shumta të anuluara, radhë të gjata trafiku, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pemë të rrëzuara në rrugë dhe linja treni. Kjo është situata e krijuar nga moti i ashpër dimëror që po prek Evropën Veriore dhe atë Perëndimore.

Stuhia “Ciara”, apo “Sabine”, siç është emërtuar nga shtetet që flasin gjermanisht, u dobësua pak ndërsa u shpërnda në vende si Belgjika, Britania, Franca, Gjermania dhe Polonia duke shkaktuar kaos dhe 5 viktima, sipas raportimeve të agjencive ndërkombëtare të lajmeve.

Meteorologët evropiane theksojnë se stuhitë janë të zakonshme në dimër, por kjo e fundit është pak më e ashpër për shkak të erës së fortë që shkon deri në 130 kilometra në orë.

Përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, në Bejrut

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të kalojnë gardhin e vendosur nga qeveria rreth parlamentit .

Në kryeqytetin libanez Bejrut kanë shpërthyer përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve, që u përpoqën të bllokojnë rrugët për të parandaluar ligjvënësit të arrijnë në parlament për një votëbesim të qeverisë së re.

Sipas Agjencisë Kombëtare Libaneze, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të kalojnë gardhin e vendosur nga qeveria rreth parlamentit.

Protestuesit po mbanin pankarta duke kërkuar “fund korrupsionit” dhe “mosbesimit të sotëm për qeverinë”.

Dje, ushtria libaneze njoftoi marrjen e masave të jashtëzakonshme të sigurisë në kompleksin e parlamentit dhe në rrugët që çojnë drejt tij.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Sot, në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe, vende - vende, me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Budvë 18 gradë, H. Novi 17, Tivar e Ulqin 16, Podgoricë 15, Beranë e Andrievicë 14, Plevle 13, Cetinë 11, B. Pole, Shavnik, Plluzhinë e Rozhaj 10, Plavë 9, Nikshiq e Kollashin 8 dhe zhablak 6 g.

Për nesër, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Vende vende, janë të mundshme edhe reshje të dobëta të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jug-perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 17 g. c.

 

Përgatiti, Gj. Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се